Te falenderoj qe me lexon Brar!
Poezia "Jam po ajo bebe", eshte nje sinteze apo ne mund ta quaj kredo poetike imja.
Eshte e gjithe jeta qysh prej lindjes deri ne vdekje, e ngujuar ne nje pervjetor lindjeje...
Ulerima "Oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii...", eshte metafore e dhimbjes per humbjen e nje sekonde...nje sekonde qe ndan te marten e ditelindjes nga e merkura, qe ndan endrren nga realiteti, ndan jeten nga vdekja...
Pra nuk mund te jete nje pasthirrme kenaqesie.
Por ti e ke thene me humor i dashur Brar dhe mua me pelqen humori yt dhe e mirepres.
Respekt per ty
Suzana
E bardha eshte pak...
Flm qe vazhdon te humbasesh kohe duke me lexuar Xhuxh!
Flm per keshillen!
E sheh c'ben poezia? I krijon idene lexuesit se ka te beje me nje copez meteori...Hahahaha...
Xhu, pse ka rene ne nivele kaq amatoreske shija jote(me klas) e humorit???brar,
besoj se kur e ka mbaruar me ahhhhhh, ahhh
i ka vajt noj pensionist dhe i ka thene, s'eshte ahhh,
por pishe,..lol
E bardha eshte pak...
Brar, Xhuxh, ju pershendes me disa grimca poetike...
ENDMË...
Ti,
mos u end lëndinave të mefshta të heshtjes!
Eja këtu, fluturim...!
Shtëpizën tonë të çmendur të puthjeve,
s’e shembin dot idhujt, shpirti im.
Ti mos u end por endmë,
jam peri i tëndit përqafim...
VDEKJA E SHPIRTIT...
Ai ,
po vdes.
Për t’u ringjallur përsëri.
Si Krishti.
Me dhimbje,
pikat alegorike të shiut,
vajtojnë sot,
për të kënduar nesër,
në një botë të ndritur…!
Legjendat,
u thinjën,
duke pritur…!
RINGRIHEM PREJ HIRIT…
Mos i trishto sytë qiejve mik.
Me frikën e përjetshme se ndoshta një ditë rrëzohem,
a ndoshta një natë,
pendët më përvëlohen yjesh nëpër galaktikë…!
Paraardhësi im Feniks,
netëve të gjata të amshimit,
Më mësoi si të ringrihem pasi të jem rrëzuar,
e mandej,
nisi “leksionin e parë të fluturimit…”
E bardha eshte pak...
FLM qe vazhdon te me lexosh Smth_Poetic!
Te pershendes me nje poezi te cilen dikur(diku), e ke pasur fort per zemer...
JETA IME…
Jam e dashuruar me ty…
Jetoj nën nje kulm
. . . . . . . . Në një shtëpi.
Quhet univers.
Ndaj shtratin…
Përkedhel,
. . . . majat e maleve
. . . . . . . . . . . dhe skutat…
Edhe pse nuk di në c’vise bien.
Ndiej shikimin
. . . . . . që kurrë nuk e kam parë.
Lotët më lagin
. . . . . . edhe pse nuk ekzistojnë.
Rrënqethjet,
. . . . . tërmete imagjinarë.
Pyjet e buzëqeshjeve,
. . . . . . . . . . gjelberojnë.
Dhe,
vitet
nisin të ecin mbrapsht.
Copëza brinjësh fluturojnë,
. . . . . . . . . . . . duar,
. . . . . . . . . . . . . . . sy…
Përgjakem në përqafimin tend…
. . . . . . . . . . Shumfishohem në mijra hije…
Mes puthjesh
. . . . . . dhe
. . . . . . . . orgazmash të pafundme…
Jam e dashuruar me ty…!
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 22-02-2009 më 15:02
E bardha eshte pak...
Qenie…
Thyesë e përkryer e natyrës.
Numërues – “e jotja fytyrë” .
Emërues – “ajo që mendon se je”.
Pa lidhje...
Pa zgjidhje …
Pse?
A mundet një shifror,
…………..të mbartë mbi shpinë kërmillin
……………………………........…..që “sillet” si deve?
E bardha eshte pak...
Dilemë…
Vizatoj një mur,
Me brinjë dhe lëkurë…
Mish dhe gjak,
Vrer,
Katran…
Mjafton amalgama kocka + ujë,
Për të të mbytyr në sy?
E zbërthyer atom pas atomi,
Brenda rrethit,
Gjendem,
Jam.
Kush do e vere tullën e fundit aty?
E bardha eshte pak...
Vargje të ftohtë…
Lodhur nga asgjëja,
Pendëharruar nëpër natë,
Mbysim qiejve,
Vetminë.
Fluturimi i fundit,
Zbehur honeve të pangjyra të heshtjes,
Varur pezull në një datë.
Krahët e lakuriqtë,
Haremeve të errësirës,
Ngrinë…
E bardha eshte pak...
Krijoni Kontakt