Te falenderoj qe me lexone vlereson Z.Agim!
Te pershendes me nje "buqete lulesh" dhe nje poezi per poetet...
LULET…
E bardhë,
..........e kuqe,
.................e verdhë
...........................e gjelbër.
Do rrëmbej penelin t’ju “qëndis” në letër.
Sa jep njëra shpirtin,
ja ku lind një tjetër.
Mund të jetë e kuqe,
.......................e verdhë a e gjelbër
Kjo, është histori e vjetër...
POET…
Fatin ta shkroi në ujë Zoti.
Se lexove dot rreshtin që vijonte.
Presjen se kape në mes të fjalisë.
As pikën që lirise donte ti vinte fre.
Ndaj s’u rrite kurrë…
Mbete ashtu i brishtë,
Herë leckaman e herë mbret
Me këmbët në ujë e kryet në re.
Shpuar xhepash,
Lagur dhimbjesh,
Me shpirtin det…
Poet…
Krijoni Kontakt