PRANVERË…
Të blertat flatra,
“Shpellën e thinjave të argjendta”,
ia mbyllën me loze lastarësh pleqërisë.
Të freskëtat linja,
qiellit dhe diellit i striptohen.
Qumështin e gjinjve,
e rrufisin,
të uriturit lumenjtë e urisë.
Çdo vit,
epshet e klorofilta të rikrijimit, zgjohen.
Krijoni Kontakt