Close
Faqja 10 prej 28 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 272
  1. #91
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Shumë e dashur dhe e respektuar Suzana, për të satën herë të përgëzojë e përgëzojë deri në paKufi për dhuntin e shkrimit që posedon dhe për poezitë e këndshme që na dhuron për relaksim shpirtëror.
    Ti i ke afruar rreth poezive tua edhe Dionisin edhe Bakun... edhe të gjithë Zotërat të tjerë - e bashkë me ta, edhe ne që e adhurojmë poezinë.

    Të lumtë e t'u praroftë dora e nderuar!

    Agim METBALA
    Te falenderoj qe me lexone vlereson Z.Agim!
    Te pershendes me nje "buqete lulesh" dhe nje poezi per poetet...



    LULET…



    E bardhë,
    ..........e kuqe,
    .................e verdhë
    ...........................e gjelbër.
    Do rrëmbej penelin t’ju “qëndis” në letër.
    Sa jep njëra shpirtin,
    ja ku lind një tjetër.

    Mund të jetë e kuqe,
    .......................e verdhë a e gjelbër

    Kjo, është histori e vjetër...



    POET…



    Fatin ta shkroi në ujë Zoti.
    Se lexove dot rreshtin që vijonte.
    Presjen se kape në mes të fjalisë.
    As pikën që lirise donte ti vinte fre.
    Ndaj s’u rrite kurrë…
    Mbete ashtu i brishtë,
    Herë leckaman e herë mbret
    Me këmbët në ujë e kryet në re.
    Shpuar xhepash,
    Lagur dhimbjesh,
    Me shpirtin det…
    Poet…


    E bardha eshte pak...

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    .
    .
    .

    “Pema ime”…
    Rreth teje jam gjarpëruar.
    Në mos qofsha asnjëherë pranvera jote,
    A më lejon të jem
    .................hardhia që të deh me musht,
    E ti(në mundsh), të behesh Dionisi im i harbuar…???

    .
    .
    .
    E dashura Muza,

    Unë nuk jam kashta e një stine, jam druri i jetës që nuk njeh vdekje e as pritje në shtratin sentimental të mosharrimit...

    Të përqafoj fort për guximin. Miqësisht dhe pa keqkuptime!
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 29-05-2008 më 15:04 Arsyeja: ortografia e përmirësuar

  3. #93
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    E dashura Muza,

    Unë nuk jam kashta e një stine,
    jam druri i jetës që nuk njeh vdekje
    e as pritje në shtratin sentimental të mosharrimit...

    Të përqafoj fort për guximin. Miqësisht dhe pa keqkuptime!
    Te falenderoj Laguna!
    Nuk i them jo perqafimit...virtual...hahaha...

    Besoj pak me vone do tete "replikoj" me ca vargje.
    E bardha eshte pak...

  4. #94
    Mbi renë e bardhë, ëndërr…



    Në ëndrrat e njëri - tjetrit,
    Koha ngrin dhe hapësira ndihet e zënë në faj…
    Çarçafësh të butë lëkure,
    Pleksur përqafimesh…
    Shkrirë dëshirash ekstreme,
    Zemrat i morën në duar
    ……………….për t’u qetësuar regëtimat…
    Në ëndrrat e njëri-tjetrit,
    Në shtretër degësh të blerta, kapluar,
    Ajo ia vodhi paqen,
    Kraharorit të tij rrënjëzoi.
    Ai, rrëmbeu çmendurinë e saj
    Dhe…e mbolli në tokën e premtuar – zemër

    Qiellit,
    Mbi renë e bardhë në ëndërr,
    Ku dashuritë krihen në pasqyra yjesh,
    E dhimbjet s’kanë emër…



    E bardha eshte pak...

  5. #95
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Mbi renë e bardhë, ëndërr…



    Në ëndrrat e njëri - tjetrit,



    Ajo ia vodhi paqen,
    Kraharorit të tij rrënjëzoi.
    Ai, rrëmbeu çmendurinë e saj
    Dhe…e mbolli në tokën e premtuar – zemër
    uau... per mendimin tim modest, pershkrimi me perfekt dhe i plote i relatave femer- mashkull.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  6. #96
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld Lexo Postimin
    uau... per mendimin tim modest, pershkrimi me perfekt dhe i plote i relatave femer- mashkull.
    Jester i dashur(kusheri), me ka marre malli per ty...
    Te pershendes me nje poezi e cila dikur te ka shijuar:


    Trill...



    Jam unë ajo fija e barit…
    Ti me vjeshtën tënde
    ......................më përgjak,
    ................................tek shkel në lëndinë.
    Ndërsa limfa e “ecjes”, ty, të mitizon,
    Mua, më kthen në frymë.


    Jam unë, fryma që të ngroh,
    ........................ndërkohë që buzësh,
    me mandilen e puthjes,
    (tek endesh pranverës sime),
    Atë pikë gjaku, e shndërron në brymë.


    Ndërsa brenda nesh, e bën ligjin “zjarri”,
    Unë,
    vjeshtës tënde,
    të brishtat gjethe,
    .................ia qëndis puthjesh me lule behari.

    S’qenka kaq e lehtë, të jesh fije bari…





    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 31-05-2008 më 02:25
    E bardha eshte pak...

  7. #97
    MUSHT I LULEVJESHTËS…



    Unë jam pëshpërimë,
    ..................e stinës së ndezur.
    ...........................Dehem duke pirë, honeve të trillit.

    Ndërsa ti i ndrojtur
    ..............i derdh lulevjeshte,
    ...........................kupës së praruar me mushtin e pyllit.

    .
    .
    .
    E bardha eshte pak...

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Baba, vleresimi yt me rri teper i madh...
    Uhhh...vleresim teper "i nxehte" per "lekuren" time modeste dhe te brishte poetike...


    Te falenderoj qe me lexon!
    Respekt per ty!

    Te pershendes me nje poezi te shkruajtur para shume viteve:


    RASTËSISHT...?



    Rastësisht
    këtu nën hijen e plepit,
    të brymtat shushurima gjethesh më shurdhojnë.
    Të lagështat ëndrra, shpërndan shiu i puthjeve,
    sa, edhe me sy hapur, shpesh, më vizitojnë.


    Rastësisht
    u laga vjeshtës së ndezur,
    ëndrrash të purpurta fshehur përmbi re.
    Kam frikë t’ia çel sytë dashurisë,
    mantelit që zjarrin, shuan muzgjeve.

    Rastësisht
    u ndeza ditëve të mia,
    tek dorën e zgjata, brenda një hyjnie.
    Lind, i imi Diell, netëve të vjeshtës,
    mallin që më djeg e përhumb në hije…





    Jester, me ke munguar...
    E kam postuar ketu poezine qe kam shkruar per ty dikur.
    Te kujtohet?
    Ja te ta sjell edhe nje here per te te pershndetur:



    TI, DREKON ME POEZI…
    Kushtuar E.D.



    Me një gotë vere të kuqe të vjetër,
    duke përtypur ëmbël poezi,
    syçkat të ndrijnë si yje nate.
    Ty.

    Të kanë rënë dy rima nëpër buzë,
    Eja të t’i fshij.

    .
    .
    .


    Te na falesh per vonesen ne pergj, se sna ka dal koha suzana, megjithate je shum e ndricuar ne mendime e siper dike si ti trajtoke gjerat.

    Doja te vecoja kete fraz qe ke then {syçkat të ndrijnë si yje nate.
    Ty
    }


    e qelluar kjo gje.


    Rrofshe per Poezin Suzana, e Respektin Je e Nderuar .



    dy Syte me lot te ngaterruar
    jane si nje dashuri
    e Brisht ne dy buze te lemuara




    Firma BABA.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BaBa : 03-06-2008 më 09:48
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    M u Z a

    Ju lexova me endje. Me befason mendimi juaj poetik. Une desha te te vij pas per keto ndjesi qe keni ju ne poezine e brishte.

    Dashurija nuk e di a kalon nëper stinë
    sepse shpirti asht si mendja e budallajt
    herë vjeshtë, herë dimer e herë suferinë
    madje ngjan me foshnjet qe lagin shpergajt...

    por dashurija tek vargu yt Suzanë
    merr tjeter forcë, madje dhe brishtesi
    ajo asht e madhe...sa nje oqean
    dhe mban brenda saj nje Golfstrim te ri...

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    SUZAN! I lexova poezit e tua dhe po hedh edhe unë firmën time, si vizitor në librine përshtypjeve.Frymëzimin që ke gdhënde me kujdes,si ai skulptori statujën e mermertë që të shkëlqejë.Ke shum poezi me ndienja,shlodhëse,për ne që jemi mësuar të "ushqehemi me to",por mos ju largo rimës në disa raste.Nuk dyshoj se më kupton.Po të përshëndes me një poezi:


    - KUSH E VRAU DASHURINË?

    Kush të tha se vritet me plumb dashuria?
    Kush të tha që,... Ajo paska edhe varr?
    Kush të tha se ndienjat nuk burojnë nga zemra?
    Kush tha: ...."Dashuria varet në litar? "

    Dashurinë e hodhën nga shkëmb i thepisur,
    Ajo fluturoi e në zemër ra.
    Në detin e thellë e shpunë për t'a mbytur!
    Ajo prapë... Çau dallgët e mëdha.

    Ai që e di ç’do të thotë kjo fjalë,
    Dashuri të pastër në zemër ka rritur.
    Do të jet i lumtur,sa të jetë gjallë,
    Edhe pse në jetë dallg e ka goditur.
    D.C.



    LAVDI DASHURISË
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 04-06-2008 më 13:35

Faqja 10 prej 28 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •