Close
Faqja 2 prej 28 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 272
  1. #11
    . . .


    Gjysma - mashkull.
    Gjysma - femër.
    Lind,
    rron,
    vdes ndër sy.

    Hapësire dhe kohë e matur me zemër,
    Dashuri…

    .

  2. #12
    . . .


    Pëshpëritmë ëmbël në gojë.
    Se rrugës zëri, ftohet.
    Dashuria është drithërimë,
    Nga fjalët tona ngrohet.

    Dhe,“mua” tretet në “ty”.

    I ndez buzët në zemër,
    Digjet heshturazi në sy…













  3. #13
    Intime...


    Tretem thellësish...
    Thërrmohem…
    Struku brenda meje
    .................duke u zvogëluar,
    Që "të zmadhohem"…

  4. #14
    në botën shqiptare
    Anëtarësuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Në vend të mirëseardhjes

    Ndonëse e kam lexuar këtë cikël, sërish po më duket si një lum i shkumbëzuar.
    Në Gjakovë urimi më i mirë për nuset është: ardhç me këmbë të mbarë! Kujtoj se vlen edhe për poeteshat e vërteta të Jugut...

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2007
    Postime
    29
    Gramatikë ekzistenciale…


    Emër? - Njeri(opsion i dështuar).
    Mbiemër? - I ëmbel(edhe pse hidhëron).
    Folje? Kam(por më largohen tinëz).
    Fjalë e çuditshme? Vetja(te cilën duhet ta flak patjetër prej...vetes).
    Lehje eksituese? Ham…ham…

    Ku endesh duke u shndërruar sipas stinës?

    Duhet të rendë dora jote - kohë mbi mua,
    Që të besoj se…JAM.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EAGLE_1 : 30-04-2008 më 04:30

  6. #16
    Citim Postuar më parë nga diamant abrashi Lexo Postimin
    Ndonëse e kam lexuar këtë cikël, sërish po më duket si një lum i shkumbëzuar.
    Në Gjakovë urimi më i mirë për nuset është: ardhç me këmbë të mbarë! Kujtoj se vlen edhe për poeteshat e vërteta të Jugut...
    Te falenderoj i dashur Diamant!
    Te pershendes me keto poezi:

    Me vjen te te mbys...


    Që ti, nuk je rastësisht në rrugën time,
    Këtë ma pëshpëritën Zotat,
    Duke pirë në haremin tim të përfytyrimit,
    kafen e marrëzisë ...
    Shpesh më vjen të të mbys,
    E, më pas, të të ha,
    (sigurisht pa dhimbje)
    atë fytyrëzën tejet të bukur.
    Pa tendina të shqyera e gjak,
    në shtratin e madh të urisë.
    Si thua, së pari (se fund me sa duket nuk ka),
    E nisim me një të puthur?






    Duke degjuar “Kastadiva”…

    Kjo melodi,
    Më tërheq flokësh
    dhe
    më flak thellë aty…
    Në atë stinën gjethe – flakëruar…
    E shkuara rrëzëllitëse më përpin.
    Imazhe puthjesh, më mbarsin me uri..
    Hijet e buzëqeshjeve dhe duarve
    ………………………………kapluar…
    Tatuazhe mesjetare, gri…
    Zjarresh,
    lëkurën e nxirë
    ……………nga pritja e stërgjatë…
    Le të themi ishte ditë
    Pse jo edhe natë...
    Perëndim i çmendur apo
    ……………………mëngjes i marrë…
    Pleksur blertësisht tek ti.
    "Agim i ndritur", të kujtohet,
    mbrëmja kur dogje çadërzën – shtëpi,
    për një përqafim të gjatë, të gjatë,
    ...............................që shojti flakë tabush
    .................................................e ndezi shandanët e mi…?
    Kjo melodi,
    thërrmon vargjet
    dhe
    i shpërndan skutave
    ....................ku s’ka mundur të shkelë askush,
    Udhëve të thara te askundit,
    ndiej therje vetëtimash,
    thellë zemrës - prush…
    Eja,
    struku duke u zvogëluar
    ............................në tënden fole,
    ......................................diku aty në gushë…
    Të të marr udhëve, me vete…
    Duke të pëshpëritur: "Je aty?"
    Ti, metamorforizuar në një rrënqethje,
    Ngërthyer mbi lekurën - përqafim – stuhi…

    Sot,
    në pyllin gjethendezur,
    Seleksionoj erërat e heshtjes,
    Duke dëgjuar këtë melodi…
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 30-04-2008 më 05:08

  7. #17
    në botën shqiptare
    Anëtarësuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Rima (dhe buzëqeshje) me Muzat

    Le te jem
    kafeja e haremit
    ku një grua (babëzishëm)
    të dashurin e saj
    përditë ngapak e han...

    Le të jem pjella e dashurisë tënde
    dhe mamia e të gjitha dashurive të mia
    mbledhur të gjitha në një van

    E dashur,
    mjafton ta dish ti (dhe Zotat e tu)
    se njerëzit
    (e sidomos poetët)
    as lindur as dalur në rrugë
    rastësisht kurrë nuk kanë...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    MUZA
    Sinqerisht te lumte per vargjet dhe poezite tejet njerzore dhe filozofike. Une shkrova keto vargje, meqense sot asht e premte...

    Poetët në fund javë
    Dalin lodhshëm nga kuvlia e muzave
    Zhyten në vëtminë e së djelës duke pritur…
    Poetët në fund javë
    Vijnë me muzën e rjepur.
    Ata rjepin lëkurën e tyre poetike
    Dhe falin sinqerisht gabimet e të tjerëve
    Me dedikimet e pafundëm dhe autografët e tyre në promovime.
    për librat që askush nuk ua lexon.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Te falenderoj i dashur Diamant!

    [FONT="Palatino Linotype"][SIZE="3"]

    Duke degjuar “Kastadiva”…

    Kjo melodi,
    Më tërheq flokësh
    dhe
    më flak thellë aty…
    Në atë stinën gjethe – flakëruar…
    E shkuara rrëzëllitëse më përpin.
    Imazhe puthjesh, më mbarsin me uri..
    Hijet e buzëqeshjeve dhe duarve
    ………………………………kapluar…
    Tatuazhe mesjetare, gri…
    Zjarresh,
    lëkurën e nxirë
    ……………nga pritja e stërgjatë…
    Le të themi ishte ditë
    Pse jo edhe natë...
    Perëndim i çmendur apo
    ……………………mëngjes i marrë…
    Pleksur blertësisht tek ti.
    "Agim i ndritur", të kujtohet,
    mbrëmja kur dogje çadërzën – shtëpi,
    për një përqafim të gjatë, të gjatë,
    ...............................që shojti flakë tabush
    .................................................e ndezi shandanët e mi…?
    Kjo melodi,
    thërrmon vargjet
    dhe
    i shpërndan skutave
    ....................ku s’ka mundur të shkelë askush,
    Udhëve të thara te askundit,
    ndiej therje vetëtimash,
    thellë zemrës - prush…
    Eja,
    struku duke u zvogëluar
    ............................në tënden fole,
    ......................................diku aty në gushë…
    Të të marr udhëve, me vete…
    Duke të pëshpëritur: "Je aty?"
    Ti, metamorforizuar në një rrënqethje,
    Ngërthyer mbi lekurën - përqafim – stuhi…

    Sot,
    në pyllin gjethendezur,
    Seleksionoj erërat e heshtjes,
    Duke dëgjuar këtë melodi…
    Nje krijim poetik shume i arritur, me nje larmi te tere emocionesh, ashtu si edhe vete pjesa muzikore.
    Pergezimet e mia me te sinqerta.
    Me respekt Pellumb Syku

  10. #20
    MUZA
    Sinqerisht te lumte per vargjet dhe poezite tejet njerzore dhe filozofike. Une shkrova keto vargje, meqense sot asht e premte...

    Poetët në fund javë
    Dalin lodhshëm nga kuvlia e muzave
    Zhyten në vëtminë e së djelës duke pritur…
    Poetët në fund javë
    Vijnë me muzën e rjepur.
    Ata rjepin lëkurën e tyre poetike
    Dhe falin sinqerisht gabimet e të tjerëve
    Me dedikimet e pafundëm dhe autografët e tyre në promovime.
    për librat që askush nuk ua lexon.

    Te falenderoj per vleresimin Agim!
    Te falenderoj edhe per krijimin tend te ndjere, sa domethenes aq edhe te dhimbshem.
    Teksa te lexoja, mu kujtua nje poezi per Shekspirin, shkruar prej Marin Soreskut.
    E lexoj, e rilexoj shpesh. "Mbarsem" me kuraje aty, per tu leshurar pastaj ne humbellat e mia.


    Nje krijim poetik shume i arritur, me nje larmi te tere emocionesh, ashtu si edhe vete pjesa muzikore.
    Pergezimet e mia me te sinqerta.
    Me respekt Pellumb Syku
    Te falenderoj per vleresimin Pellumb!
    Nuk kam mundur te jap as nje te mijten e ndjesive qe me le "Kastadiva" teksa e shijoj...


    Ju pershendes me kete poezi:


    Me vjen te te mbys...


    Që ti, nuk je rastësisht në rrugën time,
    Këtë ma pëshpëritën Zotat,
    Duke pirë në haremin tim të përfytyrimit,
    kafen e marrëzisë ...
    Shpesh më vjen të të mbys,
    E, më pas, të të ha,
    (sigurisht pa dhimbje)
    atë fytyrëzën tejet të bukur.
    Pa tendina të shqyera e gjak,
    në shtratin e madh të urisë.
    Si thua, si fillim(se fund me sa duket nuk ka),
    E nisim me një të puthur?



    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 04-05-2008 më 16:02

Faqja 2 prej 28 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •