Close
Faqja 5 prej 28 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 272
  1. #41
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Ëndërr ...

    Mbrëmë,
    Gjithë natën
    isha me ty...
    T’i këputa venat.
    T’i zbërtheva eshtrat.
    T’i gjakosa floket.
    Te putha
    në sy.
    Mbrëmë,
    gjithë natën,
    isha me ty.
    Në mëngjes,
    s’munda të të rikrijoja…
    S’më dilnin gjymtyrët.
    S’më mjaftonin flokët.
    Buzët e kafshuara,
    fytyra e plogët.
    Dhe, ika…
    Ika,
    mora malet…!
    Zjarri,
    që kam brenda,
    As shuhet,
    As falet...


    E veçante kjo,pavaresisht se te gjitha jane te bukura!
    Suksese per me tej dhe te pergezoj per vargjet e shkruara me kaq ndjenje!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #42
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    E veçante kjo,pavaresisht se te gjitha jane te bukura!
    Suksese per me tej dhe te pergezoj per vargjet e shkruara me kaq ndjenje!

    Respekte
    Diana, te falenderoj serish dhe te pershendes me kete poezi...




    Nëse mëngjesi yt, gdhihet pa mua…



    Nëse
    mëngjesi yt,
    …………..zgjohet pa mua,
    Dije se, jam larguar vetë për atje.
    Ku, e ëmbla cicërimë,
    …………………….tingëllon krrokatje,
    Blegërima e qingjit - një shtëllungë me re…


    Nëse kraharorit,
    ………………një brinjë të mungon,
    Ashtu mes dhimbjesh, si kurrë më parë,
    Dije se, me të, në terrin e përjetshëm,
    Kam ndezur.errësirës,
    ………………..........të vetmin zjarr.

    Te digjen aty, në të nxehtin tim,
    Të përpëliten,
    ……………shkrijnë,
    …………………… derdhen,
    ………………………………treten,
    Djajtë e ndotur e ëngjëjt e ngrirë
    Prej kollarisjes së bronxtë
    …………………………të dashurisë për veten…



    Atje mes amullisë,
    …………………edhe pse larg,
    Nuk do harroj kurrë të të dua,
    Shpirtin,
    me e-mail fluturimesh, do të ta nis,
    Nëse, mëngjesi yt,
    ………………...gdhihet pa mua…




    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 08-05-2008 më 20:20

  3. #43
    Te ralla jane poezite te cilat me terhjekin thjesh nuk ndjej ndonje kenaqsi nese lexoj poezi, mirpo e nderuar ty ke qene e vetmja qe ke aritur te me detyrosh ti lexoj poezite dhe ke aritur te me kenaqesh shpirtin.
    Ndoshta kjo lloj poezie qe shkruan ty, eshte ndryshe nga te zakonshmet, prandaj lexohen.

    SUKSESE vazhdo te jeshe e vecante

  4. #44
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin

    Atje mes amulli
    …………………edhe pse larg,
    Nuk do harroj kurrë të të dua,
    Shpirtin,
    me e-mail fluturimesh, do të ta nis,
    Nëse, mëngjesi yt,
    ………………...gdhihet pa mua…
    M_u_Z_a vertet qe poezite e tua jane shume te vecanta . kjo strofa ketu me pelqeu shume .Por qe me emocionoi vertet ajo poezia qe ke shkruar per Babane tek tema e mondishall , Ishte vertet fantastike .
    Suksese dhe vazhdo te shkruash .
    Ndryshuar për herë të fundit nga elsaa : 08-05-2008 më 20:58
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  5. #45
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Te ralla jane poezite te cilat me terhjekin thjesh nuk ndjej ndonje kenaqsi nese lexoj poezi, mirpo e nderuar ty ke qene e vetmja qe ke aritur te me detyrosh ti lexoj poezite dhe ke aritur te me kenaqesh shpirtin.
    Ndoshta kjo lloj poezie qe shkruan ty, eshte ndryshe nga te zakonshmet, prandaj lexohen.

    SUKSESE vazhdo te jeshe e vecante
    Te falenderoj i dashur Tiger me lara!
    Ndihem mire qe me lexon edhe ketu.
    Te pershendes me kete poezi:



    Unë,
    Nota e burgosur
    ………….në pentagramin e ndjenjës,
    Herë – herë,
    Dua të flirtoj me yjet,
    Por…
    Shpejt kuptoj
    Që ty të përkas.
    Shkund flokësh
    të nxehtin pluhur meteorësh,
    Qiejve të shikimit tënd humbas…
    Rrëmbej
    të shushaturat tentativat e tona të heshtuara
    ………………………………………….për tu harruar,
    Bodrumeve të errëta të lotit,
    dhe i shndërroj në fije bari…
    Ti,
    i urituri qengji im motak,
    Mes dëshirës dhe padurimit për t’i kafshuar,
    Shkund qerpikësh frikën.
    Dhe,
    starton buzët “lëndinave”,
    Për të më zotëruar…








    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 09-05-2008 më 12:23

  6. #46
    Citim Postuar më parë nga elsaa Lexo Postimin
    M_u_Z_a vertet qe poezite e tua jane shume te vecanta . kjo strofa ketu me pelqeu shume .Por qe me emocionoi vertet ajo poezia qe ke shkruar per Babane tek tema e mondishall , Ishte vertet fantastike .
    Suksese dhe vazhdo te shkruash .

    Te falenderoj per kohen dhe durimin qe harxhon per te me lexuar e dashur elssa!
    Te pershendes me kete poezi:


    Ëndërr e lagur…


    Jehon pylli.
    Ashtu si ti…
    Rrënjët e thella, thithin etjendezura rrëketë,
    Unë, burimet e tua i përpij…

    Është vjeshtë i miri im.
    Strukur në përqafimin tënd, rri…
    Brenda nesh - flokon shpirtrash dashuria,
    Jashtë veson shi…

    Gjethet e verdha, pikuar me të kuqe,
    …………………………….…...........rënkojnë.
    Si lëkura ime, nën trupin tënd, tani…



    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 09-05-2008 më 12:54

  7. #47
    Prag - vdekje apo prag - zgjim?


    Ajo ose ai, dmth dikush,
    Hyn në shtratin tim.
    I tejdukshëm, apo e tejdukshme,
    Si ta quaj?

    Mendimin e lagur,
    Ia lexoj
    ne shkëlqimin e syve të padukshëm.
    Ftohtesinë,
    ia var në gozhdën e lodhur të ecjes,
    Edhe trishtimin…

    Këmbet e ngrira,
    ia ngroh me frymë.
    Me krahë, end përqafimin.

    Dy horizonte,
    shfaqin ëndërrash, vegimin
    E asaj që dhe mund të vijë,
    Por që kurrë s’ka për të ndodhur.
    Legjenda,
    Në njërin kah thur fshehurzi fatin.
    Në tjetrin,
    Kreh përhumbur, të njëjtin vështrim.

    Jeta, lëvrin nën koret e plagëve.
    Koha, lë peng dhimbjet në nënkresën time.
    Një fije më ndan nga errësira e përjetshme e hijes…
    Ku ti nder erërëndët flokë…?
    Në zgjim?

    Me thuaj…!

    Ajo ose ai, dmth dikush,
    Hyn në shtratin tim.
    I tejdukshëm, apo e tejdukshme,
    Si ta quaj?




  8. #48
    Ajo që…


    Rilind tek sytë.
    Pikon në pergamenët e gjinjve,
    penelat e stërlashtë të shikimit…

    Dhe,
    Ndërsa mitra
    shkërmoq humnerat e tejdukshme rimave,

    Stomaku i shtrydhur i mallit,
    tret llërët e vyshkura te harrimit…

  9. #49
    . . .

    Ia preva gjelbërimit, kokën,
    .............me një të rënë të kosës.
    Përulur gjer në amëshim…
    E, nëse nesër,
    ......mbarsur me klorofil,
    .............nuk gdhihem degë
    ……………............…në qiellin tënd.
    Do pjell errësirash
    Yllin e mëngjesit…
    Pikuar,
    mbi gurët
    e varrit
    tim…

  10. #50
    HOME SWEET HOME...



    E ëmbla shtëpia ime...
    Mbështjellë me çarçafët e ngrohtë të fjalëve.
    Mbuluar me çatinë e ritmeve...

Faqja 5 prej 28 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •