Guardiola trajneri i Barcelones per sezonin 08-09. Tashme gjithcka eshte zyrtare!
Laporta delja ka deklaruar per shtypin se Rijkaard do te largohet ne fund te ketij sezoni. Pep Guardiola do te jete trajneri i ri i Barcelones , dhe me sa duket ka filluar te planifikoje punen:
1- Do te punohet me profesionalizmin e skuadres
2- Staf i ri mjekesor
3- Stervitje fizike me e lehtesuar dhe me pak turne gjate veres (per te evituar demtimet e kota).
4- taktike e re fleksibel ( do te ndryshoje ne baze te kundershtarit ) . 4-3-3 nuk shihet me si nje mundesi.
5- Henry , Ronaldinho , Pinto , Thuram , Edmilson , Giovanni , Gudjohnsen , Ezquerro , Oleguer dhe Yaya Toure do te largohen. Guardiola eshte ende ne dileme nese duhen shitur Deco dhe Eto'o apo jo.
6- Te rinjte Victor Sanchez , Abraham dhe Jeffren do te ngjiten nga skuadra C ne ekipin e pare , ndersa Thiago dhe Asulin do te ngjiten ne skuadren B sepse jane ende shume te rinj per ekipin e pare.
6- Johan Neeskens do te largohet nga posti i asistentit dhe ne vend te tij do te emerohet Tito Vilanova i cili ka punuar si asistent i Guardiolas ne skuadren B.
Vetem per nje gje jam skeptik... Guardiola eshte pa eksperience ne fushen e menaxhimit te skuadrave. Ka menaxhuar vetem skuadren B te Barcelones. Por nga ana tjeter nuk kemi cfare humbim. Edhe po nuk morem titull , te pakten do e dime qe nuk kemi bere shpenzime te kota dhe do tju jepen me shume shanse te rinjve qe vine nga akademia dhe jane rritur ne Barcelone (te pakten ata dihen qe luftojne me shpirt per skuadren).
Me pelqeu shume edhe ideja e shtruar nga Guardiola qe skuadra te shpenzoje me shume kohe se bashku. Aktualisht lojtaret e Barcelones takohen vetem pak ore ne stervitje dhe 2 ore ne ditet e ndeshjeve. Sezonin tjeter lojtaret do te drekojne se bashku c'do dite dhe do te organizohen aktivitete te ndryshme. Kjo do te krijoje me shume lidhje miqesore ne skuader , gje e cila do te kete efekte pozitive edhe ne fushe.
PS: Po me pelqen qe Zambrotta do te qendroje (te pakten kete deshiron Guardiola).
Krijoni Kontakt