Kritika e adresuar dhe e pritur
Mua dhe shumë muslimanëve të tjerë nuk na bën më përshtypje standardi i dyfishtë që kristianët shfaqin kur ata kritikojnë sjelljen e Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të), sepse e kemi dëgjuar atë për kaq e kaq kohë. Të kesh një ateist, agnostik – apo ndonjë tjetër që nuk beson në baza morale të shpallura Hyjnisht – kritikues të diçkaje që është “politikisht jo korrekte” nga standardet e sotme morale nuk na sjell ndonjë çudi. Njerëz të tillë gjithmonë do gjejnë diçka për të kritikuar, sepse thjesht ata kanë një dell për tu marrë me “fenë” në përgjithësi. I gjithë ky debat “moraliteti absolut” vjen në kohën kur ata janë në rehatllëk dhe në qejf të tyre, kështu ata duan ta tallin atë, ta diskreditojnë e ta heqin qafe. Kritika e kristianëve, megjithatë, është diçka tjetër. Ndërsa është e vërtetë që kristianët flasin kundër “relativitetit moral” që është e përhapur ndër shoqërinë në rritje sekulariste të sotme, ata vetë janë viktima të pandërgjegjshme të tij. Vlerat e shumicës së kristianëve sot vijnë nga vlerat humaniste të Evropës perëndimore (ose, të paktën, janë thellë të influencuara prej tyre). Vlerat e tyre nuk vijnë drejtpërdrejtë nga Bibla – në teori ose në praktikë – pavarësisht çfarë ata thonë. Që kristianët sot, përpiqen të përfitojnë nga e ashtuquajtura “liri”, “të drejtat e njeriut”, “demokraci” dhe “të drejtat e gruas” në Evropë dhe Amerikë, është qesharake. Kjo mund të ndikojë te njerëzit e pashkolluar në botën e tretë, por kushdo që studion e di mirë se këto gjëra shkojnë në rrymë të kundërt me kishën, jo për shkak të saj. Mënyra në të cilën shumë kristianë përziejnë vlerat jokristiane me (të quajturat) vlerat biblike, gjithmonë më ka lënë të shtangur. Një shembull interesant i kësaj është si nacionalizmi dhe patriotizmi janë mbështetur nga shumica e protestantëve evangjelist kristian në SHBA. Në Amerikë, kristianët e mirë janë flamurtarët. Pak, n.q.s. ka ndonjë, prej këtyre mendjeve të forta patriotike mund të kuptojnë se patriotizmi dritëshkurtër është, në themel, egoist e jo universal. Që patriotizmi dhe kristianizmi janë kapur dorë për dore në mendjet e shumë njerëzve tregon se si ne mund të thithemi verbërisht në “relativizmin moral” pa e kuptuar aspak.
Sipas Judaizmit, Kristianizmit dhe Islamit, e drejta dhe e gabuara janë urdhëruar nga Zoti i Plotfuqishëm. Si i tillë, morali nuk ndryshon me kohën duke u bazuar në kapriço, dëshira apo ndjeshmëri kulturore. Në kultura, atje ku nuk ka një ligj, normë të shpallur Hyjnisht, çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë përcaktohet nga normat kulturore. Në raste të tilla një person mund të quhet imoral vetëm n.q.s. shkel normat e pranuara të shoqërisë së tij. Ashtu siç do të demonstrojmë, martesa e Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen ishte në përputhje të plotë me Moralin Absolut dhe me normat kulturore të asaj kohe, kjo martesë nuk ishte akt imoral, por një veprim që përmban mësime të vlefshme për brezat që vijnë. Kjo martesë pason normat për të gjithë semitët, duke përfshirë edhe ata që kanë jetuar në kohën biblike. Bazuar mbi këtë dhe informacione të tjera që do të paraqiten më poshtë është jashtëzakonisht hipokrite nga ana e kristianëve të kritikojnë martesën e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen në një moshë të tillë të re. N.q.s. ndonjë lexues kristian ka përshtypjen e gabuar se vlerat e tyre sot janë pa limit kohor dhe pasqyrojnë ato të kohëve biblike i lutem të lexojë pjesët e mëposhtme që janë drejtpërdrejtë të lidhura me pyetjen se në ç’moshë një individ është gati për tu martuar:
Duke mbajtur në mend idetë e “korrektësisë politike” dhe “moralitetit absolut” në kohët biblike mosha në të cilën një vajzë mund të martoheshe ishte mosha e pubertitetit (pjekurisë seksuale). Gjatë mesjetës kjo ishte zakonisht 12 vjeç. Sot në shumicën e vendeve “kristiane” kjo moshë është midis 14 dhe 16 vjeç. Unë jetoj në një vend ku disa shtete lejojnë partnerë të të njëjtit seks të martohen ligjërisht, por konsiderojnë një 18 vjeçar që kryen marrëdhënie me një 16 vjeçare “përdhunues i parashikuar me ligj”. Kështu megjithëse kristianët mund të mos jenë dakord me shumë prej asaj që është bërë gjithnjë e më tepër dominuese në shoqërinë e sotme perëndimore – abuzimi me drogë, martesa e pederastëve apo aborti – ata vetë kapërdihen (ndoshta pa e kuptuar) nga gogoli i shëmtuar (përbindëshi) i “relativizmit moral”. Sigurisht, ata mbarojnë më ngadalë se njerëzit që nuk besojnë në baza Hyjnore morali, por megjithëkëtë ata po mbarojnë.
Historikisht, mosha në të cilën një vajzë është konsideruar gati për tu martuar ka qenë mosha e pubertitetit. Kjo ka qenë kështu në kohët biblike, ashtu siç do ta tregojmë më poshtë, dhe kjo gjë akoma përdoret për të përcaktuar moshën e martesës në ato që perëndimi kulturalisht arrogant i quan “shoqëri primitive” në botë. Ashtu siç hadithi për moshën e Aishes tregon, fejesa e saj ndodhi të paktën tre vjet përpara martesës (konsumimit të martesës). Arsyeja për këtë ishte se ata ishin duke pritur që ajo të shkonte në moshë (d.m.th. të kishte ciklin e parë të menstruacioneve) . Pubertiteti është një shenjë biologjike që tregon se femra është e aftë për të lindur fëmijë. A mund ndokush me logjikë ta mohojë këtë? Pjesë e urtësisë pas martesës së Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen sapo ajo arriti pubetitetin është vendosja e këtij momenti si pikë e ligjit Islam, megjithëse tashmë kjo ishte normë kulturore në të gjithë shoqëritë semite (përfshi edhe atë në të cilën u rrit Jezusi (Isai)). Shumica dërrmuese e juristëve islamë thonë se koha më e hershme për konsumimin e martesës është koha menjëherë pas pjekurisë seksuale (bulug), pra pubertitetit. Meqenëse kjo ishte normë e të gjithë kulturave semite dhe akoma është edhe sot normë e shumë kulturave, është sigurisht diçka që nuk e shpiku Islami. Kundërshtimi i përhapur ndaj një norme të tillë të shpallur Hyjnisht dhe të pranuar historikisht është diçka relativisht e re.
Kritika ndaj martesës së Muhamedit (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen është diçka relativisht e re në atë se ajo pasqyron vlerat e Evropës pas iluministe. Kjo është Evropa që kishte braktisur (apo të paktën modifikuar) moralin e saj fetar për ta zëvendësuar me një komplet të ri vlerash humaniste ku njerëzit përdornin mendimin e tyre për të përcaktuar të drejtën dhe të gabuarën. Është interesante të hasësh se kristianët që shumë herët kritikonin (megjithëse përsëri hipokritisht) praktikën poligamike të Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të), por jo martesën e tij me Aishen. Sigurisht ata me një sfond semitik të lindjes së mesme s’kishin ç’të gjenin për të kritikuar sepse asgjë jonormale apo imorale nuk kishte në martesën e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen. Ishin kristianët evropianë që filluan të kritikonin Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) në këtë pikë, jo ata që ishin të lidhur me rrënjët e tyre semite.
Në kohën e pubertitetit një person, mashkull apo femër, bëhet ligjërisht përgjegjës sipas Ligjit Islam. Në këtë pikë, ata janë të lejuar të marrin vendimet e tyre vetë dhe merren në llogari për veprimet e tyre. Duhet gjithashtu të përmendet se në Islam është e jashtëligjshme të detyrosh me forcë dikë të martohet me dikë që nuk e do. Provat tregojnë se martesa e Aishes me Profetin Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) ishte martesë për të cilën të dy palët dhe familjet ranë dakord. Bazuar në kulturën e asaj kohe, askush nuk pa ndonjë gjë të gabuar në këtë martesë. Përkundrazi, njerëzve iu bë qejfi për këtë.
Asnjë prej burimeve Islame nuk transmeton ndonjë gjë që ndonjë prej shoqërisë së atëhershme të ketë kritikuar këtë martesë për shkak të moshës së Aishes. Përkundrazi, martesa e Aishes me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) u inkurajua nga babai i Aishes, Ebu Bekri, dhe u mirëprit nga komuniteti. Është transmetuar se gratë që donin ta ndihmonin Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të), si Haula bint El-Hakim, e inkurajonin atë të martohej me Aishen. Sipas kulturës semite në të cilën ata jetonin, ata sigurisht nuk shikonin asgjë të keqe në një martesë të tillë.
Pikëpamjet shoqërore të dashurisë, familjes dhe martesës janë shumë të ndryshme në të ashtuquajturin perëndimin “modern” dhe “të civilizuar” të sotëm në raport me atë të kohës së Biblës dhe Kuranit. Fatkeqësisht shumë prej nesh mbartin bagazhin e “dashurisë romantike” dhe idetë rreth seksit që kanë arritur të helmojnë mendjet tona që kur evropianët (dhe idetë e tyre) dominuan globin. Këto ide jo vetëm që kanë depërtuar në mendjet e muslimanëve, por aktualisht përshkojnë shumë prej tyre. Fuqitë evropiane koloniale janë tërhequr nga gati të gjitha tokat e muslimanëve, por kolonizimi i mendjeve vazhdon. Siç e përmendëm më sipër ajo që është për tu dëshpëruar është se shumica e njerëzve nuk arrijnë të kuptojnë se ata janë nën ndikimin e kësaj influence antibesim. Sa për të ilustruar se si gjërat kanë ndryshuar po përmendim një shprehje në The New Encyclopedia Britannica që bën të qartë se vlerat në lidhje me moshën e martesës kanë ndryshuar me kalimin e viteve: “… në SHBA dhe pjesë të Evropës shoqëria e statusit të të rriturit me pjekuri seksuale e shprehur në termin ritje pubertiteti ka qenë jo e mirëpritur.” [3]
Roli që mendohet që luan seksi dhe seksualiteti në psikologjinë njerëzore i ka rrënjët e veta në mendimet e Frojdit. Megjithëse shumë prej ideve të Frojdit janë goditur fort sot, shumë prej ideve të tij akoma luajnë një rol në mendimin e shumë njerëzve. Sigmund Frojd (1856-1939) thoshte se njerëzit janë në thelb “qenie seksuale”, se nxitjet seksuale në fëmijëri janë çelësi për të kuptuar sjelljen e njeriut. Ai zhvilloi metodologjinë e psikoanalizës dhe idetë e tij mbi seksin, fajin e shtypur dhe seksualitetin, ndjesinë subkoshienciale seksuale, kompleksin oedipus dhe të tjera ide, që kanë bërë çorap pikëpamjen perëndimore për seksualitetin. S’ka nevojë të thuhet se idetë e Frojdit janë kritikuar nga besimtarët jehudë, kristianë dhe muslimanë, sepse ato në themel mohojnë përgjegjësinë morale njerëzore. Në pikëpamjen e Frojdit për gjërat, qeniet njerëzore janë të burgosur të efekteve të forcave të pandërgjegjes dhe të ndjesisë së tyre seksuale. Ide të tilla janë mirëpritur gjithmonë nga “liberalët”, “humanistët” dhe të tjerë si këta. Ajo që duhet të tregohet është pikëpamja kontradiktore “moderne” perëndimore ndaj seksualitetit. Ata hutohen nga martesa në moshën e pubertitetit megjithëse kjo ka qenë diçka e njohur shumë herët. Ata kanë shkolla të reja ku edukata seksuale mësohet dhe ku një shoqëri ku “datimi” (vendosja e moshës apriori) pa dallim është konsideruar normë. Ndonjëherë seksi është thjesht një kënaqësi natyrale për tu shijuar, por herë të tjera është një shejtan psikologjik me pasoja që shkojnë larg. Shkurt, çdo gjë nga jeta e tyre private në sistemet e tyre gjyqësore, ka rënë viktimë e relativitetit moral të psikologëve dhe psikiatërve. Qëndrimi se një eksperiencë në jetë mund të shihet si një lloj “traume” është shumë i përhapur. Shumë njerëz ecin në jetë të munduar vazhdimisht nga ajo se çfarë lloj “kompleksi” ata do të vuajnë nga eksperiencat që ata kanë në jetën e tyre relativisht normale. Njerëz që janë fajtor për krime të rënda, në vend që të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre, vetë ata janë konsideruar “viktima”, meqenëse ata vetëm janë duke vepruar atë që formimi i tyre psikologjik orienton.
Krijoni Kontakt