Duke parashtruar projektin e tij tė rikandidimit pėr Tiranėn, kryetari i aktual i bashkisė Rama tha midis tė tjerash diēka qė, sipas meje, duhet tė tėrhiqte vėmendjen edhe tė publikut, edhe tė kundėrshtarit. Problemi qė kemi ne - tha Rama - janė ndėrtimet e kohės sė Hoxhės, tė cilėt janė tė shėmtuara dhe janė bėrė edhe mė tė shėmtuara me shtesat e ndryshme, por po tė punojmė mbi to me ngjyrėn, Tirana do tė bėhet qyteti mė turistik nė Ballkan.
Ky pohim mė duket se flet pėr njė vizion krejt jashtė realitetit dhe problematikės sė kryeqytetit e qė ve nė dyshim edhe ndonjė ide tė projektit qė mund tė dukej pozitive.
Nė dy aspekte mė duket shqetėsuese kjo ide. Sė pari, mungesa e vetėdijes sė kandidatit pėr tė tretėn herė se problemi qė ka sot kryeqyteti nuk janė ndėrtesat e Hoxhės, por e kundėrta: ndėrtesat e reja, shumica tė ndėrkallura midis ndėrtimeve tė komunizmit. Ėshtė e vėrtetė se shumica e ndėrtesave tė komunizmit nuk kanė vlera arkitektonike dhe se shtesat e mballomat e ndryshme i kanė bėrė edhe mė tė shėmtuara, por gjithsesi shumica e tyre janė ndėrtuar me njė koncept urbanistik shumė mė tė shėndoshė sesa ai qė po pėrdoret sot. Nė ndėrtimet e komunizmit ėshtė ruajtur, tė paktėn, raporti ndėrtim-gjelbėrim si dhe dendėsia e banorėve pėr kilometėr katrorė. Ato jo vetėm nuk kanė lartėsira tė mėdha, por nė mes tė tyre janė projektuar edhe parqe e lulishte, edhe fusha sporti, edhe ēerdhe e kopshte e shkolla. Kurse me ndėrtesat e sotme si pyka tė larta tė futura mes tyre, shpesh mu atje ku ka pasur lulishte apo fusha sportive, (qė duhet thėnė se pararendėset i kanė nė shembullin mė tė keq tė komunizmit, tek ndėrtesat me punė vullnetare) janė shkatėrruar kėto hapėsira publike aq tė domosdoshme duke ndikuar jashtėzakonisht, jo vetėm nė uljen e funksionalitetit e tė cilėsisė sė jetės sė banorėve, por edhe estetikisht. Pra, edhe nga pikėpamja estetike si grup ndėrtesash apo blloqe banimi, megjithė mungesėn e vlerave arkitektonike, njė pjesė e ndėrtimeve tė komunizmit qėndronin mė mirė siē ishin sesa ajo ēka ka dalė nga kombinimi i tyre me ndėrtimet qė janė kryer sot nė Tiranė. Kjo edhe sepse ndėrtimet e ndėrkallura mes ndėrtesave tė vjetra nuk janė projektuar duke kėrkuar vlera arkitektonike, por ashtu qė t'iu pėrshtaten truajve tė nxjerrė si sheshe ndėrtimi nga sekserėt e Bashkisė pa marrė parasysh se ēfarė ka pėrreth dhe ēfarė do tė ketė, sepse pa plan urbanistik. Ato janė projektuar e kanė marrė atė formė qė kanė vetėm me pikėsynimin qė tė nxjerrin sipėrfaqen maksimale tė banimit me qėllim fitimin maksimal nėpėrmjet shitjes sė tyre. Edhe nė rastet kur ndonjė prej kėtyre ndėrtimeve ka njėfarė vlere nė vetvete - siē mund tė jetė Torre Drini - ato janė vendosur krejtėsisht jashtė kontekstit pėrreth, duke e shėmtuar atė. Pra edhe kur flitet pėr estetikėn jashtė funksionalitetit - ēka nė arkitekturė nuk ndahen - kemi tė bėjmė me njė pėrkeqėsim nė raport edhe me komunizmin. Me njė konceptim urban normal blloqet e ndėrtesave tė komunizmit duhet tė konsideroheshin si zona tė mbyllura arkitektonikisht. Ato ose do tė duhej tė shembeshin krejtėsisht nė blloqe tė caktuara dhe atje tė projektohej e ndėrtohej diēka e re ose - ēka mė duket mė e arsyeshmja - do tė duhej tė restauroheshin e tė rivlerėsoheshin, duke kuruar edhe zonat publike midis tyre. Njė gjė e tillė psh. ėshtė bėrė me ndėrtesat e komunizmit nė Berlinin lindor me shumė sukses. Kurse ne nuk kemi bėrė as njėrėn, as tjetrėn. Ne thjeshtė kemi mbivendosur dy shėmtira njėra mbi tjetrėn duke e bėrė Tiranėn dy herė tė shėmtuar.
Sė dyti, ėshtė shqetėsues vizioni qė ka kryetari pėr bėrjen e qytetit tėrheqės pėr turistėt nėpėrmjet lyerjes sė ndėrtesave tė komunizmit. Kudo nė botė njė qytet ėshtė tėrheqės pėr turistėt, kur ai ka veēantinė e vet e cila lidhet mė sė pari me historinė e vlerat e trashėgimisė kulturore tė qytetit. Tiranės kėto kanė ardhur duke iu pakėsuar dita-ditės edhe nė sajė tė punės shkatėrruese qė ka bėrė kryetari aktual. Aq e vėrtetė ėshtė kjo saqė nėse nė dy fushatat paraardhėse ėshtė folur pėr ruajtjen e tyre (nė tė parėn Rama hodhi idenė e kthimit tė qendrės historike nė identitet, kurse kundėrshtari Mustafaj foli gjatė pėr ruajtjen e shtėpive tė vjetra tė Tiranės, kurse nė tė dytėn kandidati kundėrshtar i Ramės, Ngjela, i mėshoi shumė shkatėrrimeve tė vlerave historike) nė kėtė fushatė tė tretė tė Ramės dhe Olldashit nuk flitet fare pėr ruajtjen e vlerave historike qė kanė mbetur. Njė qytet, pėrveē pasurisė arkitektonike qė lidhet me historinė e tij, mundet tė jetė turistik edhe pėr kulturėn qė mbart brenda, ku, mbi tė gjitha, kam parasysh muzeumet e ndryshme si ato etnografike, arkeologjike e me radhė apo muzeume tė artit tė kėtij vendi. Edhe nė kėtė aspekt Tirana ėshtė qyteti mė joturistik nė Ballkan. Ishte domethėnės fakti qė ndėrkohė qė studentė e pedagogė tė Universitetit tė Tiranės, me nė krye Rektorin, protestuan disa ditė mė parė kundėr njė projekti qė parashikon prishjen e Muzeumit tė Shkencave tė Natyrės, tė dy kandidatėt mbajtėn heshtje varri ndaj kėsaj proteste. E pra bėhet fjalė pėr njė ndėr muzeumet e pakta qė i kanė mbetur kryeqytetit, ku gjendet flora dhe fauna e Shqipėrisė. Por duket se pėrbindėshi katėrkėmbėsh shkatėrrues i qytetit qė ka funksionuar kėto 15 vjet: sekser - pronar - Bashki - ndėrtues, e ka planifikuar shkatėrrimin e tij, cilido qoftė kryetari i ardhshėm.
Mėrėpo, duke i dikur kėto, Rama kėrkon tė na mbushė mendjen se qyteti do tė bėhet i veēantė dhe mė turistiku i Ballkanit nė sajė tė ngjyrave qė do t'u veshė ai ndėrtesave tė kohės sė Hoxhės. Megjithėse bir skulptori, ai harron, ose bėn sikur harron, se arkitektura ėshtė njė art qė afrohet mė shumė me skulpturėn sesa me pikturėn, qė flet me format e volumet e ndėrtesave, me raportet dhe dritėhijet midis tyre, me materialin me tė cilin ndėrtohen mė shumė sesa me ngjyrėn me tė cilėn lyhen ato. E kėto, siē e thashė mė sipėr, janė nė gjendje katastrofike. Nuk gjen njė grup ndėrtesash nė Tiranės qė tė qėndrojė mirė estetikisht. Qyteti edhe estetikisht, pra, ėshtė bėrė mė i shėmtuar sesa ēka qenė edhe nė kohėn e Hoxhės. Pėr shembull e gjithė zona e asaj qė quhej Tirana e Re e ndėrtuar kryesisht nė kohėn e komunizmit jo vetėm ėshtė bėrė e pabanueshme nga pikėpamja e funksionalitetit, por edhe estetikisht ėshtė njė shėmtirė. Poende, ne e kemi provuar tashmė lyerjen e qendrės dhe s'kemi parė ndonjė sukses turistik, megjithė mobilizimin propagandistik tė kryetarit nė botė me artistė dhe intelektualė tė vėnė nė shėrbim tė tij. Pėr kėtė do tė duhet qė kryetari tė bėhet edhe mė i famshėm nga ē'ėshtė bėrė, aq i famshėm si artist, saqė e tėrė bota tė vijė nė Tiranė pėr tė parė ngjyrat e tij dhe tė grupit rreth tij. Por fatkeqėsisht ai ka marrė pėrsipėr tė drejtojė Partinė Socialiste dhe vėshtirė se problemet e shumta qė ka ajo parti do t'i lenė kohėn, qetėsinė dhe frymėzimin e duhur pėr tė arritur kėtė nivel tė lartė artistik. Aq mė tepėr po tė kemi parasysh se ky art i tij ėshtė nė luftė me natyrėn sepse shirat dhe dielli i kanė pėrvjellur tashmė ngjyrat e qendrės. Jo vetėm kaq, por sipas mendimit tim, kjo puna e lyerjes sė ndėrtesave tė Hoxhės me ngjyra-ngjyra mund tė jetė e suksesshme nė ndonjė bllok, por lyerja e tėrė qytetit ashtu e karikaturizon qytetin. Madje-madje njė turist serioz dhe i kulturuar edhe kur bėhet fjalė pėr ndėrtesat e komunizmit do tė ishte i interesuar t'i shihte ato nė identitetin e tyre tė asaj kohe dhe jo tė karikaturizuara sipas shijeve tė njė njeriu qė kėrkon tė bėjė njėkohėsisht edhe artistin edhe kryetarin e Bashkisė edhe kryetarin e Qeverisė.
Nė fakt Tirana ėshtė dhe do tė mbetet njė qytet shumė mė pak turistik jo vetėm nė raport me shumicėn e qyteteve tė Ballkanit, por edhe mė pak se shumė qytete tė tjera tė Shqipėrisė. Ajo ėshtė mė pak turistike sesa Gjirokastra, Berati, Korēa Shkodra, Durrėsi, Kruja, Elbasani mu pse i ėshtė shkatėrruar historia dhe kultura qė ka trashėguar nga dyndjet e vazhdueshme tė barbarėve injorantė qė e kanė pushtuar atė ndėr tė cilėt, fatkeqėsisht, bėn pjesė edhe kryetari nė fjalė. Ndoshta ajo mund tė tėrhiqte vėmendjen e specialistėve tė urbanistikės me shėmtinė e saj, pėr ta treguar si shembull fatal se si mund tė zhvillohet njė qytet nė njė shoqėri tė mbetur nė izolim kulturor dhe tė paaftė pėr tė ndėrtuar shtet edhe demokraci njėherėsh. Sa pėr turistėt kryetari duhet t'i harrojė. Turisti nuk mund tė mendohet veēse si njė kėmbėsor qė shėtit me aparat nė dorė nė qytet kurse Tirana ėshtė njė qytet ku qytetari nuk mund tė ecė dot mė nė kėmbė pėr shkak tė kaosit urban, trafikut tė ēmendur, pluhurit, plehrave e kutėrbimin e tyre e mungesės dramatike tė zonave tė gjelbra. Qytetari tiranas kur del jashtė nxiton tė kthehet nė shtėpi ose tė futet nė kafene se s'ka ku tė rrijė tjetėr e jo tė kundrojė ngjyrat e kryetarit. Prandaj projekti pėr Tiranėn do tė ishte mirė tė fillonte nga njė ide e thjeshtė: si ta bėjmė qytetin tonė pėr ne qytetarėt e saj pak mė tė ecshėm mė kėmbė qė kėshtu edhe tė mund tė shijonim ndonjė bukuri tė saj.
Marr nga Gazeta ""Korrieri"
Krijoni Kontakt