Te falenderoj i dashurMond!
Te dua dhe te vlereoj shume.
"Mehalla e miqve", sa vjen dhe zvogelohet...
Eshte e cuditshme jeta.
Ka kaq shume egoizem sa shpesh nuk dime cilet jane ata qe na rrethojne.
Mond, ty po te pershendes me nje poezi te cilen e kam sjelle edhe me pare ketu.
Nuk "ma mbushi syrin" asnje tejter...
Mbase prej faktit qe vetem ata(prinderit) dine te na duan dhe te na falin...
NDJEMË…FALMË…PËRQAFOMË…
Unë,
nuk të nderova me timin emër.
Është mbytur në lotin e fjalës,
“poetja jote brilante”, e fëmijërisë sime të vogël.
Unë, thinjat t’i shtova baba,
gabime bëra sa desha.
Me rrudhat e tua shtrirë dashurisë,
......................................qava e qesha…
Ndjemë baba!
Nuk dita të jem “pasqyra jote e madhe”,
....................shkëputur prej qiellit “sa një gogël”.
Falje, nuk kërkova kur “gënjeshtrat”,
si qilim,
mbi besimin tënd i shtrova.
Kur vuajtjen dhe lodhjen tënde,
gotave të konjakut i harrova.
Sot,
kur netët e mia,
gdhihen mbi fytyrën e bijës sime të njomë,
kujtoj dridhjet e tëndes zemër.
Unë e di mirë baba,
ti, kurrë nuk më ke mohuar,
e asnjëherë turpëruar prej timit emër…
Edhe pse rinisë tënde, pleqëri “çmenduria” ime i dha,
Ndjemë!
........Falmë!
..............Përqafomë…!
Unë të dua baba…
E bardha eshte pak...
Citoj nga MuZa:"Mehalla e miqve", sa vjen dhe zvogelohet...
Eshte e cuditshme jeta.
Ka kaq shume egoizem sa shpesh nuk dime cilet jane ata qe na rrethojne.
----------------------------------------------
Ku vanë?
Ku vanë miqtë realë?
U zhdukën nga syt' këmbët
E di që janë gjallë
Por gjallje s'kan' në zemër!
Ç'u bënë miqtë realë
Ç'Bermudhë i përpiu?
Të mbyllur në guackë
Me mikroshpirt njeriu!
Ç'u bënë miqtë realë
Në ç'botë vallë enden?
Pa formë dhe përmasë
Pa genin e vetvetes!
Oh sa vështirë t'i gjej
Mes botës kaotike
Sa pranë që i ndjej
Sa larg qenkan në ikje!
Mondi
-------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
Te falenderoj per poezine i dashur Mond!
TË JESH…
Të jesh,
Duhet të të prekin,
Që të vërtetojnë hipotezën e rënies dhe ringritjes…
Të qeshësh nëse do mundësh,
Mes rrudhave të thella të pritjes,
Duke rrëzuar jargë të lashta dhimbjesh,
.................................Stuhi, përpëlitjesh.
Të jesh,
Do të thotë të vjellësh rininë nga goja e pleqërisë,
Kujtimeve të trishta të rrëmosh.
T’i këndosh kufomës tënde psalme biblike.
Të jesh,
Do të thotë: Të harrosh.
E bardha eshte pak...
Muzë,
Pasi lexova shumë nga vargjet tua, edhe pse nuk preferoj të komentoj, nga frika e keqkuptimeve, po i shkruaj ca rreshta dhe po bëhem sikur të ma kishe shtruar ti këtë pyetje :
« Si u ndieve pasi lexove vargjet e mia dhe çka është për ty poezia ?
- Poezia, për mua, është burim i qetësimit dhe i shërimit të shpirtit. Unë mund të jetojë pa dashuri, por nuk do të mund të ekzistoja pa të. Në momentet e vetmisë, ajo është gjithmonë pranë dhe më rehaton sepse gjithnjë iu përgjigjet pyetjeve të mia, hamendjeve të mia, gëzimeve të mia, ankthit tim. Është mike e imja e natës, dashnore e tekstit që laton ndjenjat. Ndjehem vërtetë mirë në krahërorin e fjalëve të saj. Mund t’i them gjithçka, ajo më dëgjon duke zbuluar veten, më shëron mua. Është më besnikja nga konfidentet e mia. Nuk më tradhton kurrë. Ajo martohet shumë mirë me ndjenjat e mia se është vetë dashuria. Ajo di të m’i fshij lotët (kur më dalin, se ka kohë që zor më dalin), pa pyetur shkakun apo të bashkohet me buzëqeshjet e mia që nuk është gjithmonë punë e lehtë. Ajo di gjithçka që kam nevojë, për këtë as kurrë nuk mund ta tradhëtoj, është më shumë se mikeshë. Është një pasqyrë, është një reflektim i asaj që jam (jemi).
Nëpërmes poezisë, e them pa modesti, më ka ndodhur t’ia dua ndjenjat ndonjë autori, edhe pse ndonjëherë autori ka qëlluar të jetë i vdekur.
Muzë… mirë që ti je gjallë… dhe na mban shpresa se do lexojmë edhe shumë poezi tjera nga shpiti yt !
Përshëndetjet e mia të sinqerta.
Spleen
Ndryshuar për herë të fundit nga Spleen1 : 13-02-2009 më 02:50
"Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
Baudelaire
Spleen, me humben fjalet...
Ne vend te falenderimit, po te pershendes me dy poezi per dashurine, mqs sot eshte dita e dashurise, duke te uruar shume dashuri dhe fat!
I PANJOHURI IM, TI”
Duke u ndriçuar prej hënës këmishëverdhë,
Ti, pikturon me sharrat dhëmbëmprehta të vjeshtës,
Të mundshmin takim
Me mua.
Lastarët e blertë të pranverës,
që ende nuk është konfiguruar në kohë,
marrin shkëlqimin e metaltë të pritjes tënde,
Që,
natën,
verdhacukja anemike e shndërron në ankth,
derdhur hapësirave,
krrelat e flokëve të pafaj
……………………të vogëlushes fantazisë sime,
Të cilën,
dëshira jote, e kaplon me dhunë,
dhe e tret në gjirin e ngrohtë të saj.
Ti, “i panjohuri” im i paduruar,
Të kaftën e syve,
prej filxhanit me lëngun e së njëjtes ngjyrë,
..............................................ma përplas në fytyrë.
Dhe, jo më kot…
Ndërsa honeve të thella të mallit,
........................zgjat duart e më kërkon.
Lagesh i tëri në dy pika lot.
Krejt natyrshëm kupton se
Hëna,
në garderobën time e vodhi këmishën e verdhë.
Ti
Duke pikturuar dhunshëm
...............të mundshmin takim me mua,
Kohën dhe hapësirën mallkon,
Fsheh penelat dhe ngjyrat e çmendura të fantazisë,
Nën lëkurën e zbehtë të mospërfilljes…
Padurimisht,
Ankthin e ditënetëve të pritjes, derdh,
Në oqeanin e pafund të dashurisë…
Femra…
U la në vaskën e shkumtë.
Fshiu fytyrën e së përditshmes,
…………………….me peshqirin e butë të natës.
Dhe fluturoi diku, me nxitim…
Pas mesnatës,
Në ujin e ngrohtë,
u zhyt njëra gjysmë.
Tjetra,
kryqëzuar pafajësisht me “gozhdët” e dashurisë,
Mbeti përjetësisht në takim…
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 14-02-2009 më 05:03
E bardha eshte pak...
O Muza, po të shkruaj për atë të "panjohurin" e poezisë së mësipërme . Moj vajzë, po rregjistrohu dhe ti në Facebook ç'pret më ! Një botë e tërë është rregjistruar atje, dhe kështu ndoshta do njiheniMik mbas miku, në Facebook, të del mik dhe Fiku
![]()
Përshëndetje Muzë
Nuk kam kohe te tepert qe ta humbas ne facebook, i dashur Leonardo...
Une fle vetem dy - tre ore ne dite dhe pjesa tjeter precipiton: PUNE.
"I panjohuri im", le te mbetet anonim ne pyllin tundues te fantazise...
C'kuptim do kish nqs do shnderrohej ne "i njohur"?
Fiku? Ah, une nuk i ha fiqte se i bien rende midese sime...
Te pershendes:
PJESËZ…
Pjesëz…
Thërrmijë e gjallë e botës që po vdes.
Unë, qesh me ty.
Numëroj sfidat.
Gulçima gjaku më përlyejnë fytyrën…
Vdekja, e grimoi me gri.
Qesh: Hahahahaha…
Me veten dhe me ty.
Grimcë e vogël,
përpëlitu në fytyrën time.
Flirto në ekstazë me të përgjaktën gri…!
UNË TË DOJA TË BLERTË…
Një ditë,
më erdhe përgjysmë…
Më puthe cepin e buzës,
detin e gëzimit ma fshehe.
Mushtin e mungesës më dhurove,
udhëve të mëkatit më dehe.
Më ndave pa mëshirë copash,
e mbrapsht, më qepe prej fillimit.
E shkuara nanurit të ardhmen,
Në prehrin e dështimit.
Mardhur dimrit lëkurërrjepur,
Hijesh, largohesh nëpër netë.
Unë, të doja të blertë…
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 16-02-2009 më 09:40
E bardha eshte pak...
bukur Muza..
tek ajo poezia qe te mbaron me oiiii..
do kishe bere mire ta mbaroje me ah e ohhh..
cne oi aty.. nuk shkon fare..
lol..
apo jo xhu-je..
Krijoni Kontakt