1
MUHAMMEDI
570-632
Përcaktimi që Muhammedin ta vë në vendin e parë në listën e personaliteteve më me ndikim në botë, ndoshta te disa lexues do të shkaktojë befasi, ndërkaq te të tjerët dyshim, por ai është njeriu i vetëm në histori, i cili arriti sukses të jashtëzakonshëm si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë politik. Edhe pse me një prejardhje të thjeshtë, Muhammedi predikoi dhe përhapi njërin ndër religjionet më të mëdha në botë dhe u bë udhëheqës politik jashtëzakonisht i shkathët. Sot, trembëdhjetë shekuj pas vdekjes së tij, ndikimi i tij akoma është i fuqishëm dhe veprues.
Shumica e personaliteteve në këtë vepër e kanë pasur fatin të linden në erën e civilizimit, në mesin e kombeve me kulturë të lartë dhe me ndikime të fuqishmc politike.
Muhammedi, i lindur në vitin 570, rrjedh nga Meka, qytet në Arabinë Jugore. Aso kohe rajon i prapambetur, larg nga të gjitha qendrat e tregtisë, krijimtarisë dhe shkencës. Në moshën gjashtëvjeçare mbeti jetim dhe u rrit në një mjedis të prapambetur. Sipas predikimeve islame, ai nuk dinte shkrim-leximin. Gjendja e tij ekonomike u përmiresua, kur në moshën njëzetepesëvjeçare u martua me vejushën e pasur Hatixhenë. Pavarësisht nga ajo, kur iu afrua moshës dyzetvjeçare, tek ai akoma nuk vëreheshin shenja se së shpejti do të bëhet figurë e njohur.
Në ate kohë shumica e arabëve ishin idhujtarë. Në Mekë atë kohë ka jetuar një numër i vogël i hebrenjëve dhe krishterëve dhe me siguri pikcrisht nga ata Muhammedi përfitoi bindjen për një të vetmin Zot të Gjithëfuqishëm, i cili zotëron në tërë Gjithësinë. Në moshën dyzetvjeçare Muhammedi më ishte i bindur që ai Zot historik (Allahu) ka vënë kontakt me të (me ndërmjetësimin e engjëllit Xhibril) dhe e zgjodhi për predikues të fesë së re.
Tre vjet Muhammedi ua predikonte vetëm të afermëve dhe shokëve të tij. Më vonë rreth vitit 613. bëri edhe predikimë publike. Kur dalëngadalë filloi të përfitojë ithtarë, pushtetaret në Mekë filluan ta konsiderojnë të rrezikshëm. Muhammedi ndjehej i rrezikuar dhe në vitin 622 iku në Medine (qytet rreth 320 km në veri të Mekës), ku i ofruan shërbim me ndikim të konsiderueshëm politik.
Emigrimi i tij, i quajtur Hixh-ret, është pikë fatsjellëse në jetën e Të dërguarit. Në Mekë ai nuk pat shumë ithtarë. Në Medinë përfitoi shumë më tepër dhe fitoi ndikim që faktikisht e bëri zotërues absolut. Në disa vite të ardhshme, kur numri i ithtarëve të Muhammedit rritej shpejt, u zhvilluan një varg betejash ndërmjet Medinës dhe Mekës. Ato luftëra përfunduan në vitin 630 dhe atëherë Muhammedi u kthye në Mekë ngadhënjimtar e pushtues. Gjatë dy vjet e gjysmë të jetës së tij fiset arabe shpejt e pranuan religjionin e ri. Në vitin 632, kur vdiq Muhammedi, ai tanimë ishte bërë drejtues i vërtetë në tërë Arabinë Jugore.
Pjesëtarët e fiseve beduine në Arabi janë të njohur si luftëtarë të guximshëm. Por, këto fise si pakicë dhe të përçara nga betejat e ndërsjella, duke mos mundur të maten me armatat më të mëdha të mbretërive, u shpërngulën në rajonet bujqësore në Veri. Për herë të parë në historinë e tyre, të bashkuar nga Muhammedi dhe të frymëzuar nga besimi i tyre i flaktë në një të vetmin Zot të vërtetë, ata luftëtarë arabë u lëshuan në një varg luftimesh të papara në historinë e njerëzimit. Në Verilindje të Arabisë shtrihej Perandoria e gjerë persiane e Sasanidëve, në Veriperëndim ishte Bizanti, apo Perandoria Lindore Romake, me qendrën e vet Konstantinopojën. Numerikisht, arabët nuk kanë mund të krahasohen me kundërshtarët e tyre. Megjithatë, në fushën e betejës situata ishte krejtësisht ndryshe dhe arabët e entuziazmuar shpejt i sunduan gjithë Mesopotami në, Sirino dhe Palestinën. Në vitin 642 Egjiptin e pushtuan nga Perandoria e Bizantit. ndërkaq ushtritë persiane u mposhtën në betejat e mëdha rreth Kadisisë më 637 dhe Nehavendit më 642.
Megjithatë, ato pushtime të mëdha të arritura nën udhëheqjen e shokëve më të ngushtë dhe ithtarëve të Muhammedit, Ebu Bekri dhe Omer Ibn al Hatabi, nuk paraqitnin fundin e sulmeve arabe. Në vitin 711 ushtria arabe tanimë shkeli në Afrikën Veriore, madje deri në Oqeanin Atlantik. Së këndejmi, ata u nisën për në Veri, e kaluan Gjibraltarin dhe sunduan mbi Mbretërinë e Spanjcs.
Pas nje kohe u kërcënua rreziku që myslimanët ta nënshtrojnë tërë Evropën e krishterë. Por, në betejën e njohur për Turin në vitin 732, kur ata depërtuan thellë në Francë, u mposhtën nga francezët. Pa marrë parasysh këtë, për më pak se një shekull fiset beduine, të frymëzuara nga fjala e Të dërguarit, krijuan perandori që zgjerohej prej Indisë deri në Oqeanin Atlantik, që bota nuk e kishte parë deri më atëherë. Ngado që qëndruan ushtritë myslimane, njerëzit masivisht e pranonin fenë e re.
Me të vërtetë, ata nuk e ruajtën tërë atë që e morën. Edhe pse e mbajtën fenë e Të dërguarit, më vonë persianët e fituan pavarësinë nga arabët. Ndërsa, në Spanjë, pas më shumë se shtatë shekuj lufte, krishterët e kthyen tërë gadishullin. Megjithatë, Mesopotamia dhe Egjipti, djepat e civilizimit të lashtë, mbetën arabe dhe sunduan me tërë bregun verior afrikan. Kuptohet, feja e re vazhdoi të përhapet ndër shekuj shumë më larg kufijve të pushtimeve të para myslimane. Sot ajo ka me dhjetëra milionë ithtarë në Afrikë dhe në Azinë e Mesme, kurse shumë më tepër në Pakistan, në Indinë Veriore dhe në Indonezi. Në Indonezi feja e re u paraqit si faktor integrues. Megjithatë, në Nënkontinentin indian konflikti ndërmjet myslimanëve dhe hindusëve akoma paraqet pen-gesën kryesore drejt rrugës së bashkimit.
Në një situatë të këtillë, si duhet të vlerësohet ndikimi i gjithmbarshëm i Muhammedit në historinë e njerëzimit? Si të gjitha religjionet tjera, edhe Islami ka ndikim shumë të madh ndaj qenies së ithtarëve të vet. Pikërisht për atë shkak, të gjithë krijuesit e religjioneve të mëdha në këtë libër zënë një vend të lartë. Edhe pse të krishterë ka rreth dy herë më shumë se myslimanë, në shikim të parë ndoshta duket e papranueshme, që Muhammedi zë vend më të lartë se Jezui. Për këtë krahasim ekzistojnë dy arsye kryesore. E para, Muhammedi ka luajtur rol shumë më të rëndësishëm për zhvillimin e Islamit se sa Jezui për zhvillimin e Krishterimit. Edhe pse Jezui i dha normat themelore etike dhe morale të Krishterimit (nëse ato dallohen nga Judaizmi), Shën Pjetri është ai i cili e ka përpunuar teologjinë krishtere, ai është prozeliti kryesor dhe autor i një pjese të madhe të Dhjatës së Re. Ndërkaq Muhammedi është themelues i teologjisë islame dhe i parimeve kryesore etike e morale të Islamit. Përveç asaj, ai ka rolin kyç në përhapjen e Fesë islame dhe në verifikimin e dispozitave të saj. Para së gjithash ai është autor i librit të shenjtë mysliman-Kur'anit përmbledhjet e te dhënave të Muhammedit të frymëzuara kryesisht nga ai. Pjesa më e madhe e tyre janë shkruar më shumë apo më pak në mënyrë besnike qysh gjatë jetës së Muhammedit, e shumë kohë pas vdekjes së tij janë përmbledhur në një përmbledhje autorizuese. Domethenë Kur'ani në një shkallë të lartë besnikërisht na i paraqet mendimet dhe idetë e Muhammedit.
Një përmbledhje aq e hollësishme e mendimeve të Krishtit kurrë s'ka arritur deri te ne. Edhe pse Kur'ani është tejet i rëndësishëm për myslimanët, sa edhe Bibla për të krishterët ndikimi i Muhammedit ndaj Kur'anit është shume më i madh. Nuk përjashtohet mundësia që ndikimi i Muhammedit ndaj Islamit të jetë më i madh se ndikimi i përgjithshëm i Jezu Krishtit dhe i Shën Pjetrit ndaj Krishterimit. Nga aspekti i pastër fetar mund të thuhet se ndikimi i Muhammedit ndaj historisë së njerëzimit ka peshën e njëjtë me atë të Jezuit.
Të shtojmë edhe diçka. Muhammedi (ndryshe nga Jezui) është personalitet prijës si nga aspekti religjioz ashtu edhe nga ai shoqërorpolitik. Respektivisht si forcë lëvizëse e pushtimeve arabe ai mund të vihet në vendin e parë si udhëheqës politik më me ndikim i të gjitha kohëve.
Për shumë ngjarje të rëndësishme historike mund të them se kanë qenë të pashmangshme dhe ato gjithsesi do të ndodhnin, madje pa ua oriemuar fare drejtimin ndonjë udhëheqës i caktuar politik. Për shembull, kolonitë e Amerikës Jugore me siguri do ta fitonin pavarësinë nga Spanja edhe po të mos ishte lindur Simon Bolivari. Por, një gjë e tillë s'mund të thuhet edhe për pushtimet arabe. Në atë aspekt para Muhammedit asgjë s'kishte ngjarë dhe nuk kemi bazë të mendojmë se e njëjta gjë do të ndodhte edhe pa të. Suksese të ngjashme, që bëjnë përjashtim në hislorinë e njerëzimit, janë pushtimet e mongolëve në shekullin XIII, të cilat kryesisht i udhëhoqi Xhengis Kani. Edhe pse këto pushtime ishin më të gjera se ato arabe, ato nuk mbetën të përhershme dhe sot rajone të vetme të përfshira nga mongolët janë ato në të cilat ata jetuan para kohës së Xhengis Kanit.
Pushtimet arabe janë diçka krejtësisht tjetër. Nga Iraku e gjer në Maroko shtrihet një varg i tërë i etnikumeve arabe, të cilat s'i bashkon vetëm besimi islam, por edhe gjuha e tyre e unitikuar arabe, historia dhe kultura e përbashkët. Vendi i Kur'anit në Fenë islame si dhe fakti që ai është shkruar në gjuhën arabe me siguri kanë qenë pengesë që gjuha arabe të tretet ndërmjet dialekteve të pakuptueshme, gjë e cila shumë lehtë do të ndodhte gjatë trembëdhjetë shekujve të kaluar. Kuptohet, ndërmjet shteteve arabe ekzistojnë dallime dhe mosmarrëveshje, edhe atë në një masë të konsiderueshme, por mospërkimet e pjesërishme s'janë pengesë që të shihen elementet kryesore të bashkimit, të cilat vazhdojnë të mbijetojnë. Kështu për shembull, as Irani e as Indonezia që të dy vende prodhuese të naftës dhe me besimin islam nuk u inkuadruan drejt embargos së naftës gjatë dimrit të vitit 1973/74. Dhe jo rastësisht të gjitha shtetet arabe, respeklivisht vetëm ato arabe, u kyçën në embargo.
Siç shohim, pushtimet arabe si gjatë shekullit VII ashtu edhe sot vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Dhe pikërisht ai gërshetim i pakrahasueshëm i ndikimit shoqëroropolitik dhe feiar na jep të drejlen që Muhammedin ta konsiderojmë si personalitet më me ndikim në historinë e njerezimit.
Krijoni Kontakt