Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Incident në Shtime: Një i vdekur dhe disa të plagosur

    Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, pas një incidenti me armë zjarri në Shtime. Sipas zëdhënësit të komunës së Shtimes, Ibrahim Demiri, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:20, kur një qytetar i fshatit Godanc, i cili ka uzurpuar shtëpinë e një serbi në Shtime, ka krijuar një grup të vetin, është barrikaduar në shtëpi dhe ka filluar të gjuajë në turmën e njerëzve.


    “Me këtë rast ai ka plagosur disa persona. Njëri nga ta, dr. Rexhep Bajrami, është i plagosur rëndë, ndërsa një person tjetër është në gjendje shumë të rëndë, si dhe një plak me emrin Aziz nga fshati Velincë, për të cili thuhet se ka vdekur. Po ashtu janë plagosur edhe disa nxënës, të cilët kanë qenë duke shkuar në shkollë,” tha për Kosovapress Demiri. Sipas tij policia është futur në shtëpinë prej nga është gjuajtur me armë dhe ka zënë të barrikaduarit. Demiri tha se në mesin e të plagosurve ka edhe policë, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes. Sipas tij të plagosurit janë bartur në spitalin e Prishtinës. “Kjo ka ndodhur për shkak të një prone të një serbi, të cilin vëllezërit e dr. Bajramit e kanë blerë më herët sipas procedurave të rregullta, ndërsa këta që kanë bërë krimin kanë uzurpuar atë shtëpi që nga koha e pasluftës dhe kanë dashur ta përvetësojnë në mënyrë jo të ligjshme,” pohon ai.


    RTK 22/04/2006 12:56:05

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Vazhdon lufta e përhershme e serbëve me cdo mënyrë dhe me cdo mjet kundër shqiptarëve! Një metodë shumë efikase e luftës serbe kundër shqiptarëve është edhe konflikti për shkak të pronave të shitura dhe stërshitura dy e më shumë pronarëve shqiptarë dhe pastaj dihet se cfarë do të ndodhë mes shqiptarëve "gjakënxehtë" dhe "trima" mes veti se kush është blerësi dhe trashëguesi i vërtetë i pasurisë. Por, për këtë as që duhet akuzuar sot serbët!
    Po, sikur të barikadoheshin gjithë shqiptarët kundër serbëve, sic u barikaduan shqiptarët kundër shqiptarëve në Shtime, zor se do të kishte nevojë të intervenonte NATO me 1999 në Kosovë dhe as që do të kishte fare nevojë bisedime të "tërthorta", me ndërmjetësues apo pa ndërmjetësues mes Prishtine e Beogradi. Por, cfarë jemi, punët i kemi!

  3. #3
    Prishtinë, 22 prill 2006 (Kosovapress) Koha 13:48

    Në ngjarjen e sotme tragjike në qendër të Shtimes deri më tani, si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i armëve dhe nga një granatë dorë, kanë vdekur dy persona dhe tetë të tjerë janë plagosur, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, thanë për Kosovapress zyrtarë të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK). Jozyrtarisht mësohet se si i vrari është nënkryetari i Kuvendit Komunal të Shtimes, Vezir Bajrami dhe Aziz Xhelili, 65 nga fshati Belincë e Shtimes.



    Sipas zëdhënësit të Komunës së Shtimes, Ibrahim Demiri, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9:30, kur një qytetar i fshatit Godanc, i cili ka uzurpuar shtëpinë e një serbi në Shtime, ka krijuar një grup të vetin dhe është barrikaduar në shtëpi dhe ka filluar të gjuajë në turmën e njerëzve.



    “Me këtë rast ai ka vrarë dy persona dhe ka plagosur disa të tjerë. Njëri nga ta është i plagosur rëndë dr. Vezir Bajrami, i cili ka vdekur pas plagëve të marra, si dhe plaku Aziz Xhelili nga fshati Belincë e Shtimes rreth moshës 65-vjeç. Po ashtu janë plagosur edhe disa nxënës, të cilët kanë qenë duke shkuar në shkollë,” tha ai duke shtuar se në mesin e të plagosurve ka edhe policë, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes. Sipas tij, të plagosurit janë bartur menjëherë në Qendrën Emergjente të Prishtinës.



    Ndërkaq, zyrtarët e Shërbimit Policor të Kosovës bënë të ditur se deri më tani është konfirmuar se dy persona kanë vdekur nga plagët që kanë marrë si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri dhe të një granate dore, tetë të tjerë janë plagosur, kur tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse si të dyshuar për këtë ngjarje tragjike janë arrestuar tetë persona.



    Sabrie Kamberi, zëdhënëse e SHPK-së tha për Kosovapress se tetë persona janë plagosur sot në mëngjes pas shkëmbimit me armë zjarri dhe nga një grantë dore, e cila ka shpërthyer në qendër të Shtimes.



    “Tani në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarët e SHPK-së dhe pritet që në këto momente të vijnë edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it. Deri më tani janë arrestaur tetë persona si të dyshuar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Shtime”, tha Kamberi, duke mos treguar për motivet e këtij incidenti.



    Derisa zyrtarë nga SHPK nuk kanë dhënë detaje shtesë, burime brenda Qendrës Klinike Universitare thonë se dy persona janë sjellur të vdekur në Qendrën Emergjente në Prishtinë, ndërsa te gjashtë të tjerët, janë bërë ndërhyrje të menjëhershme kirurgjike.



    “Nuk mund të jap informata të tjera se tani të gjithë të plagosurit gjenden në sallën e operacionit, veçse njëri nga dy të vdekurit është mjek”, tha një burim i Kosovapress-it brenda QKU-së, i cili nuk deshi të identifikohet.



    Ndryshe, zyrtarë të Komunës së Shtimes thanë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një prone të një serbi, të cilin vëllezërit e dr.Bajramit, i cili njëherit është nënkryetar i Kuvendit Komunal të Shtimes, e kanë blerë më herët sipas procedurave të rregullta, ndërsa këta që kanë bërë krimin kanë uzurpuar atë shtëpi që nga koha e pasluftës dhe kanë dashur ta përvetësojnë në mënyrë jo të ligjshme. Kurse Sabrie Kamberi pohoi se në këtë përleshje me armë zjarri kanë qenë të përfshira familja Gashi nga Godanci dhe Bajrami nga Reçaku./L.Blakaj/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Keta qe luftuan kaq heroikisht vellau me vella , gjate luftes kur ishte ne Kosove

    me siguri jane veshe ne dimi grashe per te shpetuar nga shkau .

    Vetem qyqaret bejne gjera te tilla tragjike mes vete se ,kur eshte ne pyetje ta luftojne armikun zhduken e futen nen dhe .

    Sa tragjedi e turpshme...!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117

    Angry

    Keta qe luftuan kaq heroikisht vellau me vella , gjate luftes kur ishte ne Kosove

    me siguri jane veshe ne dimi grashe per te shpetuar nga shkau .

    Vetem qyqaret bejne gjera te tilla tragjike mes vete se ,kur eshte ne pyetje ta luftojne armikun zhduken e futen nen dhe .

    Sa tragjedi e turpshme...!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e spirobeg
    Anëtarësuar
    22-04-2008
    Postime
    84
    un isha njeri der nxenesit qe kisha shpetuar per pak pa u qelluar. e verteta eshte se ate dite ne kishim kros nga shkolla, dhe ngjarja qe pasoj po ne ato momente ku qendra ishte plot nxenes ishte tragjike, aty vdiq dr.Vezir Bajrami nenkryetar i komunes se shtimes. Kjo ishte nje humbje e madhe per familjen Bajrami sepse ne dime shume mire kontributin qe dha dr.Veziri gjat luftes ne kosove. Mbes me shpres se kjo ngjarje do ti jap vulen e idiotizmit shqiptar pergjithmon.

Tema të Ngjashme

  1. Greqi, nje i vdekur dhe 6 te plagosur gjate nje ndeshjeje volejbolli
    Nga AlbaneZ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2007, 03:48
  2. Tetove, digjet banesa, tre të vdekur, një i plagosur
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-01-2007, 12:07
  3. Termet ne ishullin e Java: Mijera te vdekur e te plagosur
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 05:36
  4. Një i vdekur dhe një i plagosur në magjistralen Gjilan-Prishtinë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 05:27
  5. Michigan: Dy të vdekur dhe katër të plagosur
    Nga Bisha_Bukuroshe në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 22:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •