Close
Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 272
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    MuZa! Thjesht per mosperseritje te vleresimeve te mia per krijimtarine tuaj, mjaftohem ketu me nje: Te lumte mendja e dora bashke!

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    MuZa! Thjesht per mosperseritje te vleresimeve te mia per krijimtarine tuaj, mjaftohem ketu me nje: Te lumte mendja e dora bashke!

    Te falenderoj serish Mondi!
    Perfitoj edhe une per te bere nje "perseritje": Te uroj shume sukses per librin tend! Uroj te bjere ne duart e atyre qe dine ta lexojne, ndiejne e vleresojne poezine!

    Ps: Ndonje info per titullin e librit, shtepine botuese dhe librarite ku gjendet.
    Dua ta blej edhe pse me shijojne me shume me autograf...

    Te pershendes me kete poezi:


    . . .


    Ndez një zjarr me krizantemat e përqafimit.
    Shuaj lumenjve epshin kafshëror të jetës.
    Shtriqem mbi një fije bari dhe…
    fle gjumin e pakohë, të kohës.
    Shpëlaj mëkatin në lotin e rëndë te qerpikut tënd…
    Edhe trishtimin…

    Ngarkoj në shpinë hijen se…
    (Nuk u bera Amazonë në trojet e frikës,
    As Zanë në pyllin e panjohur të vetëflijimit)
    Nuk kam kohë të pres.
    I heq një vijë të bardhë(ose të zeze), jetës.
    E ndërkohë që ju,
    ……………….të përpiktë,
    …………………………..bëni llogaritë e mia,

    Prehem një copë here tek vetja,
    Vdes…
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 04-05-2008 më 16:52

  3. #23
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    . . .

    Të ndiej…
    Hapash yll më yll,
    ..................qiejve të kërkoj.
    Jam hapësira
    që në kohë të gjej,
    Jam tisi i natës,
    .............puthjesh të mbuloj.

    Mbrëmjeve të kthjellëta,
    E etur për zgjim,
    Unë - udha jote,
    Ti - qumështi im…


    Muza, si gjithmone je fantastike.

    Komplimenta

  4. #24
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    . . .


    Pëshpëritmë ëmbël në gojë.
    Se rrugës zëri, ftohet.
    Dashuria është drithërimë,
    Nga fjalët tona ngrohet.

    Dhe,“mua” tretet në “ty”.

    I ndez buzët në zemër,
    Digjet heshturazi në sy…








    Shume e bukur !!!!!

    Urime te sinqerta ! Suxese te metejshme !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #25
    Vertet qe ngela pa fjale kur lexova ket
    Mbrëmjeve të kthjellëta,
    E etur për zgjim,
    Unë - udha jote,
    Ti - qumështi im…
    Dhe pastaj ket tjetren ... thjesht BRILANTE ... urime vertet mese te arrira poezite, bravo

    Të të marr udhëve, me vete…
    Duke të pëshpëritur: "Je aty?"
    Ti, metamorforizuar në një rrënqethje,
    Ngërthyer mbi lekurën - përqafim – stuhi…

  6. #26
    Apollyon, [Perla], Nyx, ju falenderoj per fjalet e ngrohta dhe vleresimin!

    Ju pershendes me:


    Një fjalë…për ty…


    Fjalë...
    Thënë ashtu sic duhet,
    Hieroglif që thote shumë,
    Bëhet gërmë pas gërme varg.
    Rrënjët kapen fort tek unë,
    ….Degët e heshtura,
    ……….të atyre që kurrë nuk i thashë,
    ……………Blerojnë tek ti…
    Agoninë time
    përtypin kukuvajkat rrugës.
    E nëse s’mundin,
    Mos e prek!
    Dimri e ngroh në muzgun e gjumit te tij…
    Nëse thahen njomështirat degë,
    ..........Trokit me grushta kraharorin tim,
    …………..Mund ta gjesh aty të strukur.
    ……………….Atë që kurrë nuk njohu zgjim.
    Shtrydhe,që të pikojë
    Etjen për një këngë të harruar,
    Apo thjesht, pikëllim…
    Qumësht dëshirash,
    ….mbetur nga shtatëzania e fundit me dritën,
    ……..Që…çuditerisht,
    ……………..kish shijen e dashurisë,
    E, kurrë nuk pikoi kur duhej,
    në “të zezën” e syve te mi…
    Kam frikë ti shfaqem hijes.
    ………..Veten, e mas me metrin e memecërisë...
    Degë të njoma thyer nga era,
    Si vargjet e mia këputen mëngjeseve të fjalës…
    ……(Që duhet thëne së mbari, jo së prapthi)
    …………Hieroglif i vogël që flet aq shumë,
    ……………..E, gërmë pas gërme, bëhet poezi…
    Rrënjët kapen aq fort tek unë ,
    …………Degët e heshtura
    ……………..të asaj që kurrë nuk e thashë,
    ..............................................Blerojnë tek ti…
    __________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 05-05-2008 më 09:10

  7. #27
    Dilemë…


    Vizatoj një mur,
    Me brinjë dhe lëkurë…
    Mish dhe gjak,
    Vrer,
    Katran…
    Mjafton amalgama kocka + ujë,
    Për të të mbytyr në sy?
    E zbërthyer atom pas atomi,
    Brenda rrethit,
    Gjendem,
    Jam.
    Kush do e ngujojë tullën e fundit aty?
    __________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 05-05-2008 më 10:05

  8. #28
    Sureale…


    Trokojnë hapat e mi mbi këto kalldrëme.
    Edhe pse fajin që jam,
    …………………....nuk ma ka guri.
    Damarët e prere dje,
    Pikojnë pamundësinë për tu përgjakur.
    Ulërijnë pa zë, këto rrugica pa emër.

    Infarkti i radhës,
    Më rrëfen udhën për në zemër…

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Muza e respektuar,
    I kam lexuar nga disa herë poezitë tua, dhe se harë jam kthyer nga fillimi, secila poezi më është dukur më e mirë se me leximin e parë, me leximin e dytë...
    Vlerat artistike të poezive tua, në pikat e shkurtëra, por shumë sakt, i kanë vlerësuar poetët e nderuar të Frumit dhe në këtë drejtim edhe unë ndaj të njëjtin mendim.
    Unë do të shtoja se ke gjuhë të pasur, përdorë figurat stilistike dhe krahasime krejtësisht të reja, dhe këtu qëndron madhështia dhe autonomia jote e veçantë e shkrimit
    Urime e suksese!

    Me respekt!

    Agim METBALA

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Muza e respektuar,
    I kam lexuar nga disa herë poezitë tua, dhe se harë jam kthyer nga fillimi, secila poezi më është dukur më e mirë se me leximin e parë, me leximin e dytë...
    Vlerat artistike të poezive tua, në pikat e shkurtëra, por shumë sakt, i kanë vlerësuar poetët e nderuar të Frumit dhe në këtë drejtim edhe unë ndaj të njëjtin mendim.
    Unë do të shtoja se ke gjuhë të pasur, përdorë figurat stilistike dhe krahasime krejtësisht të reja, dhe këtu qëndron madhështia dhe autonomia jote e veçantë e shkrimit
    Urime e suksese!

    Me respekt!

    Agim METBALA

    Te falenderoj per vleresimin dhe ngrohtesine Agim!
    Me bere te skuqem...
    Teksa po kerkoja nje poezi per te te pershendetur, mu shfaqen keto vargje te shkruara vite me pare.
    Te pershendes...


    NJË PËRQAFIM…

    Mos po kërkoj shumë,
    ndërsa shtretërish naivë rrjedh
    …………………….e rrugësh pa kthim, shtrihem?

    Shndërrohem, e detit shkumë
    ……………………. dhe gurëve të tu lëpihem…

    ………………………………………………….

    Mos po i kërkoj shumë,
    ………………..erës çmendake të dashurisë?
    Tek përplas
    trupave tanë të lakuriqtë,
    Degët e harlisura të gjymtyrëve,
    Që mbërthejnë dëshirat
    …………………….dhe i ngrohin aty…midis…


Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •