Close
Faqja 4 prej 28 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 272
  1. #31
    Baladë plehrash…!



    Endem rrugëve të tua,
    duke lënë gjymtyrët,
    .............................qelizat,
    .....................................indet,
    .............................................peng.
    Endem, skutave të tua,
    duke i falur frymën plehrave.
    Endem,
    ..........hijesh,
    ...................fantazmash,
    Duke vrarë ëndërrat,këtu.
    Ç’fatkeqësi
    ...............për mua
    ...........................me ju,
    ...................................fëmijët e së keqes…!
    Endem legjendash,
    duke vjedhur virtyte,
    për t’ia arnuar, jetës...!!!

  2. #32
    I miri im, ti…


    “E mira ime…” - pëshpërite,
    Unë,
    Harruar…në tëndin përfytyrim,
    që petalesh më vizatoi,
    Në puthjen që mbeti udhëve,
    ………………………… pelegrin…
    Në atë rrymën e nxehtë
    që,
    u nis prej reaksionit kimik të një vatre të trurit,
    Dhe fundbarkut falje i kërkoi…
    Në atë që kurrë nuk gjeti tharm brenda teje
    dhe…
    u struk kraharorit tim si fëmi…
    Asnjëherë nuk më deshe,
    E asnjëherë s’më gënjeve.
    I miri im, ti…

  3. #33
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Nuk di pse, por kam përshtypjen se, diku, dikur, i kam parë këto ngjyra !
    Shpresoj që kjo ndjenjë të mos më gënjej. E nëse gabohem, at'here ndjehem i lumtur gjithsesi, se, tashmë mund të them se, i kam parë dhe këto ngjyra dhe se më kanë pëlqyer.
    Urimet e mia të sinqerta.
    Leonard Seiti

  4. #34
    Citim Postuar më parë nga BlackEagle Lexo Postimin
    Nuk di pse, por kam përshtypjen se, diku, dikur, i kam parë këto ngjyra !
    Shpresoj që kjo ndjenjë të mos më gënjej. E nëse gabohem, at'here ndjehem i lumtur gjithsesi, se, tashmë mund të them se, i kam parë dhe këto ngjyra dhe se më kanë pëlqyer.
    Urimet e mia të sinqerta.
    Leonard Seiti
    Te falenderoj qe e ndjen poezine ne nje menyre kaq te bukur Leonard!
    Te pershendes me kete poezi:


    Argjiro…


    Ti,
    seksin tënd e konsumon pacipërisht,
    E lakuriqta mikja ime - femër…
    Yjet ,
    marrin ç’duan,
    Ti, ç’të mundësh u dhuron:
    Lëkurën,
    Fundbarkun e brishtë,
    Qumështorët gjinj – oaze perëndish…
    Mes territ,
    Si para një ekrani të errët,
    Nder, epshoren nudo të myshktë…
    Ti,
    Shekujsh,
    Seksin tënd,
    në teatrin e madh të natës, shfaq…

    Aktorë,
    të zjarrtët - dashnorët e tu…

    E vetmja spektatore,
    duke tymosur cigare në ballkon,
    Unë, që drithëroj këtu…

    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 05-05-2008 më 17:31

  5. #35
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Dilemë…


    Vizatoj një mur,
    Me brinjë dhe lëkurë…
    Mish dhe gjak,
    Vrer,
    Katran…
    Mjafton amalgama kocka + ujë,
    Për të të mbytyr në sy?
    E zbërthyer atom pas atomi,
    Brenda rrethit,
    Gjendem,
    Jam.
    Kush do e ngujojë tullën e fundit aty?
    __________________
    FLM, si zakonisht e kendshme

  6. #36
    Citim Postuar më parë nga ooooo Lexo Postimin
    FLM, si zakonisht e kendshme
    Mirmengjes o-je!
    Edhe ti si zakonisht teper e kujdesshme dhe fine...
    Te pershendes:



    Mulliri i kafesë


    Ti bluan,
    bluan skelete.
    Përtyp kafka,
    mbeturina brinjësh,
    Cdo ditë.
    Ti,
    bluan.
    Bluan hije,
    Linjash,
    ........konturesh,
    .......................gjinjsh.
    Ti,
    bluan,
    zhurmat,
    ............klithjet,
    ....................përkëdheljet.
    Dashuritë…!
    Bashkë me të ligun,
    Bluan dhe të mirin.
    Ti.
    Mulliri i kafesë,
    që, s’ta mbush syrin...!!!



  7. #37
    Ëndërr ...

    Mbrëmë,
    Gjithë natën
    isha me ty...
    T’i këputa venat.
    T’i zbërtheva eshtrat.
    T’i gjakosa floket.
    Te putha
    në sy.
    Mbrëmë,
    gjithë natën,
    isha me ty.
    Në mëngjes,
    s’munda të të rikrijoja…
    S’më dilnin gjymtyrët.
    S’më mjaftonin flokët.
    Buzët e kafshuara,
    fytyra e plogët.
    Dhe, ika…
    Ika,
    mora malet…!
    Zjarri,
    që kam brenda,
    As shuhet,
    As falet...

    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 06-05-2008 më 03:35

  8. #38
    Pa kohë...


    Në Atlantik,
    u zhyta në magjinë e egzistencës joreale.
    Në Bermude,
    u njësova me të fshehtat magnetike.
    Ligjet e fizikës,
    i shumëzovame ligjet morale.
    E dolën jashtë kohe:
    Njerëzit,
    Jeta,
    Paranojat biblike...!
    S’ka mëngjese,
    .....................vjeshtë,
    ..............................shekull.
    S’ka nocione fundi e fillimi.
    Mbete vetëm ti...
    Mbi botë.
    Pa kohë.
    Pafundësisht imi…!


  9. #39
    Natën, kur ti flije…


    Natën,
    kur ti flije,
    T’u futa në shpirt.
    Nga rruga që vetëm unë e di.
    U përballa,
    me dhjetra portrete femrash.
    U përgjaka,
    në qindra skelete emrash.
    Qava me oiii...!
    U ngatërrova,
    në labirintet e psherëtimave.
    Mes premtimesh boshe, vuaj...
    Puthjet pijanece belbëzojnë:
    “E dashur, je në dhe të huaj!”
    Dhe...rend...
    Shpirti s’paska fund.
    Ti,
    po zgjohesh.
    Një sekondë ka ngelur…
    Po shkoj me shpresën,
    se,
    Imazhi im,
    Do jetë diku…
    Në tokën e pashkelur...!



  10. #40
    Po hirin ku ta çoj?


    Dua…
    Ta pastroj këtë farë,
    nga mbeturinat.
    Të mbjell dhe të korr,
    Një bar të ri.
    Një bar,
    që të ftillojë lëndinat,
    e të harlisë në liri.
    Dhe,
    mbeturinat,
    t’i helmoj…!
    Pastaj,
    me zjarr ferri t’i djeg.
    I djeg...
    Po,
    Hirin,
    Ku ta çoj?





Faqja 4 prej 28 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •