Close
Faqja 13 prej 28 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 272
  1. #121
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    E nderuar Suzana, vërtetëna ke munguar disa ditë, por me këtë poezi të veçant, e ëmbëlsove pritjen, sikurse shlagu mbi torte të madhe.

    Mos i harro lexuesit e shumtë që presin shkrimet e Juaja.

    Të përshëndesë nga zemra!

    Agim METBALA
    Te dashur Agim dhe Anxh, ju falenderoj qe vazhdoni te humbisni kohe duke me lexuar e vleresuar!
    Krijimet e mia jane nje asgje pa syte dhe shpirtin e atyre qe i lexojne.
    Gjuha eshte e varfer dhe une fjalen e mirenjohjes, se gjeta dot, ndersa fjala falenderim, eshte teper e vogel per te shprehur ate qe ndiej.

    Uroj gjithe te mirat per ju dhe te tere ata qe lexojne ketu!





    Kohë e çmendur…


    Një Korb,
    bën dashuri, me lulen e bardhë të mollës…
    Limfa rënkon…
    Gjethet e rrudhura, ëndërrojnë shi të klorofiltë…
    ..........................Teksa kryqëzojmë të sotmen që të vdesë nesër.
    .................................................. .......................Ngujuar me vargonjtë e erës,
    Rrënqethet rrënja…
    Të nesërmes,
    i masim me pëllëmbë përmasat e dhimbjes…
    Thatësirë e trëndafiltë,
    Në ç'pasqyrë i kreh flokët hëna?
    Penelatat e dritës,
    shuajnë zbehtësinë e mendimeve,
    Që,
    ...struken,
    .........struken brenda konturit të tyre të përfytyruar.
    Mëkatar, njeriu…
    Shqiponja,
    fluturon në qiellin e hapësirës së bravës së derës…
    Kris reja...
    Shemrat petale,
    nguten të mbulojnë polenin nga shiu.
    Kafka është bosh, krejt bosh…
    Krizantemat e vdekura,
    ............................vajtojnë vyshkjen e tyre të sigurt,
    Ndërkohë që arkivoli – qese antike mbeturinash
    Skërmitet duke u prehur në një qosh…

    .




    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 21-06-2008 më 16:19
    E bardha eshte pak...

  2. #122
    TË JESH…



    Të jesh,
    Duhet të të prekin,
    Që të vërtetojnë hipotezën e rënies dhe ringritjes…

    Të qeshësh nëse do mundësh,
    Mes rrudhave të thella të pritjes,
    Duke rrëzuar jargë të lashta dhimbjesh,
    Stuhi, përpëlitjesh.

    Të jesh,
    Do të thotë të vjellësh rininë nga goja e pleqërisë,
    Kujtimeve të trishta të rrëmosh.

    T’i këndosh kufomës tënde psalme biblike.

    Të jesh,
    Do të thotë: Të harrosh.


    .
    .
    .
    E bardha eshte pak...

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-06-2008
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    11
    Muza përveç se një poete e mrekullueshme je dhe një muzë e vërtet

  4. #124
    Citim Postuar më parë nga PeSiMiStJa Lexo Postimin
    Muza përveç se një poete e mrekullueshme je dhe një muzë e vërtet


    Te falenderoj qe humbet kohen tende duke me lexuar e dashur PeSiMiStE!
    Te pershendes me dy poezi:


    NATA…



    Ajo, për flokësh, e zvarrit Ditën.
    Spazmat arkivon në sirtarë mëshire.
    E përgjak Dritën, me të kuqen e vjeshtës,
    qiejve të vetmisë, sajon fotokopje të trishta fytyre…

    Vejusha Natë, i kreh dhimbjet,
    me të nxehtat puthje errësire.






    KËNGA E PESHKUT



    Jam mes një deti të qetë shprese
    dhe një oqeani të egërsuar amullie.
    Ku peshkaqenët,
    me elegance, tërheqin rrjetat
    Dhe unë,
    peshku i vogël,
    përpëlitem, hapësirave të ngushta.
    Vetëvritem, hepohem...se…
    …është edhe një rrejtë tjeter aty pranë.
    Ajo qe ke hedhur ti, “bashkëvuajtësi” im,
    Udhës që dot si mënjanohem.

    Mes një deti të qetë shprese,
    Që po e përpin i madhi oqean,
    Unë, peshku i vockël,

    Gjalloj ende.
    Jam…

    E bardha eshte pak...

  5. #125
    Një varg për ty…



    Të shkruaj një varg për ty,
    qenka e vështirë
    Nga t’ia nis më parë?
    Buza thahet duke pritur puthjen
    Syri tret shikimin lëndinave me bar…

    (E shkruaj një varg për ty, por,
    oqeani i shkronjës së fundit,
    rëndon trafikun e përqafimit…)

    Të shkruaj për ty,
    është barrë
    që rëndon brinjëve të mia të holla,
    e rrëshqet syve - "Simfoni e zgjimit…"

    Të shkruaj për ty një klithmë,
    që ëndrrash të të shkundë nga “gjumi”
    Duke rrëfyer histori të reja apo të vjetra…
    rrëmbyer nga një rrjedhë e kristaltë lumi…

    Në fëmijërinë tënde rrjedh ai...
    Duke rendur të dëshiruar tek njëri - tjetri,
    Personazhet, jemi ne të dy…

    Si të kundërtat anonime
    që rendin tek njëra - tjetra,
    Karizmatike deri në përsosmëri.

    Udhëtarë,
    shaluar mbi dy breshka…
    Hahahaha…

    Çdo jetë
    E ka nje çmenduri…

    Të shkruaj një varg për ty?
    .
    .
    .

    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 23-06-2008 më 20:21
    E bardha eshte pak...

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Te shkruaj per Ty
    Me jep nje varg uha!
    Te shkruaj per ty
    me duhen metafora.
    Te kendoj per Ty
    Tingujt ujvara m'i dha.
    Te vjerrsheroj per Ty
    pse jo, me dridhet dora!

    urime MUZA

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Të gjithë urojnë atë që uron dhe mua fatkeqit s'më mbeti as për farë një " urim" për vargun e Muzes kështu që MUza do të bëjë një vargë dashurie për " mua dhe për veten e saj".

  8. #128
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Te shkruaj per Ty
    Me jep nje varg uha!
    Te shkruaj per ty
    me duhen metafora.
    Te kendoj per Ty
    Tingujt ujvara m'i dha.
    Te vjerrsheroj per Ty
    pse jo, me dridhet dora!

    urime MUZA
    Jo cdo gje ne shqip shkruhet si degjohet o poet ! Eshte HUA dhe jo uha

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    Citim Postuar më parë nga Pratolini Lexo Postimin
    Jo cdo gje ne shqip shkruhet si degjohet o poet ! Eshte HUA dhe jo uha
    Te drejte ke ti i dashur por,andej nga eshte ai,ashtu i thone.Ka shume qe nuk e dine tamam gjuhen zyrtare.

  10. #130
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Te shkruaj per Ty
    Me jep nje varg uha!
    Te shkruaj per ty
    me duhen metafora.
    Te kendoj per Ty
    Tingujt ujvara m'i dha.
    Te vjerrsheroj per Ty
    pse jo, me dridhet dora!

    urime MUZA
    Te falenderoj Agim! "nje varg hua...", eshte vertet nje "gjetje" e bukur jotja.
    Nje varg hua, nje dhimbje hua, nje dritherime hua, nje dore per tu mbeshtetur, por ne kete rast nuk eshte hua, eshte dhurata me e madhe qe mund ti behet nje qenieje qe eshte duke rene... Dhe heroina lirike e poezise sime ishte duke rene...

    "Te shkruaj nje varg per ty", e kam shkruar per dike qe e meriton sakrificen sublime te rendjes(qofte edhe me hapat tejet te ngadqalte te nje breshke), e rendesishme eshte rendja dhe finalja...
    Te falenderoj qe e lexove, e kuptove dhe e vazhdove idene e poezise sime i dashur Agim!
    E bardha eshte pak...

Faqja 13 prej 28 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •