Myftiu Tërnava vizitoi Gërdecin
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava sot vizitoi Gërdecin, ku u njoh nga afër më dëmet dhe pasojat që pësoj ky rajon nga shpërthimi i paradokohshëm.
Myftiu Mr. Naim Tërnava është pritur edhe nga Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqri Ismaili, të cilit ia dorëzoi mjetet financiare të tubuara nga xhemati i Kosovës për ndihmë të prekurve nga shpërthim i Gërdecit.
Në aksionin për ndihmë Gërdecit të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës janë tubuar 54 mijë euro dhe 10 mijë e 400 franga zvicerane, mjete këto që tashmë u janë dorëzuar autoriteteve të Vorës.
Myftiu Tërnava, ndihëm e xhematit të Kosovës e ka cilësuar si një detyrim për vëllezërit që pësuan nga shpërthim në Gërdec.
Koha Ditore, 29 Prill 2008
Krijoni Kontakt