-
i/e larguar
Nifaku – Dyftyrësia
Nifaku – Dyftyrësia
Përkufizimi i tij
Fjala nifak në gjuhën arabe rrjedh nga fjala “en-nefek” që është vendi apo shpella ku fshihet njeriu. Kurse nifaku në terminologjinë islame ka kuptimin e shprehjes së islamit dhe fshehjes së kufrit e sherrit. Është quajtur kështu sepse nga një anë hyn në Sheriatin Islam, ndërsa nga një anë tjetër del nga ai. Këtë na përkujton Allahu, subhanehu we teala, kur thotë:
“Vërtetë, munafikët janë ata të prishurit-fasikët” (Et-Tevbe, 68), dmth të dalurit nga sheriati (ligji islam).
Allahu, subhanehu we teala, i bëri munafikët më të këqinj se sa kafirët:
“Vërtetë, munafikët janë në shkallën më të ulët të Xhehennemit” (En-Nisa, 145), dhe tha:
“Vërtetë munafikët (dyftyrshat) përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por Ai i mashtron ata...” (En-Nisa, 142), dhe
“Ata mendojnë se mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, por në realitet ata nuk mashtrojnë askënd përveç vetës, por këtë gjë ata nuk e hetojnë. Në zemrat e tyre kanë sëmundje e Allahu ua shton sëmundjen dhe ata kanë dënim të dhembshëm për atë që përgënjeshtronin” (El-Bekare, 9-10).
Llojet e tij
Nifaku ndahet në dy lloje:
Lloji i parë: Nifaku në besim: Ky është nifaku më i madh, me çrast njeriu shpreh islamin dhe fsheh kufrin, ky lloj e nxjerr njeriun nga feja në përgjithësi dhe e hudh atë në vendin më të ulët të zjarrit. Allahu, subhanehu we teala, i përshkroi munafikët (dyftyrshat) me të gjitha tiparet e sherrit: me kufr, mosbesim, përqeshje me fe e me fetarët dhe me anim kah armiqtë e Islamit, në përgjithësi për shkak të bashkimit të tyre në armiqësinë kundër Islamit. Ata janë të pranishëm në çdo kohë, posaqërisht, kur Islami është i fortë dhe ata nuk kanë mundësi të ballafaqohen me te haptas. Me këtë rast ata shprehin hyrjen në të me qëllim që ti bëjnë kurtha atij e pjesëtarëve të tij dhe me qëllim që të jetojnë me muslimanët e të jenë të sigurtë në gjakun dhe pasurinë e tyre. Munafiku shpreh besimin në Allahun, subhanehu we teala, në melaqet e Tij, në librat e Tij, në të Dërguarin e Tij dhe në Ditën e Gjykimit, kurse në brendësinë e tij është i zhveshur nga këto dhe është përgënjeshtrues i tyre. Ai nuk beson në Allahun, subhanehu we teala, nuk beson se Allahu, subhanehu we teala, u foli (me shpalljen e Tij) disa njerëzve të cilët i bëri të dërguar te njerëzit, përmes të cilëve Ai i udhëzon ata dhe i qorton nga dënimi i Tij. Allahu, subhanehu we teala, në Kuran ngriti mbulesën nga këta munafikë dhe zbuloi fshehtësitë e tyre dhe ua bëri të qarta robërve të Tij çështjet e tyre që të ruhen nga ta. Në fillim të sures El-Bekare Ai përmendi tri llojet njerëzore: besimtarët, pabesimtarët dhe munafikët. Për besimtarët aty shpalli katër ajete, për pabesimtarët dy ajete, kurse për munafikët shpalli trembëdhjetë ajete si shkak i shumicës së tyre, belasë së përgjithshme të tyre dhe për shkak të sprovimeve të shumta të Islamit e të pjesëtarëve të tij nga ata. Sprovimi i Islamit nga ata është shumë i madh, sepse ata i përkasin atij, kinse e ndihmojnë dhe e dojnë atë, kurse në realitet janë armiqtë e tij.
Ky nifak ndahet në gjashtë lloje:
1) Përgënjeshtrimi i Muhammedit, salallahu alejhi we selem.
2) Përgënjeshtërimi i një pjese nga ajo (nga Kurani) që iu shpall Muhammedit, salallahu alejhi we selem
3) Urrejtja ndaj Muhammedit, salallahu alejhi we selem
4) Urrejtja ndaj një pjese nga ajo që iu shpall Muhammedit, salallahu alejhi we selem
5) Gëzimi kur feja e Muhammedit, salallahu alejhi we selem, Islami bie poshtë.
6) Urrejtja kur feja e Muhammedit, salallahu alejhi we selem, Islami triumfon.
Lloji i dytë: Nifaku veprues (praktik); Është veprimi i ndonjërës nga veprat e munafikëve me mbetjen e imanit në zemër. Ky nifak nuk të largon nga mileti islam, por është rrugë deri te një gjë e tillë. Vepruesi i këtij nifaku zotëron në të njejtën kohë imanin dhe nifakun, nëse nifaku i shumohet, për shkak të tij bëhet munafik i pastër. Kurse tek ai që gjindet një cilësi nga nifaku ai posedon një cilësi të tij derisa ta lërë atë, e ato janë: “...kur ti besohet – tradhton, kur flet – gënjen, kur premton – mashtron dhe kur bie në armiqësi – i tejkalon kufijtë”, tek ai që bashkohen këto katër cilësi, tek ai është bashkuar sherri në përgjithësi dhe janë shoshitur veçoritë e munafikëve tek ai. Kurse ai që zotëron një cilësi nga ato shfaq një cilësi të nifakut, sepse tek njeriu mund të bashkohen cilësitë e hajrit dhe të sherrit dhe cilësitë e imanit dhe cilësitë e kufrit e të nifakut. Ai njeri meriton dënim e shpërblim sipas sasisë së veprave të tij. Prej veçorive të munafikëve është edhe përtacia për faljen e namazit me xhemat në xhami. Pra, nifaku është sherr shumë i rezikshëm. Sahabet (shokët) e Muhammedit, salallahu alejhi we selem, kishin shumë frikë nga rënia në të. Ibni Ebi Melike tha: “Takova tridhjetë vetë nga sahabet e Muhammedit, salallahu alejhi we selem, e të gjithë ia kishin frikën vetës nga nifaku”.
Dallimi në mes nifakut të madh dhe nifakut të vogël
1) Nifaku i madh të largon nga mileti islam, kurse i vogli jo
2) Në nifakun e madh dallohet bindja e brendshme me pamjen apo formën e jashtme tek njeriu në besim, kurse te nifaku i vogël dallimi i bindjes së brendshme me atë të jashtme bëhet në vepra e jo në besim.
3) Nifaku i madh nuk mund të ndodh te besimtari, kurse i vogli mund të ndodh tek ai.
4) Në të shumtën e rasteve, vepruesi i nifakut të madh nuk pendohet, edhe nëse pendohet dijetarët ranë në dilemë a pranohet pendimi i tij apo jo, derisa vepruesi i nifakut të vogel mund të pendohet tek Allahu, subhanehu we teala, dhe Ai tia falë.
Dijetari i famshëm Ibnu Tejmije tha: “Shumë herë mund ti paraqitet besimtarit ndonjë kategori nga kategoritë e nifakut, por Allahu, subhanehu we teala, ia falë atij. Po ashtu, mund të shfaqet në zemrën e tij diç që karakterizon nifakun, por Allahu, subhanehu we teala ia largon atë. Besimtari sprovohet me vesveset – intrigat e shejtanit dhe me vesveset e kufrit të cilat ia ngushtojnë gjoksin e tij, sikurse thonë sahabet: “O i dërguar i Allahut, subhanehu we teala! Ndonjëri nga ne gjen diç të tillë në shpirtin e tij që sikur të binte nga qielli në tokë do të ishte më mirë për të se sa të flasë atë gjë! Ai tha: “Një gjë e tillë është sinqeriteti i imanit”, dmth ndodhja e asaj vesveseje, urrejtja e madhe ndaj saj dhe largimi i saj nga zemra, është sinqeriteti i imanit.
Për pjesëtarët e nifakut të madh, Allahu, subhanehu we teala thotë:
“(Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nuk largohen nga rruga e tyre)” (El-Bekare, 18), dmth: nuk i kthehen islamit me bindjen e tyre të brendshme. Gjithashtu thotë:
“A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një apo dy herë dhe prapë ata nuk pendohen e as nuk marrin mësim” (Et-Tevbe, 126).
Dijetari i famshëm Ibnu Tejmije tha: “Dijetarët ranë në dilemë a pranohet pendimi i tyre në formën e jashtme, kur dihet se ata gjithmonë shprehin Islamin haptas.”
Marrë nga: http://www.teuhid.net/akide/nifaku-dyftyr-sia.php
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt