Xhani Canale, muzikolog i njohur italian, pėrfytyroi menjėherė njė grup burrash me vegla muzikore nė dorė qė ecnin nėn njė ritėm nė rrugicat e ngushta tė qytetit, kur shkeli pėr herė tė parė nė Shkodėr. Ishte viti 1878 dhe qyteti ku dallohej pėrthyerja mes lindjes dhe perėndimit, sigurisht qė do tė kishte burra qė do ta donin muzikėn. Ai i gjeti ata vetėm disa muaj mė vonė dhe nė njė nga kafet e vogla me njė portret nė mur u shpjegoi gjithė karakteristikat e njė bande.
Pėr herė tė parė, populli i qytetit tė Shkodrės do tė shihte nė rrugėt e tij nė vitin 1878 njė grup burrash, tė veshur njėsoj, qė ecnin nėn ritmin e njė muzike. Veglat qė ata kishin nė gojė nuk ishin buri tė zakonshme, qė deri atėherė pėrdoreshin rėndom nga banorėt, por disa sende tė ēuditshme, nga tė cilat pėrhapej muzikė, njė muzikė qė i bėnte gratė tė linin gatimin dhe tė rendnin drejt portės nė oborrā¦
Tre vjet mė vonė kjo orkestėr filloi tė drejtohej nga i shquari Palok Kurti. Pėr mė shumė se gjysmė shekulli, trashėgimtarė tė familjes Kurti drejtojnė orkestra frymore nė qytetin e Shkodrės.
Tė gjithė i njihnin burrat qė ecnin rrugėve tė qytetin nėn drejtimin e Kurtėve. Muzika e tyre ishte e vetmja gjė ndryshe qė i jepte qytetit njė tjetėr ndjesi. Disa vite mė vonė, mė 1898-ėn, Frano Ndoja krijon tė dytėn orkestėr frymore nė kėtė qytet. Dhe gati dhjetė vjet mė vonė, filluan tė krijohen formacione tė tilla dhe nė qytete tė tjera tė vendit. Mė 1907-ėn krijohet orkestra frymore "Afėrdita" nė Elbasan. Instrumentet blihen nga vetė qytetarėt nė Austri. Krijimi i bandave tė tilla muzikore vazhdon. Mė 1908-ėn themelohet Banda e Lirisė. Mė 1918-ėn themelohet shoqėria kulturore "Rozafat" e njė vit mė vonė ajo Vllaznia nė Shkodėr, ku pranė tyre funksiononin orkestra frymore.
Njė pėrfaqėsues i bandės sė njohur shqiptare nė Amerikė "Vatra", Thoma Nasi, i bashkėngjitet Bandės sė Korēės mė 1920-ėn.
Nė vitin 1924 kemi vetė Kryeministrin Fan Noli qė adhuron bandat. Ai i bie flautit nė Bandėn e Tiranės, e cila mė vonė shndėrrohet nė Bandė Mbretėrore e pėrbėrė kryesisht nga muzikantė tė ardhur nga banda "Vatra" nga Amerika, e tė tjerė qė kishin studiuar nė Itali. Nė vitin 1932, Dom Mikel Koliqi pranė Scula Cantorium (shkollė franēeskane), krijon orkestrėn frymore tė shkollės e po nė Shkodėr krijohen tė tjera orkestra frymore si ajo e Artizanėve, Bashkisė, Ushtrisė e lagjes Paruce etj.
Nė Kosovė krijohen shoqėritė atdhetaro-kulturore: "Vllaznia" nė Gjakovė, "Bashkimi" nė Shkup etj. Pranė tyre funksionojnė dhe orkestrat frymore. Mė 1944-ėn krijohet Orkestra Frymore e Ushtrisė (Banda e Ushtrisė) e gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė XX krijohen e funksionojnė pothuajse nė ēdo qytet orkestra frymore (banda muzikore).
Kohėt e tyre mė tė arta kėto banda muzikore i patėn gjatė kohės sė komunizmit. Dhe pse nėn censurė, kujdesi ndaj tyre ishte nė nivele mė tė larta se ai qė ekziston sot. Dalja e tyre nė rrugė nė raste festash kombėtare, apo qoftė edhe pėr evenimente tė lehta, siē ishin festat popullore, ishte njė ngjarje pėr qytetarėt. Kėto formacione do tė futeshin nė krizė pas viteve 90. Pėr vite me radhė ekzistenca e tyre u vendos nė pikėpyetje, ndėrsa shumė ish-bandistė e lanė Shqipėrinė pėr tė jetuar jashtė.
Dirigjenti Edmond Doko, i cili tre vjet mė parė u bė iniciatori i njė festivali kushtuar bandave frymore nė qytetin e Sarandės, thotė se "pas njė kohe krize qė kėto formacione jetuan, tashmė kemi tė bėjmė me njė ringritje tė tyre".
Sot funksionojnė orkestra muzikore pranė bashkive Durrės, Elbasan, Korēė, Shkodėr, Fier, Berat, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė, pėrgjithėsisht nė gjendje tė vėshtirė, tė mbėshtetura pa mjaftueshmėrisht nga pushteti lokal dhe donatorė.
Nė tetor 2004 rikrijohet Orkestra Frymore e Bashkisė sė Tiranės me iniciativėn e dirigjentit Edmond Doko, tė instrumentistėve Fatos Jaho, Xhemali Murraj, Bashkim Barbullushi, Gazmor Halilaj etj., dhe po kėtė vit krijohet KOF (Klubi Kombėtar i Orkestrave Frymore), i cili u ngrit pėr tė rizgjuar e zhvilluar traditėn e orkestrave frymore.
Nė qershor tė vitit 2006, nė qytetin e Sarandės u organizua Festivali i Parė i Orkestrave Frymore. 16 vjet pas lėnies nė harresė tė kėtyre formacioneve muzikore, qė dikur ishin tė rėndėsishme, ky festival ishte mė shumė njė iniciativė pėr ti sjellė nė formėn e tyre tė mėparshme. Tre vjet mė vonė tashmė festivali ka marrė njė formė mė kreative dhe bandat kanė njė nivel mė tė kėnaqshėm. Kėtė vit, festivali do tė mbahet nga datat 8-13 korrik. Historia e bandave frymore nė Shqipėri sigurisht qė nuk mund tė thuhet vetėm nė njė shkrim. Janė qindra instrumentistė qė pėrbėnin kėto formacione, jeta dhe karriera e tė cilėve do tė pėrbėnte njė shkrim mė vete. Ndoshta do tė ishte mirė tė kishim njė libėr mbi to, rrėfime protagonistėsh dhe kritikėsh, se ēfarė pėrfaqėsonin me tė vėrtetė kėto banda.
Box
Edmond Doko
Orkestrat frymore janė pjesė e rėndėsishme e traditės kulturore qytetare. Gjatė shek. XX, kėto formacione u ngritėn pothuajse nė ēdo qytet dhe u bėnė pjesė e rėndėsishme e jetės artistike dhe kulturore tė qyteteve tona. Orkestrat frymore janė jo vetėm themeli i muzikės sė kultivuar kombėtare, por dhe me ndikim nė formimin e fytyrės evropiane tė qyteteve tona. KOF (Klubi Kombėtar i Orkestrave Frymore) nė aktivitetin e tij pothuajse 3-vjeēar, ka arritur qė nėpėrmjet aktivitetesh tė ndryshme tė rizgjojė e gjallėrojė traditėn e bukur tė orkestrave frymore nė vendin tonė. Festivali i Orkestrave Frymore, qė organizohet prej KOF, zhvillohet gjatė sezoneve turistike nė qytetin e Sarandės e nė korrik 2008 shėnon edicionin e tij tė tretė. Festivali i Orkestrave Frymore ėshtė i vetmi aktivitet i kėtij lloji nė Shqipėri dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė dhe manifestim i gjallė artistik dhe festė popullore. Realizimi i tij imponohet nga zhvillimet cilėsore nė fushėn e turizmit, qė zona e Sarandės pėrjeton. Festivali i Orkestrave Frymore, ndėrkohė ėshtė pėrfshirė nė kalendarin vjetor tė aktiviteteve artistike e kulturore qė mbėshteten nga MTKRS-ja, si dhe pėrbėn njė nga aktivitetet mė tė rėndėsishme kulturore qė zhvillohen nė qytetin e Sarandės, me mbėshtetjen e bashkisė sė kėtij qyteti.
Artikulli
Krijoni Kontakt