Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 73
  1. #11
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Muhamedi ka qenë i dhënë pas epshit, shkonte pas dëshirës dhe kënaqësive të tij dhe vepronte nën ndikimin e epshit të tij. Nuk i mjaftoi një grua apo katra si çdo pasuesi të tij, por u martua dhjetë e më tepër herë, sikur ia donte epshi dhe dëshira”.
    Kjo nuk eshte e vertete, Muhamedi eshte martuar me gra qe skishin te ardhura, edhe i ndihmonte. Nuk eshte e thene qe me te gjitha ai ka kryer mardhenie seksuale. Kto jan deformime qe bejn kta monstrat.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #12
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Ec bre mytu se per tjeter sen s je met .
    Nese je mysliman, ose e quan veten mysliman, mos u pergjigj ne kte menyre. Leri te tjeret te flasin, do vije koha qe do e kuptojne vete qe po gabojne, ske pse ju uron te keqen apo ti ofendosh. Respekto fene tende edhe respekto njerzit e tjere, ndryshe mos i thuaj vetes mysliman.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Preng Sherr :
    E para për t'u përgjigjur apo për të sjellë dëshmi si dhe reflektime duhet të jemi në pozit të barabartë: gjerë sa aty ku ju pëlqen i lejoni shkrimet ndërsa ato që nuk ju pëlqejnë i largoni më së miri tregon frikën e juaj të pakontestueshme për t'u përballur me një dialog të hapur.
    Separi kerkoj nga Ti qe te mos shperndahesh dhe te devijosh nga Tema ne menyre qe te jemi sa me konkretë ne nje diskutim,gjegjesisht ne qeshtjen e lartëpermenduar....

    Ti separi kur diskuton ne kete qeshtje te mungon Miresjellja dhe sinqeriteti dy gjera qe pamundesojnë Tranparencen ne nje diskutim,d.m.th fletë me urrejtje ndaj nje qeshtje gje qe ia mundeson atyre qe perkujdesen per hixhien ndaj ketyre postimeve dhe pastaj i fshijnë (d.m.th me te drejtë)
    Ti zakonisht po mirresh me supozime jo ka mundur me qenë kjo ,apo ja ka mundur mos me qenë kjo andej e kendej...Bacit Supozimet Ne Islam janë te Ndaluara dhe si te tilla nuk preferohen te praktikohen...


    Ti kërkon të përgjigjesh në diçka që nuk ekziston më dhe të cilën e keni larguar!
    Përndryshe janë shumë qesharake ato pyetjet se përse Muhamedi nuk u martua sa ishte Hatixheja gjallë ( që ishte disa herë më e vjetër se ai) sepse pastaj duhet përgjigjur se " si një djalë beqarë dhe i ri 25 vjeçarë u martua me një plakë dhe atë të ve". E shumë gjëra tjera!
    Ska dertë...e mbaj mend mire Pyetjen...

    Muhamedi a.s rrjedh prej nje Fisi Kurejshit,me Namë apo Famë ne atë rajon e njohur si Familje e Ndershme..dhe thuhet nga perllogaritjet e gjeneratave ,qe Familja e Muhamedit a.s rrjedh dhe buron apo ka fillet qe nga Ibrahimi a.s,pastaj nga Adnanit e kendej e deri tek Familja e Muhamedit a.s...D.m.th Muhamedi a.s rrjedh nga Lozë te gjeneratave te ndershme qe nga Ibrahimi a.s d.m.th Nderi eshet ai qe e karakterizon Familjen e tij

    Eshte Rritur si Jetim ,pa Baba dhe Nene,por e ka RRitur Xhaxhai Ebu Talibi (nuk e di bash mire emrin e sakt)
    Tjetra Muhamedi a.s qe nga Femijeria eshte i Njohur me Epitetin e Njohur "El Emini"(Burjari apo Besniku,i Besueshmi),d.m.th te gjithë e kan Njohur si njeri te ndershem,te urtë dhe besinik ,thjesht nje Njeri i pamekatshem qe nga Femijeria...

    Xhaxhai i Muhamedit a.s ka qenë nje Tregetar dhe e ka marrur me vete shpesh qe te i ndihmoj ne Tregeti...

    Eshte Shquar si Tregetar i shkathet dhe i besueshem,sa qe kur ka Punuar te Hatixhja r.a ne fillim shkathtesit dhe besnikeria ndaj punes qe e kan Karakterizuar ,e kan Nxitur Hatixhen qe ti Propozoj Martes Muhamedit a.s...

    Hatixhja ka qenë nje Grua e Ve dhe rreth 20 vjet me e moshuar se Muhamedi a.s ,rrjedh nga Nje fis i njohur dhe familje e pasur...

    Muhamedi a.s per nga Pamje e Jashtme ishte nje BukuRi ne Vete pershkruhet si prej Djemoshave me te Bukur te asaj Kohe dhe te asaj ane ,dhe kishte nje buzeqeshje te pa rrezistueshme,gje qe deshmon se Ka qenë terheqes dhe Per qdo Femer te asaj Kohe dhe si thonë Populli :Ka mundur te zgjedh me gisht cilen te don ai...

    Por Allahu e ka pergaditur si Profetë qe nga Femijeri dhe nuk ka Pasur Nefs (ndjenja pas epshit dhe dynjas apo ndjenja negative)dhe definitivisht Qeshtja e Martesave te MUAHMEDIT a.s ka qenë nje Nimet nga Allahu Teala...

    Vlenë te Permendet se Martesa me Hatixhen kishte pasur aq ndikim te madh ne Jeten dhe veprimtarin Profetike e Muhamedit a.s,sa qe mund te konsiderohet si Keshilltare e denje e Muhamedit a,s sepse me Pjekurin qe kishte Hatixhja kontriboi qe Muhamedit a.s te vie ne ndihme ne qastet me te veshtira te Misionit te tij...

    Nga dijetar te shumt ,komentohet : se Po ta ishte Martuar Muhamedi a.s me ndonje Femer me te re dhe te pa pjekur siq u Martesa me Ajshen r.a sukeset do ishin me te veshtira ne Misionin e tij Profetik...sepse pjekuria e Hatixhes ishte vendimtare ne momente vendimtare per Misionin Profetik te Resulullahit....


    Thejsht Martesa e Vonshme qe po e Cekë ,kryekeput ka qenë Mrekulli nga Allahu sepse Martesa e Parë ka qenë Aq Strategjike sa qe nuk mund te mendohet nryshe...me kete martes eshte lidh me nje fis te njohur dhe te fort ,thjesht ka krijuar nje Baze strategjike qe i ka mundesuar qe te manovroj me leht ne Misionin e tij Profetik....

    Dhe Elahmdulilah kjo ka Pasur Sukses...dhe Pjes e kesaj Strategjie Hyjnore ,ka ndikuar qe Une si Fisnik te jemë nje Musliman ne kete Kohe dhe Seshpejti edhe Ky Planet qe Quhet Tokë...

    Fale kesaj Strategjie te MARTESAVE TE MUHAMEDIT A.S ke kete reagim te Papes dhe nderrimit te perqindjes se popullsis muslimanve kundrejt te krishtereve...

    shihe papen e juaj duke kerkuar nga te krishteret Bebe...tash lind pergjigje :Hemosexualet nuk lindin...

    Papa: We need more babies....







    Unë kam trasheguar besimin nga prinerit e mij por akoma s'po mundem t'i jap një përgigje vetes: pse, nëse Muhameti paska qenë i derguari i perendisë, pse ai perendia vendin e tij e bëri shkretë, pa ujë, pa gjelbrim, pa jetë të mirë: pse ata arabët në të gjitha lamitë janë mbrapa të tjerëve: qoftë në Literaturë, Ekonomi, Shkencë, mjekësi, Sportë!
    Pra, çdo kundë në secilen lami janë të Fundit!
    A, e dini pse?
    Sepse ata budallenjtë në vendë që të punojnë 5 herë në ditë ata falen 5 herë në ditë!
    E kush me punue pastaj!
    pastaj nëse Zoti koka aqë i madh dhe i fuqishem atëherë askush s'ka nevoj mu lut per to sepse ai të gjitha i paska: ma së paku ka nevojë zoti por e perseris: ma se paku ka nevojë për Bin Lladena dhe qasi me pantollatrefertalsh dhe me mjekrra të lëna zvarrë si ai hileti i meshkujve para këmbëve e i parruar!

    ketu je jasht teme fare...tu kisha pergjigjur hollesisht mirpo divijoj temen...
    Te le te shikosh te Ardhmen qe te pretë...se kush jan Muslimanet

    *****
    Ja M.hart qfar Thotë per kete figur Madheshtore

    1
    MUHAMMEDI
    570-632

    Përcaktimi që Muhammedin ta vë në vendin e parë në listën e personaliteteve më me ndikim në botë, ndoshta te disa lexues do të shkaktojë befasi, ndërkaq te të tjerët dyshim, por ai është njeriu i vetëm në histori, i cili arriti sukses të jashtëzakonshëm si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë politik. Edhe pse me një prejardhje të thjeshtë, Muhammedi predikoi dhe përhapi njërin ndër religjionet më të mëdha në botë dhe u bë udhëheqës politik jashtëzakonisht i shkathët. Sot, trembëdhjetë shekuj pas vdekjes së tij, ndikimi i tij akoma është i fuqishëm dhe veprues.
    Shumica e personaliteteve në këtë vepër e kanë pasur fatin të linden në erën e civilizimit, në mesin e kombeve me kulturë të lartë dhe me ndikime të fuqishmc politike.
    Muhammedi, i lindur në vitin 570, rrjedh nga Meka, qytet në Arabinë Jugore. Aso kohe rajon i prapambetur, larg nga të gjitha qendrat e tregtisë, krijimtarisë dhe shkencës. Në moshën gjashtëvjeçare mbeti jetim dhe u rrit në një mjedis të prapambetur. Sipas predikimeve islame, ai nuk dinte shkrim-leximin. Gjendja e tij ekonomike u përmiresua, kur në moshën njëzetepesëvjeçare u martua me vejushën e pasur Hatixhenë. Pavarësisht nga ajo, kur iu afrua moshës dyzetvjeçare, tek ai akoma nuk vëreheshin shenja se së shpejti do të bëhet figurë e njohur.
    Në ate kohë shumica e arabëve ishin idhujtarë. Në Mekë atë kohë ka jetuar një numër i vogël i hebrenjëve dhe krishterëve dhe me siguri pikcrisht nga ata Muhammedi përfitoi bindjen për një të vetmin Zot të Gjithëfuqishëm, i cili zotëron në tërë Gjithësinë. Në moshën dyzetvjeçare Muhammedi më ishte i bindur që ai Zot historik (Allahu) ka vënë kontakt me të (me ndërmjetësimin e engjëllit Xhibril) dhe e zgjodhi për predikues të fesë së re.
    Tre vjet Muhammedi ua predikonte vetëm të afermëve dhe shokëve të tij. Më vonë rreth vitit 613. bëri edhe predikimë publike. Kur dalëngadalë filloi të përfitojë ithtarë, pushtetaret në Mekë filluan ta konsiderojnë të rrezikshëm. Muhammedi ndjehej i rrezikuar dhe në vitin 622 iku në Medine (qytet rreth 320 km në veri të Mekës), ku i ofruan shërbim me ndikim të konsiderueshëm politik.
    Emigrimi i tij, i quajtur Hixh-ret, është pikë fatsjellëse në jetën e Të dërguarit. Në Mekë ai nuk pat shumë ithtarë. Në Medinë përfitoi shumë më tepër dhe fitoi ndikim që faktikisht e bëri zotërues absolut. Në disa vite të ardhshme, kur numri i ithtarëve të Muhammedit rritej shpejt, u zhvilluan një varg betejash ndërmjet Medinës dhe Mekës. Ato luftëra përfunduan në vitin 630 dhe atëherë Muhammedi u kthye në Mekë ngadhënjimtar e pushtues. Gjatë dy vjet e gjysmë të jetës së tij fiset arabe shpejt e pranuan religjionin e ri. Në vitin 632, kur vdiq Muhammedi, ai tanimë ishte bërë drejtues i vërtetë në tërë Arabinë Jugore.
    Pjesëtarët e fiseve beduine në Arabi janë të njohur si luftëtarë të guximshëm. Por, këto fise si pakicë dhe të përçara nga betejat e ndërsjella, duke mos mundur të maten me armatat më të mëdha të mbretërive, u shpërngulën në rajonet bujqësore në Veri. Për herë të parë në historinë e tyre, të bashkuar nga Muhammedi dhe të frymëzuar nga besimi i tyre i flaktë në një të vetmin Zot të vërtetë, ata luftëtarë arabë u lëshuan në një varg luftimesh të papara në historinë e njerëzimit. Në Verilindje të Arabisë shtrihej Perandoria e gjerë persiane e Sasanidëve, në Veriperëndim ishte Bizanti, apo Perandoria Lindore Romake, me qendrën e vet Konstantinopojën. Numerikisht, arabët nuk kanë mund të krahasohen me kundërshtarët e tyre. Megjithatë, në fushën e betejës situata ishte krejtësisht ndryshe dhe arabët e entuziazmuar shpejt i sunduan gjithë Mesopotami në, Sirino dhe Palestinën. Në vitin 642 Egjiptin e pushtuan nga Perandoria e Bizantit. ndërkaq ushtritë persiane u mposhtën në betejat e mëdha rreth Kadisisë më 637 dhe Nehavendit më 642.
    Megjithatë, ato pushtime të mëdha të arritura nën udhëheqjen e shokëve më të ngushtë dhe ithtarëve të Muhammedit, Ebu Bekri dhe Omer Ibn al Hatabi, nuk paraqitnin fundin e sulmeve arabe. Në vitin 711 ushtria arabe tanimë shkeli në Afrikën Veriore, madje deri në Oqeanin Atlantik. Së këndejmi, ata u nisën për në Veri, e kaluan Gjibraltarin dhe sunduan mbi Mbretërinë e Spanjcs.
    Pas nje kohe u kërcënua rreziku që myslimanët ta nënshtrojnë tërë Evropën e krishterë. Por, në betejën e njohur për Turin në vitin 732, kur ata depërtuan thellë në Francë, u mposhtën nga francezët. Pa marrë parasysh këtë, për më pak se një shekull fiset beduine, të frymëzuara nga fjala e Të dërguarit, krijuan perandori që zgjerohej prej Indisë deri në Oqeanin Atlantik, që bota nuk e kishte parë deri më atëherë. Ngado që qëndruan ushtritë myslimane, njerëzit masivisht e pranonin fenë e re.
    Me të vërtetë, ata nuk e ruajtën tërë atë që e morën. Edhe pse e mbajtën fenë e Të dërguarit, më vonë persianët e fituan pavarësinë nga arabët. Ndërsa, në Spanjë, pas më shumë se shtatë shekuj lufte, krishterët e kthyen tërë gadishullin. Megjithatë, Mesopotamia dhe Egjipti, djepat e civilizimit të lashtë, mbetën arabe dhe sunduan me tërë bregun verior afrikan. Kuptohet, feja e re vazhdoi të përhapet ndër shekuj shumë më larg kufijve të pushtimeve të para myslimane. Sot ajo ka me dhjetëra milionë ithtarë në Afrikë dhe në Azinë e Mesme, kurse shumë më tepër në Pakistan, në Indinë Veriore dhe në Indonezi. Në Indonezi feja e re u paraqit si faktor integrues. Megjithatë, në Nënkontinentin indian konflikti ndërmjet myslimanëve dhe hindusëve akoma paraqet pen-gesën kryesore drejt rrugës së bashkimit.
    Në një situatë të këtillë, si duhet të vlerësohet ndikimi i gjithmbarshëm i Muhammedit në historinë e njerëzimit? Si të gjitha religjionet tjera, edhe Islami ka ndikim shumë të madh ndaj qenies së ithtarëve të vet. Pikërisht për atë shkak, të gjithë krijuesit e religjioneve të mëdha në këtë libër zënë një vend të lartë. Edhe pse të krishterë ka rreth dy herë më shumë se myslimanë, në shikim të parë ndoshta duket e papranueshme, që Muhammedi zë vend më të lartë se Jezui. Për këtë krahasim ekzistojnë dy arsye kryesore. E para, Muhammedi ka luajtur rol shumë më të rëndësishëm për zhvillimin e Islamit se sa Jezui për zhvillimin e Krishterimit. Edhe pse Jezui i dha normat themelore etike dhe morale të Krishterimit (nëse ato dallohen nga Judaizmi), Shën Pjetri është ai i cili e ka përpunuar teologjinë krishtere, ai është prozeliti kryesor dhe autor i një pjese të madhe të Dhjatës së Re. Ndërkaq Muhammedi është themelues i teologjisë islame dhe i parimeve kryesore etike e morale të Islamit. Përveç asaj, ai ka rolin kyç në përhapjen e Fesë islame dhe në verifikimin e dispozitave të saj. Para së gjithash ai është autor i librit të shenjtë mysliman-Kur'anit përmbledhjet e te dhënave të Muhammedit të frymëzuara kryesisht nga ai. Pjesa më e madhe e tyre janë shkruar më shumë apo më pak në mënyrë besnike qysh gjatë jetës së Muhammedit, e shumë kohë pas vdekjes së tij janë përmbledhur në një përmbledhje autorizuese. Domethenë Kur'ani në një shkallë të lartë besnikërisht na i paraqet mendimet dhe idetë e Muhammedit.
    Një përmbledhje aq e hollësishme e mendimeve të Krishtit kurrë s'ka arritur deri te ne. Edhe pse Kur'ani është tejet i rëndësishëm për myslimanët, sa edhe Bibla për të krishterët ndikimi i Muhammedit ndaj Kur'anit është shume më i madh. Nuk përjashtohet mundësia që ndikimi i Muhammedit ndaj Islamit të jetë më i madh se ndikimi i përgjithshëm i Jezu Krishtit dhe i Shën Pjetrit ndaj Krishterimit. Nga aspekti i pastër fetar mund të thuhet se ndikimi i Muhammedit ndaj historisë së njerëzimit ka peshën e njëjtë me atë të Jezuit.
    Të shtojmë edhe diçka. Muhammedi (ndryshe nga Jezui) është personalitet prijës si nga aspekti religjioz ashtu edhe nga ai shoqërorpolitik. Respektivisht si forcë lëvizëse e pushtimeve arabe ai mund të vihet në vendin e parë si udhëheqës politik më me ndikim i të gjitha kohëve.
    Për shumë ngjarje të rëndësishme historike mund të them se kanë qenë të pashmangshme dhe ato gjithsesi do të ndodhnin, madje pa ua oriemuar fare drejtimin ndonjë udhëheqës i caktuar politik. Për shembull, kolonitë e Amerikës Jugore me siguri do ta fitonin pavarësinë nga Spanja edhe po të mos ishte lindur Simon Bolivari. Por, një gjë e tillë s'mund të thuhet edhe për pushtimet arabe. Në atë aspekt para Muhammedit asgjë s'kishte ngjarë dhe nuk kemi bazë të mendojmë se e njëjta gjë do të ndodhte edhe pa të. Suksese të ngjashme, që bëjnë përjashtim në hislorinë e njerëzimit, janë pushtimet e mongolëve në shekullin XIII, të cilat kryesisht i udhëhoqi Xhengis Kani. Edhe pse këto pushtime ishin më të gjera se ato arabe, ato nuk mbetën të përhershme dhe sot rajone të vetme të përfshira nga mongolët janë ato në të cilat ata jetuan para kohës së Xhengis Kanit.
    Pushtimet arabe janë diçka krejtësisht tjetër. Nga Iraku e gjer në Maroko shtrihet një varg i tërë i etnikumeve arabe, të cilat s'i bashkon vetëm besimi islam, por edhe gjuha e tyre e unitikuar arabe, historia dhe kultura e përbashkët. Vendi i Kur'anit në Fenë islame si dhe fakti që ai është shkruar në gjuhën arabe me siguri kanë qenë pengesë që gjuha arabe të tretet ndërmjet dialekteve të pakuptueshme, gjë e cila shumë lehtë do të ndodhte gjatë trembëdhjetë shekujve të kaluar. Kuptohet, ndërmjet shteteve arabe ekzistojnë dallime dhe mosmarrëveshje, edhe atë në një masë të konsiderueshme, por mospërkimet e pjesërishme s'janë pengesë që të shihen elementet kryesore të bashkimit, të cilat vazhdojnë të mbijetojnë. Kështu për shembull, as Irani e as Indonezia që të dy vende prodhuese të naftës dhe me besimin islam nuk u inkuadruan drejt embargos së naftës gjatë dimrit të vitit 1973/74. Dhe jo rastësisht të gjitha shtetet arabe, respeklivisht vetëm ato arabe, u kyçën në embargo.
    Siç shohim, pushtimet arabe si gjatë shekullit VII ashtu edhe sot vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Dhe pikërisht ai gërshetim i pakrahasueshëm i ndikimit shoqëroropolitik dhe feiar na jep të drejlen që Muhammedin ta konsiderojmë si personalitet më me ndikim në historinë e njerezimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 04-06-2008 më 11:19
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Edhe diqka ndoshta Hynë Temë qka Deshmon se Muahemdi ishte MoDel per Njerzimin...

    Martesa me Ajshen r.a ka pasur aq Jehonë ne Islam,sa qe Nje Pjese Konsideueshme e Sheriatit qe i perket ne Pjese te Fikhut gjegjesisht qeshtjeve qe karakterizohen nga natyre intime d.m.th Martesa dhe qeshtjet Intime dhe shumica dermuese e haditheve jan Transmetuar nga AJSHJA gje qe deshmon se Kontributi i saj ne qeshtjet qe kan te bejne me Martesat ne Islam ishte aq i madh me transmetimet e saja te jetes Intime te Muhamedit a.s ,sa qe tash Ymeti apo besimtaret e sotit ,veprojn sipas ketyre transmetimeve te Ajshes r.a...

    Perfundimisht duhet te Falenderohet Allahu qe me Vullnetin e Tij qe Ky Islam te Jete keshilla e Fundit e Njerzimit dhe Inshallah se shpejti kjo Botë do jetë nen Domenin eNr 1 te Muslimanve ne tere boten...


    Nuk Brengosem sa a pajtohesh ti apo jo...

    Sepse eshte e natyrshme se po te pajtoheshe me keto qfar ti thash ,ateher i bie te Behesh Musliman...por doren ne Zemer nuk e ke atë...por Inshallah Allahu te Udhezon...

    D.m.th ke nevoj per Duan apo Lutjen e nje Musliman qe Allahu pastaj te ofroj Meshire per ty ...se per ndryshe Mbarove...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #15
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Copy & Paste, pertojme ti lexojme!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Preng Sherri E para, je shërbyer vet me supozime sepse të githa ato që Ju flisni janë supozime por që dëshironi t'i impononi si të " vërteta" ngaqë si të tilla ua kanë imponuar të tjerët!
    ateher ne qfar bazohesh ti qe jan apo nuk jan Supozime keto qfar thash une..une nuk pjella mendime te mia ,por jan Fakte Historike,qe i kam te lexuar dhe ne kete rast u bera nje transmetues i thjesht ketyre fakteve...Ti nese nuk bazohesh ne keto fakte Historike ,ateher per te pjellat e mendjes sate nuk kam nevoj te ti lexoj fare...(sepse duken bardh e zi)

    Mua nuk më duhet fare që të jem Musliman sepse para se gjithash jam shqiptarë. E, të jesh shqiptarë në këtë botë është virtyt shumë e shumë më i madh dhe më fisnikor se të jesh " musliman" që do të thotë: të jesh pa identitet dhe pa emër!
    Ha po banal dhe absurda po beheni ne lidhje me kete Nacionalizmin e juaj qesharak,artificalë dhe Aktoresk...

    Une per Veten Time themë keshtu Elhamdulilah qe jam Shqiptar Muslimandhe ky definicion bacit ,ta Mbyll gojen ty dhe te tjereve ,qe domosdo gjithnje jeni mbrapa nje muslimani sa i perket kontributit qe ka dhene per kete Komb...edhe ti qfardo qe te kesh bere per kete Komb ,je perseri ne list me ulet se Une..besoj qe ishim te kjart ne kete kontest jasht loje...

    Pra nuk mu përgjigje se përse në vendin e Muhamedit si i dërguari i perendisë dhe meqenëse Ai qenka afër Perendisë nuk po e dëgjoka Zoti i tij ( ju arabët thoni allahu) që sado pak t'u përmirsojë jetën por edhe mendjen arabëve!
    qeshtja e prapambeturis se Botes Arabe shpjegohet nga Faktor te ndryshem,por kryesorja eshte Largimi nga keshillimi me Kuran,d.m.th ne Momentin qe Muslimanet nuk kan Punuar me Kuran ,ateher efektet negative jan Verejtur menjeher...D.m.th Allahu di te i denoj edhe muslimanet ,sepse si te krishteret,budistet Muslimanet etj te gjithë jan Krijesa te Allahut dhe nuk ka ketu jobarazpesh ndaj trajtimit te Allahut ndaj krijesa te Tij...,ai qe punon dhe eshte i drejt atë Allahu e perkrah...

    Si qeshtja e Perandoris Osmane ,derisa Kjo perandori Punonte dhe ecte vetem sipas Keshillave Kuranore ,gjysmen e evropes mori ne dore mrpo ,kur filloj qe kishilltaret qe keshillonin me Kuran te vriteshin nga Sulltanet ,ateher ra posht menjeher P.osmane...

    Ndersa per ata qe Punoni me Kuran ne Dorë dhe ecnin sipas Kuranin..shikoj Sukseset e tyre >>>

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=86002

    Sa i përket grave të tij, kjo gjë s0do shumë mendë për të kuptuar këto gjëra.
    Ai, Muhamedi pra, ishte i vobektë dhe si të tillë nuk e merrte asnjë grua mekasse por ja që hatixheja plakë dhe e pasur, e ofrojë për ta pasur afër vetës po njësoj si disa shqiptarë që iknin për në Gjermani dhe për Zvicër dhe të cilët " për viza martoheshin me gra plaka".
    Ketu eshte kot fare ,dhe as qe po tentoj te te pergjigjem ,sepse fjal rrugicash jan keto....

    Më vonë, Ai jetoj gjerë në moshën 50 vjeçe, me një grua sepse si i varfër që ishte ( dhe si duket edhe jo i bukur ngaqë ithtarët e tij do të lejonin me kohë të shfaqej figura e tij) asnjë nga shtepit mekasse s'pranonin t'i jepnin grua tjetër!
    Pastaj, kur ai u bë i njohur, në mekë dhe medinë dhe me këtë u bë i pasur natyrishtë që Ju kanë shtruar epshet dhe deshira me pas më shumë gra sepse tani më ishte i sigurtë që " asnjë Shtepi e njohur mekase dhe medinase nuk do të thonin " jo" s'ta japim për grua sepse gjithësecila do të donte të ishte gruaja e tij.
    Portreti ne Islam eshte i ndaluar te vizatohet ...pamarrparasysh pamjen e bukur apo jo te nje personi....

    Per Bukurin e Muhamedit a.s ,ska kqa te flitet ,ai ka qenë bukuri ne Vete dhe nuk ka kunderthenje ketu..

    Tashti, se a ka qenë me të vërtetë një i sëmurë seksualisht apo ka dashtë të hakmirret për 25 vitet e tija që asnjë vajzë nuk e deshi ( a te arabët aso kohe fëmijët martoheshin fare fëmijë sikurse edhe sot) dhe asnjë shtepi s'pranoj t'i jap bijen një jetimi të gjorë , nuk e di por martesa me një 9 vjeçare s'do mend që të detyron të mendosh që kemi të bëjmë me një Njeri që ka ditur të manipuloj me gjithë të tjerët dhe i cili ka shfrytezuar rastin për nevojat e tija personale!
    Sikur ta kishte marrë një vajzë dhe ta kishte " biresuar" do të arsyetohej por ta mirrte një vajzë 9 vjeçe Kjo nuk arsyetohet!
    Po më thotë mendja që, aso kohe kur e kanë pyetur se pse kur ka njëmijë vajza tjera nga 15 vjeçë e më lartë, Ai me siguri është përgjigjë " se mrëmë ma kanë derguar një ajetë ku thotë " o biri i perendisë ( arabët thonë allahu) merre edhe nji vajzë 9 vjeçe se helbete i smut je e shnoshi epshtet e tua"...
    Sikur të ishte krejt e vërtetë ajo çka flitet atëherë se Kishte ndarë prej tij fenë vet nipi i tij Alia! Pra, Alia s'i paska besuar me diçka Muhamedit që kishte vendosur për me e nda fenë!
    Sa për ra, ai s'ka qenë kurrgjo tjetër përpos një Sulltan si ata të Osmanllive që ka pas Haremin e tij dhe i cili ka gjetur një llum njerzish teper barbarë që të luaj me ta!
    Tashti shikoni arabët sot se sa primitiv janë dhe merreni me mendë se çfarë kanë qenë shumë kohë më parë?

    Por ju s'më treguat se përse pasi që Muhamedi paska qenë i dërguari i Perendisë dhe pasi që ai paska qenë mësuesi i Muslimanëve ( i pari) atëherë pse, ata arabët populli i tij, që ka marrë i pari ato mësime të tij dhe prrej tij, edhe sot e kësaj dite janë më të prapambeturit si në Film, Muzikë, teatër, Sport, Literaturë, Shkencë, Ekonomi etj etj.
    Pra në çdo lami janë në fund të pusit!
    A, do të thotë kjo që Mësuesin e parë e kanë pas të dobët?
    E di nga përvoja ime që" nëse e ke mësuesin e keq ai të merr në qafë"!
    Thjeshtë sa për gratë mund të konkludojmë që atë senin ia kishte kajtë pak si shumë dhe duke mos ndier kenaqesi me një Plakë ( hatixhen) ai ka dashtë pastaj t'i kompensojë gjitha vitet e humbura me gra të reja dhe fare fëmij!
    PO hallal i koftë sepse atë senin kush se do sot?

    P.S.
    Unë, prinderit e mij i kam pas të besimit të tij dhe të cilët kanë agjëruar rregullishtë ndërsa nëna agjëron edhe sot! Por kanë qenë të vjetër, pa shkollë dhe janë manipuluar lehtë por edhe kanë besuar në ato gjëra sepse feja Muslimane manipulon vetëm të paditurit!
    mendoj që keni vërejtë që si rregull gjithesili e merr një Ajetë apo sure edhe ta " citon" duke thënë * keqyrne çka ka thanë filan filani ". E bëjnë këtë gjë ngaqë trurin e kanë të shlyer fare dhe të cilët janë të sinkronizuar dhe të skanuar që të mos mendojnë me koka të tyre!
    Islami do të zhduket nga vet islamistet sepse ata janë armiku më i madh i tij me genjeshtrat e tyre!
    P.s. I dyfishtë!
    MOS PRITOFSHI JU ISLAMISTET E KËTUSHËM LARGONE EDHE KËTË SHKRIM POR PARA SE TA LARGONI JAM I BINDUR QË S'KENI APS QARE PA E LEXUAR!
    Ndersa ketu shkrimet me posht ,te gjitha Hudhen posht,sepse te gjitha keto justifikohen nga Injoranca dhe pa dituria ndaj fakteve ,te cilat jan te mireditura apo jan fakte Notore dhe po pritoj qe te te shpjegoj risht te gjitha veq e veq...Por te keshilloj qe te lexosh me shum per ne lidhje per Islamin...se nuk mesohet Islami te Papa apo te Don Lush Gjergji,por nga shkrimet autentike islame,te cilat jan mjaft te kjarta dhe kur te lexosh ketu shkrime ateher flasim ne...

    deri ateher mirëupafshim dhe mos shkruaj budallaqe tjera se po pritoj te ti lexoj,thjesht nga Menquri e bej kete..sepse nuk kam koh per te humbur...Nese ke ti koh te mjaftueshme ,ateher te bej ofert qe te ma shesesh ate Kohë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-06-2008 më 05:51
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Preng Sherri :
    Ti kërkon të mos bëhen pyetje por ka raste Kur përgigja më e mirë në një pyetje të bërë është Pikrishtë Pyetja!
    Kush te tha more qe te mos besh Pyetje ???
    Shokit une thash dhe kerkova nga ti qe te i besh pyetjet konkrete dhe jo PoliPyetje ,apo me mire te them mbrenda nje pyetje i bene edhe 10 sosh nen pyetje tjera...dhe keshtu po me zgjeron ne pergjigje...
    përse lexuesit e Kur'anit" mbeten dhe janë më të Prapambeturit në tërë rRUZULLIN TOKËSOR NË TË GJITHA LAMIT DHE fUSHAT E JETËS?!
    pIKË!
    kush te tha more keshtu??!Te jesh Hafuz te duket gje e paket ty///hej qfar domethenje ka fakti qe ta dijsh permendesh e gjith Kuranin dhe ta mbash ne Memorje..

    Po, a nuk pati mjaftë Gra tjera në pronesin e vete dhe ju deshtë të marrë edhe një tjetër?
    Deri tash te ka ra ta ndegjosh termin "Strategji" nga une pak si shpesh ,dhe nese nuk ke problem me memorje,ateher eshte dashur ta mbash ne mend kete...

    Thurrja e Martesave te Muhamedit a.s kan pasur karakter si Social,Politik ashtu edhe Solidarizues....Sepse me nje Martes ka arritur qe te krijoj Lidhje Farefisnore me nje Fis te Fort dhe keshtu pastaj eshte forcuar bashkesia familjare dhe farefisnore e per shume qellime tjera qe kan pasur karakter strategjik...dhe doren ne zemer keto Martesa kan pasur efekte aq pozitiv sa qe eshte krijuar nje baze e fort bashkepunimi dhe ka ndikuar ne mase te madhe ne mbarvajtjen e metutjeme te Islamit...

    por pse bre po me pyet ne lidhje me kete qeshtje kur i e ke parasysh pergjigje qe ne fillim...ja linqet ku i ke vetem lexo.>>>

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...60&postcount=2
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...61&postcount=3
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...62&postcount=4
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...63&postcount=5

    1 . Urtësia e martesës për motive të dijes.
    2 . Urtësia e martesës për motive ligjsjellëse(ligjvënës).
    3 . Urtësia e martesës me motive politike.
    4 . Urtësia e martesës me motive shoqërore.


    A, s'do të ishte më mirë të " biresonte" ndonjë vajzë se sa ta bënte grua të veten?
    Vajzë kishte e kishte Fatimen r.a dhe besa edhe djemë por nuk i jetuan...dhe mos i be te ngjajshme per nga rendesia dhe destinimi femijet me gruan sepse nuk jan te njejt...

    Pyetjeve tjera me vonë, se nuk po kam kohë...ika te fali Akshamin....

    Ama kerkoj korrektesin tende si ne pyetje ashtu edhe ne diskutim d.m.th mundesisht te jesh i sinqert dhe transparent....

    kalo mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-06-2008 më 14:46
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Martesa në moshë te re e Aishes, nënës së besimtarëve


    Ebu Abdurrahman Robert Skuirs


    Përktheu: Elton Gjeçi


    Martesa e Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen, bijën e Ebu Bekrit, kur ajo ishte mjaft e re në moshë, ka qenë fokusi i shumë kritikave në perëndim. Fatkeqësisht, në periudhën neokolonialiste të bombave inteligjente, MTV-s, CNN dhe Big Mac-ut, disa nga ata që shprehen të jenë muslimanë vetë janë bërë kritikë. Shumë muslimanë, të ballafaquar me maunen e të quajturave vlera “universale” liberale perëndimore, e që kanë depërtuar gati te të gjithë rrethet e tyre, me droje shmangin diskutimin e kësaj teme “të sikletshme” islame. Është një e vërtetë e qartë vëzhgimi. se megjithëse fuqitë evropiane kanë tërhequr ushtritë e tyre koloniale prej tokave të muslimanëve dhe i kanë dhuruar atyre “pavarësinë”, një murtajë (fatkeqësi) akoma më e madhe vazhdon. Ky mallkim është kolonizimi i mendjes dhe është shumë më i rrezikshëm, sepse është shumë më i mprehtë. Dashtë Zoti, që ky artikull është një kontribut për t’i bërë të ditur muslimanët dhe jomuslimanët jo vetëm për faktet objektive në lidhje me martesën e Profetit me Aishen, por edhe si duhet kuptuar ajo në dritën e Islamit.

    Mjerisht për ata prej nesh që përpiqen të përhapin të vërtetën e Islamit në perëndim, na duhet shpesh të biem dakord me orientalistin W. Montgomery Watt kur shkruan: “Prej të gjithë burrave të mëdhenj të botës, për asnjë nuk është shpifur më tepër se sa për Muhamedin.”[1] Por këtu, ndryshe nga zakonisht, kemi të bëjmë me diçka që është pjesë autentike e historisë së Islamit, jo një ngjarje e sajuar që perëndimorët prej budallallëkut e besojnë si të vërtetë, ashtu si i ashtuquajturi incidenti i “vargjeve satanike”. Që një burrë në të pesëdhjetat të martohet me një vajzë kaq të re – veçanërisht një njeri që është për të qenë shembull devotshmërie – është jo vetëm e vështirë për shumë perëndimorë “modern” për ta pranuar, por ka shkuar aq larg sa të ndjell neveri “sjelljeje seksuale”. Përballë kësaj kritike muslimanët nuk kanë reaguar mirë. Në shekullin e kaluar, kur mjaft muslimanë ishin të perëndim-toksikuar dhe gati për të imituar evropianët në pothuajse çdo gjë, reagimi i zakonshëm ishte të mohonin burimet që transmetonin “problemin e sikletshëm”. Për muslimanët “modernist”, që arsyetojnë se vetëm një hukm (rregull, ligj) i dalë prej Kuranit është islamikisht i vlefshëm, larja duart nga ky “siklet” ishte i lehtë. Ata thjesht mohojnë se kjo gjë ka ndodhur dhe sulmojnë burimet që e transmetojnë atë. Fatmirësisht për muslimanët shfajësimet e këtyre “Xhaxha Tomëve të Islamit” janë venitur në periferinë e largët të gjërave që thuhen e duhen harruar si të pa vlera. Megjithatë ka akoma shumë muslimanë që përpiqen të anashkalojnë atë që ata e shikojnë si problem, duke injoruar burimet autentike islame, ndërkohë që vazhdojnë të deklarojnë të jenë pasues të Ehli Sunetit (që do të thotë muslimanë suni ortodoks). Shumë muslimanë të tjerë pyesin veten a është kjo histori e vërtetë dhe si ta kuptojnë atë n.q.s. është e tillë.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #19
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Evidenca islame për moshën e Aishes

    Për shkak të injorancës së shumë muslimanëve, ndoshta për shkak të leximit të shfajësimeve “moderniste” si ato të përmendura më sipër, një vështrim tek ajo se çfarë thonë burimet islame në lidhje me moshën e Aishes kur ajo u martua me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) është i nevojshëm. Atëherë, përpara se të kalojmë në një analizë të fakteve, së pari vendosim cilat janë faktet autentike islame. Në këtë pikë, duhet të përmendim se është krejt pa dobi nga këndvështrimi islam të thuhet se mosha e Aishes nuk gjendet në Kuran, sepse tekste të Islamit janë dy, ato të Kuranit edhe ato të Sunetit (hadithet), dhe vetë Kurani na tregon për këtë. Tani, çfarë burimet autentike islame thonë mund të jetë zhgënjyese për disa muslimanë “modernist” apo “të kulturuar” sepse ka katër hadithe në Sahih Buhari dhe tre hadithe në Sahih Muslim të cilat qartësisht thonë se Aishja ishte nëntë vjeç në kohën kur u bë martesa e saj me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të). Këto hadithe, me vetëm ndryshime të lehta, thonë si më poshtë:

    “Aishja (radijallahu anha) tregon se Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) u fejua (zeuexh) me të kur ajo ishte gjashtë vjeç dhe u martua (nikah) (konsumimi i martesës) me të kur ajo ishte nëntë vjeç, dhe pas kësaj ajo qëndroi me të për nëntë vjet.” (Sahih el-Buhari, v. 7, l . 62, n. 64)

    Prej katër haditheve në Sahih el-Buhari dy janë treguar nga Aishja (7:64 dhe 7:65), një nëpërmjet Ebu Hishamit (5:236) dhe një nëpërmjet Urues (7:88). Të tre hadithet në Sahihun e Muslimit kanë Aishen si treguese. Të gjithë hadithet në të dy librat tregojnë se fejesa e saj ndodhi kur Aishja ishte gjashtë vjeç dhe martesa (konsumimi i martesës) kur ishte nëntë vjeç. Një tjetër hadith me kryesisht të njëjtin tekst (metn) është transmetuar në Sunenin e Ebu Daudit. S’ka nevojë të thuhet se kjo evidencë është, duke folur islamikisht, dërrmuese dhe muslimanët që e mohojnë këtë nuk bëjnë gjë tjetër veçse sakrifikojnë ndershmërinë e tyre intelektuale, fenë e pastër ose të dyja.

    Kjo evidencë pra u fiksua, nuk duket sa ka shumë vend për debat rreth moshës së Aishes midis besimtarëve muslimanë. Deri në momentin që dikush do të provojë që në gjuhën arabe “nëntë vjeç” do të thotë diçka tjetër se “nëntë vjeç” atëherë ne duhet të jemi qartë dhe të qëndrueshëm në besimin tonë se ajo ishte nëntë vjeç kur konsumoi martesën. Në kundërshtim me këto fakte ka akoma ca autorë muslimanë që në një farë mënyre ja kanë dalë të shtyjnë moshën e martesës së Aishes deri në moshën katërmbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë vjeç. Nuk është për tu çuditur që asnjë prej tyre nuk ofron ndonjë provë, evidencë apo referencë për mendimin e tij. Kjo mund të thuhet me konfidencë të skajshme meqenëse asnjë prej tyre nuk mund të prodhojë burime më autentike se mbledhjet e haditheve të imam Buharit dhe Muslimit. Bazuar në kërkime që unë kam kryer mendoj se ekziston një burim i përbashkët për ata që thonë se mosha e Aishes kur u martua ishte katërmbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë vjeç. Ky burim është “The Biographies of Prominent Muslims” (Biografitë e Muslimanëve të Shquar) që është publikuar si libër, si CD-ROM dhe është publikuar në vende të ndryshme në internet. Një tjetër shembull ky, se pse duhet t’i referohemi gjithmonë burimeve …
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Martesa e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) në perspektivë

    Për të vendosur të gjithë këtë në perspektivë – duke shpresuar pa shfajësime të kota – gjëja e parë që duhet të dihet është se Aishja ishte gruaja e tretë e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) e jo e para. Para kësaj, gruaja e parë dhe e vetme e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) për 24 vjet ishte Hadixhja e bija e Huuejlidit, e cila ishte rreth 19 vjet më e madhe se Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të). Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) u martua me Hadixhen kur ajo ishte 40 vjeç e ai ishte 21 vjeç[2] – që mund të quhen vitet e “pranverës seksuale” të mashkullit – dhe qëndroi i martuar vetëm me të, derisa ajo vdiq. Pas vdekjes së Hadixhes, kur ai ishte rreth 46 vjeç, Profeti u martua me gruan e tij të dytë Seuda, e bija e Zem’ahut. Pas kësaj martese Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) u fejua me Aishen (radijallahu anha). Ajo ishte vajza e Ebu Bekrit, një prej shokëve më të afërt dhe pasuesve të tij më të mirë. Ebu Bekr (radijallahu anhu) ishte një prej të parëve të konvertuar në Islam dhe shpresonte që të forconte dashurinë e thellë që ekzistonte midis atij dhe Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) duke bashkuar familjet e tyre në krushqi. Fejesa e vajzës së Ebu Bekrit, Aishes, me Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) ndodhi në vitin e 11 pas shpalljes, që ishte rreth një vit pasi ai ishte martuar me Seudan të bijën e Zem’ahut dhe para se ai të emigronte në Medine (Jethrib). Siç u përmend më sipër martesa me Aishen bijën e Ebu Bekrit u konsumua në sheual, që do të thotë shtatë muaj pas migrimit (hixhretit) të Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) nga Meka në Medine. Në kohën e martesës së tij me Aishen, Profeti ishte mbi 50 vjeç.

    Duhet të vërehet se martesa e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen ishte një martesë tejet e lumtur për të dyja palët, siç e provon këtë literatura e hadithit. Aishja (radijallahu anha) ishte gruaja e tij e preferuar dhe e vetmja e virgjër që u martua me të. Pas emigrimit në Medine Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të) u martua me disa gra të tjera, gjithsej 15 gjatë gjithë jetës. Megjithëse nuk do të shkojmë në detaje për secilën nga këto martesa duhet të përmendim se çdonjëra prej këtyre ishte bërë ose për arsye politike, për të forcuar lidhjet e miqësisë, ose për të ndihmuar gratë në hall. Një pjesë prej grave ishin të veja, të vjetra ose ishin braktisur e kështu kishin nevojë për familje. Gjithashtu duhet përmendur se e njëjta përmbledhje e literaturës së hadithit ajo e Muslimit na tregon se Aisha ishte 9 vjeç në kohën e martesës dhe se kjo martesë ishte urdhër Hyjnor:


    “Aisha (radijallahu anha) tregon se i Dërguari i Allahut (paqja e Zotit qoftë mbi të) (më) tha: “Ti më ke dalë në ëndërr dy herë. Një burrë po të mbarte ty në një rrobë mëndafshi dhe më tha: “Kjo është gruaja jote”. Unë ngrita rrobën dhe vura re, ishe ti. I thashë vetes, “N.q.s. kjo ëndërr është prej Zotit, Ai do të bëjë që ajo të bëhet e vërtetë”.” (Sahih Muslim, v. 7, l . 62, n. 15)

    Kështu si çdo gjë që Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) bëri, ka urtësi pas kësaj dhe mësime për të nxjerrë. Urtësia pas ngjarjeve të tilla na siguron udhëzim në moralin njerëzor, ekspozon standardin e dyfishtë të hipokritëve prej feve të tjera që kritikojnë Islamin etj. Më shumë për këtë gjë do të flasim më poshtë …
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fenomeni i gjakmarrjes
    Nga erzeni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 09:18
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe përbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •