Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    “Ju rrëfej natën e 10 prillit në kufi”

    Tregon Adriani: “Na mblodhën në një dhomë dhe na thanë se nuk e kishin me ne, por me qeverinë”

    “Ju rrëfej natën e 10 prillit në kufi”

    Rrëfimi i të mbijetuarit nga ngjarja e Peshkëpisë: “Ishim pa armë dhe pa telefon”

    Nga i dërguari ynë Olsi Kolami

    Rrobat ushtarake të Adrianit, të shpuara nga plumbi, flenë në një garderobë. Nëna Adrian Velmishit ushtarit të plagosur në kufirin e Peshkopisë në ’94 , prej vitesh vazhdon t’i konsiderojë të shenjta ato rroba, ndërkohë që Adriani rrëfen për natën e 10 prillit, e shtunë.
    “Ishte ora 2.30 e natës. E mbaj ende mend ,ishte e shtunë dhe në ishim të lodhur nga stërvitja. Nëpër gjumë dëgjoj zhurmën e krismave të armëve dhe zgjohem. Kërceva nga krevati dhe u drejtova për nga dritarja. Në këtë moment një plumb më godet në këmbën e majtë dhe u shtriva përtokë. Pas pak minutash, pashë 6 persona të veshur si ushtarë grekë”.
    Vazhdon rrëfimi: Ata na mblodhën 120 vetë në dhomë. Njëri fliste shqip dhe na tha: Nuk e kemi me ju, e kemi me qeverinë tuaj…Vazhdimisht shtinin me automatik nëpër mure. Ne ishim shtrirë. Pas disa minutash, në dhomën tonë sollën dy trupa të përgjakur. Ishte trupi i Arsenit dhe i komandant Fatmirit. Që të dy ishin plagosur rëndë dhe rënkonin para syve tanë. Një prej ushtarëve, Janaq Xara nga Saranda tentoi që të ikte nga korridori, por një nga ushtarët grekë e qëlloi në sy. Ata qëndruan aty diçka më pak se një orë. Morën dy kapterë peng, 16 automatikë kallashnikov, mbyllën derën dhe u larguan. Kur ata u larguan, dhamë alarmin me të shtëna për forcat e Gjirokastrës, të cilat erdhën atje pas një ore. Ndërkohë që dy të plagosurve rëndë komandant Fatmirit dhe Arsenit nuk kishim se çfarë ndihme t’u jepnim. Kam qenë deri në momentet e fundit të jetës së Arsenit dhe komandantit, pasi na çuan në spitalin e Gjirokastrës mua dhe tre shokë të tjerë të plagosur. Atje të dy dhanë frymën e fundit. Mendoj se nëse do të kishte një infermier në pikën tonë kufitare, ata do të shpëtonin. Ndërkohë që edhe ne mund të mbronin jetën tonë nëse armët tona do të kishin fishekë”,-tregon Adrian Velmishi, një prej ushtarëve që u plagos në kufi natën e 10 prillit 1994.
    Ai e kujton komandantin e tij të vrarë si një njeri i cili sillej mirë me ushtarët e rinj, ndërsa për Arsenin, djaloshin që mori i pari plumbin në përpjekjen në kufi e mban mend si një djalë të urtë dhe të vetmuar. Pas ngjarjes djaloshi nga Hekali i Ballshit qëndroi tre muaj me rapot mjekësor dhe më pas vazhdoi shërbimin ushtarak. Ai mban mend t’i jetë dhënë ndonjë ndihmë ekonomike. “Më dhanë vetëm 70 mijë lekë të vjetra, - tregon Adriani.
    Ai thotë se forcat greke që sulmuan repartin ushtrarak në Peshkopi ishin forca Komando të financuar nga organizata MAVI. Sipas tij, një prej ushtarëve që ishte nga Gjirokastra e ka fiksuar, njeriun që u foli shqip gjatë sulmit. Sipas dëshmisë që shoku i vet i ka dhënë Adrianit, ky person kishte bërë ushtrinë në të njëjtën pikë kufitare.
    --------------------------
    ----------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    10 prilli i 1994-es eshte prelud i Revolucionit te Vonuar te 97-tes.
    Te njejte jane prapavija dhe aktoret.

    Ne 94 dolen me maska ne 97-ten e nxorren fytyren.
    Sot ata drejtojne Shtetin dhe trafiqet.

    Keshtu Beq djali..

Tema të Ngjashme

  1. “Ju rrëfej historinë sekrete të uraniumit në Kukës e Dibër”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 19:11
  2. Ju rrëfej nga Kreta, gjyqin e një linçimi racist
    Nga lone_star në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-03-2007, 20:37
  3. Ramiz Alia: Rrëfej gabimet e komunizmit
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:33
  4. E Panohura E 7 Prillit 1939
    Nga Iliriani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-04-2006, 14:55
  5. Milaj: "Ju rrëfej rracën shqiptare"
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 05:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •