Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 52

Tema: Albert Camus

  1. #21
    Do te kisha shume deshire te shihja filmin e Viscnontit me Mastroiannin. E ka pare njeri te na thote si eshte realizuar?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #22
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    sokoli! nuk e di por camus eshte gjigand per se mbrapshti per mendimin tim...
    ka nje te keqe te madhe , qe kur e lexon shume ti thote gjerat aq drejt per drejt, sa nuk te ngelet tjeter gje vecse te dorezohesh e te thuash; pse kaq e thjeshte eshte?!
    nejse...


    p.s. kur jam larguar nga hellas, dhurata e fundit qe i bera dikujt ka qene ''o xenos''

  3. #23
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Gjaku i Lirise - Albert Camus

    Parisi po qellon edhe plumbat e fundit drejt nates se Gushtit. Ne kete peisazh gurresh dhe uji, rreth ketij lumi i cili ka reflektuar kaq shume histori, barikadat e lirise po thyhen perseri. Dhe perseri drejtesia duhet blere me gjak burrash.
    Ne e njohim kete lloj lufte, madje jemi lidhur shume ngushte me te, nepermjet mishit dhe zemrave dhe jemi te vetedijshem per ndikimin e zi qe do te kete mbi ne. Po ashtu jemi ne ata te cilet e dime fare mire se kthimi prapa nuk egziston.
    Koha do te jete deshmimtare e faktit se burrat e Frances nuk donin te vrisnin dhe duart e tyre ishin te pastra kur ata te detyruar filluan luften.
    Duhet ta kene pasur mendjen shume te coroditur atehere kur ju eshte dashur te matin armet e te qellojne ne shenjester drejt ushtareve te cilet per dy vite me radhe besuan se lufta ishte e lehte. Sigurisht, patjeter kane qene te coroditur. Burrat jane te medhenj sa shpresa dhe te thelle sa revolta e tyre. Jane arsyeja e te ardhmes per nje vend te cilin armiqte u munduan kaq shume ti shuanin refleksin e historise.
    E Parisi lufton sot qe Franca te ngrihet neser, krenare. Ndersa njerzit perdorin armet me shpresen e paqes. Shume besojne ne faktin se me durim liria do te vije vete dhe se gjithe kjo lufte eshte humbje kohe. Ndoshta kjo nga caku i ngushte i mendimit dhe nga kuptimi i rrjedhojes dhe faktit se ne te kundert te kesaj kunderpergjigjeje lufte, ne mund te humbim shume gjera.
    Me te vertete, kjo eshte fare e qarte : Asnje nuk mund te besoje se liria e shkalafitur nga paragjykime te tilla mund te kete qetesine dhe kenaqesine qe disa enderrojne. Ky udhetim do te linde nje revolucion.
    Nuk mund te shpresosh tani qe burra te cilet luftuan per kater vite rresht dhe vazhdojne te luftojne tani nate e dite, te dorezohen aq lehte dhe ti kthejne armet sikur te mos kishte ndodhur gje. Eshte e pa imagjinueshme qe burra luftetare te rrikthehen ne qetesine e nenshtrimit dhe te lavderimit te kryetareve te shtetit.
    Parisi po lufton sot per te drejtuar neser. Per te drejtuar ne emer te drejtesise jo te superfuqise, ne emer te principeve jo per politike, ne emer te madheshtise jo per dominim.
    Ne besojme se kjo nuk do te ndodhe ne te ardhmen por eshte duke ndodhur sot, gjate vuajtjeve te luftes. Dhe per kete arsye edhe pse burrat po vuajne e gjaku po derdhet lume, te vraret po ikin e ne nuk mund ti zevendesojme me dhe plumbat po egersohen, ne perseri po kapercejme te udhehequr nga shpresa. Shpresa e tmerrshme e burrave te izoluar nga fati i tyre.
    Parisi i madh, i zi dhe i ngrohte ne nje nate vere, me stuhi bombash mbi krye e stuhi snajperash neper rruge, na duket me i shndritshem se Qyteti i Dritave. Po digjet sot nga te gjitha zjarret e shpreses dhe vuajtejes, permes flakeve te kurrajos dhe vezullimit te lirise se ardhshme.

    ---botuar tek Combat, 24 Gusht 1944


    Perktheu nga anglishtja Fiori


    Pak mbi Camus

    Albert Camus, lindi ne nje familje te klases punetore ne Algjeri ne vitin 1913. Vitet e para te jetes i kaloi ne Afriken e Veriut, ku punoi vazhdimisht per te paguar shkollen ne Universitetin e Algjerise. U mor per shume kohe me gazetari dhe ka qene kjo periudhe kur ai filloi te shkruante per gjendjen e mjeruar te myslimaneve te zones se Kabyliet. Pikerisht per kete arsye ju terhoq vemendja nga qeveria e Algjerise. Nga viti 1935 deri ne 1938 ishte drejtues i Theatre de L'Equipe, kompani teatrale e cila prodhonte pjese nga Malraux, Gide, Synge, Dostoevski etj.

    Gjate luftes se dyte boterore ishte nje nga shkrimtaret me kryesore te Resistences Francese dhe editor i Combat, gazete e asaj kohe. Camus ka qene gjithmone i lidhur me boten e teatrit, ndoshta kjo eshte dhe arsyeja perse shume shkrime te tij u vune ne skene. In 1957 Camus ju dha cmimi Nobel per Letersi. Vdekja e papritur ne 4 Janar, 1960, nderpreu karieren e nje nga figurave me te rendesishme te letersise ne boten Perendimore, pikerisht ne kulmet e ndricimit te tij.


    1913 Lindi ne Algjeri.
    1914 Babai mori pjese ne luften e Pare Boterore dhe u vra ne France.
    1930 Mbaroi shkolle para kohe dhe u diplomua ne filozofi me shpresen se me pas do te behej mesues.
    1934 U martua me Simone Hié
    1936 U nda nga Simone Hié
    1935-1938 Drejtues i teatrit Theatre de l'Equipe.
    1938 U be gazetar.
    1939 Ishte vullnetar ne luften e Dyte Boterore, por ju desh te terhiqej per shkak te shendetit.
    1940 U rrimartua. Shkroi esene mbi jeten e myslimaneve ne Algjeri dhe per shkak te influences qe kjo pati tek qeveria Algjeriane e pushuan nga puna dhe si rrjedhoje levizi ne Paris.
    1941 U bashkua me rezistencen Franceze kunder Nazismit dhe u be editor i gazetes "Combat".
    1941 Shkroi novelen L'etranger (I huaji) dhe u takua me Jean Paul Sartre.
    1942 Shkroi pjesen Caligula.
    1942 Shkroi esene Le Mythe de Sisyphe.
    1946 Shkroi novelen La Peste
    1947 Shkroi pjesen Les Justes
    1947 Ishte i pakenaqur me drejtuesit e Combat dhe keshtu u largua nga gazeta.
    1951 Shkroi lbirin L'Homme Revolte
    1951 Shkruan histori te shkurtra tek L'Exil et le Royaume
    1956 Shkroi novelen La Chute
    1957 Fitoi cmimin Nobel per letersi.
    1960 Ne 4 Janar vdiq ne nje aksident me makine pergjate rruges per ne Paris.

  4. #24
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Heh mjeshteri e veshtire perkthimi, e ke qit me te dobet se shkrimtaret e forumit tone. Me ket shkrim as profesor gjuhe ne nje fshat te humb s'do behej Kamyja.
    Fjori, perkthyesi duhet ti njohe SHUME MIRE te dyja gjuhet. Prandaj zakonisht me ket pune meren Bilinget, ata qe i kane dy gjuhet "familjare".
    Robert Zhvarc ishte njeri nga keta.

    Gjithashtu diēka, Marksi ne moshen 55 vjeē filloi te mesonte rusisht, vetem per te lexuar ne ORIGJINAL Tolstoin. Imagjino ta lexonte te perkthyer nga anglishtja.
    Bej nje prove me ndonje anglez; Xhek Londonin ose Eminguejn, ndoshta te del me mire.

  5. #25
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Dhe diēka, jam kurioz te dija si e ka titullin ne anglisht kjo pjesa (postimi Dites) "Ngadhenjimi".
    Ne frengjisht eshte "La Conquźte", e cila s'do te thote ngadhenjim por PUSHTIM. Prandaj e thashe qe ne postim te pare, vetem titullin te marrim ai paraqet veshtiresi perkthimi. Sepse duhet gjet ekuivalenca e sakte e fjales origjinale ne shqip. Si dhe kryesorja me dit ēfare nenkuptonte autori nga vete fjala franceze.
    Psh, une te shtroj pyetjen; ēfare nenkupton ti fiori me fjalen NGADHENJIM?

  6. #26
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Perkthimi i nje vepre eshte gjithmone pune delikate.
    Neqofte se dikush e merr nga shqipja per ta perkthyer ne kinesēe, dikush tjeter nga kinezēja ne rusisht, e keshtu me radhe, ne fund te fundit rezultati nuk ka te beje aspak me vepren origjinale, jo qe jo me permbajtjen por as me thelbin...
    Shkrimtaret qahen qe nuk gjejne perkthyes te posacem qe nga gjuha origjinale, merre me mend per perkthimet nga nje gjuhe "dytesore", jo-origjinale. Jane shume te rralle shkrimtaret qe miratojne kesilloj perkthimesh... edhe shkrimtaruēet ngurojne.

    ORIGJINALI:
    "Paris fait feu de toutes ses balles dans la nuit d'aoūt... " = "Parisi po qellon me tere forcen ne kete nate gushti..."
    Shprehur metaforikisht "de toutes ses balles", dmth "me tere forcen".
    Nejse po e le me kaq.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #27
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mos u shqetesoni keshtu se nuk ju ben mire per zemren. Fiori prandaj tha ne fund qe e perktheu nga anglishtja dhe nuk tha se po e studionte nga anglishtja. Pjesa me lart gjithashtu per mendimin tim eshte nje nga shkrimet mė pa vlere te Camus (jo se une kam ndonje respekt te vecante per shkrimet e tij ne pergjithesi), e gjithsesi perderisa e kisha keshtu te shqiperuar nuk mu duk humbje kohe tja u jepja ne shqip.

    La Conquźte = The Conquest

    Ja kalofshi mire!



    p.s. Korcari jam plotesisht me mendimin se nga gjuha ne gjuhe humbasin "te vertetat".

  8. #28
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Nuk behesh i zgjuar me zorr, jo...
    "Conquźte" qe nga "conquźrir", fjale kjo e fundit qe ne frengjisht perdoret me kuptimin te "korresh fitore" dhe jo te pushtosh, megjithse nje kuptim dytesor i pershtatet fjales pushtim, por ama dytesor.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #29
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Fiori une pervete se kisha me kunj. Perkundrazi mu be qejfi qe ti e solle nje perkthim. Jo vetem kaq. Por fillimi yt "Parisi po qellon edhe plumbat e fundit ...." me duket me i BUKUR (me letrar) se perkthimi i Korēarit "Parisi po qellon me tere forcen..."
    Vetem konkurenca e tregon kalitetin e diēkaje.

    ps; s'eshte e thene qe vlerat humbasin nga gjuha ne gjuhe. Fan Noli "Rubairat" e Khajamit i perktheu nga perkthimi anglez i Fitzgerald prej persishtes, pra ishte "dore e trete", megjithate i qau ato duke ja kaluar perkthimit anglez ndoshta dhe atij persian. Ne fakt e gjitha varet nga PASIONI me te cilin perkthejme, si dhe ADMIRIMI perkthyesit ndaj autorit te vepres. Kjo te afron aq afer autorit sa asnje perkthyes s'mund te jete.
    Fan Noli ishte vete Kayam, gjynah qe e humbi kohen duke u marre me te tjeret. etj, etj,

  10. #30
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Me kryesori nder parimet eshte; se askush, burre apo grua, nuk duhet te jete pa nje drejtues. Askujt nuk duhet ti shkoje neper mend qe te veproje me inisiativen e tij; as nga entuzismi, madje as duke bere shaka. Si ne lufte ashtu edhe ne kohe paqe--tek drejtuesi i tij duhet te hedhe syte dhe ti shkoje pas me besnikeri. Edhe per ceshtjet me te vogla ai duhet te kerkoje per drejtim. Per shembull, dikush duhet te zgjohet, levize, lahet, ose te ushqehet...vetem po qe se i eshte thene qe te veproje keshtu. Me nje fjale, ai duhet te ushtroje shpirtin, pas nje pune te gjate, qe kurre te mos i shkoje neper mend dhe te veproje individualisht, dhe te behet krejtesisht i pamundur per dicka te tille.


    PLATONI


    p.s. keshtu te jemi edhe ne valle; me nevoje nga kushdo CAMUS, te na tregoje udhen...
    nuk dua t'a besoj!!!!!!!!!!!!!!!

    shnet

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albert Anjshtanj VS Nikolla Tesla
    Nga Milkway nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 06-05-2014, 06:09
  2. Albert Einstein
    Nga iliria e para nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 233
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 06:27
  3. Albert Brojka: “Nė PD ende nuk ka demokraci dhe tolerancė”
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 06:50
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 03:36
  5. Albert Verria
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •