dy poezite e fundit jane te shkelqyera!!!
dy poezite e fundit jane te shkelqyera!!!
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Suzana, poezite e tua me pelqyen qe ne fillim e vazhdojne te me pelqejne hap pas hapi pasi s'mund te jete ndryshe; kane nje veçanti melodike qe perzihet hijshem me ndjenjat dhe emocionet, duke krijuar keshtu nje harmoni te magjishme ngjyrash.
Secila poezi duket nje sinfoni e 9-te, nje bote brenda nje femre.
me respekt Pellumb Syku.
Çaste qe ikin.
Tretem mes fjaleve te tua, si heshtja,
si heshtja apokaliptike qe me çnjerezon
perpara syçkave magnetik dhe dalton
qe si dallojne ne mua nje qind pranvera,
ndaj dhe tretem, alivanosem si ylberi,
ne rrezatimin shporues qe te rrethon.
Me magjeps hiresh kur prelud belbezoj
si humnera vargjesh ndaj une i mjeri,
tkurrem, strukem ne kllapine e muzgut
i vetem, pa ty qe gdhend buzeqeshje,
i zymte si qielli gjate seciles rreshje.
Jam robi i frikes ne enigmen e burgut,
te zemres sime qe shenon vija ne mur
tek shoh çaste qe ikin,e qe s'kthehen kurre.
Ndryshuar për herë të fundit nga Syku : 15-05-2008 më 07:18
macja_blu, Syku, ju falenderoj qe humbet kohe duke lexuar ketu!
Pellumb, me pelqeu shume poezia jote.Çaste qe ikin.
Tretem mes fjaleve te tua, si heshtja,
si heshtja apokaliptike qe me çnjerezon
perpara syçkave magnetik dhe dalton
qe si dallojne ne mua nje qind pranvera,
ndaj dhe tretem, alivanosem si ylberi,
ne rrezatimin shporues qe te rrethon.
Me magjeps hiresh kur prelud belbezoj
si humnera vargjesh ndaj une i mjeri,
tkurrem, strukem ne kllapine e muzgut
i vetem, pa ty qe gdhend buzeqeshje,
i zymte si qielli gjate seciles rreshje.
Jam robi i frikes ne enigmen e burgut,
te zemres sime qe shenon vija ne mur
tek shoh çaste qe ikin,e qe s'kthehen kurre.
Edhe pse "e ngujuar" brenda "mureve" klasike te sonetit,
mendimi, ndjenja dhe muzikaliteti enden lirshem si ne nje qill pa ane e fund...
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 15-05-2008 më 15:33
E bardha eshte pak...
VJESHTË…MËNGJES…
Vjeshtë…
Mëngjes…
Pi të trishtën mjegull, në vend të kafesë…
Matem me pëllëmbët e tua.
Vetja,
më duket e vogël.
Rrudhave të kohës vdes.
Dhe zgjohem sërish të pi një kupë shpresë.
Jo!!!
Ti mos u hidh shkëmbinjve të qumësht.
Foshnja është rritur,
Ti - Legjendash tretur.
Nuk ka Perëndi që të të besojë.
Flake pikëllimin shekujve të mbetur.
Ja, një kupë vjeshte do pimë “Argjiro”,
dehur kalldrëmesh si dy pijanece.
Ti – “Zonja e rëndë me tualet myshqesh”- ndrin,
unë – hija jote e vockël memece.
Mos duhet të pi edhe një kupë “Zgjim”?
Apo të dehem me ca kupa “Shpresë”?
Vjeshtë…
Mëngjes…
Pi të trishtën mjegull, në vend të kafesë…
E bardha eshte pak...
EJA TË PIMË
Eja të pimë, Zeus… i hijshëm,
kredhur ujshëm në puse orgjie.
E mbys Dionisin në një kupë verë.
Ringjalle, ti, nesër,
në degë hardhie.
E bardha eshte pak...
Shume te bukura .... komplimenta
PO JU POSTOJ NJE POEZI NGA NJE LIBER QE KAM SHUME PERZEMER ...
Mullaga
Mos e beso , e'eshte lulemullage
kjo eshte mullage
eshte nje njolle e kuqerremte
qe pikon gjak,
qe ra nga mushkrite e mia
dhe ra nga zemra ime.
E'eshte vere kjo vere
eshte dimer i ngrire dhe vrases
dhe i mbushur me tortura,
si ne nje dhome ne terr
dhe pse gjithkund ti sheh mullaga,
por a s'ta thash qe s'jane mullaga,
eshte zemra ime qe s'te gjen
e gjaku shterr.
Autori :Maku Pone
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Te falenderoj Perla!
Te pershendes:
PËR JU…
(Familjes sime)
Zemrën,
si dysheku i pishave të buta në pyll,
e shtroj, udhëve të dashurisë për ju.
Çapituni këtu…
ANA MARI…
(Kushtuar vajzës sime)
Pasqyra ku rrokullisem
si mbi pambukun e bardhë të fushave.
Liqeni që më lag e më mbyt me dashuri.
Etjendezur, për të bukurën buzëqeshje,
Syve të tu, Ana Mari.
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 16-05-2008 më 14:18
E bardha eshte pak...
E sjell kete poezi per kenaqesine tende Syku:
Don Zhuani...
Endesh
si hije,
Mes ecejakesh të pasosura…
Dashnor i përjetshëm.
Tragjik i shekujve.
Ti.
Donzhuani
..............shqiptar
.........................i legjendave.
Ti.
Fantazma
..............ironike
........................e netëve…!
Kostandin!
“Vëlla”i përbaltur.
Pse frikë patën?
Pse s’thanë të vërtetën?
Doruntainat,
ti,
i ndërrroje përditë.
Pse
e përçudnuan kështu legjendën?
Pse mbyllën sytë?
Shkatërron dhe rilind.
Shuan dhe ndez,
Ëndërrat e vajzave,
...........................të prera
......................................në mes...!
Herë – copa balte
.......................tragjike,
................................lëshon.
Herë – ar – eliksir dashurie.
Herë Doruntinën – princeshë, përqafon.
Herë i frikshëm shfaqesh si hije.
Qëndron - statujë,
mes jetës dhe varrit.
Dhe,
stepesh!
Të hysh atë dalësh?
Të rendësh mes territ,
............................skandalit,
A hapin, gjëkundi,ta ndalësh?
Kostandin!
Don Zhuani im, shqiptar.
Oqeane lotësh mblodhe në altarët e pritjes.
Pasione pa fund
.....................ndeze.
Shuajte zjarre tragjikë.
Me alibinë - satirë të Ngritjes,
Nga i yti varr alegorik…!
Endesh
fantazmë,
Mes ecejakesh të panumërta...
Dashnor i përjetshëm.
“Vëlla”!!!
Ah, sikur...!
Doruntinat e dhimbjes nuk vdesin.
Rilindin nga brinjët e tua…
Si Eva,
nga Adami,
Dikur …!!!
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 16-05-2008 më 14:17
E bardha eshte pak...
NË KËRKIM TË ITAKËS…
U enda vetes, në kërkim të Itakës…
Asaj që kurrë s’e pata.
Mes luftës,
...........mallkimit,
.........................urisë…
Në marrëveshje me Djallin,
shpëtova trupin.
Atë të vobektin,
...................të brishtin,
..............................të dobëtin…
Shpirtin,
e murosa përjetësisë,
në marrëveshje me Zotin…
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 16-05-2008 më 14:47
E bardha eshte pak...
''U enda vetes, në kërkim të Itakës…
Asaj që kurrë s’e pata.
Mes luftës,
...........mallkimit,
.........................urisë…''
Cdo here sjell dicka qe e ben lexuesin te dridhet kur e lexon.Te ndjek me kenaqesi!Flm!
Krijoni Kontakt