Close
Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 272
  1. #1

    "Unë - Udha jote, Ti - Qumështi im..."

    . . .

    Të ndiej…
    Hapash yll më yll,
    ..................qiejve të kërkoj.
    Jam hapësira
    që në kohë të gjej,
    Jam tisi i natës,
    .............puthjesh të mbuloj.

    Mbrëmjeve të kthjellëta,
    E etur për zgjim,
    Unë - udha jote,
    Ti - qumështi im…
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 29-04-2008 më 18:58

  2. #2
    Kthehu…


    Zvarrite hapin e plogësht,
    Mbi gjurmën që le kur erdhe,
    (E parmja dhe e mbrapshta
    S’përputhen aspak)

    Këpucët e ikjeve pa kthim,
    Lermi në prag.

    Ktheje me fund kupën e verës – gjak.
    Edhe trishtimin…

    Për dashurinë që nuk t’i ngrohu
    ……………………….ankthet e ftohta,
    Për zjarrin që mbi hirin e saj u mpak.

    Mëshoji me forcë gjurmës së ikjes,
    Për të gdhendur kthimin…






  3. #3
    “N”

    “Askush, askund, asnjehere…Vetem ti…”

    (fragment)



    Shkula një copëz shpirt.
    Me pelenën e formësuar prej tij,
    Të mbulova…
    Deshifrova pafajësinë e syve të tu trembur…
    Klitha pa zë…

    Qielli,
    Mes errësirës së virgjër,
    Po pikturon një të errët vrimë,
    E cila,
    Herë me duket si Ferri
    që më pjek me të nxehtin zeher,
    E herë ylber që ngjason me një “N”.

    Një shkronjë asgjëprurëse,
    Na largon skajesh, ty dhe mua.
    Hepohet, përplaset
    Humbet dhe…s’na nxë…


    Kafshova gjuhën.
    Me buzë të perpiva.
    (Mbase të helmova)
    I trembur,
    U lëshove rrugëve që si dije.


    Sot,
    Kërkoj një fjalë prej teje…
    Një fjalë të pa shkruar në asnjë plazh të lagur,
    Zodiak,
    Alfabet të mykur,
    Apo gjuhë të shuar…

    E ke harruar…?

    Nesër,
    Në mëngjes,
    Do pres këmbë e duar…
    Sokakëve të askundit pa dyer, pa emra…

    ……………………………………………..

    Pyllit tim të errët me gjemba,
    Iu largove Ti
    dhe Zemra…

    .


  4. #4
    Mesnate
    21. 04. 2008



    “Dashuria vret” - tha ajo,
    Teksa petalesh gurgulloi vesë.
    Derdhur,
    në “tokën e premtuar”…

    Mikja ime lule.
    Lulëzuar,
    kopshteve të huaj,
    Ka dashuria atdhe?
    E ka “rendja” një kthim?

    Gjethesh,
    gjelbëroi perlën e klorofiltë:
    “Jemi ne”

    Mikja ime lule,
    Mbytu,
    në lotin tim…

  5. #5
    INEKZISTENCE



    Mpreh limat e krahëve,
    Fluturimthi për tek ti…
    Jashte shi ,
    brenda diell…
    Aroportit tënd, i gjëmojnë stuhi…
    Mosqenia, veson qiell.
    Pa re të rozta kujtimesh,
    Pa shtreter të ngrohtë trupash të lëmuar…
    Do puthen nga tonat buzë – mungese,
    Filxhanët e kafesë duke flirtuar,
    në “të përgjumurin” takimin tonë…
    Dimri,
    Na la te ngrire.
    Pranvera na gjeti mumjezuar.
    Poleni yt i ikjes,
    ngjiz mitren time – hon…
    Në horizontin e munguar,
    Foshnja e asgjë-së,
    Vetveten pikon…
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 29-04-2008 më 19:24

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    flm Muza, per poezite,

    shume te ndjera

    Mbrëmjeve të kthjellëta,
    E etur për zgjim,
    Unë - udha jote,
    Ti - qumështi im
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 29-04-2008 më 19:26
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    flm Muza, per poezite,

    shume te ndjera

    Mbrëmjeve të kthjellëta,
    E etur për zgjim,
    Unë - udha jote,
    Ti - qumështi im
    Te falenderoj une ty qe i lexove, Xhuxhumak!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Te falenderoj une ty qe i lexove, Xhuxhumak!
    eshte kenaqesia ime, te lexoj lirika te tilla
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Bravo Muza, ke ca poezi qe te bejne te mendosh thelle.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Bravo Muza, ke ca poezi qe te bejne te mendosh thelle.
    Te falenderoj Homz!

    Xhuxhumak, Homz, ju pershendes:



    Mëngjes i çmendur me(pa) ty…



    Si një tymnajë hipnotike,
    Ti tret shikimin mëngjesor mbi botë,
    Në shtratin e reve të dashurisë sime/tënde
    Derdhen rënkimesh dhe ca pika lotë…
    Të sotmet,
    Do ia nis me krahë ëndrrash Hënës,
    Netëve të gjata të pritjes përvëluese…
    Shuaje etjen në burimet e mia të buzëve,
    Që dhembin nga uria jote e mëndafshtë gjarpëruese.
    Ma jep gjuhën e nxehtë ta gëlltis brenda vetes
    E shpirtin të ta thith gjer në pafundësi.
    Flokët që mu lagën buzëve nga puthjet
    Do ia thur pelena “bebes dashuri”,
    “Foshnjës” që po çmend e dhemb tek unë
    E dhemb e klith pashmangshmërisht tek ti…
    Dorën e bardhë , të brishtë mos e zgjat,
    se shemben konturet e rinj të padurimit,
    Lermë të largohem udhës së pasosur,
    T’i rrembej vdekjes, agun e zgjimit.
    Sytë mos i çel pasi shpinën mua,
    ma kthen me një: “Dua” të pa thenë,
    Rrugës ku gjëmojnë, e mbyten dashuritë,
    trete atë lot ende të parënë…
    Se, lagu pa dashur puthjen e brishtë
    Që të lashë mbi faqe kur thamë: “Paçim shpirt…”




Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •