Close
Faqja 15 prej 28 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 272
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nuk di me çfarë të dehem
    Ndoshta jam bërë tapë.
    Ndoshta ende nuk e kam kuptuar
    Që jam esëll
    Sepse nuk jam i dashuruar.

  2. #142
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Nuk di me çfarë të dehem
    Ndoshta jam bërë tapë.
    Ndoshta ende nuk e kam kuptuar
    Që jam esëll
    Sepse nuk jam i dashuruar.

    Mos bëj deklarata se nuk të besoj...
    Qiellit, u trete pas një reje...të bardhë...
    Me nje flutur,
    rudinave te pyllit je puthur...
    E detit, po flirton me një valë...

    Dehur prej dëshirës,
    ................i paske harruar...

    Ndodh edhe kështu,
    .............kur je i dashuruar...




    E bardha eshte pak...

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Mos bëj deklarata se nuk të besoj...
    Qiellit, u trete pas një reje...të bardhë...
    Me nje flutur,
    rudinave te pyllit je puthur...
    E detit, po flirton me një valë...

    Dehur prej dëshirës,
    ................i paske harruar...

    Ndodh edhe kështu,
    .............kur je i dashuruar...




    Shpresoj që kjo të jetë poezia ime e shkruar enkas për ashtin dhe shpirtin tim nga " Muza". E, nëse jo, s'më mb etet gjë tjetër përpos të presë poezin time, të pa shkruar dhe të pa deklamuar!

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    E nderuara Suzana, në shenjë respekti që kam ndaj teje dhe shkrimeve të tua që, e që ti je një burim i pashtershëm e shkrova këtë poezi:

    IA THEM KËNGËS NGJYROSUR ME DASHURI


    Sytë më lagen nga vesa e pranverës
    Unë nisem kopshtit shpirtrat ku pushojnë
    Zemra më ngulfatet me gjak të ngjizur
    Adrenalina damarët mi shtrëngon
    Net të errëta s’më duken të tmerrshme
    Aty janë tubuar të gjitha ankthet e mia

    Zot, unë jam krijesë që më krijove Ti
    I këndoj njësoj këngës së lindjes dhe vdekjes
    Sot këngës ia them pakëz më ndryshe
    Ia them këngës ngjyrosur me dashuri

    02. 07. 2008.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xheladin : 02-07-2008 më 05:35

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Më e mira do të ishte që ta lëmë rehat" Muzën" të bëjë Poezin ngaqë disa Poezi të bëra, jo nga " Muza" por nga të tjerët po më ngjajnë si në ankandin Publik të automjetëve, ku ekspozohen ca makina " socialiste" karshi produkteve më të reja dhe moderne të limuzinave.
    Tashti, po shfrytezoj rastin dhe po ju tregoj një ngjarje për një Dashuri të jashtëzakonshme.

    " Vite më parë isha nxënës i B.SH. e cila ishte bashkëshortja e njërit prej krijuesve më të mirë të Kosovës ( tash i ndjerë). Por një ditë, nga ato orët e mësimeve, të cilat gabojnë itenerarin e destinimit, s'mu durua dhe e pyeta, profesoreshen time se si ishte njohur me Poetin dhe prozatorin tonë të njohur, para se të martoheshin".
    Ajo filloi të na rrëfejë:
    " Isha normaliste dhe si nxënëse e mirë mora në fundë viti një libër si shperblim për suksesin e treguar. Dhe, ky libër ishte pikrishtë një përmbledhje me Poezi nga XY. Kur e hapa librin, në faqe të parë ishte fotorafia e tij dhe më pëlqeu. I lexova Poezit dhe ato më pëlqyen po aqë sa autori. NJë ditë në shkollë, si maturnate që isha organizuan një mbrëmje letrare me Poetë ku ishte ftuar edhe XY i cili sapo kishte kryer studimet aso kohe por në fushën e krijimtaris ishte bërë shumë i njohur me Romanin e tij. Aty, në Mbrëmje pas Orës letrare iu afrova, e përshendeta, i kërkova të ma nënshkruante librin e tij që e kisha marrë dhuratë dhe i thashë: " Më mirë dukeni kështu se në foto që keni mbrenda librit". Njejtë ma ktheu edhe ai dhe kështu filluam të takoheshim më shumë sidomos kur fillova studimet dhe, ja sot jemi të martuar".
    Kështu kishte rrëfyer profesoresha ime.
    Tani, libër dhuratë s'mora nga asnjeri por sikur " MUZA" të bënte një orë letrare, Publike me Poezit e saja, do të shkoja patjetër për një " autogram rasti" dhe për një kompliment çasti ngaqë " helbete njerëz jemi".

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ne detin e vargjeve deshta te mbytem
    dhe u kredha ne ujin e kripur.
    harrova qe notare te tjere kishin nisur
    at notim te veshtire dhe te stisur...

    kur befas u gjenda ne mes gjeratoresh
    dhe vorbulla me thithi ne fund...
    Trekendeshi Bermudes kishte mbytur para meje
    me mijera poete...me te mire se un'...

  7. #147
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    I dehur nga deshira flututova
    Dhe vetes i thash, djalosh mbahu pak.
    Ç do sy qe te shef ty u torturua,
    Nga sjellia jote e çmendur dhe pa shkak.

    Por s qe e thene qe buzet te vazhdonin,
    Pershperitie grimcash ne per dhembe.
    Te dehur nga gezimi me shikoni,
    Apo te lodhur nga ecia ne kembe.

    Suzana ju pershendes per krijimtarine tuaj shum te mire.Zoti ju bekofte.

  8. #148
    Preng, Xheladin, Agim, Riza, ju falenderoj qe me lexoni dhe shkruani "fjalen" tuaj ketu.
    Ju pershendes me:


    Shtëpia me themele eshtrash…


    Shtëpia ime,
    në kufi me legjendat.
    Ngritur
    ........mbi themele
    ........................eshtrash.
    Rrobat,
    endur me flokë njomëzakesh.
    Kurora,
    ........me petale
    ....................gënjeshtrash…!
    Me heshtën e lashtë e të ndryshkur,
    çarçafin e harresës gris.
    Duke i thurur pelena jetës,
    Përtyp vdekjen time,
    Por...dot...s’e gëlltis…!



    Si Kësulkuqja do trokas...


    Do t’vija tek ti, si Kësulkuqja.
    Me shportën e luleshtrydheve,
    ............................................,dhe
    .................................................një pako kafe.
    S’më prite dot.
    Të rrëmbeu vdekja,
    ...................në dasmën time.
    Në vend të shportës,
    Solla lot…
    Do t’vij tek ti, si Kësulkuqja.
    Por,
    Mos vallë?
    Mos vallë ujku na gëlltit, si në përrallë?
    Megjithatë, unë, do të trokas.
    Vdekjen,
    do e verboj me një grusht piper.
    Dhe,
    pakon me kafe,
    ..............nga shporta do e nxjerr.
    Ty,
    e dashur,
    në dorë do të ta jap.
    Do puth cepin e varrit,
    pastaj do të kthehem prapë...!
    Jo si Kësulkuqja…
    Ajo,
    ......në kthim,
    ................mori edhe gjyshen me vete…
    E dashur. e ëmbël.
    Si vegim,
    Në zemrën time,
    Mbete...!




    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 04-07-2008 më 11:31
    E bardha eshte pak...

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Suzana, je vertet e madhe! Po hedh nje poezi ketu pasi me ngjan e temes:

    Permbi lekuren tende

    Permbi lekuren tende
    rreshqasin deshirat e mia,
    te egzagjeruara,
    te stermadhuara.

    Shklasin kufirin e realitetit
    endrrat e bebezeve te mavijosura
    ndersa arsyeja e korruptuar
    mban krah kah abstraktja.

    Uria me shtrengon ne stomak,
    ujk po behem e te ti ha dua
    te gjitha pjeset e trupit,
    zushem, deri ne profanim.

    Pastaj do te t’gdhend serish,
    trupin te ta formoj me zjarr
    me fryme te ti mbush mushkerite
    qe te fluturosh e lire.

    Nese te rastis te kthehesh serish
    lule une do te jem bere
    qe nektarin te ma thithesh
    e qe te te mbush me ere.

    Permbi lekuren tende
    rreshqasin deshirat e mia,
    te egzagjeruara,
    te stermadhuara.

  10. #150
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Muze e dashur....

    Ti je nje burim frymezimi qe nuk shteron kurre.
    Cdo varg i yti eshte magjik dhe i zbukuruar me stolite me te rralla te vete botes.
    Jam lexuese e rregullt e çdo shkrimi tend....
    Je ne te vertete e veçante.
    Urime dhe mos pusho se shkruari mikja ime....

    Te perqafoj fort miqesisht

    Diana
    "Carpe Diem"

Faqja 15 prej 28 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •