Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 52 prej 52

Tema: Albert Camus

  1. #51
    Disa fragmente tė pėrzgjedhura nga romani "Rėnia", nėse mund tė quhet mirėfilli roman, pėr arsye se ngelet ndėr veprat mė tė veēanta pėr nga stili i tė trajtuarit, siē ka ditur gjithmonė ta bėjė Kamy, sidomos me atė ironinė e tij shumė tė hollė. Ėshtė njė libėr, qė nė mėnyrė tė veēantė ia ka kushtuar avoketėrve... mgjs idetė qė pėrēon me veprėn e tij, janė pėr tė gjithė njerėzit, pavarėsisht profesionit tė tyre.



    *


    “Miqėsia ėshtė mė e thjeshtė. Ėshtė e gjatė dhe e vėshtirė pėr ta fituar, por kur e ke, se heq dot mė qafe, duhet ta pėrballosh. Nė rradhė tė parė, mos kujtoni se miqtė tuaj do t’iu telefonojnė darkė pėr darkė, siē duhej tė bėnin, pėr tė marrė vesh se mos pikėrisht ju atė mbrėmje vendosni tė vrisni veten, ose thjesht akoma se mos keni gjė nevojė pėr shoqėri, se mos nuk jeni nė gjendje pėr tė dalė. Por jo, edhe nė iu marrshin nė telefon, jini tė qetė, kjo ka pėr tė ndodhur mbrėmjen kur nuk jeni vetėm dhe, kur jeta ėshtė e bukur. Sa pėr vetvrasjen, ata mė tepėr kishin pėr t’ju shtyrė, pėr arsye tė asaj qė i detyroheni vetvetes, sipas tyre. Sa pėr ata qė e kanė pėr detyrė tė na duan, dua tė them prindėrit, aleatėt (ē’shprehje), ėshtė avaz tjetėr. Ata thonė fjalėn e duhur, po fjala bėhet plumb; ata telefonojnė siē shtihet me pushkė. Dhe qėllojnė nė shenjė.
    Si?! Ē’mbrėmje? Do tė dal dhe aty, tregohuni i duruar me mua. Nė njė farė mėnyre, madje, jam brenda temės sime, me kėtė ēėshtje miqsh dhe aleatėsh. Ta dini se mė kanė folur pėr njė njeri, tė cilit i kishin burgosur mikun dhe ai vetė flinte ēdo natė mbi dyshemenė e dhomės sė tij, qė mos tė kishte atė rehati, qė ia kishin hequr atij qė donte! Kush i dashur zotėri, do tė flinte nė dysheme pėr hirin tonė? Mos jam unė nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė? Dėgjoni, po tė doja ta bėja, do ta bėja. Po, ne do tė jemi tė gjithė nė gjendje njė ditė pėr ta bėrė kėtė, dhe ky do tė jetė shpėtimi.
    Por nuk ėshtė e lehtė, sepse miqėsia ėshtė hutaqe ose tė paktėn e pafuqishme. Atė qė do ajo, nuk mundet dot ta bėjė. Ndofta, nė fund tė fundit, nuk e do aq sa duhet? E keni vėnė re se ndjenjat na i zgjon vetėm vdekja? Sa i duam miqtė tanė qė na lėnė, apo s’ėshtė kėshtu? Sa i adhurojmė mėsuesit tanė qė nuk flasin mė, qė e kanė gojėn tė mbushur me dhe’! Nderimi vjen atėherė krejt natyrshėm, ai nderim qė, ndofta ata e kishin pritur nga ne tėrė jetėn.
    Po a e dini pse jemi gjithmonė me tė drejtė dhe me tė gjėrė me tė vdekurit?
    Arsyeja ėshtė e thjeshtė! Me ta s’ka detyrime. Na lėnė tė lirė, mund ta marrim me nge...
    Edhe nė na u detyrofshin pėr diēka, kjo lidhet me atė qė, ne na duhet t’i kujtojmė, mirėpo ne harrojmė shpejt. Jo, ndėr miqtė tanė, ne duam tė porsavdekurin, tė vdekurin qė na bėn me dhimbje, emocionin tonė, veten tonė nė fund tė fundit.”






    “Njerėzit binden me arsyet, me sinqeritetin tuaj dhe me shkallėn e rėndė tė mundimeve tuaja, vetėm nėpėrmjet vdekjes tuaj. Sa tė jeni gjallė, rasti juaj ėshtė i dyshimtė, veē skepticizmi i tyre ju pret.
    ....
    Qė tė mos jesh mė i dyshimtė s’duhet tė jetosh mė, fare bukur.”






    “Miq unė s’kam. Vetėm bashkėfajtorė kam. Por ama, numri i kėtyre tė fundit ėshtė rritur, ata janė gjinia njerėzore. Nga e di unė qė s’kam miq? Ėshtė fare e thjeshtė: e zbulova ditėn kur mė shkoi mendja tė vritesha pėr t’ua punuar atyre bukur, pėr t’i ndėshkuar si tė thuash. Po kė tė ndėshkoja? Disa do tė habiteshin, askush s’kishte pėr ta ndier veten tė ndėshkuar. E kuptova qė nuk kisha miq. Veē kėsaj, edhe tė kisha pasur, s’kisha pėr tė qenė gjė i pėrparuar. Ah, po tė arrija tė vrisja veten dhe pastaj t’ua shikoja atyre surratin, atėherė po – do t’ia vlente barra qiranė.”






    “Ndeshja armiqėsi, sidomos ndėr ata qė mė njihnin nga shumė larg dhe qė, unė vetė s’i njihja fare. Padyshim pandehnin se rroja nė mėnyrė tė pėrkryer dhe i zhytur i tėri nė lumturi: kėtė s’ta fal njeri. Me pamjen qė shpreh mbarėvajtjen, kur e merr kėtė pamje nė njė farė mėnyre, kishte pėr t’u tėrbuar edhe njė gomar.
    ....
    Tė tjerėt nuk jua falin lumturinė dhe sukseset. Vetėm nė rast se pranoni t’i ndani bujarisht me ta. Mirėpo qė tė jesh i lumtur, nuk duhet tė merresh shumė me tė tjerėt. Qė aty mbyllen shtigjet. Ose i lumtur dhe i gjykuar, ose i mjerė dhe i pafajshėm.
    ....
    E vetmja mėnyrė mbrojtjeje gjendet te ligėsia. Nė kėto raste njerėzit nguten tė gjykojnė tė tjerėt qė tė mos gjykohen vetė.”

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    NGADHENJIMI (Nga Miti i Sizifit)


    “Jo, tha ngadhėnjimtari, mos mendoni se meqė dua veprimin, mė ėshtė dashur tė harroj tė mendoj. Pėrkundrazi, unė mund tė pėrkufizoj nė mėnyrė tė pėrkryer atė qė besoj. Sepse e besoj me forcė dhe e shoh me shikim tė ngurtė e tė qartė. Mos u besoni atyre qė thonė: “Kėtė gjė e di shumė mirė, prandaj nuk e shpreh dot”. Sepse nėse nuk e shprehin dot, kjo do tė thotė qė nuk e dinė ose qė nga pėrtacia janė ndalur te lėvorja.
    Nuk kam shumė opinione. Nė fund tė jetės, njeriu vėren se ka harxhuar vite tė tėra qė tė sigurohej pėr njė tė vėrtetė tė vetme. Por njė e vetme, nėse ajo ėshtė e dukshme, mjafton pėr drejtimin e njė ekzistence. Pėr mua, unė kam me siguri diēka pėr tė thėnė pėr individin. Pėr tė duhet folur me ashpėrsi dhe, po tė jetė nevoja, me pėrēmimin e duhur.
    Njė njeri ėshtė mė tepėr njeri nga gjėrat, pėr tė cilat hesht sesa nga gjėrat qė thotė. Ka shumė nga ato, pėr tė cilat nuk do tė flas. Por jam shumė i sigurtė se pėr tė mbėshtetur gjykimet e tyre tė gjithė ata qė kanė dhėnė vlerėsime pėr njeriun, e kanė bėrė me shumė mė pak pėrvojė se ne. Arsyeja, zgjuarsia prekėse ndoshta e ka parandier se ēfarė duhej vėrejtur. Por epoka, rrėnojat dhe gjaku i saj na mbushin plot me tė vėrteta. Pėr popujt e lashtė dhe madje pėr mė tė mėvonshmit deri nė erėn e makinave, ėshtė e mundur tė viheshin nė balancė virtytet e shoqėrisė e tė individit, dhe tė pėrcaktohej se kush duhej t’i shėrbente tjetrit. Kjo gjė ėshtė e mundur fillimisht falė kėsaj lajthitjeje tė ngulitur nė zemrėn e njeriut dhe sipas sė cilės qėniet janė krijuar pėr t’u bėrė ose pėr t’u kėrkuar shėrbime tė tjerėve. Kjo gjė ishte ende e mundur se as shoqėria as individi nuk i kishin treguar gjithė aftėsitė e tyre praktike.
    Kam takuar njerėz tė ndershėm qė mrekullohen nga kryeveprat e piktorėve holandezė tė krijuara nė zemėr tė luftėrave tė pėrgjakshme tė Flandrės, qė preken nga ligjėrimet e mistikėve silezianė tė kėnduara nė gji tė luftės sė tmerrshme 30-vjeēare. Vlerat e pėrjetshme shfaqen, nė sytė e tyre tė ēuditur, pėrmbi turbullirat shekullore. Por koha qė atėherė ka ecur. Piktorėt e sotėm nuk e gėzojnė mė atė qartėsi. Edhe sikur tė kenė, aty thellė, zemrėn qė duhet pėr tė qenė krijues, domethėnė njė zemėr tė pandjeshme, nuk do tė ishte asnjė dobi, sepse tė gjithė, pėrfshirė edhe shenjtorėt, janė mobilizuar. Kėtė gjė e kam ndier ndoshta nė thellėsi tė shpirtit. Nė ēdo formė tė dėshtuar nėpėr transhe, nė ēdo shenjė, metaforė ose lutje, tė shtypur me hekur, amshimi humb njė ndeshje. I ndėrgjegjshėm se nuk mund tė shkėputem nga koha ime, kam vendosur tė bashkohem me tė. Ja pėrse nuk i kushtoj shumė vėmendje individit, sepse mė duket qesharak dhe i poshtėruar. Duke e ditur se nuk ka ideale ngadhėnjyese, mė pėlqejnė idealet e humbura: ato kėrkojnė njė shpirt tė tėrė, tė barasvlershėm me dėshtimet dhe me fitoret e veta kalimtare. Pėr atė njeri, i cili nuk e ndan fatin e tij nga ai i botės, ballafaqimi i qytetėrimeve ka diēka tė ankthshme. E kam pranuar kėtė ankth dhe, nė tė njėjtėn kohė, desha tė luaja rolin tim. Midis historisė dhe amshimit zgjodha historinė, sepse mė pėlqejnė tė vėrtetat. Tė paktėn me tė jam i sigurtė dhe si mund ta mohoj kėtė forcė qė mė shtyp?
    Gjithmonė vjen ēasti kur duhet tė zgjedhėsh midis soditjes e veprimit. Kjo quhet tė bėhesh burrė. Kėto mėdyshje janė tė tmerrshme. Por pėr njė zemėr krenare nuk ka rrugė tė mesme. Ose Zotin ose kohėn, kryqin ose shpatėn. Kjo botė ka njė kuptim mė tė lartė qė qėndron mbi veprimet e saj ose vetėm kėto veprime ekzistojnė. Duhet tė jetosh me kohėn e tė vdesėsh bashkė me tė ose t’i largohesh nė emėr tė njė jete mė tė madhe. E di se ėshtė e mundur tė bėhet kompromis dhe tė jetosh brenda shekullit duke besuar te pėrjetėsia. Kjo do tė thotė tė pranosh. Por ky term nuk mė pėlqen dhe kėrkoj ose gjithēka ose asgjė. Nėse zgjedh veprimin, mos mendoni se soditja ėshtė pėr mua tokė e panjohur. Por ajo nuk mund tė mė japė gjithēka, dhe i privuar nga pėrjetėsia, dua tė bėhem aleat me kohėn. Nuk dua tė mė mbajnė as pėr nostalgjik as pėr tė trishtuar, dua vetėm tė shoh qartė. Po jua them, nesėr do tė mobilizoheni. Pėr ju dhe pėr mua kjo ėshtė njė ēlirim. Individi nuk mund tė bėjė dot asgjė dhe megjithatė mund tė bėjė gjithēka. Brenda kėsaj lirie tė mrekullueshme, e kuptoni pėrse e ngre nė qiell dhe njėherėsh e rrėzoj njeriun. Bota e bluan dhe unė e ēliroj. Unė i jap tė gjitha tė drejtat e tij.
    Ngadhėnjimtarėt e dinė qė veprimi nė vetvete ėshtė i padobishėm. Ka vetėm njė veprim tė dobishėm, ai qė do tė rikrijonte botėn e njeriun. Unė nuk do t’i rikrijoj kurrė njerėzit. Por duhet tė “bėjmė sikur”. Sepse rruga e luftės mė bėn tė takohem me trupin njerėzor. Edhe tė poshtėruar, mishi e gjaku janė e vetmja e vėrtetė imja. Unė mund tė jetoj vetėm nė sajė tė saj. Krijesa ėshtė atdheu im. Ja pėrse zgjodha kėtė pėrpjekje absurde e tė parėndėsishme. Ja pėrse jam nė anėn e luftės. Koha jonė tė ndihmon pėr kėtė gjė, e thashė mė lart. Deri tani, madhėshtia e njė ngadhėnjimtari ishte gjeometrike. Ajo matej me hapėsirėn e territoreve tė pushtuara. Nuk ėshtė e rastit qė fjala ka ndryshuar kuptim dhe nuk shėnon mė gjeneralin fitues. Madhėshtia ka ndryshuar kamp. Ajo gjendet te protesta dhe sakrifica pa tė ardhme. Nuk ėshtė aty sepse i pėlqen dėshtimi. Fitorja do tė ishte e dėshirueshme. Por ekziston vetėm njė fitore dhe ajo ėshtė e pėrjetshme. Eshtė ajo qė nuk do ta arrij kurrė. Ja ku pengohem dhe kacavirrem. Njė revolucion kryhet gjithmonė kundėr perėndive duke filluar nga revolucioni i parė i Prometeut, i pari nga ngadhėnjimtarėt modernė. Eshtė njė protestė e njeriut kundėr fatit tė vet: pakėnaqėsia e tė skamurit ėshtė vetėm njė pretekst. Por unė mund ta rrok kėtė mendje vetėm nė aktin historik dhe vetėm aty e takoj. Mos mendoni, megjithatė, qė kjo gjė mė pėlqen: pėrballė kontradiktės esenciale, unė mbroj kontradiktėn time njerėzore. E vendos qartėsinė time nė mes tė asaj qė e mohon. Unė ngre njeriun nė qiell para asaj qė e shtyp dhe atėhere liria ime, revolta ime e pasioni im bashkohen me kėtė tendosje, mendjekthjelltėsi e pėrsėritje tė pamasė.
    Po, njeriu ėshtė qėllimi i vetvetes. Dhe ai ėshtė qėllimi i vetėm. Nėse do qė tė jetė diēka, kėtė e do nė kėtė jetė. Tani, unė di edhe mė shumė. Ngadhėnjyesit flasin ndonjėherė pėr mposhtje dhe kapėrcim. Por gjithmonė kanė parasysh “tė kapėrcesh vetveten”. E dini mirė se ē’do tė thotė kjo. Ēdo njeriu i ėshtė dukur vetja i barabartė me perėnditė nė disa ēaste. Kėshtu thuhet tė paktėn. Kjo ndodh ngaqė vetėtimthi e ndien madhėshtinė ēuditėse tė mendjes njerėzore. Ngadhėnjimtarėt janė ata njerėz qė e ndiejnė mjaftueshėm forcėn e tyre pėr tė qenė tė sigurtė pėr tė jetuar vazhdimisht nė kėto lartėsi dhe me ndėrgjegje tė plotė pėr kėtė madhėshti. Ky ėshtė ca mė shumė e ca mė pak njė problem aritmetikor. Ngadhėnjimtarėt mund tė bėjnė mė shumė. Por ata nuk mund ta kalojnė vetė njeriun, kur ai do tė matet. Ja pėrse ata nuk largohen kurrė nga vorbulla njerėzore dhe hidhen nė flakėt e shpirtit tė revolucioneve.
    Aty ata gjejnė krijesėn e gjymtuar, por aty ata takojnė gjithashtu tė vetmet vlera qė duan e admirojnė, njeriun dhe heshtjen e tij. Kjo ėshtė edhe varfėria edhe pasuria e tyre. Pėr ata eksziston vetėm njė luks, dhe ky ėshtė ai i marrėdhėnieve njerėzore. Si tė mos e kuptosh qė nė kėtė univers tė brishtė, gjithēka qė ėshtė njerėzore dhe qė ėshtė vetėm tillė, fiton njė kuptim mė pėrvėlues? Fytyra tė tendosura, vėllazėri nė rrezik, miqėsi sa tė forta aq tė ndrojtura tė njerėzve midis tyre, kėto janė pasuri tė vėrteta, meqė janė tė pėrkohshme. Nė gjirin e tyre, mendja ndien mė lehtė pushtetet dhe kufizimet e saj. Domethėnė efikasitetin e saj. Disa kanė folur pėr gjenialitet. Mė duket se janė shpejtuar, unė do tė flisja pėr zgjuarsi. Duhet thėnė se atėhere ajo mund tė jetė madhėshtore. Ajo ndriēon shkretėtirėn duke e dominuar atė. Ajo i njeh detyrimet e saj dhe i ilustron. Ajo do tė vdesė nė njė kohė me kėtė trup. Por liria e saj ėshtė dituria.
    Ne e dimė se tė gjitha kishat janė kundėr nesh. Njė zemėr e tendosur i shmaget amshimit dhe tė gjitha kishat, hyjnore apo politike, pretendojnė pėr pėrjetėsi. Lumturia dhe guximi, paga dhe drejtėsia janė pėr tė objektiva dytėsorė. Ato krijojnė njė doktrinė dhe u duhet ta pranojnė. Por unė nuk kam asnjė punė me idetė ose amshimin. Tė vėrtetat qė mund t’i pėrvetėsoj, dora mund t’i prekė. Nuk mund tė ndahem prej tyre. Ja pėrse ju nuk mund tė mė besoni asgjė. Asgjė e ngadhėnjimtarit, as edhe doktrinat e tij, nuk jetojnė gjatė.
    Nė fund tė gjithė kėsaj, pavarėsisht nga gjithēka, gjendet vdekja. Ja pėrse varrezat qė mbulojnė Evropėn dhe qė u kanė mbetur nė mendje disave prej nesh, janė tė neveritshme. Ne zbukurojmė vetėm ato gjėra qė pėlqejmė, ndėrsa vdekja na mėrzit dhe na ngjall neveri. Edhe ajo duhet tė pushtohet. Karrara i fundit, i burgosur nė Padunė e zbrazur nga mortaja dhe tė rrethuar nga venetikasit, vraponte duke ulėritur nėpėr sallat e pallatit tė vet tė shkretuar: i thėrriste djallit dhe i kėrkonte vdekjen. Kjo ishte njė mėnyrė pėr ta kapėrcyer. Dhe ėshtė njė shenjė guximi e Perėndimit qė i ka bėrė aq tė neveritshme vendet ku vdekja kujton se nderohet. Nė universin e tė revoltuarit, vdekja ngre nė qiell padrejtėsinė. Ajo ėshtė shpėrdorimi mė i madh.
    Tė tjerėt, pa bėrė gjithashtu kompromis, kanė zgjedhur amishimin dhe denoncojnė iluzionin e kėsaj bote. Varrezat e tyre buzėqeshin nė mes lulesh e zogjsh tė shumtė. Kjo gjė i shkon pėr shtat ngadhėnjimtarit dhe i krijon pamjen e qartė tė atyre gjėrave qė ai ka hedhur poshtė. Pėrkundrazi, ai ka zgjedhur shoqėrinė e hekurit tė zi ose varrin anonim. Mė tė mirėt midis njerėzve qė besojnė te amshimi i kap ndonjėherė njė frikė plot respekt dhe mėshirė para mendjeve qė mund tė jetojnė me njė pėrfytyrim tė tillė tė vdekjes. Por, megjithatė, kėto mendje gjejnė aty forcėn dhe pėrligjjen e tyre. Fati ynė ėshtė pėrballė nesh dhe ne e provokojmė atė. Mė shumė nga ndėrgjegja sesa nga krenaria pėr gjendjen tonė tė parėndėsishme. Ne, gjithashtu, kemi ndonjėherė mėshirė pėr vetveten. Kjo ėshtė e vetmja mėshirė qė na duket e pranueshme: njė ndjenjė qė, ndoshta, ju nuk e kuptoni aspak dhe qė nuk ju duket burrėrore. Megjithatė, janė mė tė guximshmit mes nesh ata qė e provojnė kėtė. Por ne quajmė burrėrorė njerėzit e ndėrgjegjshėm dhe nuk na pėlqen ajo forcė qė largohet nga mendjekthjelltėsia.
    Edhe njė herė e themi qė kėto figura nuk na propozojnė morale dhe as angazhojnė gjykimet tona: ato janė vizatime. Ato pasqyrojnė vetėm njė stil jete. I dashuruari, komediani ose aventurieri hiqen absurdė. Por edhe njeriu i papėrlyer, funksionari ose presidenti i republikės, po tė duan, hiqen si tė tillė. Mjafton tė dish dhe tė mos fshehėsh asgjė. Nė muzeumet italiane, ndonjėherė sheh ekrane tė vegjėl tė ngjyrosur qė prifti mbante para fytyrės sė tė dėnuarit qė tė mos shihte gijotinėn. Hopi nė tė gjitha format e tij, hedhja nė prehrin e hyjnores ose tė amshimit, dhėnia pas iluzioneve tė pėrditshmėrisė ose tė idesė, tė gjitha kėto ekrane fshehin absurdin. Por ka dhe funksionarė pa ekran dhe pėr kėta dėshiroj tė flas.
    Kam zgjedhur mė tė skajshmit. Nė kėtė pikė, absurdi u jep atyre njė pushtet mbretėror. Eshtė e vėrtetė qė kėta princa janė pa mbretėri. Por mbi tė tjerėt ata kanė pėrparėsinė se e dinė qė tė gjitha mbretėritė janė iluzore. Ata e dinė, kėtu qėndron e gjithė madhėshtia e tyre, dhe mė kot kėrkojnė tė flasin nė adresė tė tyre pėr fatkeqėsi tė fshehtė ose pėr mbetje tė zhgėnjimit. Tė zhvishesh nga shpresa nuk do tė thotė tė dėshpėrohesh. Flakėt e tokės vlejnė po aq sa dhe parfumet qiellore. As unė, askush tjetėr, nuk mund t’i gjykojė. Ata nuk kėrkojnė tė jenė mė tė mirė, ata pėrpiqen tė jenė konsekuentė. Nėse fjala i urtė i pėrshtatet njeriut qė jeton me ēfarė ka spekuluar, me ēfarė nuk ka, atėhere ata janė njerėz me urtėsi. Njėri nga ata, ngadhnjimtar, veēse nė lėmin e arsyes, Don Zhuan, por nė fushėn e njohjes, komedian, por nė sferėn e zgjuarsisė, e di mė mirė se kushdo kur shkruan: “Ne nuk meritojmė aspak njė privilegj mbi tokė dhe nė qiell, kur e kemi ēuar butėsinė tonė prej manari deri nė pėrkryerje; megjithatė, ne vazhdojmė tė jemi, nė rastin mė tė mirė, qesharakė me brirė dhe asgjė mė tepėr – duke pranuar qė nuk plasim nga mendjemadhėsia dhe nuk shkaktojmė skandale me qėndrimet tona prej gjykatėsi”.
    Nė tė gjitha rastet, duhej t’i jepnim arsyetimit absurd pamje mė tė pėrzemėrta. Imagjinata mund tė shtojė edhe shumė tė tjera, qė i ngjiten kohės dhe syrgjynit, qė dinė, gjithashtu tė jetojnė sipas kėrkesave tė njė universi pa tė ardhme e pa dobėsi. Atėherė kjo botė absurde dhe pa perėndi pėrballohet nga njerėz qė mendojnė kthjellėt dhe qė nuk shpresojnė mė. Ende nuk kam folur pėr personazhin mė absurd qė ėshtė krijuesi.
    "O shpirti im, mos enderro jeten e pavdekshme, por shtero fushen e se mundshmes."
    Super liber. Mua me pelqen ky, i huaji dhe murtaja.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Albert Anjshtanj VS Nikolla Tesla
    Nga Milkway nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 06-05-2014, 06:09
  2. Albert Einstein
    Nga iliria e para nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 233
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 06:27
  3. Albert Brojka: “Nė PD ende nuk ka demokraci dhe tolerancė”
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 06:50
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 03:36
  5. Albert Verria
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •