Close
Faqja 22 prej 28 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 272
  1. #211
    AJO ËSHTË FRYMË…



    Ajo është Ai…
    Shpërthen çdo mëngjes prej buzëqeshjes,
    E mbrëmjeve mbështillet – lëkurë, sarkës së tij të ngrohtë…

    Ajo është hija,
    që e përshkon të tërin dhe e përfshin…

    Ajo është frymë…

    E bardha eshte pak...

  2. #212
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    PRANVERË…



    Të blertat flatra,
    “Shpellën e thinjave të argjendta”,
    ia mbyllën me loze lastarësh pleqërisë.
    Të freskëtat linja,
    qiellit dhe diellit i striptohen.

    Qumështin e gjinjve,
    e rrufisin,
    të uriturit lumenjtë e urisë.

    Çdo vit,
    epshet e klorofilta të rikrijimit, zgjohen.

    Metafora e stinës, që rindez rritën, ndjenjën, dashurinë, në sensin krijues të Suzanës dalin si sylynjar etjeje për te derdhur vullkanin e krijimit. Ajo gjithmon në linjat e freskëta shpjegon oreksin e një etjeje ashtu siç është etja për simbolikën " qumshti i gjinjve". E kush mund ta shpaloste këtë nevojë kaq të domosdoshme të jetës, pos urraganit të vargjeve të quajtur Suzanë ? Sa rrallë !!! "Çdo vit, epshet e klorofilta të rikrijimit , gjohen " .




    REND...



    Rend,
    në të majtë
    dhe në të djathtë…
    Dy trena,
    në drejtime të ndryshme zhurmërojnë.
    Unë, copëtohem t’i arrij.
    Shpesh, nuk di se ç’dua.
    Unë, rend drejt tyre tani,
    apo ata rendin në Mua?



    Binarët e frymëzimit krijues të tillë janë. Ato, të bartin gjithkah. Por krijuesja e cila gjithmon në krijim, e ka stacionin e pritjes ti mbledh e ti shpërndajë, nga brendia intime, e deri tek lexuesi.Në këtë transhe zhurmimi është sinjali që ia jep dritën jeshile, dhe ajo ashtu e shqetësuar, nga vrulli krijues copëtohet të arrijë majat e Ajsbergut!


    FJALA…



    Varur pasionesh,
    nderur në mall,
    therur parlamentesh,
    megjithatë: Gjallë…






    Poezia fjala , e kursyer deri në ekstremin e absurdit për të dalur si energji nukleare. Ajo , "Fjala" që rrëshqet si njala në frymëzimet e poetes, ka bërë shenjëzimin e pasioneve. Sa janë e ku janë ato ? Sa e shkurter e sa e thellë në domethenie. " Fjala , e nderur në mall", po ku i ka nismat malli e ku perfundimin ?
    Bota e krijimtarisë, vërtet nëpër shtërngatën e kuvendimeve kaloj. Çdomethenie ka mesjeta këtu. Me një varg poetik " therur parlamentesh " përgjigjet Suzana !
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  3. #213
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Sot kafen e mëngjesit e shoqërova me poezitë tuaja dhe më shijoi jashtë mase.Ju falenderoj për kënaqësinë që më dhatë.
    Respekte Suzana.

  4. #214
    Fener, Kujtim, ju falenderoj dhe ju pershendes...




    Ne, të vdekurit e gjallë...



    Të vdekurit e gjallë,
    vërtiten
    ………skutave
    ………………të territ.
    Të gjallët e vdekur,
    lypin
    dashuri.
    Hija e Hamletit,
    hareshëm,
    ………….nxin
    ……………….qiellin.
    Kafka e Ofelisë,
    thërmon
    me ëmblësi,
    Eshtrat,
    e atyre,
    që,
    ende
    s’kanë lindur...!



    NGJYRAT MBETËN TEK NE…


    Syve të tu, u struk e kaltra,
    e qyteti mbeti pa det.
    E kuqja, u nder buzëve të puthjeve.
    E bardha, shpirtrave tanë u tret.
    Për të mbërritur tek unë,
    grice gjithësinë, e thërrmove një re.
    Ngjyrat,
    e pagëzuan planetin me “errësirë”
    dhe mbetën te ne.



    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 10-01-2009 më 06:09
    E bardha eshte pak...

  5. #215
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Ndihem mire qe te pelqejne poezite Agim!
    Ti ke vite qe me fal kenaqesi me vargjet e tua...

    Nuk di ne e kam postuar me pare poezine "Peshperime", por, po e sjell serish per te pershendetur ty. Eshte e shkeputur nga libri im i dyte(te cilin me kenaqesi do doja te ta dhuroja realisht).
    Respekt per ty
    Suzana





    PËSHPËRIMË…





    Pëshpërimë
    e liqeneve
    ku flutura dëshirash,
    ..................përmbytshëm,
    ............................dashurohen.
    Pëshpërimë
    e maleve të heshtur,
    ...............ku dele pasionesh,
    .............................shpellës së ujkut
    .............................................i ofrohen.
    Pëshpërimë
    e kraharorit,
    ........ku gjinjtë e bardhë,
    .........................gojës tënde
    ...................................copëtohen.
    Pëshpërimë
    e vibrimeve
    ........që ëmbëlsisht
    .................shtretërish naivë
    ..................................lëshohen.
    Pëshpërimë
    e syve blu,
    ........ku kaltërsish
    ..................pasqyrohem.
    Unë
    e pacipa pëshpërimë.

    Mos je ti shenjtor, Narcisi im?




    M_u_Z_a te gjitha qe i lexova te bukura shume kan ngjyre kan shije kan gjitheqka , Jeni e mrekullushme...
    Me respekt Roi
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  6. #216
    Citim Postuar më parë nga Roi Lexo Postimin
    M_u_Z_a te gjitha qe i lexova te bukura shume kan ngjyre kan shije kan gjitheqka , Jeni e mrekullushme...
    Me respekt Roi

    Te falenderoj Roi!
    Te pershendes me kete poezi:



    Don Zhuani...

    Endesh
    si hije,
    Mes ecejakesh të pasosura…
    Dashnor i përjetshëm.
    Tragjiki shekujve.
    Ti.
    Donzhuani
    ..............shqiptar
    .........................’i legjendave.
    Ti.
    Fantazma
    ..............ironike
    ........................e netëve…!
    Kostandin!
    “Vëlla”i përbaltur.
    Pse frikë patën?
    Pse s’thanë të vërtetën?
    Doruntainat,
    ti,
    i ndërrroje përditë.
    Pse
    e përçudnuan kështu legjendën?
    Pse mbyllën sytë?
    Shkatërron dhe rilind.
    Shuan dhe ndez,
    Ëndërrat e vajzave,
    ...........................të prera
    ......................................në mes...!
    Herë – copa balte
    ..........................tragjike,
    ......................................lëshon.
    Herë – ar – eliksir dashurie.
    Herë Doruntinën – princeshë, përqafon.
    Herë i frikshëm shfaqesh si hije.
    Qëndron - statujë,
    mes jetës dhe varrit.
    Dhe,
    stepesh!
    Të hysh atë dalësh?
    Të rendësh mes territ
    ...............................skandalit,
    A hapin, gjëkundi,ta ndalësh?
    Kostandin!
    Don Zhuani im, shqiptar.
    Oqeane lotësh mblodhe në altarët e pritjes.
    Pasione pa fund
    ........................ndeze.
    Shuajte zjarre tragjikë.
    Me alibinë- satirë të Ngritjes,
    Nga i yti varr alegorik…!
    Endesh
    fantazmë,
    Mes ecejakesh të panumërta...
    Dashnor i përjetshëm.
    “Vëlla”!!!
    Ah, sikur...!
    Doruntinat e dhimbjes nuk vdesin.
    Rilindin nga brinjët e tua…
    Si Eva,
    nga Adami,
    Dikur …!!!






    E bardha eshte pak...

  7. #217
    Për ty


    I tera lotët.
    S’i kreh më flokët
    Pa ty,
    bota,
    duket e mjerë...
    Për të të parë edhe një herë,
    Zogun
    e fundit,
    të shpresës,
    E ther...!

    E bardha eshte pak...

  8. #218
    Në dukje e thjeshtë…

    U përplasën një ditë…në vjeshtë,
    Ai dhe Ajo - puhizë….në dukje e thjeshtë,
    Por, thellë - thellë, uragan…

    Ai fluturoi.
    Ajo u çmend.

    Ai frymëron.
    Ajo shpesh qan…

    Por gjembat, ah gjembat…
    Në zemër i mban.
    Ashtu, në dukje, e thjeshtë…

    Ishte,
    Është,
    Dhe ka për të mbetur, vjeshtë…

    .
    .
    .
    E bardha eshte pak...

  9. #219
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    NGJYRAT MBETËN TEK NE…


    Syve të tu, u struk e kaltra,
    e qyteti mbeti pa det.
    E kuqja, u nder buzëve të puthjeve.
    E bardha, shpirtrave tanë u tret.
    Për të mbërritur tek unë,
    grice gjithësinë, e thërrmove një re.
    Ngjyrat,
    e pagëzuan planetin me “errësirë”
    dhe mbetën te ne.




    E dashur Sui!

    Duke lexuar me kujdes disa nga shkrimet e tua e vecova "NGJYRAT MBETËN TEK NE" .
    Te gjitha shkrimet e tua jan per tu lexuar me endje dhe per tu vleresuar pa mase, me pelqen cdo shkrim i joti, dhe me vjen keq qe skam me kohe si me pare per tu fut ne internet, por do vija dite shume shpejt qe te kem ne dore librin tend, dhe te premtoj qe do e lexoj me kenaqesi cdo flete te atij libri.

    Urime e dashur Sui .

    Miqesisht Edi
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  10. #220
    Citim Postuar më parë nga EDUARDI Lexo Postimin

    E dashur Sui!

    Duke lexuar me kujdes disa nga shkrimet e tua e vecova "NGJYRAT MBETËN TEK NE" .
    Te gjitha shkrimet e tua jan per tu lexuar me endje dhe per tu vleresuar pa mase, me pelqen cdo shkrim i joti, dhe me vjen keq qe skam me kohe si me pare per tu fut ne internet, por do vija dite shume shpejt qe te kem ne dore librin tend, dhe te premtoj qe do e lexoj me kenaqesi cdo flete te atij libri.

    Urime e dashur Sui .

    Miqesisht Edi
    Ed, te falenderoj!
    Sigurisht qe do e kesh librin ne dore shume shpejt.
    Koha ka nisur te numeroje mbrapsht...3...2...1
    Te pershendes:


    JAM NË MES TЁ PYLLIT…




    Jam në mes të pyllit, zgjatma dorën…
    Lakuriqi i natës, flatron lyrshëm.
    Merimanga?
    Ah, merimanga,
    Makth që lëviz pareshtur këmbët.
    Gjethet,
    duar që vyshken e rrudhen pa lindur,
    Koha,
    ka vdekur në prag të së ardhmes.
    E shkuara e uritur, lëmon dhëmbët.
    Qielli,
    e mbylli në varr ngjyrën blu.
    Nata e gjatë, mbretëron gjithësinë.
    Akrepat,
    po shkallmojnë së mbrapshti orën…

    Jam në mes të pyllit, zgjatma dorën,
    Mos më ler këtu…










    E bardha eshte pak...

Faqja 22 prej 28 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •