Ashtu sikurse cdo fenomen, ideologji apo veprimtari ka edhe mendimet ndryshe, filozofia nuk mund te beje perjashtim. Vazhdimisht kane ekzistuar dhe ekzistojne njerez te cilet jo vetem qe nuk e shohin si zgjidhje "te filozofuarit", por per me teper e shohin edhe si problem. Ekstremiteti i pikerisht ketyre njerezve mund te perfaqesohet me se miri nga te ashtuquajturit filofobik. Argumentat ( por jo vetem sepse shpeshhere eshte edhe ceshtje ndjesish ) nuk mungojne. Madje nje shembull vertet i denje mund te jene simbolistet franceze, te cilet ishin kundra te filozofuarit dhe shprehjen e emocionit nepermjet formes ( Baudelaire, Rimbaud, Verlaine )
Jo rralle jemi te ndergjegjshem qe fokusimi ne te filozofuarin e fenomeneve ( te cfaredoshem ) rezulton edhe i ekzagjeruar, i pafrytshem dhe pse jo edhe i demshem.
Gjithsesi, ceshtja qe me ka bere me shume pershtypje dhe qe do doja ta diskutonim te gjithe bashke, shtrohet rreth nje aforizme klishe e cila mund te marre forma te ndryshme por qendron e njejte ne thelb. Dituria dhe te filozofuarit, e ndihmon apo perkundrazi e pengon njeriun te jete i lumtur ?
Do te doja te dija mendimin tuaj fillimisht, per te shfaqur edhe une vete me vone nje mendim rreth kesaj !
Krijoni Kontakt