Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    81

    Për autorët e HTML, Script, FLASH, ActiveX etj.

    Unë deri vonë i kam pas injoruar teknologjitë e mësipërme.
    Sidoqoftë, disa vite më parë u bëra i vetëdijshëm se këto teknologji ofrojnë një infrastrukturë FANTASTIKE për të prezantuar informacionin, edhe jashtë kontekstit të Internetit.

    Jo vetëm Help-i i Windows-it dhe MSDN-ja (versionet në CD/DVD) por edhe produkte që s’kanë të bëjnë me kompjuterin si p.sh enciklopeditë multimediale si Encarta, apo DeAgostini, si dhe shumë “tituj multimedial”, janë ndërtuar bazuar mbi këto teknologji (HTML, css, js, vb, flash, ActiveX, etj.)

    Fatkeqësisht, Shqipëria është jo vetëm një vend i vogël, por edhe ndodhet në një stad të tillë zhvillimi, ku “industria kombëtare” vazhdon të jetë “pill kalamaj, dhe nisi refugjat”, e për pasojë tregu i Teknologjive të Informacionit përbëhet vetëm nga disa “okazione” për t’i krijuar dikujt një database apo website, të cilat janë më të rralla se numri i njerëzve të aftë për t’i krijuar.

    Sidoqoftë, edhe Shqipëria ka një sistem arsimor, i cili (me gjithë prapambetjen e tij) përfaqëson “tregun më të madh të informacionit” – treg që aktualisht dominohet tërësisht nga librat.

    Se sa i madh është tregu i teksteve shkollorë, mund ta llogarisni duke shumëzuar rreth 30,000 nxënës (në ç’do vit të shkollës së mesme) x 3 vite x rreth 10 libra në vit x rreth 3 mijë L (të vjetra) për libër / 2 (supozojmë se i njëjti libër përdoret mesatarisht nga dy nxënës) => më shumë se 1 miliardë L. (të vjetra) në vit, vetëm për ciklin e mesëm. Dhe është një treg që nuk ezaurohet kurrë.

    Si një mënyrë tjetër për të vlerësuar tregun, mund të përmendja se në Shqipëri ekzistojnë së paku 30 shtëpi botuese, dhe së paku disa prej tyre janë biznese të mëdhenj, dhe së paku 70% e të ardhurave të tyre vijnë nga tekstet shkollorë.

    Sot, të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë janë të pajisura me kompjutera (sipas informacioneve zyrtare), dhe besoj se brenda disa vitesh do pajisen edhe ato 9-vjeçare.
    Dhe pavarësisht asaj çka bën shteti, dhjetëra mijëra nxënës kanë kompjutera në shtëpitë e tyre. Dhe me kalimin e kohës, shifrat do rriten.

    Është e tepërt të vësh në dukje avantazhet që teknologjitë e mësipërme (html, css, js, vb, flash, video, audio, ActiveX, etj.) ofrojnë krahasuar me “letrën e njollosur me bojë” (librat), kështu që po shpenzoj nja dy rreshta për të argumentuar se sa e rëndësishme është për një shoqëri (dhe konkretisht për sistemin arsimor) adaptimi i teknologjisë më të përparuar (që mund t’i lejojë vetes).

    Ç’është e vërteta, Natyra e ka garantuar vazhdimësinë e jetës, duke “gdhendur” në gjenet e gjallesave dëshirën seksuale. Kaq mjafton për shumë gjallesa, por jo për njerëzit.
    Në kushte natyrale, ky planet nuk do mund të mbante dot as 600,000 njerëz (10,000 herë më pak nga ç’jemi), pasi ka një rregull në Natyrë: “sa më të mëdhenj ekzemplarët e një specie, aq më i vogël numri i tyre” (mbasi krijesat e mëdha konsumojnë më shumë, dhe të gjithë jemi pjesë e një ekuilibri).

    Aftësia jonë për të qenë “një rast i veçantë”, që nuk i nënshtrohet rregullave të seleksionimit natyror, nuk i detyrohet ndonjë “dhuntie hyjnore”, por observimit prej qindra mijëra vjetësh të gjithçkaje që na rrethon, dhe shfrytëzimin e “sekreteve” të zbuluar, për t’i manipuluar këto ekuilibra.

    Kësisoj, transmetimi i kësaj dije nga brezi në brez, nuk bëhet as për hir të “amanetit të të parëve”, as sepse “kështu bën gjithë Bota” (argumenti “multi-purpose” i njerëzve të privuar nga intelekti), e ca më pak për “implementimin e Bolonjës” (apo broçkullave të kësaj natyre, me të cilat bashkëkohësit budallallepsin njëri-tjetrin), por është një detyrim biologjik.

    Nëse ne nuk do u transmetonim brezave pasardhës dijen tonë mbi diagnostikimin e sëmundjeve, prodhimin e ilaçeve, ... e gjer tek njohuritë inxhinierike për prodhimin e pajisjeve diagnostikuese, apo kuruese, pasardhësit tanë jo nuk do jetonin më mirë, por thjesht s’do jetonin dot fare.

    Dikur, dikushi mund të ishte njëherësh poet, filozof, astronom, matematikan, mjek, piktor, a ndonjë gjë tjetër (tingëllon komike, por historia ka njohur vërtet “eruditë” të tillë). Ndërsa sot, edhe “zanate” që kanë lindur relativisht vonë (p.sh. ato që kanë të bëjnë me kompjuterin, kanë lindur mbas shpikjes së kompjuterit) janë pasuruar aq shumë me informacion, sa është dashur të ndahen në dhjetëra profesione të tjera.

    Pra ndërsa transmetimi nga brezi në brez i kësaj dije nuk është diçka e re,
    sasia e informacionit nuk është e njëjta, pasi çdo brez e pasuron atë me kontributin e tij, dhe aftësitë tona biologjike për ta asimiluar këtë informacion, nuk mund të rriten dot me të njëjtin rritëm.

    E vetmja mënyrë për ta përballuar këtë sfidë, është përmes rritjes së efikasitetit të teknikave të transmetimit të informacionit.

    Sidoqoftë, ju i dini të gjitha këto, kështu që po i jap fund menjëherë “delirit tim filozofik”, për t’ju rikthyer arsyes pse po e shkruaj këtë tekst, dhe mundësisë së re për të cilën “flet” titulli.

    Arsyeja pse autorët e html-së, script-eve, etj. duhet t’i kthejnë sytë nga tregu i teksteve shkollorë, nuk ka të bëjë as me “filozofinë” e as me patriotizmin, por me faktin se ai është realisht tregu më i madh, dhe që sot ekzistojnë kushtet (dhe interesi) për futjen e këtyre teknologjive.

    Teknologjitë multimediale dhe interaktive të shekullit të XXI, ofrojnë një përmirësim dramatik në cilësinë, efikasitetin dhe komoditetin me të cilin ekspozohet informacioni, përkundrejt librave, një teknologji e shekullit të XV, të aftë të mbartin vetëm dy lloj mediash statike (tekst dhe figurë), dhe krejtësisht të pa-aftë të asistojnë në kërkimin (search) e informacionit, proces ky gjithnjë e më i rëndësishëm me rritjen e sasisë së informacionit.

    Sidoqoftë, të gjithë atyre “që u ka vajtur mendja” t’i shfrytëzojnë këto teknologji (përfshi mua), janë ndeshur me një problem të madh: html-të, css-të, script-et, flash-et, videot, etj. janë lehtësisht të kopjueshëm, nga cilido. Jo vetëm kaq, por cilido mund të marrë lehtësisht jo vetëm “produktin” por edhe “dijen” e atij që e ka krijuar (p.sh. duke këqyrur përmbajtjen e skripteve).

    Kjo është arsyeja kryesore, pse edhe ato pak përpjekje që janë bërë për shfrytëzimin e këtyre teknologjive, kanë përfunduar në shtojca mediokre të librave. Sepse autorët i shohin librat si të vetmen mënyrë për t’u shpërblyer për punën e tyre, pasi librat janë të pa kopjueshëm, së paku nga individët (natyrisht mund t’i fotokopjosh, por kostoja është edhe më e lartë se çmimi).

    Reagimi im i parë kur u ndesha me këtë problem, ishte “t’i implementoj në server” (d.m.th. si një website).
    Sidoqoftë, mbasi e analizova më me nge, arrita në konkluzionin se ishte një zgjidhje më pak se ideale.

    Nëse gjithçka do ta implementosh në server (duke i dërguar browser-it vetëm HTML statike të sintetizuar në server), do të thotë të jetosh mbrapa në kohë, kur browser-at nuk suportonin script-et, DHTML, etj. dhe kompjuterat multimedialë, disa Giga Hercësh të përdoruesve, t’i trajtosh thjesht si “remote console”.
    Për më tepër, mund të respektohet nga browser-at kryesorë, por kjo nuk i pengon mijëra browser-at “jo standard”, apo ndonjë program të krijuar enkas, që jo thjesht t’i bëjë “cache”, por të ruajë “lokalisht” thuajse gjithçka nga përmbajtja e website-t.

    Autori mund të ketë kontroll mbi softwerin që përdoret në server, por nuk ka kurrfarë kontrolli mbi softwerin që përdoruesi përdor në kompjuterin e tij.

    Një rrjedhim i natyrshëm i kësaj analize, ishte se në një farë mënyre, duhet ta krijoj vetë edhe browser-in, dhe duhet t’i bëj gjërat në mënyrë të tillë, që ky të jetë i vetmi browser i aftë të “komunikojë” me serverin.

    Pa humbur më shumë kohë me përshkrimin e gjithë “historikut” të arsyetimit tim, përfundimisht arrita në konkluzionin se zgjidhja më e mirë, ishte t’i encrypt-oja html-të, css-të, skriptet, flash-in videot, audiot, ActiveX-et, etj. në një file të vetëm (të kompresuar). Pra një zgjidhje pak a shumë si Encarta, apo produkte të tjerë të ngjashëm.

    Vetëm se, programi nuk është “i lidhur” me përmbajtjen që ai shfaq, pra i njëjti program mund të përdoret për të shfaqur përmbajte të krijuar edhe nga autorë të tjerë.

    Në një farë mënyre është i ngjashëm me Acrobat Reader, vetëm se në vend të një formati të varfër privat, mund të përdoren të gjitha teknologjitë e Internetit, dhe në vend të një password-i (krejtësisht i padobishëm në një skenar komercial), përdoren kodet e regjistrimit, të cilët ndryshojnë nga kompjuteri në kompjuter.

    Një infrastrukturë e tillë, nuk përdor cache-n e Internet Explorer, nuk krijon mundësinë që përdoruesi të “zgjedhë” një browser (apo program të krijuar enkas) për të shtënë në dorë file-t që implementojnë përmbajtjen (jashtë vullnetit të autorit), dhe shfrytëzon, si gjithë avancimet që kanë ndodhur në Internet Explorer (dhtml, xml, behavior-s, etj.) ashtu edhe investimin që ka bërë përdoruesi duke blerë një kompjuter të shekullit të XXI. Dhe natyrisht, kjo zgjidhje nuk e përjashton implementimin (ndoshta të pjesshëm) të përmbajtjes në server (Encarta bën ekzaktësisht këtë).

    Ndonëse motivimi im fillestar për krijimin e këtij programi, ishte t’i jepja vetes një avantazh përkundrejt të tjerëve që do angazhohen në krijimin e teksteve shkollorë të së ardhmes (apo duhet të them të së tashmes), tregu i teksteve shkollorë është kaq i madh, sa jo vetëm ka vend për të gjithë, por unë druaj se nuk ka mjaftueshëm njerëz për ta “ngopur”.

    Kështu që, investimin tim të më shumë se një viti, mund ta përdorin edhe autorë të tjerë html, css, script-esh, etj, të cilët në bashkëpunim me autorë tekstesh shkollor, mund të duan të angazhohen në krijimin e teksteve multimedialë dhe interaktiv.

    Tani, unë mund të argumentoja se pse kjo platformë ofron për html, css, js, vb, flash, video, audio, etj, një mbrojtje edhe më të fortë se ajo që adaptojnë shumica e programeve (ndërkohë që për t’i autorësuar këto file, është shumë më e lehtë se sa të krijosh një program), por një eksperiencë e mëparshme në një sipërmarrje të tillë, më thotë se do ishte diçka e kotë.

    Kështu që në vend të fjalëve, do e demonstroj aftësinë e kësaj infrastrukture për të mbrojtur htm, css, js, vb, etj. (file lehtësisht të kopjueshëm), nëpërmjet një produkti konkret, të cilin mund ta download-oni duke klikuar këtu.

    Bëhet fjalë për një libër për të mësuar kompjuterin. Në mënyrë që faili për download-im të ishte sa më i vogël, kam lënë vetëm pak mësime (në këtë sens është demo) por që mjaftojnë për të ilustruar shumëçka.
    P.sh. se si autori mund të kontrollojë faqe më faqe se cilat do jenë të mbrojtura, dhe cilat falas (për demonstrim).
    Në rastin konkret, vetëm mësimet 6 dhe 11 janë të mbrojtur.

    Meqenëse kjo është një demo, kodi i regjistrimit është emri i kompjuterit tuaj (për të ilustruar se s’bëhet fjalë për password por për kod, pra që ndryshon nga kompjuteri në kompjuter).
    Gjithashtu, me këtë rast dua të sqaroj se mbrojtja nuk është pjesë e infrastrukturës (d.m.th. programit), por ç’do produkt (libër kompjuterik) shoqërohet me mbrojtjen e tij (pra emri i kompjuterit shërben si kod regjistrimi vetëm për këtë përmbajte).
    Një gjë e tillë është bërë, si për t’u dhënë mundësi autorëve të ndryshëm që ta implementojnë vetë (po të duan) mbrojtjen e tyre, si për të “çliruar” programin kryesor nga presioni i krakimit.

    Megjithëse titulli i kësaj kollone nuk u adresohej specifikisht krakerave, jam i sigurt se ata hyjnë pa ftuar, kështu që për t’ua bërë sa më komode kushtet për të eksperimentuar thyerjen e kodit, programi e “mban mend” kodin vetëm për pak minuta, mbas të cilave rikthehet në gjendjen fillestare (i pa regjistruar).

    Përfundimisht, mendoj se kjo demo do ilustrojë në mënyrën më të mirë se sa e pamundur është të kopjosh apo shikosh p.sh. përmbajtjen e skripteve, css-ve, etj. Dhe krahasojeni me ç’do alternativë tjetër.

    ----------------------------------------------------

    Përpara ndonja një shekulli, libri ishte teknologjia më e përparuar për kohën, dhe Shqipëria ishte nga vendet e fundit që e shfrytëzoi këtë teknologji, dhe jo pa sakrifica (me sa kam kuptuar nga filmi “Udha e shkronjave”).

    Historia nuk ka pse përsëritet (duke na lënë sërish në vend të fundit).
    Sot, pengesa nuk janë më priftërinjtë Grek, që donin që gjuha Shqipe të mos ekzistonte. Dhe nuk kërkohen më sakrificat e disa patriotëve.

    Gjithsesi, mungesa e njerëzve të aftë për t’i përdorur teknologjitë bashkëkohore, ose edhe kur ata ekzistojnë, mungesa e kushteve për të jetuar me dinjitet me punën e tyre, mund të jetë një pengesë po aq serioze.

    Edhe nëse alternativa ime nuk ju duket interesante (për më tepër nuk është gratis), unë sërish ju sugjeroj t’i ktheni sytë nga arsimi, sepse njohuritë tuaja, mund të jenë “flori e shkuar floririt, or Tunxh...”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    81
    Ne rast se ndokush ka deshire te shohe versionin e plote te kursit, mund ta shkarkoje duke klikuar ketu.

  3. #3
    Team UARE
    Anëtarësuar
    23-11-2006
    Vendndodhja
    Bathore
    Postime
    19
    Ne radhe te pare dua tju pergezoj per programin.

    Persa i perket mbrojtjes ne pamje te pare ngjason shume me ate te Fjalor 2005 (mbrojtje me servis) por ne kete rast nuk ka nje afat trial. Sa per rregjistrimin nuk e pashe me vemendje por mendoj se nuk mund te rregjistrohet me serial duke qene se nuk ka sesi te vertetohet blerja. Kete menyre pate aplikuar tek Fjalor 2005 ku programi gjate ekzekutimit nuk e lexonte fare serialin qe kish shkruajtur ne rregjister.
    Team UARE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    81
    Faleminderit per pergezimin.

    Trial-i nuk ka shume sens ne kete rast, sepse nese dikush e ezauron kursin (brenda afatit trial), s'ka c'i duhet kodi.

    Pjesen tjeter te mesazhit nuk arrita ta kuptoj. C'do te thuash me:
    mendoj se nuk mund te rregjistrohet me serial duke qene se nuk ka sesi te vertetohet blerja.

  5. #5
    Team UARE
    Anëtarësuar
    23-11-2006
    Vendndodhja
    Bathore
    Postime
    19
    E kam fjalen per versionin e plote qe ke botuar ketu dhe kushdo mund ta shkarkoje. Nomalisht cdokush mund te te dergoje me sms numrin e serise, por sigurisht qe nuk besoj se do ju dergosh serialin apo jo?



    Keshtu qe nuk mendoj qe kjo kopje qe ke botuar ketu realisht te rregjistrohet me serial sepse kjo do ishte nje "security hole". Te njejten menyre ti ke perdorur tek Intein Fjalor 2005 por me ndryshim qe aty nje msgbox te njoftonte qe nuk mund ta rregjistroje programin. Sa per trialin ke plotesiht te drejte qe ne kete rast nuk ka sens.
    Team UARE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    81
    Personi A blen një kopje të programit dhe e instalon në kompjuterin e tij. Personi B është një shoku i personit A.
    B-ja shikon programin e instaluar ne kompjuterin e A-së, dhe e pyet:

    B: E ke diskun e këtij programit?
    A: E kam, por është me kod.
    B: Po kodin, a e ke?
    A: E kam, por këtu thuhet se funksionon vetëm në një kompjuter.
    B: Vërtet? Po pse pikërisht “vetëm në kompjuterin tënd”? S’ka gjë, mi jep të bëj një provë.
    A: Nuk e di... këtu kështu thotë... megjithatë merre.

    B-ja e instalon programin në kompjuterin e tij, por kodi që i mori A-së nuk funksionon. Atëherë B-ja thotë me vete: “kopja që unë kam është origjinale, kështu që pse të blej një kopje tjetër origjinale? Unë fare mirë mund të kërkoj kodin, duke pretenduar se e kam blerë këtë kopje”.

    Tani kemi edhe personin C, i cili s’ka lidhje me personat A dhe B, por e shkarkon programin nga Interneti.

    Me marrëveshje fjale, A-ja përfaqëson të gjithë personat që e kanë blerë një kopje, B-ja përfaqëson të gjithë personat që ua kanë marrë një kopje personave A, dhe C-ja përfaqëson të gjithë personat që e kanë shkarkuar një kopje nga Interneti.

    Nëse personave A nuk do t’u jepja kodin, minimalisht s’do shisja dot më (sepse do merrej vesh se bëhej fjalë për një mashtrim).
    Nga ana tjetër, nëse do t’ju jepja kodin edhe personave B, edhe kjo do merrej vesh, dhe shumë shpejt A-të do shndërroheshin në B, dhe sërish s’do shisja dot më.

    Kështu që duke e marrë si të mirëqenë, që unë arrij të dalloj B-në nga A-ja, edhe pse të dy kanë kopje “të regjistrueshme” (B-ja ka kopjen e A-së), çfarë “security hole” do përbënte fakti që edhe C-ja të kishte kopje “të regjistrueshme”?.

    Siç dalloj A-në nga B-ja, dalloj edhe C-në nga A-ja.

  7. #7
    Team UARE
    Anëtarësuar
    23-11-2006
    Vendndodhja
    Bathore
    Postime
    19
    • Sigurisht qe nuk e ve ne dyshim je ne gjendje te dallosh A, B dhe C. Ajo qe desha te them eshte se A dhe B kane ne dore diskun qe ka blere A cili sigurisht rregjistrohet me serial unik per cdo PC dhe shitja me disk mesa di une eshte e vetmja menyre blerje qe ti i ofron konsumatorin (me sa di une deri tani nuk ke perdorur blerje online) Pra kopja qe ka C normalisht nuk ka arsye qe te rregjistrohet me serial.
    • Pse mendoj qe nese kopja e C rregjistrohet me serial kjo eshte nje security hole? Sepse C perben nje shumice absolute ne krahasim me A + B dhe nje cracker i zoti ndoshta do mund te bente nje keygen. Ah nqs. se ti je i sigurte qe ky program eshte i pakrakueshem, atehere kjo eshte nje ceshtje tjeter.
    • Pse mendoj qe realisht kopja e C nuk rregjistrohet me serial? Sepse kete menyre ke ndjekur per kopjen e C tek programi yt i meparshem Intein Fjalor 2005
    Team UARE

  8. #8
    kosova Maska e xhati
    Anëtarësuar
    09-12-2006
    Vendndodhja
    n`T.B.A
    Postime
    22
    Ne rast se ndokush ka deshire te shohe versionin e plote te kursit, mund ta shkarkoje duke klikuar ketu.
    a mundesh te ma gjesh linkun se ish fshir .. ndokush pi antarve se shum pom nevoietet

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    81
    .
    Skena e mëposhtme është e përfshirë në këtë program (që përmban edhe gjëra të tjera).

    screen-shot-e të skenës 3D.

    Emri:  Sheshi-Tereza-ScreenShot.jpg

Shikime: 453

Madhësia:  64.6 KB

    Emri:  Sheshi-Tereza-ScreenShot4.jpg

Shikime: 457

Madhësia:  64.3 KB

    Emri:  Sheshi-Tereza-ScreenShot2.jpg

Shikime: 491

Madhësia:  59.0 KB

    Mund të kisha hapur një temë të re për këtë mesazh, por titulli i kësaj kolone është (ishte, para se ta redaktonin moderatorët) perfekt, dhe gjithsesi mesazhi ka të bëjë edhe me përmbajtjen e kësaj teme.

    Ndërsa je duke hedhur hapat e parë në programim, pyetja që i bën më shpesh vetes është “po kjo gjë a mund të bëhet, dhe nëse po, si?”

    Por mbasi “ke grisur disa palë këpucë”, dhe “ke parë dynjanë me sy”, kupton se shumëçka jo vetëm mund të bëhet, por është bërë tashmë.

    Dhe pyetja e mësipërme i lë vendin pyetjes “po tani, çfarë të bëj?”

    S’është pyetje e thjeshtë për t’u përgjigjur, sepse ndërsa gama e gjërave që mund të realizohen rritet në progresion aritmetik, numri i të angazhuarve në këtë fushë rritet në progresion gjeometrik, dhe shanset për të gjetur një përgjigje që s’është dhënë ende (nga 1 milionë të tjerë para teje) zvogëlohen.

    Sidoqoftë, disa (shumë) as që arrijnë t’ia bëjnë vetes këtë pyetje, sepse bombardohen nga të katër anët me “receta” se si duke përdorur X, apo Y framework, e kanë të shtruar rrugën drejt suksesit.

    Edhe sikur të kishte ndonjë gjë të vërtetë në këto “receta”, fakti që ato lëshohen nga kompani të mëdha (si Microsoft-i p.sh.), që “i shkon fjala” në ç’do cep të Botës, do të thotë se “sekreti i suksesit” minimalisht nuk është më “sekret”.

    Miliona individë anembanë Botës “përfundojnë” duke krijuar të njëjtat gjëra, për të cilat edhe nëse kishte ndonjëfarë interesi fillimisht, fakti që oferta e tejkalon shumë herë kërkesën, i zhvlerëson krejtësisht.

    E keni parasysh atë filmin ku ndeshen dy magjistarë: i pari zgjedh si “armë” gjarprin, ndërsa i dyti elefantin, i pari miun, i dyti macen, i pari qenin, ....

    Dua të them, nuk mjafton të zgjedhësh armën “e duhur”, duhet të zgjedhësh edhe betejën e duhur.

    Ndërsa shumëkush shpenzon kohë dhe energji për të mësuar gjuhët “moderne” të .NET-it, për të krijuar “softwerët e së ardhmes”, unë për vete vendosa të shpenzoj pak kohë për t’iu përgjigjur pyetjes:

    Cila është beteja e duhur, beteja ku ka më shumë shanse për të fituar?

    Dhe përgjigjja ime është: sistemi arsimor.

    Nëse dikush beson se duke përdorur VB.NET mund të realizojë gjëra që të tjerët s’kanë mundur t’i realizojnë dot duke përdorur C (seriozisht?), përse unë të mos besoj se duke përdorur kompjuterin, mund të realizoj gjëra që të tjerët s’kanë mundur dot t’i realizojnë duke përdorur librat?

    Mbasi ke zgjedhur betejën, e ka radhën arma (dhe jo e kundërta: fillimisht zgjedh armën/framework-un (sepse t’i ka bërë trutë... publiciteti), e më pas pyet veten se çfarë mund të bësh me të)

    Teksa eksploroja teknologjitë që mund të përdorja për të krijuar mjete didaktike,
    ndesha në një (dikur fshat i vogël, por tani metropol me qiellgërvishtës) që i thonë “game engines”.

    Në njëfarë pike, kompanitë e angazhuara në krijimin e lojërave 3D, konstatuan se të gjitha lojërat (programet e tyre) kanë një pjesë që është e përbashkët, dhe e pavarur nga lloji i lojës.

    Kjo pjesë e programit, që ka të bëjë kryesisht me shfrytëzimin me sa më efikasitet të GPU-së, CPU-së, memories, hard-diskut, rrjetit, etj. si dhe implementimin efikas të AI (artificial inteligence) apo Physics (fizikës Njutoniane), quhet game-engine.

    Shumë nga kompanitë që shesin lojëra, gjithashtu shesin edhe game-engine-t e tyre, dhe ka kompani që krijojnë (dhe shesin) vetëm game-engine.

    Game-Engine-t janë softwerët më të sofistikuar të planetit, pasi janë programet që programojnë thuajse ç’do pjesë hardweri të kompjuterit, dhe e bëjnë këtë në mënyrën më efikase të mundshme.

    Falë tyre, edhe kompani të vogla, apo edhe individë, mund të realizojnë gjëra që vetëm pak vite më parë ishin “fanta-shkencë”.

    Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, ekzistojnë me dhjetëra game-engine, disa open-source, e disa jo, por edhe këto të fundit shpesh herë ofrojnë versione pa-para.

    Gjithashtu, pjesa dërrmuese e tyre mund të programohen në skript, dhe në disa raste suportojnë më shumë se një gjuhë.

    Ndoshta për shkak të një ballafaqimi intensiv me këta softwer fantastik (dhe të guximshëm), që marrin përsipër të simulojnë jo thjesht një fenomen, por një Botë të tërë virtuale;
    ndoshta për shkak të disa filmave (ndërmjet tyre dhe “Avatar”-i) që kam parë së fundmi, që konfirmojnë një gjë: “ç’do produkt i imagjinatës mund të renderohet”;
    apo ndoshta disa orë të jetuara “brenda” GTA IV;
    më kanë bërë të besoj se kjo dekadë ka për të qenë në shenjën (e horoskopit) “interactive-3D”.

    Unë ju sugjeroj t’i “lagni njëherë këmbët” në ujërat e tyre (të simuluar).

    Nuk kërkon të jesh ekspert, madje unë krijova një copëz Bote virtuale (sheshin përballë korpusit), pa shkruar asnjë rresht skript.

    Lojërat 3D janë zbavitëse jo vetëm për ata që i luajnë, por besoj se edhe krijimi i tyre është gjithashtu një nga punët më zbavitëse.

    Natyrisht ju mund të krijoni lojëra 3D, por unë do ju sillja edhe njëherë në vëmendje diskutimin mbi “betejën e duhur”.

    Lojërat 3D vetëm emrin kanë “lojë”, sepse në fakt janë sipërmarrje kolosale. Lojërat më të shtrenjta kushtojnë sa filmat më të shtrenjtë (mbi 100,000,000$).
    Me një fjalë është një “fushë-beteje” ku luajnë lojtarë të mëdhenj.

    Game-Engine-t janë krijuar për të simuluar një realitet të tërë, por ndërsa për ta populluar atë realitet (me godina, rrugë, makina, njerëz, pemë, etj.) është një punë voluminoze, që kërkon stafe të mëdha, për ta populluar me objektet që përdoren në një eksperiment Fizike, është diçka fare e thjeshtë, që një individ mund ta realizojë në disa javë apo ditë.

    Për më tepër, në këtë rast nuk ju duhet të konkurroni me produkte qindra-milionë-dollarëshe, por me vizatime librash, apo qameti me implementime 2D të realizuara në Flash.

    Edhe nëse synoni të krijoni një lojë, prapë, “mësojeni dorën” duke krijuar ndonjë mjet didaktik.

    Nëse akoma s’keni mësuar si të modeloni (e për pasojë s’mund të krijoni një lojë), edhe disa box-e që 3dsmax i krijon automatikisht janë të mjaftueshëm për një simulim fizike.

    Edhe nëse s’keni mësuar të krijoni dhe aplikoni texture (e për pasojë s’mund të krijoni një lojë), edhe pa to simulimi 3D ka për të qenë impresionues përkundrejt skicave të librit, apo vektorëve 2D të Flashit.

    Edhe nëse s’keni mësuar të krijoni efekte zanore, dhe t’i vendosni në skenën 3D (dhe vështirë se produkti juaj të konsiderohej një lojë), edhe pa audio gjithçka është OK në kontekstin e mjetit laboratorik.

    Teknologjia që përdoret në mësimdhënie është aq e prapambetur, sa çfarëdolloj gjëje të krijoni ka për të qenë “thjesht fantastike”.

    Këshilla ime nuk është e tipit “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”.
    Në fakt këto konkluzione unë i kam nxjerrë për veten time, dhe besoj se mund të vlejnë edhe për ju.

  10. #10
    E provova 3 here por shkarkimi me ngecte 99.9 % (faji albtelekomit) nqs ndonjeri e ngarkon ne ndonji host tjeter te publikoj linkun . Do kisha qef ta kisha fush ne counter strike kte (me emrin cs_hell lol) dhe te rektorati te ishte vendi per te ven bomben , qe te hidhja ne ere per qefin tim pp)
    Keyboard not found .... press any key to continue!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ish-kryebashkiaku Zilja: Piramidat e grekët dogjën Vlorën
    Nga Hyllien në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-03-2007, 02:40
  2. “Mafia shqiptare” - një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 01:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •