Pershendetje
Mendoj te organizojme kete konkurs per te gjithe anetaret e forumit qe kane pasion fotografine, por kerkohet ndihma juaj.
Konkursi do filloje nga data 15 Qershor 2008, pra keni kohe te mjaftueshme per te pregaditur fotografite.
Ca rregulla qe duhet ti keni parasysh!
1- Fotografija duhet te jete kryer vetem nga ju.
2- Keni te drejte te konkuroni vetem me 2 foto
3- Kompozimi te mos permbaje elemente te pahijeshem
4- Jo elemente te shtuar me fotoshop (diell, ylbere, hene etj) por mund te punoni me kontraste, ngjyra, filtra ngjyrash etj.
Jemi teper te ndergjegjeshem qe shume nga ne votojne per autorin dhe jo per punen e autorit. Kjo gje mendoj se mund te evitohet deri ne nje mase, por perseri kerkohet ndihma juaj. Fotografite do paraqiten ne teme krejtesisht anonime. Cdo fotografi do kete nga siper vetem titullin. Pra vota do jete per fotografine ne nje kohe qe anetaret nuk do jene ne dijeni te autorit. Nese kemi arsyje te besojme se dikush nga ju ka derguar me MP, chat, apo email detajet e fotografise me te cilen konkuron, me qellim qe te ngreje votat...atehere ky person perjashtohet automatikisht nga konkurimi. Fjalet qarkullojne shpejt dhe nuk ndalen vetem ne nje vesh, duhet ta keni parasysh
Pra....nese me daten 15 Qershor do kemi 30 foto nga 15 kunkurues, do kemi nje muaj kohe per te zgjedhur 5 fotografite me te mira. Sipas numrit te votave, nga vendi i pare deri tek i pesti. Do kete 3 konkurime te tilla. I pari me 15 Qershor, i dyti me 15 Gusht dhe i treti me 15 Tetor. Nga 3 konkurime gjithsej do rezultojne 15 fotografite me te mira (5 nga gjithsecili konkurim). Keta 15 fotografi do konkurojne ne Dhjetor per 5 fotot me te mira, nga te cilat do shpallet dhe fotoja fituese e vitit 2008.
E gjitha kjo eshte per te motivuar gjithe anetaret qe kane pasion fotografine.
Keni parasysh! Fotografite per konkurim do dergohen me email ne konkursi@hotmail.co.uk dhe sebashku me fotografine do jete titulli qe deshironi te mbaje fotoja juaj si dhe emri perdorues ne forum. Emri juaj personal eshte zgjedhje e juaj personale. Fotografite ne konkurim do u vendoset nga ne nje shenim gjysme transparent "Konkursi Fotografik 2008" si dhe "forumishqiptar.com" . Afati i fundit per ti derguar fotografite eshte e Premte, 13 Qershor
Pyetje dhe sygjerime....ju lutem urdheroni ne kete teme.
Krijoni Kontakt