Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237

    Pse unë duhet të mbaj hixhab?

    Kjo është një pyetje e mirë dhe për të ka një përgjigje të mirë. Allahu na ka urdhëruar në çdo vepër që është e mirë për ne dhe na e ka ndaluar çdo vepër që është e keqe për ne. Allahu e urdhëron gruan Muslimane që të mbajë hixhab kur ajo del nga siguria e shtëpisë së saj apo në prani të njeriut të huaj. Pra, mbajtja e hixhabit është burim i një të mire të madhe për ty – grua Muslimane – për shumë arsye. Në mesin e tyre:



    1. Ti e kënaq Allahun. Ti u bindesh urdhërave të Zotit tënd kur mban hixhab dhe mund të presësh shpërblime të mëdha për këtë.


    2. Kjo është mbrotje e bukurisë tënde natyrore nga Allahu. Ti je tepër e çmuar që t’i eksponohesh secilit njeri për të parë ty.


    3. Kjo është ruajtje e nderit tënd nga Allahu.


    4. Allahu e pastron zemrën dhe mendjen tënde përmes hixhabit.


    5. Allahu e zbukuron fytyrën tënde të jashtme dhe të brendshme me hixhab. Së jashtmi, hixhabi yt reflekton çiltërsi, dëlirësi, modesti, drojë, qetësi, kënaqësi dhe bindje ndaj Zotit tënd. Së brendshmi, ti e kultivon të njëjtën gjë.


    6. Allahu e definon feminitetin tënd përmes hixhabit. Ti je grua e cila e respekton femërinë. Allahu do që ti të respektohesh nga të tjerët, dhe ta respektosh vetveten.


    7. Allahu e lartëson dinjitetin tënd përmes hixhabit. Kur ndonjë i huaj shikon në ty, ai të respekton sepse sheh se ti e respekton veten tënde.


    8. Allahu e mbron nderin tënd 100% përmes hixhabit tënd. Mashkujt nuk shikojnë në ty në mënyrë senzuale, ata nuk të afrohen në mënyrë senzuale, e as që të flasin në mënyrë senzuale. Më saktë, burri të respekton dhe kjo është me vetëm një shikim të shpejtë!


    9. Allahu të fisnikëron përmes hixhabit.Ti je bujare, e jo e degraduar sepse je e mbuluar, e jo e zhveshur.


    10. Allahu demonstron barazinë tënde si një grua Muslimane përmes hixhabit. Zoti yt të dhuron vlerë të barabartë si çiftin tënd të ngjashëm, dhe të jep një nikoqir të të drejtave dhe lirive të mrekullueshme. Ti e shfaqë pranimin tënd të këtyre drejtave unike duke e vendosur hixhabin.


    11. Allahu e definon rolin tënd si një grua Muslimane përmes hixhabit. Ti je dikush me detyra të rëndësishme. Ti je pasqyrim i gruas së veprës, e jo e kërkimeve të kota. Ti e shfaqë sensin tënd të orientimit dhe qëllimit përmes hixhabit tënd. Ti je dikush që njerëzit e marrin seriozisht.


    12. Allahu e shprehë pavarësinë tënde përmes hixhabit. Ti deklaron qartazi se je një rob i dëgjueshëm i Pronarit më të Madh. Ti s’do ta dëgjosh askë tjetër dhe s’do të pasosh rrugë tjetër. Ti s’je rob i ndonjë njeriu, e as rob i ndonjë populli. Ti je e lirë dhe e pavarur nga të gjitha sistemet e bëra nga njeriu.


    13. Allahu të jep ty liri të lëvizjes dhe shprehjes përmes hixhabit. Ti ke mundësi të lëvizësh dhe të komunikosh pa pasur frikë nga keqtrajtimi. Hixhabi yt të jep një vetëbesim të veçantë.


    14. Allahu do që të tjerët të trajtojnë ty – një grua Muslimane – me mirësi. Dhe hixhabi sjell trajtimet më të mira të burrave ndaj teje.


    15. Allahu do që bukuria jote të ruhet për vetëm një mashkull – burrin tuaj.


    16. Allahu të ndihmon ty që të kënaqesh në një martesë të sukseshme përmes mbajtjes së hixhabit. Për shkak se ti e rezervon bukurinë tënde vetëm për një njeri, dashuria e burrit tënd ndaj teje shtohet, ai të don më shumë, të respekton më shumë dhe të nderon më shumë. Pra, hixhabi yt i kontribuon marëdhënies së suksesshme dhe të qëndrueshme martesore.


    17. Allahu sjellë paqe dhe stabilitet në shoqëri përmes hixhabit! Po, kjo është e vërtetë. Mashkujt nuk shkaktojnë çrregullime duke formuar marëdhënie të paligjshme sepse ti – grua Muslimane – i qetëson pasionet e tyre. Kur mashkulli të shikon ty, ai ndjehet i qetë, e jo i joshur që të kurvërojë...



    Pra, gruaja Muslimane në hixhab është dinjitoze, jo e çnderuar, bujare, jo e degraduar, e liruar, jo e nënshtruar, e pastruar, jo e njollosur, e pavarur, jo një rob, e mbrojtur, jo e eksponuar, e respektuar, jo e përqeshur, me besim në vete, jo e pasigurt, jo një mëkatare, një perlë e ruajtur, jo një prostitutë ...



    E dashura motër Muslimane! Eja drejt portave të Parajsës me ne! Përmbushi detyrat tua ndaj Allahut, vendose zbukurimin tënd – vendose hixhabin tënd, dhe garo drejt Xhenetit duke i bërë të gjitha veprat e mira. Ti duhet të pajtohesh tashmë se mbajtja e hixhabit është skajshmërisht e dobishme – edhe duhet të jetë – sepse Allahu na urdhëron vetëm në të mirën. . .



    “Shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre: Kopshtet e Adnit nën të cilat rrjedhin lumenjtë ku ata do të jetojnë përgjithmonë; Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të; kjo është (e përgatitur) për këdo që i frikohet Zotit të vet.” (Bejjine 8)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 05-06-2008 më 17:38
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Një Diskutim për Hixhabin

    Një Diskutim për Hixhabin


    ‘’Jam shumë e lodhur’’

    ‘’E lodhur nga çka?’’

    ‘’Nga gjykimi i gjithë njerëzve’’

    ‘’Kush të ka gjykuar?’’

    ‘’Si ajo gruaja,çdo herë që ulem me të,ajo më tregon që duhet të veshi hixhabin.’’

    ‘’Oh, hixhabi dhe muzika! Nëna e të gjitha temave!’’

    “Po! Unë dëgjoj muzikë pa hixhab. hahah!

    ‘’Ndoshta ajo ishte vetëm duke të këshilluar .’’

    ‘’Nuk kam nevojë për këshillat e saja. Unë e njoh fenë. A nuk mund ta shikoj ajo punën e saj?’’

    ‘’Ndoshta e ke keqkuptua. Ajo vetëm po tregohej e mirë me ty.’

    ‘’Po të mos më përzihej në punët e mia, kjo do të ishte mirë…’’

    ‘’Por, a është detyra e saj që të të nxis për të bërë punë të mira.’’

    ‘’Më beso. Ajo nuk ishte duke më nxitur. Dhe çka kupton ti me ,,mirë’’?

    ‘’Mirë, të veshësh hixhab ,kjo do të ishte punë e mirë për tu bërë’’

    ‘’Kush thotë?’’

    ‘’Kjo është në Kur’an, apo jo?’’

    ‘’Po, ajo më përmend diçka për këtë’’

    ‘’Ajo më tha në suren Nur, dhe në vende tjera në Kur’an.’’

    ‘’Po,sidoqoftë ajo nuk është mëkat i madh.Ti ndihmosh njerëzve dhe ti falësh njerëzit është më e rëndësishme’’

    ‘’E vërtetë. Por këto gjëra e mëdha fillojnë me gjëra të vogla’’

    ‘’Ky është një argument i mirë, por ajo se çka ti vesh nuk është me rëndësi. Ajo që është e rëndësishme është zemra e shëndosh’’

    ‘’Ajo çka vesh nuk është me rëndësi?’’

    ‘’Kjo është ajo çka thash ?’’

    ‘’Atëherë pse ti shpenzon një orë çdo mëngjes duke u rregulluar ?’’

    ‘’Çka donë të thuash?’’Ti shpenzon pra në kozmetikë,të mos i përmendim tërë kohën që shpenzon duke rregulluar flokët e tu dhe dietat.’’

    ‘’Kështu që?’’

    ‘’Kështu që dukja e jote është e rëndësishme.’’

    ‘’Jo. Unë tash se të veshurit e hixhabit nuk është kusht i rëndësishëm në fe’’.

    ‘’Nëse nuk është kusht i rëndësishëm pse është përmendur në Kur’anin e Shenjtë ?’’

    ‘’Ti e di unë nuk mund të të përcjell gjithçka që është në Kur’an’’.

    ‘’Dëshiron të thuash se Zoti ju tregon se diçka duhet të veprosh, ju nuk i nënshtroheni dhe pastaj është NË RREGULL ?’’

    ‘’Po. Allahu është falës’’.

    ‘’Allahu është falës për ta që pendohen dhe nuk i përsërisin gabimet e tyre’’

    “Kush thotë?”

    “Thotë libri i njëjtë i cili të tregon që të mbulohesh .“

    “Por unë nuk e dua hixhabin, ai ma kufizon lirinë time”

    “Por losionet e buzëkuqat, maskarat dhe kozmetikët e tjera të bëjnë të lirë. Cili është definicioni i lirisë pra?’’

    “Liria është të bësh çka do që dëshiron të bësh’’

    “Jo. Liria është në të bërit sendin e drejtë, jo në të bërit çfarëdo që ne dëshirojmë të bëjmë’’.

    “Shiko ! Unë kam parë aq shumë femra që nuk veshin hixhabe dhe janë njerëz të mirë, dhe shumë që veshin hixhab dhe janë njerëz të këqinj.’’

    “Pra çka? Janë disa njerëz që janë të mirë për ty por janë alkoolistë. A duhet pra ne të gjithë të jemi alkoolistë? Ti bëre një argument të marrë’’

    ‘’Unë nuk dua të jem një ekstremiste ose një fanatike. Unë jam në rregull në mënyrën si jam pa hixhab.”

    “Pra ti je një fanatike laike. Një ekstremiste në mosnënshtrim ndaj Allahut’’

    “Ti nuk po më kupton, nëse unë veshi hixhab, kush do të martohet me mua?!

    “Pra gjithë ato femra me hixhabe kurrë nuk martohen?”

    “Në rregull ! Çka nëse unë martohem dhe burri im nuk dëshiron hixhabin. Dhe do që unë të heq atë?”

    “Çka nëse burri yt do që ti shkosh me të në një plaçkitje të bankës?!”

    “Kjo është marrëzi, plaçkitja e bankës është krim”

    “Mos nënshtrimi ndaj Allahut nuk është krim?”

    “Pastaj kush do të më punësoj mua?

    “Një kompani që respekton njerëzit ashtu siç janë.”

    “Jo pas 11 shtatorit”

    “Po. Pas 11 shtatorit. A nuk e ke dëgjuar për hamanin e cila sapo hyri në shkollës të mjekisë? Dhe në anën tjetër, si ishte emri i saj, vajza e cila gjithmonë ka veshur hixhab. ummm”

    “Jasmina?”

    “Po, Jasmina. Ajo sapo ka përfunduar MBA dhe tash ka hyr në GE(titujt të shkollimit)”

    “Pse e redukton fenë në një pjesë te rrobave sidoqoftë”

    “Pse e redukton natyrën femërore në ngjyra të buzëkuqve”

    “Nuk iu përgjigje pyetjes sime?”

    “Në të vërtetë iu përgjigja. Hixhabi nuk është vetëm një pjesë e pelhurës. Ajo është nënshtrim ndaj Allahut në ambiente të vështira. Ajo është guxim, besim në veprim dhe femëri e vërtetë. Por këmisha e shkurtër dhe pantallonat e ngushta?’’

    “Ajo quhet ‘modë’, ti jeton në shpellë a ku?”

    “Para së gjithash , hixhabi u krijua nga meshkujt të cilët deshën të kontrollojnë gruan”.

    “Vërtetë? Nuk e paskam dit se meshkujt mund të kontrollojnë femrat përmes hixhabit”

    “Po pra ashtu është “

    “Çka thua për femrën e cila u përlesh me burrin e saj për të veshur hixhab? Pastaj gratë në Francë të cilat janë të detyruar të heqin hixhabin nga meshkujt. Çka thua ti për këtë?”

    “Po mirë, ajo është ndryshe “

    “Çfarë ndryshimi? Gruaja e cila të këshilloi të veshësh hixhab. Ajo ishte grua apo jo?”

    “E vërtetë, por…”

    “Por modat që janë të dizajnuar dhe të ndihmuar nga dominimi - mashkullorë ju bëjnë të lirë?

    Meshkujt nuk kanë kontroll mbi ekspozimin dhe duke i shfrytëzuar ato si miell?! Më jep një pushim!”

    “Prit, lërma ta përfundoj, po flisja “.

    “Duke thënë çka? A thua ti se meshkujt i kontrollojnë femrat përmes mbulesës?”

    “Po “

    “Saktësisht si?”

    “Duke i treguar grave si dhe çka të veshësh, manekine! ”

    “A nuk i tregojnë TV, revistat dhe filmat at çka të veshim, dhe sit të jesh tërheqëse? “

    “Natyrisht, ajo është modë”.

    “A nuk është kjo kontroll. Duke bërë presion mbi ju, atë që ata dëshirojnë që ti të veshësh? “

    (Qetësi)

    “Jo vetëm duke ju kontrolluar juve,por gjithashtu duke kontrolluar edhe tregun”

    “Dua të them, juve ju thuhet të jeni të dobëta dhe anoreksive sikur ajo femra në faqen e parë të revistës, nga meshkujt që përpunojnë ato revista dhe i shesin ato produkte “.

    “Unë nuk po të kuptoj. Çka ka lidhje hixhabi me prodhimet”

    “Gjithçka ka të bëj me atë. A nuk e sheh? Hixhabi është kërcënim për konsumatorët, femra që shpenzojnë me bilionë dollar që të duken të dobëta dhe të jetojnë nga standardet e modës të dizajnuar (të përpunuara ) nga meshkujt –dhe këtu është Islami, duke thënë gjepura për gjithë marrëzitë dhe fokusohet në shpirtin tënd, jo në pamjen tënde, dhe nuk brengoset çka thonë meshkujt për pamjen tënde.”

    “Ngjashëm si unë nuk duhet të blej hixhab? A nuk është hixhabi një produkt? “

    “Po është. Eshtë një produkt që vendos lirinë për ty nga konsumimi i dominimit të meshkujve”.

    “Mjaft më mbajte ligjëratë ! UNE NUK DO TE VESHI HIXHAB. Eshtë i pakëndshëm, i vjetruar, i dal jashtë mode, dhe tërësisht jo i përshtatshëm për këtë shoqëri …Veç kësaj unë jam vetëm 20 vjeçare dhe shumë e re për të veshur hixhab! “

    “Mirë thuaja këtë Zotit tënd kur të ballafaqohesh me të Ditën e Gjykimit”

    “Mirë “

    (Qetësi)

    “Mjaft më, hesht se unë nuk dua të dëgjoj më për hixhab, nikab, shmixhab, punxhab!”

    (Qetësi)

    Ajo u hutua me shikimin në pasqyrë, e lodhur nga arsyetimi i vetvetes tërë kohën. Mjaft suksesshëm, ajo arriti të shuaj zërat në kokën e saj, me mendimet e saja triumfuese në përmbajtje dhe me një vendim finali pranuar nga shoqëria e i refuzuar nga besimi: po përdredhjes dhe fenirimit të flokëve të thara, jo hixhabit.

    Nga anglishtja: Mirsene Isufi

    www.krenaria.com

  3. #3
    Shpjegimin e asaj e gjen ketu: ""Edilet el Hixhab, të Autorit: Muhamed ibn Ahmed Ismail el-Mukadem-Allahu e ruajt-" "

    Dhe shumcka tjeter mund te gjesh rreth kesaj ceshtje sepse eshte i tërë vëllimi për mbulesen dhe nikabin ....

    Pasi që e ceka këtë liber nuk ka nevoj më te shtoj dicka sepse nëse kërkon dicka atje e gjen...

    ue selamu alejkum

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2007
    Vendndodhja
    Në tokën e ZOTIT
    Postime
    152
    "Kush nuk dinë me ligjërue, ka dy vesh per me dëgjue",

    Ane dhe flora, nëse nuk kuptoni mund te lexoni per ket edhe u postuan shkrimët më lart.



  5. #5
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    ... qe shpik gjera si te konvenon.
    Si per shembull ?

    MERR edhe lexo pak me shume dhe perqendrohu e mos fol paushall
    Lexoj edhe une nganjehere, si p.sh. edhe biblen tende e kam lexuar, eshte tmerrsisht e korruptuar, shtremberuar, keqinterpretuar, fallsifikuar, keqperdorur per interesa personale. Dhe dashte apo nuk dashte ti dallimi mes Jahudive, Kristianve dhe Muslimanve eshte ashtu diçka sikur Windows XP SP1, Windows XP SP2 dhe Windows XP SP3.

    Ti kthehemi temes.

    Ku na mbeten "faktet" e tua qe ne Kuran urdherohet femra te behet si kallugjerke/murgjeshe/ningja/pinguin.

    Ti shum po deshiron te na ishte Kurani shum diskriminues, por nuk eshte ashtu, sepse edhe ne islam sikur ne féne tende kristiane kemi te bejme me korruptim, shtremberim, keqinterpretim, fallsifikim, keqperdorim te fjaleve te Zotit per interesa personale. Pra kot po mundohesh ti & Co ti prezantoni muslimanet si diskriminues brutal, diktatorial, te pashpirt se ata qe deshirojne ta dijne (si p.sh. une) e dijne qe keto jan vetem propaganda/genjeshtra perqarse dhe nje ndihme e fuqishme per vahabo-talibano-binladeno-gjysmemmajmuat, sepse juve po iu konvenon qe te forcohen keta ne trojet shqiptare e ti prezantoni shqiptaret para botes si fundamentalista islamik, taliban dhe perkrahes te Bin Ladenit, me qellim qe te prishen miqesite qe kemi krijuar me boten perendimore dhe te kthehet ata kunder neve.

    Kot e keni se kjo nuk ju funkcionon te populli Shqiptaret i shenjet i Zotit, se Shqiptaret nuk jan Jugosllav, tjeter mentalitet dhe kulture kan Shqiptaret e shenjet te Zotit dhe tjeter mentalitet e kulure kan fara e Satanit sllavet. E kan provuar shum para teje dhe nuk kan mundur ti perqajne shqiptaret mes vete per mes feve, edhe ti & Co dhe ata qe do te vijne pas juve do te deshtoni si gjithmone.

    Pur ty ma mire a me shkue e me i lshue thite t'kullotin pak se me u mare me kto gjana qi e kapercejne shum larg IQne tane. Kujdese se munesh me mare naj kallje te trunit e t'digjet naj sigures.

    P.S *KAOSI* eshte shkaktuar aksidentalisht
    E di e di, kjo ju ndodhe juve per arsye qe po hyni ketu me emra te llojllojshem dhe pastaj po iu perzihen tekstet e po e humbni udhen ne oborr, q'aq inteligjence keni ju qe iu perzihen edhe tekstet e Nickat e juaj se lere me diçka tjeter. Apo jo ane aka eldonel aka hamami i Hyres aka ky e aka ai.

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Ali hoxha, hoxhe alia



    ciles mbulese ?
    Lexo njeher e pastaj fol

    Ja argumentet



    "Aty ku All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon asnjë besimtari dhe besimtareje që në atë çështje të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër. E kush bën mëkat ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, ai është larguar shumë larg të Vërtetës." (El-Ahzab 36)

    "Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në konflikt mes tyre, e pastaj të mos ndiejnë pakënaqsi nga gjykimi yt dhe derisa të mos binden sinqerisht". (En-Nisa 65)

    All-llahu i ka urdhëruar gratë duke thënë:

    "Thuaju edhe besimtareve t'i ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që jane të dukshme, dhe le t'i vënë shamitë mbi krahërorin e tyre." (En-Nur 31)

    All-llahu thotë:

    "Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj siç shfaqej në injorancën e hershme" (El-Ahzab 83)

    "E kur të kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre" (El-Ahzab 53)




    "O pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve, le t'i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre." (El-Ahzab 59)

    Pejgamberi alejhis-selam thotë: "Gruaja është avret" d.m.th. ajo duhet të mbulohet
    KOSOVA E MADHE

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    per menimin tem feja eshte ndryshe nga veshja veshja eshte tradit e nje popullit dhe shum popuj dallohen nga veshja se cilit vend i takojne une nuk besoj se zoti ka than ti je kristian veshu keshtu dhe ti je mysliman veshu ashtu. dhe veshja vjen duke ndrruar me kohen

Tema të Ngjashme

  1. Prej erresires ne drite!
    Nga INDRITI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-09-2011, 04:45
  2. Ligjeratat e cilit dijetar shqiptar i ndegjoni me shum
    Nga AnaH_M në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 418
    Postimi i Fundit: 30-09-2009, 15:54
  3. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  4. Shamia e kokës
    Nga Mirqe në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 15-04-2004, 10:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •