Close
Faqja 12 prej 28 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 272
  1. #111
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin


    NDJEMË…FALMË…PËRQAFOMË…



    Unë,
    nuk të nderova me timin emër.
    Është mbytur në lotin e fjalës,
    “poetja jote brilante”, e fëmijërisë sime të vogël.
    Thinjat t’i shtova baba,
    gabime bëra sa desha.
    Me rrudhat e tua shtrirë dashurisë,
    .....................................qava e qesha…


    Ndjemë baba!
    Nuk dita të jem “pasqyra jote e madhe”,
    ....................shkëputur prej qiellit “sa një gogël”.
    Falje, nuk kërkova kur “gënjeshtrat”,
    si qilim,
    mbi besimin tënd i shtrova.
    Kur vuajtjen dhe lodhjen tënde,
    gotave të konjakut i harrova.


    Sot,
    kur netët e mia,
    gdhihen mbi fytyrën e bijës sime të njomë,
    kujtoj dridhjet e tëndes zemër.
    E di mirë baba,
    ti, kurrë nuk më ke mohuar,
    e asnjëherë turpëruar prej timit emër…


    Edhe pse rinisë tënde, pleqëri “çmenduria” ime i dha,
    Ndjemë!
    ........Falmë!
    .............Përqafomë…!

    Unë të dua baba…



    Shume te bukura Suzana,por kjo eshte e veçante per mua!
    Te lexoj me shume kenaqesi dhe te uroj suksese te metejshme ne poezi dhe ne proze.
    Ke ne te vertete shume talent.

    Me respekte

    Diana
    "Carpe Diem"

  2. #112
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Shume te bukura Suzana,por kjo eshte e veçante per mua!
    Te lexoj me shume kenaqesi dhe te uroj suksese te metejshme ne poezi dhe ne proze.
    Ke ne te vertete shume talent.

    Me respekte

    Diana
    Te falenderoj e dashur DI_ANA!
    E bardha eshte pak...

  3. #113
    . . .



    Të humba mik…të humba…
    Kafshoj gjuhën.
    Përgjak dhe fjalën ZOT.

    Ja...këtu brenda,
    më dhemb ti…

    Vallë gjithshka-në kishe pushtuar,
    që nuk të harroj dot?

    E shtrëngoj heshtjen mes gishtërinjsh
    dhe pi e dehem sot…

    me një kupë verë,
    tre cigare,
    dy lotë…

    .
    .
    .

    http://www.youtube.com/watch?v=1Z_2zB_AmOQ
    .
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 08-06-2008 më 15:49
    E bardha eshte pak...

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    ....Ah moj M U Z A ...

  5. #115
    NESËR…



    Presim që të vijë
    por, përsëri jemi sot.
    Kjo e sotme, nesër, do jetë përsëri larg,
    Një ditë.
    Një natë, që s’do të quhet kurrë "nesër".
    Sepse të nesërme nuk ka.
    Nuk ka,
    Mos prit…!




    REND...



    Rend,
    në të majtë
    dhe në të djathtë…
    Dy trena,
    në drejtime të ndryshme zhurmërojnë.
    Unë, copëtohem t’i arrij.
    Shpesh, nuk di se ç’dua.
    Unë, rend drejt tyre tani,
    apo ata rendin në Mua?

    E bardha eshte pak...

  6. #116
    .

    .

    jam
    këtu jam
    trokas në portat e tua të rënda
    duart, më gjakosen kanateve të ndrydhura

    e pjalmoj pragun tënd me “qershor”
    …edhe me pak “maj”

    ti, nxjerr në brimën e çelësit
    njërin sy dhe gjysmën e buzës
    nje gjysmë - puthje më përgjak me të kuqin e saj


    më kot e kyç derën
    se në mos ardhsha këtë verë
    vij pranverës tjetër,
    bashkë me prillin


    kam faj që të dua të plotë
    që gjysmën tjetër dua të ta ngjis
    e me puthje plagët të ti thaj


    e pastaj
    të shpërthej brenda teje
    si ato lulet e egra
    që lulëzojnë
    edhe pasi zjarri ka përvëluar pyllin

    .
    .
    .
    E bardha eshte pak...

  7. #117
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Muza, si gjithmone, kenaqesia ime te te lexoj

  8. #118
    Te falenderoj dhe te vleresoj Anxh...

    Tri grimca “dashurie”…




    Je tretur pyjesh,
    ..............me fjolla nektari mbuluar?

    Pikoj nga degët pishave
    .................rrëshirë e ngrohtë nazike…
    E sa të zhvishesh ti nga “turpi” i gjelbër,
    Pres…




    Je nderur mbi “akullnajën” time,
    ................i nxehtë dhe tundues si kurrë më parë?
    Së largu për mua, ndrin…?
    Jemi dënuar:
    Unë akulli yt,
    Ti i imi zjarr,
    që pikë – pikë, më shkrin…




    Je fshehur yjesh?
    Më thith përhumbshëm
    .............................si “vrimë e zezë”…
    Më prek aty ku askush s’ka mundur,
    Më tret, më ngjall, më puth, më vdes…
    .
    .

    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 19-06-2008 më 18:04
    E bardha eshte pak...

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Te falenderoj dhe te vleresoj Anxh...

    Tri grimca “dashurie”…




    Je tretur pyjesh,
    ..............me fjolla nektari mbuluar?

    Pikoj nga degët pishave
    .................rrëshirë e ngrohtë nazike…
    E sa të zhvishesh ti nga “turpi” i gjelbër,
    Pres…




    Je nderur mbi “akullnajën” time,
    ................i nxehtë dhe tundues si kurrë më parë?
    Së largu për mua, ndrin…?
    Jemi dënuar:
    Unë akulli yt,
    Ti i imi zjarr,
    që pikë – pikë, më shkrin…




    Je fshehur yjesh?
    Më thith përhumbshëm
    .............................si “vrimë e zezë”…
    Më prek aty ku askush s’ka mundur,
    Më tret, më ngjall, më puth, më vdes…
    .
    .

    E nderuar Suzana, vërtetëna ke munguar disa ditë, por me këtë poezi të veçant, e ëmbëlsove pritjen, sikurse shlagu mbi torte të madhe.

    Mos i harro lexuesit e shumtë që presin shkrimet e Juaja.

    Të përshëndesë nga zemra!

    Agim METBALA

  10. #120
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Te falenderoj dhe te vleresoj Anxh...

    Tri grimca “dashurie”…




    Je tretur pyjesh,
    ..............me fjolla nektari mbuluar?

    Pikoj nga degët pishave
    .................rrëshirë e ngrohtë nazike…
    E sa të zhvishesh ti nga “turpi” i gjelbër,
    Pres…




    Je nderur mbi “akullnajën” time,
    ................i nxehtë dhe tundues si kurrë më parë?
    Së largu për mua, ndrin…?
    Jemi dënuar:
    Unë akulli yt,
    Ti i imi zjarr,
    që pikë – pikë, më shkrin…




    Je fshehur yjesh?
    Më thith përhumbshëm
    .............................si “vrimë e zezë”…
    Më prek aty ku askush s’ka mundur,
    Më tret, më ngjall, më puth, më vdes…
    .
    .

    Faleminderit I lexova keto vargje duke degjuar kete melodi e me shijuan shume..

    http://youtube.com/watch?v=3G6UHQJx3Us&feature=related

Faqja 12 prej 28 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •