http://www.youtube.com/watch?v=5uCdK....blogspot.com/
Fjala e urtë…
Fjala i takon kohës.
Heshtja - përjetësisë…
Në pafundësi,
……………shekuj,
…………………ditë e netë…
Mësoje veten të heshtë,
Të kafshojë gjuhën e mërisë
Për të folur do ketë kohë një jetë.
Gjuha e lëvizjeve të trupit tënd,
Është po aq e bukur sa fjala e pathënë,
E vetme çan shtigjesh…
Është një lloj përgjigjeje
…………………kur ti nuk përgjigjesh.
Mbetem tërë jetën me kryet nga pas,
Duke mbledhur gjuhë,
Duke krehur fjalë.
Kush nuk di të heshtë,
Nuk di as të flasë…
E lehtë të flasësh
………………kur ke çfarë të thuash.
Me metrin e mendjes ta masësh,
humnerën që të jep asgjëprurja,
Ç’të thuash, kur duhet të flasësh…?
Fjala e pa nxjerrë nga buzët, ende,
Është robinja jote,
………………..ruaje si sytë.
Ajo që nga goja, ka shkarë si padashur,
Të tërheq prej hunde,
Është “Zoti” yt.
Fjala e gjatë, ka kuptim të shkurtër.
Thuaje pra shkurt,
………………..tek unë të arrijë.
Fjala e keqe, është si qymyri,
Edhe kur nuk djeg, arrin të të nxijë…
Krijoni Kontakt