Te falenderoj iqe vazhdon te me lexosh dashur Agim!
Rrënjët nuk di ku janë…
Rërë e qelqtë,
Guricka,
Midhje të kalbura,
gaforre të tymosura hyjnish…
Hëna,
mbytet përnatë në pus,
.......................por, çuditërisht nuk vdes…
Pëhpërimat e luleve të limonit më zgjuan,
nga gjumi i së nesëmes që mbi mua nderur ish.
Nga zukatja e grerëzave
..........................që së brendshmi më hanë…
Eja, të ngërthejmë degët,
lulet,
gjethet
e gjithe ç’ka mbi dhe.
Se,
rrënjët,
nuk di ku janë…
Krijoni Kontakt