Te falenderoj Zana!
Te pershendes me kete poezi:
JAM KLITHMA E QIEJVE TË TU…
E shkruaj dashurinë mbi lëkurën time.
E nis udhës së gjatë.
Shtriqet kilometrash të ndezura amëshimesh,
e lagësht,
.............e pluhurosur,
...............................e ngratë…
Zogjtë e malit çukisin simbole,
Metaforat,
ftillohen deteve me shkumë,
Tkurren vargjet, shkretëtirave të heshtjes,
Jam unë...
Të mbështjell me rima dhe asociacione.
Tretem
...........e detit shkumë,
................................e qiellit, re.
Ashtu e përgjakur, nderem mbi lëkurën tënde,
Dhe, duke pëshpëritur: “Je imi Diell”,
Fle…
Krijoni Kontakt