Link-et në mesazhet e mi, nuk i kam vendosur si një mënyrë për të shpërndarë programe, por si një mënyrë për të ilustruar një ide. Kështu që nuk e kam për detyrë të garantoj që link-u të jetë i vlefshëm edhe 2 vjet mbasi e kam shkruar atë mesazh.
Ajo çka doja të ilustroja me anë të atij link-u, ishte se programi në fjalë ishte i pa-krakueshëm, dhe garantonte për *.html, *.js, *.css, etj. mbrojtje edhe më të fortë se ajo që implementojnë shumica e aplikacioneve (*.exe, *.dll).
Në atë kohë programin sapo e kisha krijuar, kështu që për ilustrim përdora një kurs që e shkrova vetë.
Tashmë ekzistojnë disa produkte (të krijuar nga të tjerë) që shfrytëzojnë këtë program, dhe deri më sot s’më është ankuar njeri se i është kopjuar (plus, “shoqata e krakuesve”, apo ndonjë “operator i pavarur”, do ishin aq xhentil sa për të më njoftuar me ndonjë e-mail, apo duke shkruar në këtë forum).
Gjithsesi, edhe link-u në fillim të mesazhit të mëparshëm (ndër të tjera) ilustron edhe këtë aspekt.
----------------------------
Sërish mbi game-engine-t...
Nëse ndokënd e ngacmoi sadopak ideja për të krijuar ndonjë gjë 3D (interaktive), por s’di nga t’ia nisë... dua t’i transmetoj diçka nga “zbulimet” e mi kur ndodhesha në të njëjtën gjendje.
Gjëja e parë që unë bëj, sa herë ndesh në ndonjë hapësirë të re teknologjike, që i përgjigjet (pozitivisht) pyetjes “A bëhet?”, është të “pyes Google” se cila është alternativa më e mirë (duke formuluar shprehje të tipit “X vs. Y”).
Të njëjtën gjë bëra edhe në rastin e game-engine-ve, por as tani, mbas 2 muaj ballafaqimesh, nuk kam një fitues.
Ekzistojnë me dhjetëra game-engine, disa për Windows, disa për Mac, Linux, Xbox... disa që funksionojnë në të gjitha këto ambiente. Disa përdorin DirectX, disa OpenGL, disa i përdorin të dyja. Disa janë open-source, e disa jo. Disa kërkojnë kompjutera (kryesisht kartë grafike & memorie) të fuqishëm, e disa funksionojnë thuajse në ç’do lloj kompjuteri në qarkullim.
Edhe disa site që zbulova, që merrnin përsipër listimin dhe renditjen e tyre, nuk më ndihmuan shumë. Disa prej tyre sponsorizoheshin nga ndonjë nga kompanitë që prodhojnë game-engine, ndërsa një pjesë tjetër e bënte klasifikimin mbi bazën e votimit.
Në vështrim të parë kjo mund të duket si forma më e mirë (dhe demokratike) e vlerësimit, por s’është tamam ashtu...
Disa game-engine janë shumë të sofistikuara, të shtrenjta, dhe kërkojnë njëfarë ekspertize në përdorim, ndërsa disa të tjera janë më të thjeshta dhe falas.
E gjeni dot se kush merr më shumë vota?
Të parat mund të jenë përdorur për të krijuar lojëra me emër, por të dytat (pikërisht pse janë falas dhe të thjeshta për t’u mësuar dhe përdorur) kanë një përhapje të madhe midis hobistësh, që janë dhe kategoria e pjesëmarrësve më të zellshëm në të tilla votime.
Dhe përtej të gjitha këtyre, ekzistojnë kritere të ndryshme vlerësimi.
P.sh. në rastin tim, unë doja një game-engine që të funksiononte edhe në kompjuterat e shkollave (që përgjithësisht janë të dobët), të ishte e thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur (sepse s’dua të krijoj “një Botë të madhe virtuale të detajuar”, por “shumë simulime relativisht të thjeshta” në një kohë/kosto të arsyeshme), të ketë “built-in physics” (për të krijuar simulime të besueshme p.sh për lëndën e Fizikës), dhe mundësisht të jetë open-source, në mënyrë që ta përshtas sa më mirë me projektin që mund të kem në kokë.
Në fakt nuk gjeta asnjë që t’i plotësojë të gjitha kushtet, por 2-3 kandidatë të mundshëm.
Unity 3D ishte kandidati më pranë ideales, pasi i plotësonte të gjitha kushtet, me përjashtim të faktit që nuk është open-source.
Unity është ndoshta game-engine më e thjeshtë (në absolut) për t’u mësuar dhe përdorur. Mund të programohet në JavaScript dhe C#, por për të krijuar një skenë si ajo që paraqita në fillim të mesazhit të mëparshëm, s’është nevoja të skriptosh kurrgjë - mjafton të vendosësh avatarin në skenë.
Për sa i përket krijimit të skenës 3D... është fare e thjeshtë. Mjafton që projektet e 3dsmax t’i ruash brenda drejtorisë së projektit, dhe unity është në gjendje t’i lexojë automatikisht. E njëjta gjë vlen edhe për texture-t (mund t’i ruash edhe si dokumenta fotoshopi (*.psd)).
Editori i Unity shfaq gjithë “pemën” e drejtorive dhe file-ve (pak a shumë si explorer-i), dhe prej aty mjafton t’u bësh drag për në “fushën e lojës”.
Gjithashtu, unity punon edhe në kompjutera relativisht të dobët, dhe ka të inkorporuar PhysX nga Ageia.
Nga ana tjetër, përveç se nuk është open-source, unity nuk është as falas. Versioni profesional është falas për një muaj (trial), ndërsa versioni “indie” (nuk e di nëse është falas, apo me çmim më të ulët) nuk ja vlen përkundrejt alternativave të tjera falas/open-source.
Nja dy game-engine të tjerë për t’u marrë në konsideratë janë Toruque 3D nga GarageGames dhe Unreal 3 nga Epic Games(këtë të fundit s’e kam provuar, por gjithandej vlerësohet më mirë se Torque), gjithsesi kompjuterat që përdorin shkollat sot vështirë t’i përballojnë këto të dyja, kështu që për qëllimet e mi... mund t’u rikthehem këtyre mbas 2-3 vjetësh.
Dhe alternativa tjetër, që me shumë gjasa është ajo që do përdor më shpesh, nuk është një game-engine.
Përveç produkteve që përfaqësojnë një game-engine të plotë, ekzistojnë edhe produkte që përfaqësojnë një komponent (të specializuar) të një game-engine (quhen “middleware”).
P.sh. Havok-u është #1 në Botë për Physics. Përmban disa produkte, ku physics është falas.
Gjithashtu Ogre (Object-Oriented-Graphics-Rendering-Engine) është një rendering-engine e maturuar, për më tepër open-source.
Këto të dyja kam ndërmend të përdor për të krijuar simulime 3D.
Gjithsesi, eksperiencën më inkurajuese për një fillestar, e jep Unity. Mjafton të downloadoni versionin Pro (1 muaj trial) dhe keni për t’u bindur që është vërtetë shumë i thjeshtë.
Po përtoj të vendos link-e këtu, por mjafton të gugloni për emrat e game-engine-ve që përmenda, dhe lehtësisht mund të gjenden sitet përkatëse, si dhe site dedikuar klasifikimit të tyre (ku mund të eksploroni edhe për game-engine të tjerë).
Shpresoj të shoh (këtu apo gjetkë) diçka krijuar prej jush.
Kerkoj ndjese per postimin me lart se 2 vjet me vonese nuk jane pak.
Per sa i perket temes shume interesante dhe te falenderoj per orjentimet qe ke dhene, une deri tani kam perdorur nje program qe quhet 3D RAD mbase e ke pare apo perdorur jo se eshte i keq sepse ka brenda dhe kompilatorin qe mund te ta ktheje projektin (lojen) ne setup pak a shume por me sa kam pare ka shume pak mundesi per objekte dhe nuk po mundem te gjej nje menyre per te shtuar objekte te tjera.
Objektet per kete program jane funksione te gatshme ne 2D ose ne 3D psh objekt i gatshem makina dhe me pas mund t'i vesh nje skenmash quhet qe ta besh te bukur po themi, por ska objekt (funksion te gatshem per te futur nje pallat ose te krijosh nje mini qytet).
Prandaj ky lloj programi me ka bezdisur pak dhe po kerkoj alternativa te reja por do provoj keto programet qe ke sygjeruar ti ketu ne postimin me lart.
Shpresoj qe shume shpejt te te kaloj nje dicka te vogel qe mund te perfundoj keto dite.
Gjithe te mirat edhe nje here ^_^
have a little faith!!!
E ngarkova edhe nje here ne kete adrese (por serish linku nuk ka per te qene i vlefshem per shume kohe)
Krijoni Kontakt