Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 73
  1. #41
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Po Allahu te shperbleft

    Ja ndegjoje nje shpjegim ketu e ke ne pjesen e fundit

    Yusuf Estes - Shaping The Future of Muslim Youth Part2 (4/7)

    http://www.youtube.com/watch?v=alppJuY_okA

    Dhe ne kete pjese

    Yusuf Estes - Shaping The Future of Muslim Youth Part2 (5/7)

    http://www.youtube.com/watch?v=2u7vQ...eature=related


    Jane ne anglisht por ti e kupton anglishten
    selam
    I pash te gjitha videot dhe nje gje qe kuptova aty eshte se edhe vet Jusuf Estet ne nje fare menyre kontradiktonte hadithin e siper permendur, duke thene se sipas normave islamike vajzat nuk mund te detyrohen te martohen me zor, ashtu qe Aishja ne moshen 9 vjecare nuk ka qene e pjekur qe te sjelli vendimin e vet , andaj ajo ka dalur jashta dhe ka luajtur me kukulla, pra nuk eshte martuar me profetin ne moshe 9 vjecare dhe me vone kur eshte pjekur si grua e kane pyetur perseri nese do te martohet me profetin dhe ajo ka thene "po".
    Por tek ky sqarim ka nje problem te vogel, problemi eshte se hadithi thekson qe Aishja u martua me profetin kur ajo ishte 9 vjecare!
    Tani dikush ren ketu ose hadithi ose Jusuf Estes, sepse sipas tij konsumimin i marteses eshte be shum me vone nga shkaku se Aishja ne moshe 9 vjecare nuk ka qene e pjekur te vendosi vet per zgjidhjen e vete.
    Pra kontradita ekziston dhe shikohet haptasi edhe ne sqarimet e Jusuf Estesit.

    Nga ana tjeter e di ti qe ka hadithe sipas te cilave profeti ndalon shkruarjen e haditheve ?!! Dhe po ashtu ka hadithe sipas te cilave lejon shkruarjen e haditheve ?!!
    A nuk eshte kjo kontradite?!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #42
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    I pash te gjitha videot dhe nje gje qe kuptova aty eshte se edhe vet Jusuf Estet ne nje fare menyre kontradiktonte hadithin e siper permendur, duke thene se sipas normave islamike vajzat nuk mund te detyrohen te martohen me zor, ashtu qe Aishja ne moshen 9 vjecare nuk ka qene e pjekur qe te sjelli vendimin e vet , andaj ajo ka dalur jashta dhe ka luajtur me kukulla, pra nuk eshte martuar me profetin ne moshe 9 vjecare dhe me vone kur eshte pjekur si grua e kane pyetur perseri nese do te martohet me profetin dhe ajo ka thene "po".
    Por tek ky sqarim ka nje problem te vogel, problemi eshte se hadithi thekson qe Aishja u martua me profetin kur ajo ishte 9 vjecare!
    Tani dikush ren ketu ose hadithi ose Jusuf Estes, sepse sipas tij konsumimin i marteses eshte be shum me vone nga shkaku se Aishja ne moshe 9 vjecare nuk ka qene e pjekur te vendosi vet per zgjidhjen e vete.
    Pra kontradita ekziston dhe shikohet haptasi edhe ne sqarimet e Jusuf Estesit.

    Nga ana tjeter e di ti qe ka hadithe sipas te cilave profeti ndalon shkruarjen e haditheve ?!! Dhe po ashtu ka hadithe sipas te cilave lejon shkruarjen e haditheve ?!!
    A nuk eshte kjo kontradite?!!

    GV_USA
    Jusuf Estes nuk bie ne kontradikte me sa kam verejtur une por ai thot qe nese e merr nje hadith nga Aishja ateher duhesh te ju besosh dhe te tjereve haditheve qe jane nga Aishja , ai thot qe kontrata e marteses eshte bere kur ka qene 9 vjeq kurse Aishja ka pranuar te martohet me vone kur ka qene e afte te lind dhe kur ka qene e pjekur te vendosi vet per zgjedhjen e vet , ku me kete rast e merr dhe ajetin Kur'anor , me sa e kam kuptuar nese gaboj diq All-llahu ma falte . Tek postimi me heret eshte vetem nje hadith nga Aishja e ka kush pjesen e 7 te Buhariut dhe ti shohim te gjithe hadithet dhe jo vetem njerin . Ma bani hallall
    Selam
    KOSOVA E MADHE

  3. #43
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Jusuf Estes nuk bie ne kontradikte me sa kam verejtur une por ai thot qe nese e merr nje hadith nga Aishja ateher duhesh te ju besosh dhe te tjereve haditheve qe jane nga Aishja , ai thot qe kontrata e marteses eshte bere kur ka qene 9 vjeq kurse Aishja ka pranuar te martohet me vone kur ka qene e afte te lind dhe kur ka qene e pjekur te vendosi vet per zgjedhjen e vet , ku me kete rast e merr dhe ajetin Kur'anor , me sa e kam kuptuar nese gaboj diq All-llahu ma falte . Tek postimi me heret eshte vetem nje hadith nga Aishja e ka kush pjesen e 7 te Buhariut dhe ti shohim te gjithe hadithet dhe jo vetem njerin . Ma bani hallall
    Selam
    Une hallall ta bej, por prap hadithi i lartepermendur ka kontradite ne mbrendi , pasi thot qe konsumoi martesen kur ishte nente vjece.
    Une e kuptoj qe Jusuf Estes e kupton qe eshte hadith kontradiktor, andaj thot qe nuk duhet te bazohemi vetem tek ai hadith per kete ceshtje por tek te gjitha hadithet qe jane ercjellura nga Aishja

    Sa i perket haditheve, kisha thene qe nuk duhet te jene baze ligjore ne komunitetin musliman.
    Baze ligjore , vetem Kurani.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  4. #44
    El-hanefij
    Anëtarësuar
    24-04-2004
    Vendndodhja
    Ne 3 shtete
    Postime
    35

    Pse Muhammedi, .a.s, e martoi Aishen, r.a., në moshë aq të re?

    Pse Muhammedi, .a.s, e martoi Aishen, r.a., në moshë aq të re?

    http://www.breziiri.com/modules/news...hp?storyid=360

    Gratë e të Dërguarit, s.a.v.s., janë nënat e besimtarët

    Në islam, gratë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s, kanë një tretman dhe vend të veçantë. Nga pikëpamja kur’anore ato janë umehatu-l-mu’minin (nëna të besimtarëve): “Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre...” (El-Ahzab, 6)


    Gratë e të Dërguarit, s.a.v.s., pas vdekjes së tij kanë edhe një tretman tjetër. Ato, pra, nuk kanë të drejtë të martohen përsëri. Për këtë ekziston konsensusi, pajtueshmëria e plotë e të gjithë dijetarëve islam. Njëra nga karakteristikat dhe privilegjet e të Dërguarit, s.a.v.s., ishte dhe ajo që atij, për dallim nga meshkujt e tjerë, i ishte lejuar martesa me më shumë se katër gra në të njëjtën kohë.

    Armiqtë e islamit, faktin që Pejgamberi, a.s., ka pasur shumë gra, shpesh për gjatë historisë e kanë shfrytëzuar si sulm ndaj personalitetit të tij dhe në këtë mënyrë kanë devalvuar misionin dhe veprën e tij. Sulme të tilla kanë ardhur në shprehje, sidomos, kohëve të fundit.

    Duhet theksuar që ai cili e studion me seriozitet rrugën e Muhammedit, a.s., me lehtësi do të arrij në përfundim se ai nuk u përcaktua që të martohet me shumë gra për shkak të dëshirave të tij epshore. Kjo është shumë e qartë. Megjithëkëtë, atyre që pretendojnë se këtë e ka bërë për shkak të plotësimit të nevojave të tij fizike, e udhës është t’i kujtojmë në disa fakte të padiskutueshme historike:

    E para: I Dërguari, s.a.v.s., ka mundur të zgjedh për vete një vajzë të re më të bukur dhe në këtë mënyrë të arrij kënaqësi të larta fizike. Megjithatë, ai nuk veproi kështu. E vetmja virgjëreshë që ai martoi, ishte Aishja, r.a., ndërsa të gjitha të tjerat ishin gra të cilat më herët kishin qenë të martuara, dhe shumica e tyre ishin në periudhën e mesme të jetesës. Kjo, pa dyshim, tregon se plotësimi i nevojave fizike në jetën e të Dërguarit, s.a.v.s., ka qenë e parëndësishme, ndërsa plotësimi i nevojave të mëdha morale ishte primare. Në këtë mënyrë, i Dërguari, s.a.v.s., pohoi vlerat më të larta njerëzore. Për këtë mund të bindemi duke parë në shkaqet specifike që e lidhën me secilën bashkëshorte dhe në faktin që e përcaktoi që të martohet me të. Duket qarrtë që arritja e kënaqësive fizike asnjëherë nuk ka qenë vendimtare.

    E dyta: Dihet që Muhammedi, a.s., fëmijërinë dhe periudhën e rinisë e kaloi në Mekke, duke jetuar jetë të ndershme dhe dinjitoze. Në këtë janë pajtuar edhe qarqet intelektuale muslimane edhe ato jomuslimane. Që atëherë ishte i zbukuruar me karakteristikat e moralit të lartë dhe u dallua sipas ofiqeve Es-Sadik (Ai i cili gjithmonë e flet të vërtetën) dhe El-Emin (Besniku). Biografët e të Dërguarit, s.a.v.s., kanë shënuar se ai, në kohën kur rinia mekkase u dha pas verës, bixhozit dhe grave, ai jetonte larg këtyre anomalive.

    E treta: I Dërguari, s.a.v.s., kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij me një grua të vetme, nga mosha njëzetepesë vjeçare deri në moshën pesëdhjetë vjeçare. Njëzetepesë vite martesë i kaloi me hazreti Hatixhen, r.a., e cila ishte më e vjetër prej tij pesëmbëdhjetë vjet. Vetëm pas vdekjes së saj, kur më ai u fut në decenien e gjashtë të jetës, u përcaktua të ketë më shumë gra.

    Faktet e theksuara, të cilat janë të shënuara në literaturën relative historike, pa ndonjë hamendje tregojnë që martesa e të Dërguarit, s.a.v.s, me më shumë gra ka pasur një kuptim shumë më të thellë nga kënaqësia e thjeshtë fizike. Ekzistojnë arsye të shumta për shkak të të cilave i Dërguari, s.a.v.s., u përcaktua që të ketë një numër më të madh të grave. Dijetarët i shënojnë katër faktor kryesor në martesat e të Dërguarit, s.a.v.s.: kumtimi i islamit, hartimi i dispozitave të caktuara sheriatike, shkaqet shoqërore dhe motivet politike. Për këtë flitet gjerësisht në shumë burime.


    Martesa me hazreti Aishen, r.a.

    Aishja, r.a., është e bija e Ebu Bekrit, r.a. Ajo është gruaja e vetme të cilën i Dërguari, s.a.v.s., e ka martuar të virgjër. Të gjitha të tjerat kanë qenë të martuara më parë, kështu që ose u kanë vdekur burrat ose u janë vrarë.

    I Dërguari, s.a.v.s., martesën me Aishen, r.a., nuk e ka menduar më parë, pasi ajo ishte shumë e re. Megjithatë, në një rast, pas vdekjes së Hatixhes, r.a, erdhi tek ai Havle bint Hakim, gruaja e Othman ibn Maz’unit, dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a do të ishe martuar?” Kurse i Dërguari, s.a.v.s., e pyeti: “Me cilën?” Ajo iu përgjigj: “A dëshiron vajzë të pa martuar (birk), apo dëshiron grua që më parë ka qenë në martesë (sejjib)?” “Kush është vajza” – pyeti i Dërguari, s.a.v.s. Ajo u përgjigj: “Aishja, e bija e krijesës së Allahut më të dashur për ty (mendohet në Ebu Bekrin).” Pas kësaj, i Dërguari, s.a.v.s., pyeti prapë: “E cila është gruaja që ka qenë e martuar?” “Sevda bint Zem’a” – u përgjigj ajo. Atëherë Pejgamberi, a.s., i tha asaj që të shkojë dhe të tu kërkojë fejesë për të. (Trans. Ahmedi në Musned)

    Pas kësaj, filloi i Dërguari, s.a.v.s., ta ëndërroj Aishen, r.a. Në lidhje me këtë, Aishja tregon se i Dërguari, s.a.v.s., ka thënë: “Tre herë më je paraqitur në ëndërr. Pas gjithë kësaj, melaqja të solli fshehurazi tek unë, ishe e veshur me tesha të mëndafshit dhe më tha: ‘Kjo është gruaja jote!’ Kur ta zbulova fytyrën dhe pash që ajo je ti, thash: ‘Kur është prej Allahut, ashtu qoftë!” (Trans. Buhariu dhe Muslimi)

    Ky transmetim flet qartë se Dërguari, s.a.v.s., Aishen e ka martuar sipas Shpalljes, domethënë ka qenë i urdhëruar për këtë. Prandaj, martesa e saj është specifike: I Dërguari, s.a.v.s., e martoi si vajzë, me pëlqimin e babait të saj, Ebu Bekrit. Kjo ndodhi në muajin shevval, në vitin e njëmbëdhjetë pas pejgamberllëkut, gjegjësisht një vit pas martesës me Sevdën, pra, dy vite e pesë muaj para Hixhretit. Me vetë faktin që Aishja, r.a, nuk ishte në moshën madhore sheriatike, ajo mbeti edhe për ca kohë në shtëpinë e babait të saj. Kur më arriti në moshën madhore, atëherë erdhi në shtëpinë e të Dërguarit, s.a.v.s. Kjo ndodhi në muajin shevval, shtatë muaj pas Hixhretit, në Medine, kur edhe u ndërtuar xhamia e Pejgamberit.

    Në lidhje me martesën e të Dërguarit, s.a.v.s, me hazreti Aishen, r.a., e cila ishte shumë e re kur u martuar, armiqtë e islamit përgjatë historisë nxorën një sërë vërejtjesh dhe sulmesh ndaj islamit dhe të Dërguarit, s.a.v.s. Sulme të tilla vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, ku edhe ne jemi dëshmitarë të botimit të teksteve dhe librave të ndryshme blasfemie. Në lidhje me këtë, mendojmë që është me rëndësi të shprehemi për disa fakte:

    E para: Martesa e të rinjve në atë periudhë kohore duhet vështruar në kontekst të kohës së atëhershme historike e kulturore. Martesa me vajza të reja, në atë periudhë, ka qenë traditë e natyrshme, kështu që askush nuk ka shikuar në të, madje as edhe armiqtë më të mëdhenj të Pejgamberit, s.a.v.s.

    Dihet që armiqtë e Pejgamberit, a.s., nga rrethi i idhujtarëve arab, kanë shpifur lloj lloj akuzash ndaj tij. Ata shfrytëzuan çdo shans të mundshëm që ta sulmojnë dhe ta shpifin atë, s.a.v.s. Literatura biografike është e mbushur me një numër akuzash të cilat, në adresë të Pejgamberit, a.s., i shpikën armiqtë arab dhe të tjerë. Megjithëkëtë, askund nuk shënohet që dikush në atë periudhë ta ketë akuzuar për shkak të martesës me Aishen, r.a. Për atë kohë, kjo ka qenë praktikë krejtësisht e natyrshme. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm, të cilin duhet pasur parasysh kur të flitet për martesën e të Dërguarit, s.a.v.s., me hazreti Aishen. Pra, duhet të merret parasysh konteksti historik dhe kulturor në të kuptuarit e kësaj ngjarjeje nga jeta e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., e që nga pikëvështrimi i ditëve të sodit mund të duket e gabueshme dhe qëllimisht e keqinterpretuar, për fat të keq.

    E dyta: Duhet theksuar që Aishja, r.a., edhe pse ishte e re në kohën e martesës, ka qenë në moshën madhore sheriatike. Arsyeja pse Aishja, r.a, nuk shkoi menjëherë në shtëpinë e të Dërguarit, s.a.v.s., qëndron në atë se, sipas dispozitave të sheriatit, nuk është e lejuar jetesa bashkëshortore me një grua e cila nuk ka arritur në moshën madhore (bylykun), domethënë pa filluar procesi menstrual. Sipas dispozitave të sheriatit mashkulli arrin në moshën madhore me polucionin e parë, ndërsa mosha madhore e femrës arrihet me menstruacionin e parë. Kështu që, Aishja, r.a., me hyrjen e saj në jetën bashkëshortore me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., ka qenë në moshën madhore në pikëpamje sheriatike.

    E treta: Martesa e Pejgamberit, a.s., me hazreti Aishen, r.a., si një vajzë e re, ndër të tjerash, ka pasur për qëllim që ajo ta kalojë periudhën e saj rinore pranë Pejgamberit, a.s., në mënyrë që gjatë kësaj kohe të edukohet dhe të arsimohet nën vigjilencën personale të Pejgamberit, a.s., ashtu që të bëhet një mësuese dhe edukatore, e cila më vonë, thuajse gjysmë shekulli, do t’i mësojë dhe edukojë gjenerata të shumta. Në literaturën relative historike shënohet se i Dërguari, s.a.v.s, ndërroi jetë në vitin e 11 sipas Hixhretit, ndërsa Aishja, r.a., vdiq në vitin 57 sipas Hixhretit. Pra, ajo jetoi gati edhe gjysmë shekulli pas Pejgamberit, a.s., dhe gjatë gjithë kësaj kohe ajo ishte aktive në funksion të edukimit të gjeneratave të reja, gjenerata që përhapën misionin islam. Biografi dhe historiani i shquar Ibn Haxher El-Askalani, në veprën e tij kapitale Takribu-t-Tehdhib, kur flet për biografinë e Aishes, r.a., thotë që “ajo ka qenë gruaja më e udhëzuar në fushën e fik’hut – njohjes së dispozitave sheriatike, dhe përgjithësisht, në sferën e të kuptuarit të fesë.” Ky fakt është shumë i rëndësishëm nëse dëshirohet vërtetë të kuptohet fakti se pse i Dërguari, s.a.v.s., e martoi Aishen, r.a., në moshë aq të re.

    Njëri nga qëllimet esenciale të martesës së Pejgamberit, a.s., me më shumë gra ka qenë edhe sigurimi i mësueseve kualitative, që pastaj muslimaneve t’ua mësojnë rregullat e islamit. Shoqëria islame ishte në zhvillim e sipër dhe gratë e Pejgamberit, a.s, kishin një rol shumë të rëndësishëm në planin e arsimimit të femrës muslimane. Pejgamberit, a.s., i nevojiteshin gra të cilat suksesshëm do ta përhapnin midis grave të tjera rrethin e thirrjes dhe mësimit të dispozitave islame, sidomos kur shpesh bëhej fjalë për dispozitat të cilat kanë të bëjnë ekskluzivisht për çështjet e grave, e që mashkulli ndjehet i turpëruar kur atyre u flitet për to. Dihet që kultura islame e jetesës familjare dhe bashkëshortore përfshin një numër të dispozitave sheriatike, siç janë: marrëdhëniet intime midis bashkëshortëve, dispozitat mbi menstruacionin (hajzin) dhe lehoninë (periudhën e pastrimit pas lindjes – Nifasin), larja e bashkëshortëve pas aktit intim, dispozitat mbi pastrimin e gruas, etj.

    Dihet, gjithashtu, që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s, ishte një person i karakterizuar me një turp shumë të theksuar. Në vepra të haditheve shënohet se “turpi i Dërguarit, s.a.v.s, ishte shumë më i madh, sesa turpi i vashave në dhomat e tyre (të nusërisë)”

    Prandaj, kuptohet që ai nuk mundte drejtpërdrejtë të përgjigjej në të gjitha pyetjet që ia parashtronin gratë e tjera në lidhje me marrëdhëniet martesore dhe intime të bashkëshortëve. Ndonjëherë përgjigjet e tij ishin të natyrës metaforike, ndërsa shpesh ndodhte që gratë e tij, në mënyrë të drejtpërdrejtë, t’ua përcjellin grave të tjera dispozitat e sheriatit që kishin të bënin më jetën familjare dhe bashkëshortore. Literatura klasike islame është e mjaftueshme me transmetime të tilla të cilat bëjnë fjalë për këtë. Kështu, p.sh., Buhariu dhe Muslimi, në Sahihët e tyre, shënojnë nga Aishja, r.a., rastin e një gruaje nga ensaret e cila e pyeti Pejgamberin, a.s., për larjen pas menstruacionit. Duke e udhëzuar se si të veprojë, ai i tha: “Merr një copë myshku dhe fshiju më të.” Ajo e pyeti: ‘Si do të fshihem me të?’ Ai iu përgjigj: ‘Fshiju!’ Ajo përsëri e pyeti: ‘Po si do të fshihem me të?’Ai ia ktheu: ‘I madhëruar qoftë Allahu, fshiju me të.’” Aishja vazhdon dhe thotë: “Unë e tërhoqa kah vetja atë dhe i thash: ‘Fshiju ashtu që t’i largosh gjurmët e gjakut’”.

    Literatura e hadithit është plot më kësi shembuj, ku gratë e Pejgamberit, a.s., paraqiten si edukatore dhe mësuese të gjeneratave të mëvonshme islame. Sidomos kjo vjen në shprehje kur është në pyetje gruaja e Pejgamberit, a.s., hazreti Aishja, r.a., me të cilën ai u martua gjersa ajo ishte shumë e re. Duke iu falënderuar këtij fakti, ajo u edukua nën vigjilencën e Pejgamberit, a.s., dhe dispozitat e fesë i mësoi direkt prej tij. Ajo pas vdekjes së Pejgamberit, a.s, jetoi, thuajse, gjysmë shekulli, duke i mësuar, gjatë gjithë kësaj kohe, gjeneratat e reja me dispozitat e islamit.


    _____________
    Autor:
    Dr. Safvet Haliloviq

    Burimi:
    www.preporod.com

    Përktheu:
    Mehas Alija

    Boton:
    “Brezi i ri”

    Nëntor, 2008

    ©breziiri.com
    ______________
    www.breziiri.com - Per nje brez te ri, me nje mentalitet te ri!

  5. #45
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Sepse nuk e martoi ne te vertete ne moshe te re , por kur ajo ishte te pakten 18 vjece ose me shum!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  6. #46
    MusLiman El-Hamduli-Lah
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Kur'an 19:32 Muhammedi: Me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere krye larte e as te padegjueshem.||Bible Gjoni 2:4 Jezui iu pergjegj Marise: Grua, se cdo bej une, eshte puna ime jo e puna jote?
    Postime
    111
    edhe besoj qe kjo qeshtje eshte kuptuar nga te gjith dhe e perfunduar, nuk ishte martesa me ajshen si me grat tjera, kete martes All-llahu a.w.t e ka bere obligim...
    Sa per Argument eshte transmetimi se ajshja r.a kur livdohej para grave tjera ju thoshte "Qe All-llahu martesen e Muhammedit a.s me Ajshen r.a e ka bere ne Qiell...

    ju pershendes
    Jezusi:
    "Unë jam i dërguar vetëm te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit."(Mateu15:24)

  7. #47
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Sepse nuk e martoi ne te vertete ne moshe te re , por kur ajo ishte te pakten 18 vjece ose me shum!

    GV_USA
    Ka argument edhe per kete, sepse sipas disa haditheve , Ebu Bekri r.a i kishte te gjitha vajzat e lindura para ardhjes se shpalljes te Kur'anit ateher kuptojme se Ajsha r.a. u martua pas Hixhris do te thot ne vitin e 2 dhe sa vjet ksajde prej para shpalljes vim ne perfundim se rreth 17, 18 vjet qe i ka pas. Gjithashtu Motra e saj Esma r.a. ishte 10 vjet me e vjeter se Ajsha r.a.... Ajo Esma r.a. vdiq ne vitin 73 hixhri, ne moshen 100 vjeqare, qka do te thot se Ajo ne vitin pare Hixhri kishte 28, Tash nese llogarisim se ajo ishte 10 vjet para Ajshes r.a. pra 28 - 10 = 18

    Edhe nje argument me shume per nje sure te shpallur ne vitet e para te shpalljes me duket qe surja 54 - te dmth kur ka zbritur kjo sure Ajsha r.a ishte nje cupez e vogel do te thot 6 ,7 vite 10 vite deri ne shperngulje ( hixhri) po bojn 16, dh Ajsha u martua ne vitin e 2 hixhri qe do te thot gjithsej 18 vjet

    Kjo eshte qka kom lexuar e sa i perket emrat e transmetuesve dhe zinxhirin e haditheve nese eshte nevoja hulumtoj dhe e sjell

    selamun alejkum
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arber gerguri : 13-11-2008 më 13:45

  8. #48
    El-hanefij
    Anëtarësuar
    24-04-2004
    Vendndodhja
    Ne 3 shtete
    Postime
    35
    Nuk e di pse kapeni dhe ngateroheni te ceshtja se sa vjet i kishte Aishja, r.a. Perkthimin qe e solla ketu, nuk i kushton rendesi te madhe kesaj, sesa dobise se marteses. Sot per sot, ne baze te vlersimeve tona, kemi limitizuar moshen per t'u martuar. Kush mund te thote, qe ne te ardhmen ky limit te mos mund te reduktohet apo te lartesohet? S'i dime faktoret dhe rrethanat.

    Fundja, nuk eshte rasti i vetem pse Muhammedi, as., akuzohet. Kemi edhe raste te tjera, te cilat nuk kemi mundesi t'i pershtasim me kohen, sepse islami dhe ngjarjet e tij nuk pershtaten me kohen. Islami eshte vete koha!
    www.breziiri.com - Per nje brez te ri, me nje mentalitet te ri!

  9. #49
    El-hanefij
    Anëtarësuar
    24-04-2004
    Vendndodhja
    Ne 3 shtete
    Postime
    35
    Paramendoni, pas shume vitesh, nese do jetonim si njerez, martesa te behet ne moshen 40 vjecare, mbase kjo ka filluar te merr tatpjeten, dhe kjo te ishte nje standart. Si do te gjykonin ato per ne se jemi martuar 18, 19, 20, 21... vjec.
    www.breziiri.com - Per nje brez te ri, me nje mentalitet te ri!

  10. #50
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Citim Postuar më parë nga Mehasi Lexo Postimin
    Paramendoni, pas shume vitesh, nese do jetonim si njerez, martesa te behet ne moshen 40 vjecare, mbase kjo ka filluar te merr tatpjeten, dhe kjo te ishte nje standart. Si do te gjykonin ato per ne se jemi martuar 18, 19, 20, 21... vjec.
    Te pergezoj me kete postim, Vertet do te vije koha qe do tna gjykojn neve per martesat e motrave tona ne koh te re,,, 18, 19, Por a nuk i gjykojm ne tani gjyshet tona qe jan martuar ne koh edhe me te re si: 12 , 13 ,14 ? ......

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fenomeni i gjakmarrjes
    Nga erzeni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 09:18
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe përbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •