Në forum ishte hapur një temë ku "mundësohej" të kontrolloje llogarinë e postës elektronike të hotmail në gjuhën shqipe. Të gjithë anëtarëve që kanë provuar të kontrollojnë postën e tyre elektronike tek ajo adresë u sugjeroj të ndërrojnë fjalëkalimin e postës së tyre elektronike, pasi faqja ishte mashtruese.
Nëse nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë. Nëse keni lexuar një temë të tillë në forum MSN Lexuesi Shqip dhe provuar të kontrolloni postën bëni mirë të ndërroni fjalëkalimin. Anëtari që serviri këtë "shërbim" është përjashtuar nga Forumi Shqiptar.
Ps: Ky lajmërim bëhet për të mbrojtur anëtarët e forumit shqiptar si edhe llogaritë e tyre në forum pasi mund të ketë nga ata anëtarë që kanë provuar të kontrollojnë të njëjtën adresë që kanë në Forumin Shqiptar.
Stafi i Forumit Shqiptar.
Krijoni Kontakt