Close
Faqja 6 prej 28 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 272
  1. #51
    PRANVERË…



    Të blertat flatra,
    “Shpellën e thinjave të argjendta”,
    ia mbyllën me loze lastarësh pleqërisë.
    Të freskëtat linja,
    qiellit dhe diellit i striptohen.

    Qumështin e gjinjve,
    e rrufisin,
    të uriturit lumenjtë e urisë.

    Çdo vit,
    epshet e klorofilta të rikrijimit, zgjohen.







  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin

    Nëse mëngjesi yt, gdhihet pa mua…


    Nëse kraharorit,
    ………………një brinjë të mungon,
    Ashtu mes dhimbjesh, si kurrë më parë,
    Dije se, me të, në terrin e përjetshëm,
    Kam ndezur.errësirës,
    ………………..........të vetmin zjarr.


    Atje mes amullisë,
    …………………edhe pse larg,
    Nuk do harroj kurrë të të dua,
    Shpirtin,
    me e-mail fluturimesh, do të ta nis,
    Nëse, mëngjesi yt,
    ………………...gdhihet pa mua…


    [/FONT][/SIZE]
    MUZA,e nderuar!
    Eshte kenaqesi e imja kur lexoi poezite tuja!
    respekte.
    Dhuro shumë...e prit pak!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    PRANVERË…



    Të blertat flatra,
    “Shpellën e thinjave të argjendta”,
    ia mbyllën me loze lastarësh pleqërisë.
    Të freskëtat linja,
    qiellit dhe diellit i striptohen.

    Qumështin e gjinjve,
    e rrufisin,
    të uriturit lumenjtë e urisë.

    Çdo vit,
    epshet e klorofilta të rikrijimit, zgjohen.







    E nderuara Muza, vazhdimisht i lexoj shkrimet e tua. Janë të brilanta. Aty gjejë pushimin tim shpirtëror. Të dëshiroj të gjitha të mirat.

    Me respekt
    xheladin hamza

  4. #54
    Caush, Xheladin, ju falenderoj dhe ju pershendes:


    TI, DREKON ME POEZI…
    Kushtuar E.D.



    Me një gotë vere të kuqe të vjetër,
    duke përtypur ëmbël poezi,
    syçkat të ndrijnë si yje nate.
    Ty.

    Të kanë rënë dy rima nëpër buzë,
    eja të t’i fshij.






    DUEL...



    Unë,
    vizatoj “burgun” tim,
    me hallka të metalta errësire.
    Kyçem dhimbjesh.
    Çelësin flak, në oqeanin e heshtjes.
    Ti,
    kalëron "Muzën" time të ngrirë,
    për të çarë shtegun e buzëqeshjes.

    .
    .
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 12-05-2008 më 16:25

  5. #55
    Në shtëpinë e kafshëve


    Kafenë,
    ma serviri ujku.
    Duke ëndërruar,
    ...................shijen e mishit tim…
    Drekën,
    ma serviri dhelpra,
    Duke skicuar
    .................arkivolin tim…
    Darkën,
    ma serviri urithi,
    Duke gërmuar
    ................... varrin tim…
    Zogjtë e përgjakur,
    Më lëpijnë…
    Milingonat,
    tatuazh më ngjiten në shpinë…
    Ku është dera?
    Hapeniiiii…!!!
    Të hyjë këtu,
    Njeriu.

    Njeriu?

    Oh!
    Vdiq i ziu!

    Bishat e egra,
    .................zaptuan shtëpinë…
    Planetet,
    ..........në kraharorin tim,
    ...................................ulërijnë!
    Ulerijne…!



    AT THE HOUSE OF ANIMALS
    (Translated by Zana Banci and Anthony Weir)

    Wolf served me
    coffee
    imagining
    the taste of my flesh…

    Fox served me
    lunch
    while sketching
    my coffin…

    Mole served me
    dinner
    while digging
    my grave…

    Bloodstained birds
    are pecking me;
    Tattooed ants
    are jumping on my back…

    Where is the door ?
    Open it !!
    Bring in a human being.
    - A human ?

    Oh !
    he died of miserable greed !
    Then the wild beasts
    occupied his home…

    The planets
    are screaming
    into my heart…
    are screaming.


  6. #56
    E bardha eshte pak

    Një mur,
    i lyer
    me të zezë
    dhe me të bardhë...
    E zeza - është shumë.
    E bardha - pak.
    Ngjyrat,
    luftojnë ashpër.
    Ngjyrat,
    lëshojnë gjak.
    Përpëlitet e bardha.
    E zeza, shumohet.
    Syri,
    më tmerrohet…!
    Mur.
    Mur i zi,
    larë në gjak.
    S’dalloj dot të bardhën.
    E bardha,
    .............është,
    ......................pak…!



  7. #57
    . . .

    Diku në qoshe
    si plakë flokebardhë,
    strukur vetes,
    bluaj pritjen.

    Nën guaskë,
    më fryjnë erërat e heshtjes.

    Qielli tret vetminë, tek pikojnë retë…

    Tymi i cigares,
    Seleksionon rrugët e dhimbjes…

    Ferri im i shpirtit, qenkam unë vetë…



    . . .

    Blottie dans un coin
    comme une vieille
    aux cheveux blancs
    je rumines l'attente.

    Sous la carapace,
    les vents de silence soufflent.

    Le ciel dissout la solitude,
    quand des nuages tombent des gouttes...

    La fumée de ma cigarette,
    choisit les routes de la douleur...

    L’enfer de mon âme,
    enfin, c'est moi-même.



    Perktheu ne frengjisht URIM NERGUTI
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 14-05-2008 më 05:59
    E bardha eshte pak...

  8. #58
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Urime per ty Muza dhe urime Urimit ! Vetem tani po filloj te kuptoj heshtjen e tij..

  9. #59
    Te falenderoj Pratolin!


    NDJEMË…FALMË…PËRQAFOMË…



    Unë,
    nuk të nderova me timin emër.
    Është mbytur në lotin e fjalës,
    “poetja (jote) brilante”, e fëmijërisë sime të vogël.
    Unë, thinjat t’i shtova baba,
    gabime bëra sa desha.
    Me rrudhat e tua shtrirë dashurisë,
    .......................................qava e qesha…

    Ndjemë baba!
    Nuk dita të jem “pasqyra jote e madhe”,
    shkëputur prej qiellit “sa një gogël”.
    Falje, nuk kërkova kur “gënjeshtrat”,
    si qilim,
    mbi besimin tënd i shtrova.
    Kur vuajtjen dhe lodhjen tënde,
    gotave të konjakut i harrova.

    Sot,
    kur netët e mia,
    gdhihen mbi fytyrën e bijës sime të njomë,
    kujtoj dridhjet e tëndes zemër.
    Unë e di mirë baba,
    ti, kurrë nuk më ke mohuar,
    e asnjëherë turpëruar prej timit emër…

    Edhe pse rinisë tënde, pleqëri, “çmenduria” ime i dha,
    Ndjemë!
    .........Falmë!
    ................Përqafomë…!

    Unë të dua baba…



    PARDONNE-MOI… EMBRASSE-MOI…


    Moi,
    je ne t’ai pas fais honneur à toi, papa.
    "Ton poète brillant" de ma petite enfance
    s’est noyée dans les larmes des mots
    Tes cheveux blancs,
    tu les a de moi, papa,
    et des erreurs, j’en ai fait beaucoup trop.
    De tes rides pleines d’amour,
    j’ai pleuré et j’ai ri…

    Pardonne-moi, papa !
    Je n’ai pas su être "ton grand miroir",
    découpé du ciel "tout petit".
    Je ne t’ai pas demandé pardon
    quand mes "mensonges",
    comme unë tapis,
    sur ta confiance, je les ai posé.
    Quand ta souffrance et ta fatigue,
    dans des verres de cognac, je les ai oublié.

    Aujourd’hui,
    quand les aubes,
    me trouvent au-dessus du visage de ma petite fille fragile,
    je garde unë souvenir de ton cœur tremblant.
    Je le sais bien, papa
    toi, tu m’a jamais renié,
    et tu a été toujours fier de moi…

    Et même si de la vieillesse
    ma "folie" donna à ta jeunesse,
    Pardonne-moi !
    Embrasse-moi !



    Perktheu ne frengjisht URIM NERGUTI
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 14-05-2008 më 06:49
    E bardha eshte pak...

  10. #60
    MEMORIAL…



    U shpirtëruat këtu,
    ju të për - humburat e mia,
    të diku - treturit e mi.

    Honeve të ditës së parë të krijimit,
    humbellave të së fundit frymë,
    frymëroni…herezi…

    Frëngjive të mia në oazet e syve,
    pragjeve të shpirtit u fashitët lotëve,
    bërë det në shtratin e orgjive.

    Mbytem,
    vdes,
    gjalloj, aty
    lavde u thur Perëndive…

    Rropullive u qepem, kacavjerrë si gjarpër,
    për të thithur helmin, gjuhës së munguar.

    Kafshimet e ujkonjës së urisë,
    kthinave të pangopësisë, harruar.

    Gdhendur shpateve të thepisur të besës,
    rastis të përballem me të përbalturin, Konstandinin tim.

    Statujë majë kalit,
    ngrirë udhëve të “rregullave të panjohura të lojës”,

    duke iu përvjedhur kalendarëve,
    thur gërsheta fijet e gjelbra të shpresës,
    duke shthurur penjtë e pangjyrë te harrimit.

    Rrënjëzuar në shtatin e memorialit të padukshëm,
    endur dhimbshëm tezgjahut të kohës.




    MËNGJES I ÇMENDUR…



    Mirëmëngjes hapësirë!
    Je më e vogël se liria.
    Flakur shkujdesur në syrin tim.

    Mirëmëngjes,
    i gërmuquri plak që rrëmon plehrat në cepin e rrugës,
    tretur në përjetësinë e hapave.

    Mirëmëngjes mendje!
    Tinëz u largove hijesh,
    duke i shuar kohës afatin e skadencës.

    Mirëmëngjes hiri im,
    endur krizantemave në fushën e përflakur të shpirtit.

    Mirëmëngjes,
    ti, rrezja e munguar e dritës,
    që lëmon puthjesh qiellin blu.

    Mirëmëngjes i tulaturi zog,
    që luan mes acarit dhe jetës
    tangon e përbaltur të ekzistencës.

    Mirëmëngjes Olimp!
    Ti, Zotat i lëshove dimrit,
    për të ngritur haremin, këtu.




    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 14-05-2008 më 08:49
    E bardha eshte pak...

Faqja 6 prej 28 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •