Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237

    Cilësitë e femrave hipokrite

    1. Shfaqja e bukurisë së tyre



    Teberruxh apo shfaqja e femërisë, bukurisë fizike që duhet mbajtur të fshehtë nga të gjithë jo-mehremët1 e popullsisë mashkullore, dhe synimi për t'u bërë burim joshjeje dhe fitneje është shenjë hipokrizie.



    Është tragjike të shohësh femra të shumta që shfaqen në publik sikur të ishin copa mishi që ua shesin vetveten shikuesve, të cilët s'dojnë asgjë më shumë se t'i fëlliqin ato.



    Sot është bërë normë që fizika femërore të jetë artikulli më i lirë që ekspozohet në pazar. Në të vërtetë, fizika femërore konsiderohet si një mjet për të shitur produktet dhe shërbimet tjera.



    Femra që nuk e ruan modestinë e saj dhe nuk hedh vellon mbi bukurinë e saj, është një femër që kërkon ta irritojë Allahun dhe të dërguarin e Tij ndërsa tregon dashuri dhe bindje ndaj dreqit dhe legjioneve të tij. Veprat e saj janë veprat e femrës mosbesimtare dhe veshja e saj është veshje devijuesish, edhe nëse ajo pohon të ketë iman [besim] dhe nder.



    Allahu thotë:"O fëmijët e Ademit! Ne ju kemi dhuruar veshje që ju të mbuloheni [të mbuloni organet gjenitale] dhe si një zbukurim. Por, veshja e drejtësisë është më e mirë. Këto janë ndër shenjat [ajat] e Allahut, që ata të përkujtojnë [dmth të lënë pavërtetësinë dhe të ndjekun të vërtetën]." [el-A'raf:26]



    I dërguari i Allahut paralajmëroi femrën duke thënë:"Ato që bëjnë teberruxh janë munafikaat [femra hipokrite]."



    Referoju librit të bekuar të imam Albanit, "Hixhabi i femrës Muslimane" për një komentim të plotë të kësaj çështjeje.




    2. el-Mukhteli'at: Femrat që kërkojnë divorc nga burrat e tyre pa asnjë arsye



    Në hadithin e treguar nga Ahmedi, en-Nesa'i, dhe et-Tirmidhi nga Ebu Hurejre dhe Theuban, i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:



    "el-Mukhteli'at janë femrat hipokrite."2



    Khul' [divorci] është përcaktuar nga dijetarët të jetë njëjtë sikur heqja e teshave. Kjo do të thotë që femra kërkon të heqë [dmth divorcon] burrin nga ajo. Ky kuptim është marrë nga fjalët e Allahut:



    "Është bërë e ligjshme që të bëni marrëdhënie seksuale me gratë e juaja në netët e agjërimit. Ato janë libas [dmth mbulesë e trupit apo veshje] për ju dhe ju jeni libas për to…" [Bekare:187]



    Kuptimi juridik i termit [khul'] nënkupton që femra t'ia paguajë një shumë të caktuar parash mashkullit [burri të saj] për t'i dhënë fund jetës bashkëshortore të tyre. Nëse paratë [prona] nuk këmbehet, atëherë khul' është i paplotë dhe i pavlefshëm.



    E marrë në kompleks, procesi i khul' lejohet me ligjin Islamik nëse kjo bëhet si duhet dhe kërkohet për arsye të drejta. Arsyet e vlefshme për khul' ndryshojnë sipas rrethanave, por në përgjithësi disa nga arsyet e vlefshme për kërkimin e khul' janë:



    1.Bashkëshorti ka temperament të ashpër


    2. Ai e lëndon [keqtrajton] bashkëshorten e tij


    3. Bashkëshortja druan që po mbeti me të, s'do të mund të zbatojë urdhërat e Allahut në atë me çka Ai e ka detyruar, siç është dashuria dhe shoqëria e dyanshme.



    Khul', i cili është i ndaluar dhe ia atribuon gruas atë që e përshkruajtëm me fjalët e të dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam], është ai që bëhet pa ndonjë arsye të vlefshme fetare, morale apo pa arsye të shëndoshë. Ky lloj khul'i e çon femrën në nifak [hipokrizi], ngaqë ajo përçmon ligjet e Allahut përsa i përket dashurisë dhe shoqërisë së dyanshme.




    nga shejh Muhamed Musa Nasr
    shkëputur nga libri i tij, el-Munafikun [f.79-80]



    1. Mehremi i referohet grupit të njerëzve që janë të ndaluar për gruan për shkak të lidhjeve martesore apo të gjakut.
    2. Sahih el-Xhami‘ [6681] and es-Sahihah [632]
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e sniper-1
    Anëtarësuar
    19-04-2008
    Postime
    30
    shum thenje e mir a ,zoti te shperbleft edhe ty qe eke sjell kete postim.
    po veq desha te them se ku ti gjen njeriu ato vjza te ndershme edhe qe e ruajn bukurin e tyre vetem per burrin e vete,vrtet un e kam lexu dje ni postim diku me ni forum edhe epashe se vertet zoti i kishte ngritur femrat e ndershe lart ,edhe bash qe dola ne qytet i pashe nja 2 vajza te mbuluara aq shum qe i kishte zbukuruar zoti fytyrat e tyre jav marrshin anen tegjithave ato femra qe inish gjysem lakuriq ,edhe te qith i shiqonin me gjelozi ato, e vertetova nje thenje apo ajet si e quajn se vertet zoti i zbukuron femrat e mbuluara qe kan rrespekt per zotin e tyre

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Allahu te shperbleft postim shum i mir dhe shum i nevojshem qe sadopak te vetdisohen dhe ta ken parasysh se qpo bejn sot femrat shqipetare.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Eda64
    Anëtarësuar
    01-09-2006
    Vendndodhja
    eda_19642000
    Postime
    104
    shum tem e bukur te lumt ty me pelqu shum ,jan te ralla sot qe femrat shqiptare ta ruajn ate bukuri qe ja ka dhan i madhi zot ta ruajn nga te gjitha anet ,lum ajo femer qe e ruan ate bukuri qe ka .

  5. #5
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Urime per temen shume e bukur
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Është tragjike të shohësh femra të shumta që shfaqen në publik sikur të ishin copa mishi që ua shesin vetveten shikuesve, të cilët s'dojnë asgjë më shumë se t'i fëlliqin ato
    .


    Sa pak autostime qe keni ?

    Me falni cfare nenkuptoni "shikuesve" meshkujve, dmth dhe atyre qe jane burrat tuaj .....
    Mendime shume prapanike.

    Femrat kane nje jete dhe askush nuk ka te drejte ti vleresoje .... Eshte jeta e tyre dhe kane gjithe te drejtat te jene ne lartesi e burrave. Nuk keni pse kapeni tek veshjet sepse secili vishet sipas karakterit normale duke ju pershtatur dhe kohes... jo duke jetuar kohen e shekujve te meparshem .Gjerat evolojne , bashke me to edhe shoqeria.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 03-05-2008 më 08:25
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    .


    Sa pak autostime qe keni ?

    Me falni cfare nenkuptoni "shikuesve" meshkujve, dmth dhe atyre qe jane burrat tuaj .....
    Mendime shume prapanike.

    Femrat kane nje jete dhe askush nuk ka te drejte ti vleresoje .... Eshte jeta e tyre dhe kane gjithe te drejtat te jene ne lartesi e burrave. Nuk keni pse kapeni tek veshjet sepse secili vishet sipas karakterit normale duke ju pershtatur dhe kohes... jo duke jetuar kohen e shekujve te meparshem .Gjerat evolojne , bashke me to edhe shoqeria.
    Goce ne shekullin XVIII pas revolucionit industrial ne Angli ka lind rryma feministe e cila deshironte te drejtat e femres dhe te jet e barabart me mashkullin. Islami keto te drejta dhe femres ia ka dhen shum shum me heret. Islami e ngriti femren ne pidestalin me te lart, Islami e qmon femren si gjen me te qmushme.
    Femra nuk duhet te jet rival per mashkullin dhe konkurente sic ndodh ne boten perendimore ku garohet per nje rivalitet. Femra eshte plotesim per mashkullin sic eshte edhe mashkulli plotesim per femren ata pa njeri tjetrin jane te gjymt, nuk jan te plot me bashkimin e tyre plotesojn njeri tjetrin dhe behen si njer tersi e plot me shum fuqi shpirterore dashurore dhe pse jo edhe profesionale.

    Perndimi dhe " Civilizimi" yt modern apo sic e ke cek edhe ti evoluimi
    i shoqeris " Moderne" e perqmon, e nenqmon aq shum femren sa eshte per te te ardhur keq. Sot ne ket bot nga perndimoret dhe te arriturat e tyre ne shoqeri, femra shfrytezohet ne shum menyra:
    Imazhi i femres sot shfrytezohet per shitjen e produkteve te ndryshme, zeri i femres shfytezohet ne sekretarit e ndryshme te telefonive celulare. Femren perendimi e shfrytezon si objekt i arketimit dhe si shfryerje e epsheve te meshkujve, e shum e shum te teja. Ky eshte ai evluim dhe civilizim qe po kerkon ti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altruisti_ek84 : 03-05-2008 më 09:24

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Islami është aq perfekt sa duhesh ta njohësh për ta kuptuar ketë....

    Po te zbatohet ashtu komplet, çdo çështje ne çdo aspekt do te ishte e rregulluar.
    Ishte po feja Islame qe i ktheje te drejtat, nderin, mbrojtjen e femrës, ku me herët shihej dhe trajtohej vetëm si objekt, plaçke...

    Deshe apo s’deshe te pranosh, sa është numri i femrave qe abuzohem ne vendepunime publike?!! Sa respektohen sot dhe sa është numri i tyre qe abuzohen ...shifra marramendëse!!! Nuk përjashtohen edhe shumë raste te heshtura...

    E ndërsa vazhdojnë paragjykimet (gjoja si prapambeturi është mbulesa apo diçka e ngjashme) ...Kam një përgjigje njerëzit kanë frike nga e panjohura dhe japin komente sulmuese (nga frika), do te ishte krejt ndryshe po te njihej e vërteta

  9. #9
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Goce ne shekullin XVIII pas revolucionit industrial ne Angli ka lind rryma feministe e cila deshironte te drejtat e femres dhe te jet e barabart me mashkullin. Islami keto te drejta dhe femres ia ka dhen shum shum me heret. Islami e ngriti femren ne pidestalin me te lart, Islami e qmon femren si gjen me te qmushme.
    Femra nuk duhet te jet rival per mashkullin dhe konkurente sic ndodh ne boten perendimore ku garohet per nje rivalitet. Femra eshte plotesim per mashkullin sic eshte edhe mashkulli plotesim per femren ata pa njeri tjetrin jane te gjymt, nuk jan te plot me bashkimin e tyre plotesojn njeri tjetrin dhe behen si njer tersi e plot me shum fuqi shpirterore dashurore dhe pse jo edhe profesionale.

    Perndimi dhe " Civilizimi" yt modern apo sic e ke cek edhe ti evoluimi
    i shoqeris " Moderne" e perqmon, e nenqmon aq shum femren sa eshte per te te ardhur keq. Sot ne ket bot nga perndimoret dhe te arriturat e tyre ne shoqeri, femra shfrytezohet ne shum menyra:
    Imazhi i femres sot shfrytezohet per shitjen e produkteve te ndryshme, zeri i femres shfytezohet ne sekretarit e ndryshme te telefonive celulare. Femren perendimi e shfrytezon si objekt i arketimit dhe si shfryerje e epsheve te meshkujve, e shum e shum te teja. Ky eshte ai evluim dhe civilizim qe po kerkon ti.
    Idete e mia per evoluimin jane krejt te kunderta nga te tuajat.Nuk keni perse shfrytezoni ato ane negative ,nqs doni te jeni realist permendini te gjitha drejtimet. Jam dakort qe femra e mashkulli plotesojne njeri tjetrin ,por me vjen keq te them qe nuk jane ne te njejtin nivel pasi nga njeres si ju ato nenvlehtesohen duke i paraqitur vetem si objekte, gje qe nuk eshte aspak e vertete. Roli i femrave ne shoqerine e cdo shteti eshte i pazevendesueshem dhe nuk eshte aspak e drejte qe te nenvlehtesohen aftesite e tyre. Jane teper ne gjendje te jene te pavarura nga pushteti dhe kontrolli mashkullor, sepse pushtetit te tyre u ka ardhur fundi. Femrat jane te lira te kene nje jeta normale dhe ta shijojne ate ne menyren me te mire. Ky eshte evoluimi dhe civilizimi, pra shkeputja perfundimtare nga dogmat fetare dhe nga predikimi i tyre ku gjithmone femrat kane qene objekt shfrytezimi .
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Idete e mia per evoluimin jane krejt te kunderta nga te tuajat.Nuk keni perse shfrytezoni ato ane negative ,nqs doni te jeni realist permendini te gjitha drejtimet. Jam dakort qe femra e mashkulli plotesojne njeri tjetrin ,por me vjen keq te them qe nuk jane ne te njejtin nivel pasi nga njeres si ju ato nenvlehtesohen duke i paraqitur vetem si objekte, gje qe nuk eshte aspak e vertete. Roli i femrave ne shoqerine e cdo shteti eshte i pazevendesueshem dhe nuk eshte aspak e drejte qe te nenvlehtesohen aftesite e tyre. Jane teper ne gjendje te jene te pavarura nga pushteti dhe kontrolli mashkullor, sepse pushtetit te tyre u ka ardhur fundi. Femrat jane te lira te kene nje jeta normale dhe ta shijojne ate ne menyren me te mire. Ky eshte evoluimi dhe civilizimi, pra shkeputja perfundimtare nga dogmat fetare dhe nga predikimi i tyre ku gjithmone femrat kane qene objekt shfrytezimi .
    Kur flas per Islamin nuk flas per shtetet musliman, dhe mos merrni shtet si shmebuj por merr Islamin burimore ate te: Kur'anit dhe te Muhamedit a.s. Ndersa ne perendim femra eshte objekt shfrytezimi i epsheve te meshkujve, nese po mendon se me veshje ekstravagande u jepet lira e femrave ather shum gabim e ke. Nese ne rrug shihet nje femer me veshje ekstravagande dhe provokuese edhe ajo vetvetiu ka me qen e nenqmuar te gjith kan me pa si nje objekt vetem per kenaqesi seksuale. kjo ndodh ne perendim nga prendeimoret e civilizuar. Gjykimi im eshte per prendimin se aty eshte rreziku qe shqipetaret marrin si model. Fatkeqsisht marrin si model gjerat ngative jo ato pozitive qe ka perendimi e qe jan te shumta, por askush si merr keto gjera pozitive qe ka por gjerat negative me te cilat edhe vet perendimi eshte ne nje gjendje te veshtir dhe jan ka e demtojn shum. Ne boten e civilizuar merre: Shkencen, te arriturat shkencore. arsimore teknologjike. Por ne shikojn amoralitetin, degjenerimin, shfrenimin me keto deshirojm te arrim civilizimon e duhur.
    Sa i perket Islamit e ke gabim qe Islami ua ndalon arsimimin femrave perkundrqazi i jep shum perparsi arsimimit, madje nje prind qe i edukon dhe arsimon dy vajza ka shperblim Xhenetin. Fjala e par qe ka zbrit NGA zOTI I MADHERUAR ESHTE: lEXO, STUDIO...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e gruas në një këndvështrim global
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. Për ‘inferioritetin’ e femrave
    Nga Jimmi_1978 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 09:46
  3. Kriza e botës bashkëkohore
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  4. Statusi i femres ne "Perendim".
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-10-2004, 16:18
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2004, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •