Jo shume kohe me pare kesaj pyetje mund ti ktheje relativisht shpejt.
Bota ndryshonte ngadale dhe vlerat ( p sh ato morale) mund te trasmetoheshin nga nje brez ne tjetrin si nje trashgimi kulturore qe konservohej ne kohe.
Sot shpejtesia e ndryshimeve eshte aq e larte sa qe ve ne krize jo vetem vlerat por edhe familjet.
( Apo ndoshta duket se bota po xhiron ne menyre te gabuar).
Gjithe ajo e ashtuquajtura " krize vlerash" nuk lind vetem ne nivelin familjar ,por reflekton situaten ne pergjithesi.
Ajo mpleks pak te gjithe dhe shtron nje sere problemesh te rendesishme (ne politike, ne jete, ne moral),per te cilat duhen gjetur sa me shpejt zgjidhje.Muhabeti zgjerohet pak dhe behet me i degezuar.
Ne te vertete kriza aktuale eshte rezultat i mungeses se nje vizioni te qarte te botes ne te cilen jetojme dhe levizim .; si eshte e mundur tu japesh udhezime te tjereve, per rrugen qe do ndjekin kur nuk duket se ku po shkohet?
Ka akoma shume konfuzion mbi keto probleme sepse nuk pranohet nje realitet shume i thjeshte:
vlerat duhen vene ne krize! Eshte pak a shume si ato nevojat e tipit biologjik.
Cfaredolloj doktrine politike apo morale ne fakt nevojitet vetem provizorisht.
Si mund te pretendohet qe disa rregulla mund te jene te vlefshme pergjithmone kur situatat nuk jane me ato te parat por ndryshojne?
Po ju si e mendoni?
Krijoni Kontakt