Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Question - browser = shfletues

    Moderatori: Kjo temė ėshtė shkėputur nga tema Cilin shfletues preferoni

    ----------


    Lexoj :
    Oxford Dictionary
    • browser
      Computing :
      - a program with a graphical user interface for displaying HTML files , used to navigate dhe World Wide Web.



    Jo ēdo fjalė(i) nga gjuha angleze mund(duhet) tė pėrkthehet germė pėr germė!


    Netscape deri nė versionin 4.77 ishte 'lundruesi' mė cilėsor nė WWW!


    PrInCiPiEl
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 01-05-2008 mė 19:22

  2. #2
    Citim Postuar mė parė nga PrInCiPiEl
    [FONT=Verdana]
    Lexoj :
    Oxford Dictionary
    • browser
      Computing :
      - a program with a graphical user interface for displaying HTML files , used to navigate dhe World Wide Web.



    Jo ēdo fjalė(i) nga gjuha angleze mund(duhet) tė pėrkthehet germė pėr germė!

    ....
    Pėrshėndetje PrincipiEl.
    Pse mos t'i japim nė shqip shpjegimin anglez fjalės "browser", por ta pėrkthejmė sipas vetė shpjegimit?
    Nuk do ishte mė e drejtė ta quanim "shfletues" dhe shpjegimi tė ishte ai qė ke dhėnė ti? ( dmth "njė program me njė pamje grafike tė pėrdorueshme ... pėr tė lundruar nė Internet.)

    Me kėtė nuk dua tė them qė ēdo pėrkthim tė bėhet fjalė pėr fjalė, por kur fjala shqipe ekziston dhe i pėrshtatet (besoj) mė sė miri semantikisht fjalės sė huaj, une do isha i pari qė do ta pėrdorja dhe do ta kėshilloja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 01-05-2008 mė 19:22
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Sa per fjalen shqipe te Browser, shfletues nuk eshte fjale e sakte. Sepse shfletimi eshte akcion i kufizuar vetem me shfletim te gjerave (librave, fletoreve, etj.) ndersa "to browse" merr shume e shume kuptime qe nuk kane lidhje me njera tjetren.

    Lundrues mund t'i afrohet deri diku, po sic thame me pare, edhe kjo kufizohet ne disa praktika dhe nuk merr nje kuptim pak me univerzal, se psh, fjala ekuivalente e Lundrues ne anglisht eshte Surfer. E dihet se emri 'zyrtar' i kesaj teknologjie eshte Browser.

    Psh. nese thua "I am going to browse my photo collection" kjo nuk dmth se ti do ta shfletosh kolekcionin tend te fotografive. 'To browse my photo collection' me se miri do te mund te perkthehej si 'do ta hulumtoj kolekcionin tim te fotografive' - ku fjala hulumtim nuk do te merrte atributin shkencoro-alpinist qe zakonisht i jipet. Per kete arsye, une personalisht do ta perktheja si Hulumtues sepse vetem kjo fjale ne shqip i afrohet me shume kuptimeve te lloj llojshme qe i merr fjala Browse/er.

    Por prape, pse ta perkthejme? Nevoja e perkthimit do te lindte vetem atehere kur kjo fjale mund te kishte ekzistuar me heret e te kishte hyre ne shqip si pasoje e ndonje ndikimi. Po kjo fjale nuk ka ekzistuar me heret ne gjuhen shqipe, sepse vie si pasoje e "zbulimit" te kompjuterit dhe krijimit te teknologjise se Browserit, gje qe ndodhi relativisht vone.

    Nejse, se ky ishte vetem mendim e s'po mbaj anen e ndonjerit e as s'po hiqem si me i mencuri. Vete perdor, Safari.

  4. #4

    Shfletues vs Lundrues

    Citim Postuar mė parė nga PrInCiPiEl

    Lexoj :
    Oxford Dictionary
    • browser
      Computing :
      - a program with a graphical user interface for displaying HTML files , used to navigate dhe World Wide Web.



    Jo ēdo fjalė(i) nga gjuha angleze mund(duhet) tė pėrkthehet germė pėr germė!


    Netscape deri nė versionin 4.77 ishte 'lundruesi' mė cilėsor nė WWW!
    Mė vonė ndodhėn ndryshime...
    Netscape edhe mė tej ėshtė(mbetet) konkurres i fuqishėm nė WWW.


    PrInCiPiEl
    Pėrsėri mbi diskutimin e pėrkthimit e duhur tė fjalės "browser". Sa lexoni mė poshtė ėshtė marrė (me dėshirėn e autorit) nga faqja personale e pėrkthyesit nė shqip tė Firefox-it:
    http://kurveleshi.blogspot.com/


    E premte, tetor 29, 2004
    Shfletues apo Lundrues?
    Nė kėtė faqe Forumi Shqiptar - Cilin shfletues (browser) preferoni?, dhe jo nė kėtė det apo liqen, propozohet pėr tė pėrkthyer termin browser si lundrues dhe jo si shfletues. Argumenti ėshtė njė citim nga Oxford Dictionary. Vėrtet pėr pėrshkrimin e zhvendosjeve brenda WWW termi lundroj ėshtė mė i pėrshtatshėm, por kur bėhet fjalė pėr eksplorim tė pėrmbajtjes qė gjendet gjatė kėtyre lundrimesh, termi lundrim nuk shpreh mė thelbin e veprimit. Kjo ėshtė arsyeja qė lindi nevoja e njė termi tjetėr dhe u pėrdor
    shfletimi, duke pasur fare tė kapshme analogjinė me median e shkruar (flitet pėr faqe interneti pjesėn mė tė madhe tė kohės). Fakti qė marrja e njė libri nė duar dhe/apo shfletimi i tij ėshtė njė veprim kaq i njohur dhe familjar pėr kėdo, (ose pėr pjesėn mė tė madhe tė gjindjes), e bėn shumė mė tė lehtė tė kuptuarit dhe pėr pasojė edhe pėrdorimin, pra rrėnjosjen e termit. Njė kėrkim me Google pėr dy rastet, lundrues Interneti dhe shfletues Internet jep 42 pėrfundime pėr Lundrues dhe 56 pėr Shfletues.
    Pėr mė tepėr, shprehja qė pėrdoret mė shpesh, e pasaktė logjikisht, por me nuanca figurative kaq tė dashura pėr tė dashuruarit marrėzisht pas zhargonesh dhe eufemizmash, ėshtė surfing. Dhe surfing nuk ėshtė aspak i barasvlefshėm me lundrim. I rikthehemi Google-it pėr njė ēast:

    surfing Internet : 4 420 000 pėrfundime
    browsing Internet : 3 820 000 pėrfundime
    navigating Internet : 399 000 pėrfundime.

    Pra mbase ėshtė e arsyeshme tė zgjidhet pr tu pėrkthyer njė nga dy termat: surfing ose browsing. I pari nuk njihet fare nė Shqip, i dyti mund tė pėrshtat fare lehtė duke i dhėnė njė kuptim tė ri njė fjale tashmė tė pranuar nė Shqip prej njė shekulli. Zgidhja mė ekonomike, mė e lehtė, mė e sigurtė, pa cėnuar pėrmbajtjen, qėllimin e pėrkthimit."
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  5. #5
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Cool

    AsgjėSikurDielli
    Shkruajtur mė : 24-08-2004, 17:35

    "Sa per fjalen shqipe te Browser, shfletues nuk eshte fjale e sakte.
    Sepse shfletimi eshte akcion i kufizuar vetem me shfletim te gjerave (librave, fletoreve, etj.) ndersa "to browse" merr shume e shume kuptime qe nuk kane lidhje me njera tjetren."
    Besoj se ky argumentim ėshtė i mjaftueshėm kundėr pėrdorimit tė shprehjes "shfletues" pėr WWW browser.


    Oxford Dictionary
      • browser
        Computing :
        - a program with a graphical user interface for displaying HTML files , used to navigate dhe World Wide Web.
    Pra , lundrues ėshtė njė pėrkthim adekuat.

    Pėrfundimisht:
    AsgjėSikurDielli
    Shkruajtur mė : 24-08-2004, 17:35

    "Por prape, pse ta perkthejme? Nevoja e perkthimit do te lindte vetem atehere kur kjo fjale mund te kishte ekzistuar me heret e te kishte hyre ne shqip si pasoje e ndonje ndikimi. Po kjo fjale nuk ka ekzistuar me heret ne gjuhen shqipe, sepse vie si pasoje e "zbulimit" te kompjuterit dhe krijimit te teknologjise se Browserit, gje qe ndodhi relativisht vone."
    * Kohėt e fundit jam duke pėrdorur edhe Mozilla Firefox .


    PrInCiPiEl

    PS. AsgjėSikurDielli pėrshėndetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 16-12-2004 mė 20:55

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga PrInCiPiEl
    Besoj se ky argumentim ėshtė i mjaftueshėm kundėr pėrdorimit tė shprehjes "shfletues" pėr WWW browser.




    Pra , lundrues ėshtė njė pėrkthim adekuat.
    Nuk na the ndonjė argument tė mjaftueshėm pėrveē se ndėr tė tjera i mėshove dhe idesė sė mospėrkthimit dhe pėrdorimit tė njė termi aq tė komplikuar, "browser", nė shqip.

    Tjetėr, nuk kuptoj pse ngecėt tek fjalori i Oxford-it. Nė asnjė fjalor tjetėr nuk gjeta shpjegimin 'navigate', qė pėr mendimin tim do ketė lidhje me famėn e athershme tė Netscape Navigator.
    Kontrollova http://dictionary.com, http://dictionary.cambridge.org/ dhe http://www.m-w.com/dictionary.htm. Shpjegimet lidheshin me hyrjen, leximin apo tėrheqjen e informacionit nga WWW. Pra siē shihet, po tė kėrkosh po aty "navigate" apo "surfing", shpjegimi lidhet sėrish me atė "browse" (hedh njė sy).

    Sipas jush pra, merrka mė tepėr kuptim "lundrimi" nė ujra/detra sesa "shfletimi" nė faqe librash/revistash? Sinqerisht e shikoj arsyetim paksa pa bazė. Megjithatė, bota ėshtė e bukur pasi ėshtė e ndryshme... Deri kur gjuhėtarėt tė kujdesen pėr fjalorin e ri teknik, respektoj zgjedhjen e cilitdo.
    Pėrshendetje.
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    helios, problemi eshte qe ne net ti me teper lundron sesa shfleton. sitet sot behen sa me pak te shfletueshem, ngaqe asnjeri s'ka kohe te pafundme per tu kredhur ne flete pa fund.

    pastaj edhe neti i ngjan me teper liqenit ose detit, pra UJIT, sesa librit ose librarise.

    ne elektricitet fjala RRYME (elektrike) perdoret siē perdoret edhe ne lundrim, rryme detare, rryme uji. pasi edhe rryma elektrike si ajo detare ose e ujit te pijshem perhapen njesoj, nepermjet tubacionesh te panumerta.

  8. #8
    pagan, problemi qėndron tek shpjegimi figurativ i njė programi tė caktuar apo i vetė Internetit kur kemi njė ngjashmėri me shembullin e tė lexuarit, hedhjes sy, shfletimit (liber, reviste, TV, etj).

    Fundja fare, informacionet nė Internet janė nė formė bit-esh, dy shifra 0,1 (tė lexueshme, jo tė lagėshta)

    Zhytje tė mbarė! :-)
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  9. #9
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Pėr tė ndihmuar argumentin e "lundrimit" dhe pėr tė plotėsuar mungesat e PrInCiPiEl...

    Problemet midis fjalėve "lundrues" dhe "shfletues" nuk lindin tek shqipja por rrjedhin nga anglishtja dhe ėshtė njė konflikt i internetit tė ri dhe atij tė vjetėr.

    Kur lindi rrjeti i parė kompjuterik, mungonin programet moderne si Internet Explorer, FireFox etj qė pėrdorim tani, dhe eksperienca e tėrheqjes sė informacionit i ngjasonte njė lundrimi mė shumė se shfletimit tė njė libri. Nė atė kohė nuk kishte butona, shigjeta e grafikė tė bukur, por vetėm ekrane tė thjeshta si ato tė telnet, dos e shell. Komunikimi i kompjuterave bėhej me komanda si shko (go), merr (get), terhiq (pull), ngarko (upload), shkarko (download). Kompjuterat u quajtėn "sites" (port, burim, pikė, vendqėndrim), dhe personi qė donte tė tėrhiqte informacionin duhej tė lundronte nga njė port nė tjetrin ose nga njė adresė IP nė tjetrėn. Ky person u quajt vizitor (visitor). "Website-t" nuk hapeshin vetvetiu dhe informacioni nuk shfletohej, por ngarkohej dhe shkarkohej si skedarė ose mallra. Me pak fjalė, pėdorimi i internetit nė atė kohė i ngjasonte lundrimit me varkė dhe vizitorėt ngarkonin e shkarkonin informacion nga njė port nė tjetrin. Nuk ėshtė ēudi qė hajdutėt e internetit morėn damkėn "piratė", Netscape ndėrtoi "anijen" (netscape navigator), dhe Microsoft ndėrtoi eksploruesin "Internet Explorer".

    Fjalėt qė kanė lindur nga interneti ose rrjeti i vjetėr kompjuterik:
    site (port), home (shtėpi), address (adresė), search (kėrko), search engine ("motor" kėrkimi), map, sitemap (hartė), navigator (lundrues, anije), explorer (eksplorues), upload (ngarkoj), download (shkarkoj), pirate (pirat),

    Kėtij grupi mund ti shtohen edhe fjalėt back (mbrapa), forward (para), stop (ndalo) qė pėrdoren pėr shfletim, por pėrshkruajnė mė mirė lundrimin e anijeve.

    Shumicėn e kėtyre fjalėve e gjejmė edhe nė internetin e sotėm, prandaj fjala "lundrues" duket si njė pėrkthim i drejtė i fjalės "browser". Them "duket" sepse eksperienca e njė pėrdoruesi tė internetit tė sotėm ėshtė shumė larg lundrimit dhe tani ėshtė kthyer nė njė shfletim tė vėrtetė. Pėr tė hapur informacionin, nuk duhet tė shkosh nga njė port nė tjetrin ose nga njė IP nė tjetrėn, por mjafton tė shtypėsh emrin e faqes. Informacioni tani nuk ngarkohet dhe shkarkohet pėrnjėherėsh por ėshtė i ndarė si faqe dhe faqet janė tė lidhura me njėra tjetrėn sikur tė ishin revista. Website-t tani nuk janė vetėm porte me kuti (skedarė) por kanė tekst tė shkruajtur bukur dhe fotografi njėsoj si faqet e librave dhe gazetave. Nesėr mund tė jenė diēka tjetėr.

    Fjala "browser" lindi me programin e parė qė shndėrroi internetin nga njė oqean me porte e anije, nė njė librari me faqe tė shkruara, siē e njohim sot. Fjalėve me origjinė lundrimi ju shtuan edhe fjalėt e reja: page (faqe, fletė), web page (nga web), home page (nga home), browser (ndryshim nga navigator) etj. Microsoft ndėrtoi programin FrontPage dhe Adobe nxorri Pagemill. Nė tastjerė kemi butonat [page up], [page down].

    Interneti ndryshon ēdo ditė, por gjuha nuk ndryshon kollaj dhe kjo ka formuar lėmshin nė anglisht qė vėshtirėson edhe pėrkthimin nė shqip. Fjala "navigate" kishte kuptimin figurativ "lundrim" pėr internetin e vjetėr. Fjala "browser" ka kuptimin "shfletues" pėr internetin e sotėm. Mqns kėto fjalė po hyjnė shumė vonė nė gjuhėn Shqipe ėshtė mirė tė shmangim problemet e anglishtes dhe tė pėrdorim fjalėn e re "shfletues". Kjo fjalė ėshtė e qartė e kuptim-plotė pėr eksperiencėn e tanishme tė internetit. Gjithashtu nuk mund tė ngatėrrohet me ndonjė fjalė tjetėr. Fjala shfletim lė tė kuptosh se po bėhet nga njė person (si interneti i sotėm) dhe jo nga njė anije (si interneti i parė).

    Fjala lundrim mendoj se do ishte e pėrshtatshme vetėm pėr programet e tjera qė vazhdojnė tė pėrdoren edhe sot si p.sh. FTP, telnet, irc, dos, shell, etj.

    Njė gjė ėshtė e sigurtė: interneti do ndryshojė gjithnjė mė shpejt se gjuha dhe nesėr edhe fjala "shfletues" mund tė jetė e papėrshtatshme.

    Mos kini merak se e kam vrarė mėndjen edhe pėr tė ardhmen. Si ju duket fjala "kullotės"?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 20-12-2004 mė 12:04
    Edi

Tema tė Ngjashme

  1. Kė shfletues (browser) preferoni?
    Nga Mr_cool nė forumin Informatikė dhe Internet
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:30
  2. Si te rrisim shpjetesine e browser Firefox ne hapjen e faqeve
    Nga Sherri nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2007, 09:40
  3. Shletuesi Maxthon (ish MyIE)
    Nga edspace nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-02-2005, 21:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •