Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Kam FrikĖ

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730

    Arrow Kam FrikĖ

    Kanali teliviziv IKRATV

    Emisioni: KAM FRIGĖ

    I ftuar: Salah Salah Rashid ( Psikiatėr )

    Drejtor i qendrės Rashid pėr zhvillimet sociale dhe psikologjike nė Kuvajt

    Prof. Xhasim Elmutava: Esselamu alejkum, u urojmė mirėseardhjen teleshikuesve tanė tė nderuar nė programin tonė javor "Shtėpitė e lumtura" ku na shoqėron motoja jonė "Derisa lumturia tė bėhet tradita jonė". Urojmė qė lumturia dhe gėzimi tė mbushė shtėpitė dhe familjet tona.

    Titulli i emisionit tė sotėm ėshtė "Kam frikė… hezitoj…" Nė fund tė kėtij programi, unė dhe i ftuari ynė synojmė qė titullin e kėtij emisioni ta kemi ndryshuar nė "Unė guxoj dhe sfidoj".

    Frika dhe hezitimi janė faktorė qė prekin shumicėn e njerėzve, fėmijė qofshin apo tė mėdhenj, gra apo burra, beqarė apo tė martuar. Unė nė dorė kam njė studim i cili tregon pėrqindjen e fėmijėve qė frekuentojnė doktorėt psikiatėr nė Gjermani, ku 15 % e tyre vizitohen pėr shkak tė frikės. 10 % e klientėve ishin nga mosha 15 vjeēare deri nė adoleshencė. Llojet e frikės (fobisė) janė tė shumta, si ajo nga trafiku, kafshėt, errėsira. Pre e fobisė kanė rėnė dhe njė pjesė e fetarėve.

    I ftuari ynė nė kėtė emission ėshtė dr. Salah Rashid, tė cilin fillimisht e pyesim: Ēfarė mendoni mbi temėn e kėtij emisoni?

    Dr. Salah: Ėshtė njė temė tėrheqėse, e cila shpreh shqetėsimin e shumė njerėzve tė cilėt jetojnė nėn trysninė e fobisė dhe nė fund tė kėtij emisioni, urojmė qė gjendja e shumė njerėzve qė vuajnė nga fobia tė ketė ndryshuar.

    Pėrqindja e atyre qė vuajnė nga sėmundja e fobisė nė rang ndėrkombėtar

    Prof. Xhasim Elmutava:"A konsiderohet pėrqindja e tė sėmurėve me kėtė sėmundje e lartė, si tek fėmijėt dhe tė riturit?"

    Dr. Salah Rashid:"Ajo qė pėrmende mbi situatėn nė Gjermani, pėrfaqėson pėrqindjen nė rangun botėror. Statistikat e Kombeve tė Bashkuara tregojnė se sėmundja psiqike mė e pėrhapur mes njerėzve ėshtė HIGHLY DIGRESSED PSYCIATRIC LUNES. Kjo ėshtė sėmundja tė cilėn diagnostikojnė dhe hasin shumica e psikoterapistėve, sėmundje me bazė frikėn apo fobinė. Ky lloj, arrin nė 10 % e pacientėve, depresioni 7 %, stresi 5 %, dyshimet 4 % dhe skezofrenia 0.10 %. Duket qartė qė fobia zė pėrqindjen mė tė lartė dhe ėshtė nė rritje.


    Dallimi mes fobisė, stresit dhe tensionimit

    Prof. Xhasim Elmutava: Cili ėshtė ndryshimi mes fobisė, stresit dhe tensionit?

    Dr. Salah Rashid: Frika ėshtė dy llojesh:

    E pėrgjithshme, ku i sėmuri ka frikė diēka tė papėrcaktuar, si frika mbi tė ardhmen.

    Dhe fobia, e cila ėshtė frikė nga diēka e caktuar dhe e njohur, siē ėshtė frika

    nga vendet e mbyllura (klaustrophobia), frika nga vendet e larta (acrophobia). Vetė sėmundja e frikės, hyn tek stresi, por me qėllim qė t'i dallojmė, themi: Nėse frika ėshė nga diēka e papėrcaktuar ajo ėshtė stress dhe nėse ėshtė nga diēka e caktuar ėshtė fobi. Nėse stresi ėshtė i vazhdueshėm kalon nė tension.


    Frika nga dėshtimi dhe refuzimi

    Prof. Xhasim El-Mutava:"Kameramani ynė doli nė rrugė dhe pyeti njerėzit mbi atė qė burrat kanė mė shumė frikė. Pėrgjigjet ishin tė ndryshme, disa prej tyre thonin qė burrat kanė mė shumė frikė nga ēiltėrsia dhe sinqeriteti, disa tė tjerėt mendonin se burrat kanė frikė mė shumė nga vdekja, disa tė tjerė mendonin gruan, tė tjerė varfėrinė, tė tjerė gratė, pasi ato janė njė botė e panjohur. Cili ėshtė mendimi juaj doktor?"

    Prof. Salah Rashid:"Qė tė jemi mė tė saktė nė konkluzionet, mė parė duhet tė pyesim: Pėrse burrat kanė frikė nga kėto gjėra? Doktori Pol Hauk, nė studimet e tij zbuloi se llojet mė tė pėrhapura tė frikės janė dy: Frika nga dėshtimi dhe frika nga refuzimi. Kėto dy lloje zėnė 80 % tė atyre qė vuajnė nga frika. Kurse 20 % i mbetur janė ata qė vuajnė nga frika qė njihet si "fobi."


    Lidhja mes frikės dhe vendim marrjes

    Prof. Xhasim El-Mutava:"A ka tė bėjė frika me vendim marrjen? A ėshtė njė shenjė qė njeriu vuan nga frika, nėse ai nuk ka vullnet pėr tė marrė vendime?"

    Dr. Salah Rashid:"Po dhe kjo ėshtė njė nga pasojat qė shkakton frika e vazhdueshme. Ajo ėshtė njė nga pengesat kryesore nė vendim marrje dhe i shkakton personit qė vuan prej saj, strese dhe probleme tė shumta, edhe nėse ai akoma nuk ka marrė vendimin pėrfundimtar. Ose, mund tė ēojė nė vendim marrje tė gabuara. Njė person qė ka frikė, nuk i jepet pėr tė hyrė nė projekte, ai nuk ka forcė madje dhe tė martohet. Ashtu siē personat qė vuajnė nga refuzimi الرفض kanė njė ndjeshmėri tė tepruar dhe nė tė shumtėn e rasteve nuk arrijnė tė krijojnė lidhje tė forta dhe tė shėndetshme.


    Tė shprehesh mbi frikėn tek burrat dhe tek gratė

    Prof. Xhasim Elmutava: A ka ndryshim mes frikės tek burrat dhe frikės tek gratė? D.m.th tė flasėsh mbi frikėn, a ndryshon sipas gjinisė? Sipas njė raporti nė Gjermani, kur djemtė kanė frikė, janė tė prirur pėr agresivitet. Kurse tek vajzat vėrehet njė sjellje e shoqėruar me turp tė tepruar dhe depression.

    Dr. Salah Rashid: Mendoj se njė statistikė e tillė, i pėrshtatet shoqėrive tona arabe mė shumė se atyre perėndimore. Kjo, pasi tek ne, gratė i drejtohen kėsaj zgjidhjeje nė raste tė tilla, kurse djemtė zgjedhin dhunėn dhe agresivitetin, gjė e cila tregon frikėn qė e ka kapluar. Person i fuqishėm dhe i ekuilibruar, mund tė konsiderohet ai qė nuk ėshtė i dhunshėm as pėr vete dhe as pėr tė tjerėt.


    Frika nga njė martesė e pabarabartė

    Prof. Xhasim Elmutava: Para fillimit tė emisionit, na morri nė telefon njė vajzė e re, e cila na kėrkoi qė problemin e saj ta diskutojmė me ju. Mosha e saj ėshtė 21 vjeē dhe thotė se prindėrit e detyruan tė fejohej me dikė. Tashmė ajo ėshtė e fejuar, por ajo vėren qė ka njė disnivel mes arsimimit tė saj qė ėshtė i lartė dhe arsimimit tė fejuarit qė ėshtė i ulėt. Gjithashtu, i fejuari ka njė profesion jo tė preferueshėm dhe tė lartė shoqėror. Ajo tashmė ėshtė e frikėsuar se nėse martohet me njė njeri tė tillė, kjo martesė do tė dėshtojė dhe tė pėrfundojė e shkurorėzuar. Nė tė njėjtėn kohė, ajo ka frikė se po e prishi kėtė lidhje, nuk do tė ketė oferta tė tjera pėr martesė. Ēfarė i kėshilloni kėsaj vajze?

    Dr. Salah Rashid: Ajo e ka analizuar shumė bukur problemin e saj. Ajo ka frikė nėse e refuzon kėtė martesė se nuk do tė ketė oferta tė tjera dhe nė tė njėjtėn kohė, ka frikė nga dėshtimi i njė martese tė tillė. Frika e saj ėshtė e justifikueshme, pasi fjala divorc, do tė thotė dėshtim nė shoqėrinė ku jetojmė. Unė mendoj qė ēėshtje tė tilla si e martesės dhe divorcit janė personale dhe se vendimi pėrfundimtar i takon vetė personit qė vuan. Vendimi mund tė mos jetė bindės pėr familjen, tė cilėt padyshim qė do tė zemėrohen dhe nevrikosen, por pas njė vit apo dy vitesh situata do tė normalizohet. Por tė jetosh me njė person qė nuk e do dhe qė kemi frikė prej tij, ėshtė njė problem dhe sakrificė e madhe. Diēka e tillė ndodh shpesh nė shoqėritė tona. Nė kėtė rast, unė mendoj qė vetė i fejuari i saj nuk ka asnjė faj, pasi aq janė mundėsitė dhe aftėsitė e tij. Nėse vajza e ka pranuar kėtė fejesė edhe pse nuk ka qenė e bindur, ajo duhet tė mbajė pėrgjegjėsitė e kėsaj martese nėse dėshton. Gjėra tė tilla kanė tė bėjnė me tė ardhmen dhe unė mendoj qė kjo vajzė duhet tė mos e pranojė njė martesė tė tillė.


    Depresioni

    Njė teleshikues nga Arabia Saudite: Vuaj nga depresioni dhe kam njė doktor vendas qė mė kuron. Ka gjysėm viti qė kurohem dhe marr ilaēe sipas recetave tė doktorit, por nuk ndiej pėrmirėsim edhe pse marr ilaēe. Shkaku i depresionit ėshtė njė problem i vjetėr. Jam i martuar.

    Dr. Salah Rashid: Problemi i depresionit nė vendet arabe konsiston nė atė qė kjo sėmundje nuk ėshtė e kuptueshme. Kėshtu, njerėzit tek ne vuajnė nga dy gjėra: E para ėshtė vetė sėmundja dhe e dyta ėshtė se shoqėria nuk e pranon dhe nuk e kupton personin qė vuan. Unė mendoj se shoqėritė arabe vuajnė nga sėmundja e depresionit mė shumė se ē'vuajnė nga fobia. Nėse pėrqindja botėrore e atyre qė vuajnė nga depresioni ėshtė 6.5 % tek ne kjo sėmundje kap shifrat 7 %. Nėse numri i atyre qė na ndjekin nėpėrmjet televizorit nė kėto ēaste ėshtė njė million, unė mendoj se 70.000 prej tyre vuajnė nga depresioni. Problemi qėndron nė atė qė tek ne mungojnė institucionet ku njeriu dhe familja mund tė marrin informacionin e duhur. Tek ne nuk ka veēse spitale psiqikė. Vetė Arabia Saudite, vendi ku jeton teleshikuesi qė sapo foli, nuk ka institucione dhe qendra publike tė specializuara nė kėtė fushė. Ne thjesht kemi klinika tė cilat i kurojnė tė sėmurėt me anė tė ilaēeve, ku shumė prej tyre mund tė mos kenė nevojė pėr ilaēe, ku shkaktarėt e sėmundjes mund tė jetė vetėm ambientaliste. Veē ndihmės mjekėsore, i sėmuri me depression ka nevojė dhe pėr support psikologjik. Nė Amerikė, Gjermani dhe shumė vende tė tjera njihet motoja "i depresionuari anonim" ashtu siē kemi ne OJF tė cilat merren me kurimin e viktimave tė drogės dhe qė kanė pėr moto "Pėrdoruesit anonimė tė drogės".

    Ata mblidhen dhe takohen derisa i sėmuri ta kalojė sėmundjen, gjė e cila nuk ekziston tek ne. Madje njerėzit tek ne injorojnė dhe vetė psikiatrin, tė cilin nuk e frekuentojnė dhe e konsiderojnė dhe atė tė lojtur. Kjo, edhe pse ai kuron edhe problemet mendore edhe ato psiqike dhe nervore.


    Qendrat e trajtimit tė depresionit

    Teleshikues nga Libia: Unė do tė uroja qė tė ekzistonin edhe tek ne qendra dhe organizata humane tė cilat merren me trajtimin e sėmundjeve nervore.

    Dr. Salah Rashid: Duket qartė qė teleshikuesi ka njohuri rreth kėtij problemi dhe mendoj se vėllezėrit tanė nė Libi janė mė tė informuar se popullsitė e vendeve tė tjera arabe. Unė shfrytėzoj praninė time nė kėtė studio tė TV ART. U bėj thirrje qeverive fillimisht, biznesmenėve sė dyti dhe popujve sė treti qė ta rregullojnė kėtė mangėsi, duke mos lejuar qė e ēara tė vazhdojė aq sa tė jetė e pamundur rikonstruksioni i saj. Nėse tė sėmurėt me depression janė mbi njėzet e pesė milionė, si duhet t'i trajtojmė dhe ēfarė duhet tė bėjmė pėr ta? Spitalet kuruese kanė filluar tė mos kenė kapacitetet e duhura pėr tė pėrballuar fluksin e shumtė tė tė sėmurėve. Ku duhet tė drejtohen kėta tė sėmurė? Padyshim qė shumica e tyre do t'u drejtohen qendrave dhe spitaleve tė perėndimit pėr t'u kuruar.

    Ne hasim dhe njė problem tjetėr tė madh, qė janė drogat qė na vijnė nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, shtete tė cilėt kanė vendet e Gadishullit Arabik si stacionin kryesor. Megjithatė, nė tė gjithė Gadishullin Arabik nuk gjendet njė qendėr e specializuar pėr trajtimin e konsumatorėve tė drogave. Ashtu siē nuk gjenden qendra pėr trajtimin e tė sėmurėve me depression.


    Frika e refuzimit ekziston mė shumė tek gratė

    Prof. Xhasim Elmutava: Kameramani ynė intervistoi shumė gra, tė cilave u drejtonte pyetjen: Cilat janė gjėrat qė e frikėsojnė mė shumė gruan? Shumica e pėrgjigjeve ishin: Martesa e burrit me njė ose mė shumė gra tė tjera, e ardhmja, pleqėria dhe reputacioni.

    Dr. Salah Rashid: Unė mendoj se diēka e tillė ka nevojė pėr mė shumė studime dhe statistika tė detajuara. Edhe pse statistika tė tilla nuk mungojnė nė perėndim, diēka e tillė mungon pėr shoqėritė tona arabe. Nga pėrgjigjet duket qartė qė gratė vuajnė mė shumė nga refuzimi, emocionet dhe delikatesė e tepruar, pėr tė cilat nuk kanė asnjė shpjegim. Nėse burrat i nervozojnė sado pak, ato qėndrojnė tėrė ditėn tė mėrzitura dhe duke pyetur veten: Vallė a mė don si mė parė? Pėrse nuk mė kupton askush…?! Nė kohėt moderne, gruas i ėshtė shtuar dhe njė frikė tjetėr, frika nga dėshtimi. Nė kohėt tona, gratė punojnė dhe suksesi apo dėshtimi ndikojnė drejtpėrdrejt nė jetėn e tyre.


    Pėrballja me rreziqet dhe guximi nė projekte

    Teleshikues nga Libia: Problemi ėshtė se njė njeri mund tė kalojė nga njė projekt nė njė tjetėr dhe dėshton. Ku duhet ta kėrkojė zgjidhjen ky njeri?

    Dr. Salah Rashid: Dua qė teleshikuesit nga Libia t'i them diēka tė rėndėsishme: Jeta, ose ėshtė aventurė e guximshme ose ėshtė njė hiē. Nėse njeriu nuk ndėrmerr aventura tė guximshme, me kusht qė tė jenė tė studiuara mirė, ai kurrė nuk do tė mundet tė arrijė sukses nė jetėn e tij. Tė gjithė njerėzit e suksesshėm pa pėrjashtim, tė ēdo niveli, fetar, material apo kulturor, pa dyshim qė e kanė provuar ē'ėshtė dėshtimi fillimisht. Njeriu mė i pasur sot nė botė ėshtė Bill Gates, qė posedon njė pasuri prej 86 miliardė dollarėsh. Ai arriti ta ndėrtojė Mikrosoftin me punėn dhe mundin e tre personave tė cilėt kishin dėshtuar mė parė nė ngritjen e kompanive. Madje, njėri prej tyre dėshtoi dhe nė projektin e Billit. Ai bėri qė Billi tė humbasė afro njėzet milionė dollarė dhe kjo shumė pėr njė kompani qė sapo ka filluar tė ecė ėshtė e konsiderueshme. Vetė ky person, duke i ndjerė humbjet dhe dėshtimin e plotė, kėrkoi dorėheqjen, por Billi i tha: Si ėshtė e mundur qė kėrkon dorėheqjen nė njė kohė qė tashmė ke pėrfituar pėrvojė nė kėtė fushė dhe unė nuk tė kam braktisur?! Dhe e mbajti nė punė.

    Nė vendet arabe, vuajmė nga njė problem i tillė. Nėse nuk ndėrmarrim vendime tė guximshme nė ēdo fushė, pasi t'i kemi studiuar mirė, kurrė nuk do tė arrijmė rezultate tė kėnaqshme. Madje them, qė ēdo arritje dhe sukses, duhet tė shoqėrohet me njė dėshtim tė pjesshėm. Pėr kėtė, le tė pėrmendim shembullin e Kolen Sandros, atij burri tė moshuar me mjekėr tė bardhė, themeluesit tė Kintak-it. Pasi kishte kaluar tė pesėdhjetat duke punuar si kuzhinier nė njė restorant, pronari i restorantit e dėboi nga puna. Ai me vete mendoi: Ēfarė mund tė bėj duke mos pasur njė zanat tjetėr dhe duke qenė i padiplomuar nė kėtė profesion qė ushtroj? Gjithēka qė kam mėsuar tė gatuaj ėshtė supa me mish pule. Megjithatė, ai vajti dhe filloi t'u tregojė tė gjithė restoranteve mbi supėn qė dinte tė gatuajė. A e dini nė sa restorante vajti? Nė 1009 restorante. Ėshtė pikėrisht kjo pėrpjekje dhe aventurė e cila bėri qė restorantet Kintaki tė pėrhapen nė tė gjithė botėn dhe tė gjithė kėto restorante derdhin shuma tė ndryshme nė llogari tė familjes Kolen Sandros. Shembuj tė tillė janė tė shumtė. Prandaj njeriu duhet tė jetė i guximshėm dhe tė marrė vendime tė rėndėsishme nė kėtė jetė.


    Depresioni pa shkak dhe rreziku nga ilaēet

    Njė teleshikues nga Arabia Saudite: Pyetja ime e parė ėshtė: A mund tė vuajė njeriu nga depresioni pa ndonjė shkak? Pyetja e dytė: A janė ilaēet qė pėrdoren pėr tė kuruar depresionin tė rrezikshme pėr shėndetin dhe a ndien i sėmuri plogėshti dhe dėshirė pėr tė fjetur pas pėrdorimit tė tyre?

    Dr. Salah Rashid: Fillimisht dua tė theksoj se numri i tė prekurve nga depresioni nė Arabinė Saudite ėshtė nė shifra tė larta. Ditėn qė kam caktuar pėr konsulencė, shumica e kontakteve dhe telefonatave mė vijnė nga Saudia dhe shumica e rasteve janė me depression. Kurse kuvajtjanėt vuajnė mė sė shumti nga stresi dhe banorėt e Emirateve tė Bashkuara Arabe nga problemet familjare.

    Pėrsa i pėrket pyetjes sė parė tė teleshikuesit, them qė depresioni vjen dhe pa ndonjė shkak. Disa lloje depresioni tė cilat i quajmė (indigenous depression) tė cilat lindin pa shkak, mund tė shfaqen edhe tek fėmijėt.

    Kurse pėrsa i pėrket pyetjes sė dytė, dėshmia ime nė kėtė fushė mendoj qė ėshtė e pavlefshme, pasi pėr t'ju pėrgjigjur duhet tė jesh i specializuar nė fushėn e kimisė. Gjithsesi ėshtė e pamundur dhe e papranueshme qė njė doktor tė kėshillojė njė pacient tė tijin tė pėrdorė ilaēe kundėr pėrdorimit tė drogės. Kjo, pasi pėrdorimi i drogės ėshtė njė problem mė i pėrhapur dhe mė i madh se ē'ėshtė depresioni. Nuk ka asnjė ilaē pėr drogėn dhe kushdo qė thotė se ka ilaē pėr drogėn gėnjen. Nėse njė njeri konsumon drogat, ai do tė jetė i varur prej tyre. Ajo qė mund tė ndodhė, ėshtė qė ky konsumator tė mund tė shkėputet nga konsumimi i drogės nė njė periudhė kohe. Ėshtė pikėrisht kjo ajo qė bėjnė shoqatat dhe organizatat e ndryshme tė cilat merren me kurimin dhe shkėputjen e tė rinjve nga droga. Me anė tė kurave tė ndryshme, ata arrijnė ta shkėpusin pėrdoruesin e drogės, por ai mbetet i lidhur me tė. Nė ēdo ēast qė tė pėrballen me problemet dhe hallet e jetės, pėrdorimin e drogave do e shohin si njė zgjidhje, qoftė dhe pas 30 apo 40 vitesh. Pėr kėtė, njė doktor i aftė nuk e kalon tė sėmurin depresiv nga depresioni ose ēdo lloj sėmundje tjetėr nė pėrdorim tė drogave qetėsuese. Gjithsesi, i sėmuri mund t'i kontrollojė ilaēet qė i jepen duke lexuar udhėzimet e pėrdorimit tė tyre. Nėse nė to shkruhet "Lufton depresionin" ato nuk pėrmbajnė pėrbėrės droge edhe nėse i pėrdor kėto ilaēe pėr gjashtė muaj, njė vit apo dy vite rrjesht. Gjithashtu, ilaēet qė pėrdoren pėr kurim, nuk kanė efekt tė shpejtė, pasi efekti i tyre mund tė shfaqet vetėm pas dy ose tre javėsh. Gjatė kėsaj kohe, shfaqen disa nga efektet anėsore si dhimbje koke, pagjumėsi ose dėshirė pėr tė fjetur sa mė gjatė. Gjatė kėsaj periudhe, i sėmuri duhet tė jetė i durueshėm, pasi ai vetė zgjodhi zgjidhjen me ilaēe dhe duhet ta ēojė deri nė fund. Nėse ai nuk vėren pėrmirėsim, duhet tė ndryshojė ilaēin ose doktorin.


    Sėmundjet e prindėrve ndikojnė tek fėmijėt

    Njė teleshikues nga Libia:"Vuaj nga stresi, ndihem i tensionuar dhe tėrheqje nervore mes dy shpatullave. Jam vizituar tek shumė doktorė, por nuk kam gjetur shėrim. Kam gjashtė vite qė vuaj nga kėto sėmundje. Njė problem tjetėr qė kam janė dhe fėmijėt e mi, tė cilėt nuk mėsojnė fare nė shkollė. Ata nuk janė aspak tė shoqėrueshėm dhe pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalojnė brenda nė shtėpi, duke u izoluar dhe veēuar nga shokėt dhe komshinjtė.

    Dr. Salah Rashid:"Para sė gjithash, ne duhet tė ndryshojmė veten dhe sjelljet e gabuara. Thotė Zoti nė Kuran:"Zoti nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, derisa ata tė ndryshojnė vetet e tyre."

    Shumica e llojeve tė fobive, nisin qė nė vegjėli. Nėse fėmija e sheh nėnėn e tij gjithmonė tė mėrzitur dhe tė dėshpėruar, mbresat e tij pėr jetėn do tė jenė tė pashpresa dhe dėshpėruese. Njeriu, atė qė ndjen brenda e shpreh nė pamjen e jashtme.

    Nėse fėmijėt vuajnė nga probleme psikologjike, prindėrit duhet tė tregohen tė kujdesshėm dhe tė vėmendshėm ndaj sjelljeve dhe psikologjisė sė tyre. Vendimet dhe sjelljet e gabuara kanė ndikim negativ dhe tė drejtpėrdrejtė nė psikologjinė e fėmijėve. Unė e kėshilloj teleshikuesin nga Libia, qė fillimisht tė pėrpiqet t'a qetėsojė veten, tė cilėn t'ua kalojė mė vonė dhe fėmijėve, me anė tė marrėdhėnieve tė ngrohta dhe kontakteve tė drejtpėrdrejta.


    Hipnoza

    Njė teleshikuese nga Amerika:"Shoh disa doktorė qė pėrdorin hipnozat, nė kurimin e disa veseve negative. Unė dua tė di mendimin dhe gjykimin e islamit nė tė tilla ēėshtje."

    Dr. Salah Rashid:" Unė kam mbrojtur master nė fushėn e hipnozės dhe kam liēensėn e duhur pėr tė kuruar me anė tė hipnozės. Nėse diēka e tillė do tė binte ndesh me doktrinėn islame, unė as nuk do e kisha studiuar si fushė, e jo mė t'a pėrdor.


    Frika nga refuzimi i njė vajze

    Prof. Xhasim El-Mutaėa:"Kameramani ynė doli nė rrugė dhe u drejtoi tė rinjve kėtė pyetje:"Ēfarė do tė bėjė, nėse do tė kėrkoje dorėn e njė vajze dhe ajo refuzon?"

    Disa nga tė rinjtė pėrgjigjeshin:"Do tė shokohesha." Disa tė tjerė pėrgjigjeshin:"Do tė vuaja nga sėmundje psikike dhe shpirtėrore." Disa tė tjerė pėrgjigjeshin:"Kjo do tė thotė qė ajo nuk mund tė ishte e imja dhe do tė kėrkoja njė vajzė tjetėr." Tė tjerė thonin:"Do tė kėrkoja shkaqet e refuzimit." Ndėrkohė qė njė i ri u pėrgjigj:"Njerėz si unė nuk mund tė refuzohen nga vajzat."


    Cili ėshtė komenti yt mbi kėto pėrgjigje?"

    Dr. Salah Rashid:"Shohim qė pėrgjigjet janė tregues i qartė i gjendjes shpirtėrore tė secilit prej tė rinjve. Ata qė pėrgjigjeshin se nė rast refuzimi do tė kėrkonin njė vajzė tjetėr, duket qartė qė kishin njė gjendje shpirtėrore tė qetė, tė patrazuar dhe pa komplekse. Tė rinj tė tillė do tė dijnė tė ēajnė nė jetė. Ata qė thonė se nuk do tė kėrkoj njė tjetėr, duket qė vuan nga fobia. Ndėrkohė qė ai qė tha se tė rinj si ai nuk mund tė refuzohen, duket qartė qė janė euforik dhe tė vetėmashtruar.

    Ishte profeti i Zotit, Muhamed a.s dhe refuzohej nga njerėzit. Ai u akuzua si magjistar, fallxhor, bejtexhi dhe tė gjithė cilėsitė negative. Tė plotėsosh dėshirat e tė gjithė njerėzve, ėshtė diēka e pamundur.

    Kurse tė rinjtė qė thonin se mėrzitem pak, por do tė kėrkoja njė tjetėr, janė ai tip i tė rinjve tė cilėt i vlerėsojnė ndjenjat e tyre, megjithatė u kthehen jetės normale.


    Frika nga fluturimi

    Njė teleshikuese nga Amerika:"Unė kam shumė frikė nga udhėtimi me avion dhe ēdo lloj tjetėr fluturimi."

    Dr. Salah Rashid:"Fillimisht unė dua tė sqaroj se frika nga fluturimi apo udhėtimi me avion realisht nuk ekziston. Ajo ėshtė frikė nga humbja e kontrollit. Shumė njerėz, nuk ndjejnė frikė kur e drejtojnė ata makinėn, qoftė dhe me shpejtėsi tepėr tė madhe. Por me t'a marrė dikush tjetėr drejtimin e makinės, ata i mbėrthen paniku. Kjo vjen si rezultat i humbjes sė kontrollit ndaj makinės. Po ky problem qėndron dhe nė rastin e aeroplanit, ku asnjė nga udhėtarėt nuk ushtron asnjė lloj kontrolli nė drejtimin e avionit. Gjithēka nė avion varet nga mėshira e Zotit dhe aftėsitė e pilotit.

    Prof. Xhasim El-Mutava:"Si mund tė kurohet nga kjo fobi kjo teleshikuese?"

    Dr. Salah Rashid:"Tė kurosh fobinė nga fluturimi apo udhėtimi me avion ėshtė diēka e mundur. Kjo arrihet me anė seancash relaksuese, kėshillim me psikoterapist, ose me anė tė hipnozės."


    Frika nga pėrgjegjėsitė e tė tjerėve

    Teleshikues nga Algjeria:"Punoj si kėmbyes valute nė njė bankė. Problemi nga i cili vuaj, ėshtė se jam gjatė gjithė kohės i stresuar dhe i frikėsuar pėr pasuritė e klientėve. Sa herė qė konstatoj ndonjė mangėsi dhe problem nė ndonjė nga projektet investuese, stresi dhe shqetėsimi i kalojnė kufijtė."

    Dr. Salah Rashid:"Kėtė ne e quajmė "Frikė nga pėrgjegjėsitė e tė tjerėve" e cila ėshtė njė dukuri qė shfaqet tek shumė persona. Njerėzit klasifikohen nė tre grupe:

    1 – Ata qė nuk interesohen veēse pėr veten e tyre.
    2 – Shoqėrorė, ky hyjnė ata persona qė interesohen pėr tė tjerėt, shpesh herė nė llogari tė vetes sė tyre.
    3 – Ata qė interesohen pėr tė tjerėt dhe pėr veten e tyre.

    Pėr tė kuruar personat qė bėjnė pjesė nė grupin e dytė, ėshtė e nevojshme ndėrhyrja e psikoterapistit. Ndjenja e qortimit tė vetes, ėshtė njė nga simptomat e stresit.

    Personi qė vuan nga ky lloj stresi, gjithmonė ia hedh fajin vetes edhe pėr gjėra qė nuk janė nė pėrgjegjėsinė dhe kompetencėn e tij. Kjo mėnyrė e tė menduarit, ėshtė pesimiste. Me kėtė, ne nuk tė themi qė tė mos ndjesh pėrgjegjėsi dhe keqardhje, por tė kėshillojmė qė gjėrave tė mos u kushtosh rėndėsi mė shumė se ē'e meritojnė. Ti mund tė prekesh dhe tė tė vijė keq, por jo tė vuash. Ėshtė njėlloj si njė psikoterapist, i cili me tė dėgjuar sėmundjen e njė pacienti, fillon tė vuajė dhe ai nga kjo sėmundje.

    Njė teleshikues nga Libia:"A ėshtė frika dhe hezitimi, njė tregues mbi masat dhe rėndėsinė e vendimit qė duhet marrė?"

    Dr. Salah Rashid:"Tė tregohesh i kujdesshėm dhe tė marrėsh masa paraprake, ėshtė diēka pozitive. Vetė Zoti i madhėruar i kėshillon besimtarėt duke u thėnė:"O besimtarė! Bėhuni syēelė (kundėr armikut) e luftojeni atė.." (Nisa: 71) Ndėrkohė qė lėkundja dhe hezitimi janė cilėsi negative.

    Nė betejėn e Uhudit, mendimi i Profetit a.s ishte qė tė qėndronin brenda nė Medine dhe tė mos dilnin jashtė. Ndėrkohė qė mendimi i shumicės sė muslimanėve ishte tė dalin jashtė, nė Uhud. Duke parė ngulmimin e tyre, Profeti a.s hyri nė shtėpi, veshi parzmoren, ngjeshi shpatėn dhe doli. Kur e panė, muslimanėt i thanė:"O i dėrguar i Zotit! Na vjen keq se ndoshta e tepruam. Nėse dėshiron, do tė qėndrojmė brenda nė Medine." Por Profeti a.s ua ktheu:"Nuk i ka hije njė Profeti qė tė kthehet pėrsėri, pasi ka ngjeshur armėt e luftės." Megjithatė, muslimanėt e humbėn betejėn.

    Tė hezitosh dhe tė lėkundesh pėr tė marrė njė vendim, ėshtė njė problem i madh. Shumė nga problemet tona politike, sociale dhe ekonomike, e kanė burimin pikėrisht nga hezitimi dhe lėkundja. Madje, ato janė shkak pėr akumulimin e problemeve.

    Qė t'a mbyllim, themi qė lėkundja dhe hezitimi janė negative, ndėrkohė qė marrja e masave dhe kujdesi janė pozitive."


    Dyshimet dhe ilaēi i tyre

    Teleshikues nga Amerika:"Mė ndodh shpesh herė qė gjatė debateve me pasues tė feve dhe besimeve tė tjera, mė vijnė dyshime tė shumta. Si mund tė mbrohemi nga kėto dyshime, tė cilat lidhen me doktrinėn dhe akiden?"

    Dr. Salah Rashid:"Nė pėrgjithėsi, diēka e tillė ka lidhje me stresin dhe fobinė, por nė tė njėjtėn kohė hyn dhe tek sėmundjet psikologjike. Kėto dyshime, shpesh herė janė shtrėnguese dhe imponuese. I sėmuri nuk ndihet i qetė, derisa tė sigurohet mbi atė qė e shqetėson dhe e fut nė dyshime. P.sh, nėse ai dyshon nėse e ka mbyllur apo jo derėn, ai nuk gjen qetėsi derisa tė ngrihet dhe tė sigurohet pėr kėtė. Mė vonė, fillon e dyshon nėse e ka mbyllur plotėsish apo jo dhe nuk qetėsohet, derisa tė sigurohet pėrsėri. Kėtu hyjnė dhe shumė dyshime qė lindin tek gratė, sidomos pėrsa i pėrket pastėrtisė."

    Tek dyshimet, hyn dhe ripėrtypja e mendimeve dhe ideologjive, nga e cila vuajnė mė sė shumti besimtarėt. Kurse ateistėt nuk vuajnė nga dyshime nė ēėshtje besimi, pasi ata nuk besojnė fare. Kėshtu, dyshimet qė lindin, janė tregues i besimit dhe jo e kundėrta. Vetė Profeti a.s thotė mbi dyshimet:"Ato janė vėrtetuese tė besimit."

    Dihet qė dyshimet lindin nga shejtani dhe ai nuk ka ē'tė bėjė nė njė zemėr tė boshatisur nga besimi.

    Kėshilla ime pėr teleshikuesin, ėshtė qė tė pėrpiqet tė relaksohet para se tė zhvillojė debate dhe dialogje me pasuesit e feve tė ndryshme."


    Ilaēi i ngurrimit dhe hezitimit

    Teleshikues nga Libia:"Vuaj nga ngurrimet dhe frika pėr tė marrė vendime. Ēfarė duhet tė bėj pėr t'u kuruar?"Si t'a mėsojmė veten pėr tė marrė vendime? Unė tė kėshilloj qė fillimisht, tė praktikohesh me vendimmarrje tė thjeshta dhe tė vogla. P.sh, nėse dikush tė pyet: A dėshiron kafe apo ēaj, ti i thuaj: Dua ēaj me pak sheqer. Dhe mos i thuaj: Mė sill ē'tė duash. Me kalimin e kohės, do tė shohėsh qė tė shtohet vullneti dhe dėshira pėr tė ndėrmarrė vendime tė rėndėsishme."


    Frika tek fėmijėt, roli dhe ndikimi i prindėrve

    Prof. Xhasim El-Mutava:"Kameramani ynė, doli nė rrugė dhe u bėri fėmijėve kėtė pyetje:"Cilat janė gjėrat qė keni mė shumė frikė?" Disa thonin hajduti, polici, errėsirėn, prindėrit, gėnjeshtrėn... kurse disa pėrmendėn zjarrin.

    Pyetja qė lind, ėshtė:"Si t'i edukojmė fėmijėt, me qėllim qė tė fitojnė imunitet nga fobitė dhe nė tė ardhmen dhe tė mos bėjnė pjesė tek ajo 10 % ndėrkombėtare qė vuan nga fobia?"

    Dr. Salah Rashid:"Dhurata mė e mirė qė mund t'u bėjmė fėmijėve tanė, ėshtė qė t'i nxisim dhe stimulojmė, qė problemet e tyre t'i zgjidhin vetė. Ne, prindėrit e tyre, duhet tė jemi tė guximshėm dhe nismėtarė, duke u bėrė modeli mė i mirė pėr ta. Gjithashtu, tek fėmijėt vėrehet thithja e shpejtė e informacioneve.

    Sipas Frojdit, fėmija kur mbush shtatė vjeē, e ka plotėsuar dhe formuar identitetin dhe personalitetin e tij. Por, kjo teori kundėrshtohet po t'a krahasojmė me pėrvojėn fetare. Ishte Umer ibnul Hattabi i cili pranoi islamin nė moshė tė madhe, megjithatė, arriti tė pėrftojė dhe formojė njė identitet dhe personalitet tė ndryshėm nga ai qė ishte mė parė. Megjithatė, nė pėrgjithėsi ne e pranojmė si tė vėrtetė teorinė e Frojdit. Fėmija qė ėshtė makut dhe koprac nė moshėn shtatėvjeēare, do tė vazhdojė dhe mė vonė tė jetė i tillė edhe kur tė arrijė tė gjashtėdhjetat.

    Njė pikė tjetėr e rėndėsishme dhe delikate, ėshtė dhe kujdesi qė fėmijėt u kushtojnė reagimeve tė prindėrve. Fėmijėt i imitojnė prindėrit e tyre nė ēdo gjė. Prandaj, ėshtė mirė qė prindėrit tė reagojnė me qetėsi ndaj ngjarjeve tė frikshme.

    Kėshtu, ai fėmijė qė ka thėnė se ka frikė nga zjarri (xhehnemi), duhet edukuar me frymėn e ekuilibrave, pasi Zoti ėshtė Mėshirėmadh dhe Falės. Njė njeri qė ėshtė edukuar me frymėn e frikės nga ndėshkimi dhe zjarri i xhehnemit, do tė vijė njė ditė qė dėshiron tė shpėtojė nga kjo frikė dhe do tė veprojė gjynahe me ndėrgjegje. Kur frika i kalon kufinjtė, ajo jep rezultate tė kundėrta.

    Prof. Xhasim El-Mutava:"Thotė Zoti nė Kuran:" Pėr ata qė i frikėsohen paraqitjes para Zotit tė vet, do tė ketė dy kopshte!" (Rahman: 46)

    Rreth frikės, imam Ahmedi thotė:"E luta Zotin qė tė mė pajisė me frikė dhe ai ma pranoi lutjen, por unė gati sa nuk u ēmenda nga frika. Atėherė e luta Zotin qė tė ma lehtėsojė dhe ai ma lehtėsoi."


    Frika nga errėsira dhe vetmia

    Teleshikuese nga Libia:"Vajza ime shtatė vjeēare, ka shumė frikė nga errėsira dhe qėndrimi vetėm. Gjatė gjithė kohės, ajo mė ndjek mua, ngaqė nuk qėndron dot vetėm. Ēfarė mė kėshilloni tė bėj?"

    Dr. Salah Rashid:"Kjo ėshtė njė nga fobitė e shumta tek fobitė e fėmijėve, tė cilėt kanė frikė nga errėsira dhe vetmia. Mesa duket, kjo nėnė e ka mėsuar vajzėn e saj tė flerė me tė dhe shpesh herė i ka diktuar qė tė ketė frikė nga errėsira. Kėshtu, vajzės sė saj i ėshtė krijuar kjo bindje qė errėsira ėshtė e rrezikshme dhe e frikshme.

    Ndėrkohė qė ka shumė njerėz tė tjerė qė e duan dhe e pėlqejnė natėn dhe errėsirėn. Thotė Ebu Sulejman Darani:"Nėse nuk do tė ishte nata, nuk do e doja jetėn." Nata pėr tė ėshtė simbol i qetėsisė dhe namazit tė natės.

    Ilaēi mė i mirė i kėsaj fobie, ėshtė qė t'a mėsosh vajzėn me errėsirėn. P.sh, mund t'i thuash qė nesėr ajo do tė flerė vetėm. Ėshtė e vėrtetė qė ajo mund tė qajė, por nė fund do tė dorėzohet. E rėndėsishme ėshtė qė tė pėrpiqesh me tė mirė, por me kėmbėngulje dhe insistim. Sa mė shumė tė vonohesh, aq mė shumė problemi do tė ndėrlikohet."


    Paaftėsia pėr tė zgjidhur problemet

    Teleshikues nga Kanadaja:"Problemi im qėndron nė atė qė jam i paaftė tė zgjidh hallet dhe problemet e mia, ndėrkohė qė problemet e tė tjerėve i zgjidh menjėherė."

    Dr. Salah Rashid:"Ky ėshtė njė problem nga i cili vuajnė shumė njerėz. Ėshtė e zakonshme qė tė kemi nevojė pėr tė tjerė qė tė na ndihmojnė nė zgjidhjne e problemeve, por kjo, nėse problemi ėshtė i tillė qė nuk mund tė zgjidhet vetėm.

    Nėse problemi mund tė zgjidhet, ėshtė mirė qė t'a zgjidhėsh vetė, pa ngurruar dhe hezituar. Pėr tė zgjidhur hallet e tua, pėrdor tė njėjtėn strategji qė pėrdor pėr tė zgjidhur problemet dhe hallet e tė tjerėve."


    Frika nga vdekja

    Teleshikuese nga Libia:"Mu dha rasti tė lexoj njė libėr mbi vdekjen dhe jetėn pas vdekjes, gjė e cila mė ka prekur dhe kam shumė frikė. Ēfarė ėshtė kjo ndjenjė qė kam?"

    Dr. Salah Rashid:"Ky ėshtė njė rast i fobisė nga vdekja, gjė e cila hyn tek sėmundjet psikologjike. Problemi qėndron nė kėnvėshtrimin nga i cili e sheh sėmundjen dhe kėtė ndjenjė. Bilali, para se tė vdiste thėrriste:"Ah ēfarė kėnaqėsie!" Kurse gruaja e tij thėrriste:"Ah ēfarė fatkeqėsie." Bilali ndėrhyri dhe i tha:"Jo. Thuaj:"Ah ēfarė kėnaqėsie. Nesėr do tė takohem me Muhamedin a.s dhe shokėt e tij."

    Prandaj, problemi qėndron tek kėndvėshtrimi qė e shohim ne vdekjen dhe jo tek vdekja. Nėse e shohim si diēka tė frikshme, atėherė ajo ėshtė e tillė. Por nėse e shohim si rastin pėr t'u takuar me Profetin a.s dhe shokėt e tij, atėherė, ajo padyshim qė ėshtė diēka e mirė.

    Nė librin e tij "El-fevaid", Ibnul Kajjim e krahason vdekjen me daljen e embrionit nga barku i nėnės nė kėtė botė. Edhe foshnja i vogėl, e ka tė vėshtirė dhe nuk dėshiron tė dalė nga barku i nėnės. Janė hormonet dhe shumė gjėra tė tjera, ato qė e shtyjnė pėr tė dalė. Thotė Zoti nė Kuran mbi kėtė fakt:"dhe ia lehtėsoi daljen." Por, asnjė nga ne nuk kemi dėgjuar dikė qė doli dhe lindi dhe ka shfaqur dėshirė pėr t'u kthyer sėrish nė barkun e nėnės. E tillė ėshtė dhe vdekja. Ajo ėshtė njė kalim nga njė situatė nė njė tjetėr, nga bota e ngushtė dhe e vogėl, nė atė tė madhen dhe tė pėrjetshmen. Askush nga ata qė vdesin, nuk shpreh dėshirė pėr t'u kthyer sėrish nė kėtė botė, pėrveē dėshmorit.

    Nėse kjo motėr ka lexuar njė libėr tė frikshėm mbi vdekjen, unė e kėshilloj tė lexojė njė libėr qė pėrshkruan vdekjen e besimtarėve dhe njerėzve tė ndershėm.

    Gjithashtu, dua tė tėrheq vėmendjen se frika nga vdekja, nuk i ka lindur vetėm me leximin e kėtij libri, por ajo ka pasur njė farė pėrgatitje pėr t'a pėrthithur kėtė frikė qė kohė mė parė. Ky libėr, ka qenė shkaku qė kjo frikė ka dalė dhe ėshtė shfaqur.


    Nervozizmi dhe ilaēi

    Teleshikuese nga Libia:"Jam 24 vjeēe dhe ka dy vite qė vuaj nga njė nervozizėm i tmerrshėm. Kam njė natyrė shumė tė ashpėr dhe kam humbur bindjen pėr t'u martuar."

    Dr. Salah Rashid:"Shkurtimisht, pėr tė kuruar njė problem dhe sėmundje tė tillė, ne pėrdorim linjat e kohės. Ky kurim, konsiston nė atė qė psikoterapisti cakton njė numėr tė caktuar seancash takimi me tė sėmurin, por pa e tejkaluar kėtė numėr. Pas kėtyre seancave, i sėmuri ose do tė jetė shėruar, ose jo. Njė formė tjetėr kurimi ėshtė dhe kthimi nė kujtesė. Kjo ėshtė duke u pėrpjekur tė fshihen nga kujtesa gjėrat qė kanė shkaktuar kėtė nervozizėm, tė cilat janė katėr gjėra: zemėrimi, mėrzitja, frika dhe qortimi.

    Nervozizmi ėshtė njė gjendje e acaruar e nervave, pėr shkak tė ndjenjave tė ndrydhura, ndjenja tė cilat njeriu kėrkon t'i shprehė. Pėr kėtė, ne shpesh herė shohim qė kėto persona nervozė, janė tė sjellshėm, zemėr mirė dhe tė moralshėm. Por, pėr shkak tė ndrydhjes, ekuilibrat janė pėrmbysur.

    Pėrsa i pėrket teleshikueses, unė e kėshilloj tė kthehet nė kujtesė dhe tė pastrojė nga memoria stimuluesit e kėtij nervozimi, ose t'ia paraqesė hallin e saj ndonjė psikoterapsiti."


    Njė fjalė e fundit, drejtuar publikut

    Prof. Xhasim El-Mutava:"Nė fund tė kėtij programi, a ke diēka tė veēantė me tė cilėn i drejtohesh publikut tė gjerė?"

    Dr. Salah Rashid:"Jeta gėzohet kur ėshtė e lumtur dhe kjo lumturi vjen duke guxuar. Njė njeri qė ka frikė, e ka tė shkruar qė tė mos jetojė i lumtur. Ilaēi mė i mirė pėr tė mposhtur frikėn, ėshtė qė tė pėrballemi me tė. P.sh, nėse dikush ka frikė nga vdekja, le tė shkojė tek varret. Nėse ka frikė tė pėrballet me tė tjerėt, le t'a fusė veten nė siklet sa mė shpesh tė mundet. Kjo, me qėllim qė t'a mposhtė kėtė frikė qė e ka mbyllur."

    Prof. Xhasim El-Mutava:"E falenderojmė doktor Salah Rashid pėr prezencėn e tij nė kėtė emision. Derisa lumturia tė bėhet tradita jonė, paqja e Zotit qoftė me ju!

    Autori: Salah Salah Rashid




    ...Bada al-islamu ghariba...;...Islami filloj i huaj...;...Islam began strange...;...Der Islam begann fremd...;...Islam je počeo stran...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    A..... te shperblefte Logic,artikulli esht Hak....

  3. #3
    Volter.... Maska e Goldanitus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    328
    Me te vertet LOGIC ke bere shume mire qe na e ke sjellur kete artikull ketu ne forum. Ja une menjehere ia bera copy/paste dhe e ruajta. Allahu te shperblefte per kete sepse ke bere nje pune te mrekullueshme. Kisha kerkuar teme te renditet ne rendin e kryetemave pasi me te vertet shume vizitore apo anetare problemet e tyre ne lidhje me friken apo fobite e ndryshme, dhe besoj se shumekush mund te vuaje se paku vuaje nga depresioni... dhe ka shume pyetje per te parashtruar. Pergjigjen e ketyre pyetjeve qe keni per te parashtruar mund te gjeni nga leximi i ketij artikulli. Besoj se shumekush vuan nga keto semundje dhe ka shume pyetje per te parashtuar ne lidhje me ate se si mund t'i zgjidhen apo sherohen keto pergjigjen e ketyre pyetjeve tuaja mund t'a gjeni ne kete artikull te postuar nga LOGIC.

    Do te ishte mire sikur te renditej ne rendin e kryetemave, apo do te behej mire sikur te postohej edhe ne forumin e psikologjise.
    Imagjinata eshte me e rendesishme se dija sepse dija ka limit ndersa imagjinata perfshin tere boten

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    ti u nxeve Jupiter!!!!! kjo tregon se s ke te drejte,apo juputere
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 30-11-2007 mė 19:33

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Ndikimi i fesė nė shėndetin mendorė dhe largimin e stresit.

    Ndikimi i fesė nė shėndetin mendorė dhe largimin e stresit.


    Streset dhe ankthet e jetės janė sot ndėr shkaktarėt mė tė rėndėsishėm tė vdekshmėrisė. Dhe jo vetėm kjo, por nė mėnyrė direkte apo indirekte ato janė gjithashtu shkaktarė tė rėndėsishėm tė sėmundjeve koronare, tė cilat cilėsohen si vrasėsi numėr njė i njerėzimit sot.
    Irritim, paqėndrueshmėri emocionale, pagjumėsi, vėshtirėsi nė pėrqėndrim, lodhje, mbindjeshmėri ndaj kritikave, humbje apo shtim nė peshė, frikė nga dėshtimi, shtim i varėsisė ndaj qetėsuese janė simptomat aq tė njohura tė stresit.

    Ankthi dhe ērregullimet psiqike shkaktojnė njė zinxhir ndryshimesh metabolike, tė cilat nga ana tjetėr, dėmtojnė njė sėrė indesh tė trupit, duke shkaktuar ato qė njihen me emrin sėmundje psiko-somatike. Stresi mund tė shkaktojė ulēerėn peptike, inpotencė, infrakt, hipertension arterial, dobėsim tė sistemit imunitarė, ērregullime tė personalitetit, etj.
    Patologu i famshėm Uilliam Boid e konsideron sėmundjen si “fiziologji (gjėndja natyrale) e dėmtuar”. Ėshtė pikėrisht manipulimi nga ana jonė i kėsaj fiziologjie qė na ēon nė rezultate jo natyrale. Ne nuk mund ta shmangim stresin nga jeta jonė, e as tė jetojmė pa stress. Ai ka njė rėndėsi thelbėsore pėr zhvillimin e aftėsive njerėzore. Por stresi i tepėrt ėshtė jashtėzakonisht i rrezikshėm pėr jetėn e njeriut. Qėllimi i terapive fizike dhe psikologjike ėshtė reduktimi i stresit brenda kufinjve tė normales.
    Nė pėrpjekje pėr tė gjetur mėnyrėn pėr parandalimin dhe kurimin e stresit dhe pasojave tė tij, janė modeluar teori dhe metoda tė ndryshme.
    Metoda tė shumta pėr arritjen e kėtij qėllimi gjėnden, nė njė formė tė pėrkryer, nė praktikėn islame. Islami ėshtė njė sistem i plotė jetese dhe si i tillė i pėrshtatet mė sė miri njeriut, sepse ėshtė ndėrtuar sipas tipareve tė tij, qė me anė tė praktikave tė kujdeset pėr trupin dhe shpirtin e tij, si dhe pėr ekuilibrin dhe harmoninė mes tyre.
    Trupi i njeriut mund tė krahasohet nė njė farė mėnyre me njė makineri. Kėshtu p.sh. magnetofoni ka shumė pjesė mekanike dhe elektrike, por ai nuk funksionon pa energji. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nė pėrbėrje tė njeriut nuk ka vetėm pjesė anatomike dhe fluide, por edhe njė shpirt. Qė trupi i njeriut tė funksionojė sipas natyrės sė tij tė plotė duhet qė, kėto pjesė anatomike dhe shpirti tė jenė nė harmoni tė plotė. Pikėrisht, kujdesi pėr shpirtin zė vend qėndror nė aktin e adhurimit tė Zotit, nė Islam. Ky kujde pėrbėhet nga disa komponentė: Besimi (imani), i cili nė Islam merr njė kuptim specific dhe nuk mund tė barazohet me ndikimin qė ka tek njeriu njė besim i thjehtė, ashtu siē edhe namazi nuk ėshtė thjesht njė lutje, apo abdesi njė lrje e thjeshtė, agjėrimi thjesht uri, zekati thjeshtė mėshirė, haxhi thjeshtė pelegrinazh nė njė vend tė shenjtė, e kėshtu me radhė. Tė gjitha kėto, nė vetvete pėrfaqėsojnė institucione qė pėrmbushin nė mėnyrėn mė tė shėndetshme nevojat komplekse tė njeriut.
    Besimi nė Zot ėshtė nevoja e parė dhe mė e domosdoshme pėr stabilitet shpirtėror. Mungesa e besimit nė Krijuesin e Plotfuqishėm ėshtė njė nga shkaqet qė e ēojnė njeriun nė ērregullime psikologjike. Njeriu ėshtė gjithmonė i ekspozuar ndaj stresorėve tė shumtė dhe pėrpjekjet pėr t’u pėrshtatur me to janė po aq tė shumta. Individi qė beson Allahun e Plotfuqishėm dhe ėshtė i vetėdijshėm pėr praninė e Tij, ka njė mbėshtetje tė madhe morale, e cila do ta ndihmojė atė nė situatat mė tė vėshtira tė jetės. Rezultati i pėrshtatjes ndaj stresit varet mė tepėr nga natyra e njeriut se sa nga intensiteti i tij.
    Duke iu referuar njė hadithi tė Muhammedit (a.s.), i cili thotė: “pėrkujtimi i Allahut jep kėnaqėsinė e zemrės”, ėshtė logjike tė mendojmė se besimi nė njė Zot, siē mėson islami, jep njė mbėshtetje tė madhe morale dhe siguron kėnaqėsinė e zemrės dhe sigurinė shpirtėrore.

    Besimi nė jetė e pėrtejme dhe pranimi i tė pashmangshmes.
    Njė njeri qė beson se problemet e kėsaj bote janė tė pėrkohshme dhe se ekziston njė jetė tjetėr pas vdekjes do tė jetė i kėnaqur me gjithēka qė do tė marrė nga kjo jetė. Pranimi i tė pashmangshmes ėshtė njė mekanizėm i domosdoshėm i mbrojtjes psikologjike ndaj problemeve. Besimi nė jetėn e pėrtejme dhe nė pėrcaktimin e Zotit, siē mėson islami, ėshtė mbrojtja mė e mirė pėr secilin.
    Nė situata stresi apo paniku, jobesimtari sillet ndryshe nga besimtari. Ai nuk ka njė pikė referimi, ku tė mbėshtetet, ku tė kėrkojė udhėzim, ndihmė e falje. Ai nuk di dhe nuk beson nė njė botė tjetėr pėrveē asaj tokėsore, mbi tė cilėn nuk ka asnjė kontroll. Tė tillėt ndihmėn apo ngushėllimin do ta kėrkojnė tek droga, alkooli, apo ēdo lloj vesi, pasojat e tė cilėve dihen.Thelbi i islamit ėshtė tė ēlirohemi nga tė gjithė idhujt e rremė pėrreth dhe brenda nesh, dukemos adhuruar tjetėr pėrveē Zotit. Duke mbajtur shpresėn tek Allahu, njeriu minimizon stresin qė ushtrohet ndaj tij, duke reduktuar pėrgjegjėsitė.
    “Ne do t’ju sprovojmė me uri, frikė, humbje nga pasuria apo nga jeta, por ti jepu lajmin e mirė besimtarėve, tė cilėt kur i godet ndonjė e keqe thonė:’Ne jemi tė Allahut, dhe tek Ai do tė kthehemi. Tė tillėt janė ata qė tek Zoti i tyre kanė mėshirė dhe tė tillėt janė ata, tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė.” El-Bekare, 155.
    Vetėm Zoti e di cili ėshtė fati ynė. Ne nuk mund tė parashikojmė tė ardhmen. Kur njeriu ėshtė i vetėdijshėm qė ēdo gjė ėshtė nė dorėn e Allahut, do ta presė mė me qetėsi ēdo problem.
    Mosbesimi pėrshkruhet si sėmundje, qė kryesisht shkaktohet nga arrogance dhe hezitimi nė pranimin e sė vėrtetės.
    “Zemrat e tyre janė tė sėmura dhe Zoti e ka rėnduar sėmundjen e tyre dhe i rėndė do tė jetė ndėshkimi i tyre, sepse ata gėnjejnė veten e tyre.” (El-Bekare, 10).

    Namazi si mjet relaksimi.
    Nė namaz, njeriu pėrqėndrohet nė adhurimin ndaj Allahut, Tė Gjithėmėshirshmit, tė Gjithėpushtetshmit, ndaj tė Pakufizuarit, i Cili i tillė do tė jetė gjithmonė. Ai ėshtė Zoti i Ditės sė Gjykimit, ditės kur do tė vendoset fati i gjithėsecilit. Nė namaz njeriu, jo vetėm pėrqendrohet , por edhe flet me Allahun, duke recituar fjalėt e Kur’anit. Njeriu qėndron nė kėmbė para Allahut, pėrkulet, bie nė sexhde, duke e pėrmendur dhe lartėsuar Atė, me anė tė verseteve madhėshtore tė zbritura nė Kur’an.
    Si nė aspektin fizik, ashtu edhe nė atė mendorė, namazi ėshtė mėnyra mė e mirė dhe mė efikase e pėrqėndrimit qe mund tė arrijė mendja njerėzore.
    Janė tė shumta studimet shkencore qė kanė vėrtetuar epėrsinė e praktikave islame nė luftėm kundėr stresit.
    Abdesi, pėrveē larjes fizike tė pjesėve mė tė ekspozuara tė trupit, i kujton muslimanit larjen e mėkateve, gjė qė i krijon qetėsi shpirtėrore.
    “Zoti i do mė tepėr ata qė janė me shpirtė e me trup tė pastėr”. (El-Bekare, 222)
    Kėndimi i Kur’anit, gjithashtu, ka njė efekt shėrues nė trup, mendje dhe zemėr.
    “Ne tė shpallėm Kur’anin, shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt, ndėrsa besimtarėve nuk u jep gjė tjetėr pėrveē dėshpėrimit.”,
    Studiuesit muslimanė kanė treguar se kur muslimani lexon kur’anin mendimet, ndjenjat, frika dhe fajet e kaluara ēlirohen dhe largohen, presioni i gjakut bie, frymėmarrja normalizohet dhe stresi pakėsohet.
    Lėvizjet fizike nė namaz janė tė lehta, uniforme dhe pėrfshijnė tė gjitha muskujt dhe artikulacionet. Shpenzimi kalorik ndihmon nė ruajtjen e ekuilibrit energjik.
    Pėr tė gjitha kėto arsye e pėr shumė e shumė tė tjera, muslimani kėshillohet t’i shtojė pėrmendjet e Allahut dhe praktikimin e rregullt tė praktikave islame.
    “O ju qė besuat, kėrkoni ndihmė me durim e me tė falur (namaz) se vėrtetė Allahu ėshtė me durimtarėt.” (El-Bekare, 153).

    Ornela Ademovi

    www.pastres.com

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Lufto me stresin nė mėnyrėn pejgamberike

    Lufto me stresin nė mėnyrėn pejgamberike


    Jeta ėshtė pėrplot strese dhe secili prej nesh ėshtė i ekspozuar njė lloj shtypjeje. Presioni psikik nė vete nuk ėshtė i dėmshėm, por mėnyra se si ballafaqohemi me kėto presione, ndonjėherė ėshtė e gabuar.

    Njerėzit nuk janė njėlloj rezistent nė vėshtirėsi dhe presione psikike. Disa adaptohen dhe e kontrollojnė situatėn nė tė cilėn gjenden dhe tė pėrgatitur ballafaqohen me probleme. Disa tė padisponuar pėrballen me situatėn duke ndier version ndaj saj.

    Disa dorėzohen dhe binden nė rrethana tė reja (submission).

    Ata qė pėrballen me kriza tė rėnda, rėndomtė kanė dhembje koke ne muskujt e qafės dhe shpinė. Nuk mund tė flenė qetė. Disa ankohen nė marramendje, bark-qitje apo kapsllėk.

    Ibn Abbasin r.a. e kanė pyetur se a mė shumė e dėmton trupin hidhėrimi apo pikėllimi? Ai tha: "Tė dytė shkojnė nė rrugė tė njėjta, por kuptimi ėshtė i ndryshėm. Kur lufton me atė qė ėshtė mė e fortė se ti, kjo tė frikėson dhe tė shkakton pikėllim. Ndėrsa kur lufton me atė qė ėshtė mė e dobėt se ti, kjo shkakton hidhėrim".

    Qoftė i kėnaqur Allahu me Ibn Abbasin r.a., sa i menēur ka qenė! Ėshtė e vėrtetė se edhe njėri edhe tjetri lėvizin nė tė njėjtėn rrugė. Tė dyja gjendjet ngritin nivelin e adrenalinės nė gjak. Ngritin shtypjen e gjakut dhe veprojnė dėmshėm nė zemėr.

    Shumica e njerėzve i ėshtė ekspozuar njė lloj stresi ose brengave tė pėrditshme. Ėshtė vėrtetuar se 18 % e amerikanėve besojnė se nuk ėshtė e nevojshme t`i zvogėlojnė streset qė i pėrcjellin nė jetė.

    Ekzistojnė njerėz qė hidhėrohen nė situata tė rėnda tė krizave. Pejgamberi s.a.v.s. e pėrshkruan hidhėrimin si prushi i cili ndizet nė zemėr:

    "Hidhėrimi ėshtė prush qė ndizet nė zemėr". (Tirmidhiu)

    Pejgamberi a.s. na nxit nė mėnjanimin e hidhėrimit:

    "Kush e mbizotėron hidhėrimin kur mund tė hakmerret, Allahu do t`ia mbush zemrėn me siguri dhe besim". (Shėnon Ibn Ebi Dunja)

    Allahu i Madhėruar thotė:

    "Tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė ua falin (tė keqen) njerėzve, e Allahu i do bamirėsit". (Ali Imran, 134)

    Pejgamberi a.s. e pėrshkruan ilaēin pėr hidhėrim:

    "Nėse dikush prej jush zemėrohet, le tė ulet; nėse zemėrimi nuk e lėshon, le tė shtrihet!" (Shėnon Ebu Davudi, Ahmedi dhe Ibn Hibbani "Sahih el-Xhami-is-sagir", 694)

    Kėtė psikologėt bashkėkohorė e quajnė ndryshim i "gjendjes trupore" dhe besojnė se ky ndryshim sjellė deri te dobėsimi i reaksionit dhe flakja e zemėrimit.

    Gjithashtu, shkenca bashkėkohore ka vėrtetuar se hormoni adrenalin rritet shumėfish gjatė zemėrimit. Ky nivel ėshtė mė i lartė kur njeriu qėndron nė kėmbė, ndėrsa zvogėlohet kur ulemi ose shtrihemi, mu sikur kėshillon Pejgamberi a.s., ata tė cilėve u ndodh pikėllimi ose brengosja.

    Pejgamberi a.s. ka thėnė:

    "Zemėrimi ėshtė shejtani. Shejtani ėshtė krijuar nga zjarri. Ai shuhet me ujė. Pėr kėtė, kur tė zemėroheni merrni abdest". (Shėnon Ebu Davudi)

    Kur Pejgamberin s.a.v.s. e brengoste ndonjė gjė, sigurinė e kėrkonte nė namaz. Ai ka thėnė:

    "Gėzimin gjeje nė namaz!"

    Lloji tjetėr njerėzor i dorėzohet presionit psikologjik dhe ngulfatet nė pikėllim, mbyllje ne vetvete dhe brengosje.

    Simptomat mė tė shpeshta tė kėsaj gjendje janė: ndjenja e depresionit dhe pikėllimit, ndjenja e pafuqisė dhe e pashpresės dhe dėshira pėr tė qarė. Kėta njerėz mund tė ndiejnė pėrzierjen e depresionit dhe brengės. Ky diskonim mund tė lė gjurmė nė trup, duke shkaktuar ndryshime tė pėrkohshme apo afatgjate. Njeriu nė kėtė gjendje ankohet nė: dhembje koke, marramendje, dhimbje tė ndryshme, vjellje, etj.

    Kjo bėn qė kėta njerėz tė tėrhiqen nė vetmi dhe tė largohen nga njerėzit.

    Nė kėtė situatė njeriu duhet tė pyesė: a mund t`i bart tė gjitha obligimet e ditės? A do t`i pėrpij emocionet dhe ndjenjat e mia, apo do t`i ndaj me dikė qė do tė mė ndihmojė nė zgjidhjen e problemit ?

    Si mundet tė shpėtojė njeriu nga kėto brenga dhe tė zvogėlojė presionin psikik ?

    A mundemi me fuqinė e dėshirės t`i pėrballojmė streset ?

    Njeriu i menēur e ka mekanizmin, i cili refuzon streset dhe i thyen nė copėza.

    Nuk ka dyshim se besimi nė Allahun dhe kėrkimi i ndihmės nga Ai, paraqet mekanizmin mbrojtės mė tė mirė. Besimi nė Zotin na nxitė nė durim ndaj vėshtirėsive dhe nė pėrparim. Durimi ėshtė tė pėrballesh me problemin, e jo t`i nėnshtrohesh atij.

    Pasi qė stresin e presim tė pėrgatitur, njeriu mundohet ta eliminojė dhe ta shėrojė. Ndonjėherė nevojitet ndihma e personit tjetėr dhe mu ky ėshtė qėllimi i ndihmesės, vėllazėrisė dhe dashurisė. E tėrė kjo ndihmon qė tė forcohet mekanizmi i thithjes sė stresit.

    Dr. Adil Sadik thotė: "Njerėzit tė cilėt sėmuren nga krizat psikike, u mungon dashuria nė jetė. U mungon pėrkrahja dhe kuptimi i personit tjetėr. Askush nuk dėshiron tė sakrifikohet pėr ta nė momentet e rėnda."

    Besimi nė Allahun, durimi, dituria, pėrvojat e kaluara dhe dashuria e njerėzve tjerė krijon mekanizmin mė tė fuqishėm pėr thithjen e stresit dhe zvogėlimin e tendosjes psikike.

    Pejgamberi a.s. tėrheq vėrejtjen nė rrezikun e grumbullimit tė brengave:

    "Kush ka shumė brenga, i sėmuret trupi" (Ahmedi, 5/388).

    Ai kėshillon lutjen dhe kėrkimin e faljes si ilaē pėr kėtė gjendje Ibn Abasi r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thėnė:

    "Kush bie istigfarė pa ndėrprerė, Allahu do t`ia mėnjanojė ēdo brengė, do t`i japė rrugėdalje nga ēdo situatė dhe do ta furnizojė nga nuk shpreson". (Shėnon Ibn Sunni dhe Ebu Nu`ajm)

    Nė Sahihun e Buhariut dhe Muslimit shėnohet se Pejgamberi a.s. nė vėshtirėsi ka thėnė:

    "La ilahe il-llallahu-halimul adhim La ilahe il-llallahe rabul arshil adhim La ilahe il-llallah rabbis-semavati vel-erdi ve rabbil arshil kerim.

    Nuk ka Zot, pėrveē Allahut, tė Butit dhe Madhėshtorit. Nuk ka Zot, pėrveē Allahut, Zotit tė Arshit madhėshtor. Nuk ka Zot, pėrveē Allahut, Zotit tė qiejve dhe Tokės dhe Zotit tė Arshit Fisnik".

    Nė Sunenin e Ebu Davudit transmetohet nga Ebu Bekri se Pejgamberi a.s. ka thėnė:

    "Allahumme rahmeteke erxhu fela tekilni ila nefsi tarfete ajnin ve aslih li she`ni kul-lehu la ilahe il-la ente".

    "O Zoti im, tė lutem pėr Mėshirėn Tėnde, mos lejo qė t`i lėshohem vetes sime asnjė moment dhe bėje gjendjen time mė tė mirė, nuk ka Zot tjetėr pėrveē Teje". (Shėnon Ebu Davudi, Ahmedi dhe Ibn Maxhxheh)

    Esma bin Umejr ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut s.a.v.s. mė ka pyetur: "A dėshiron tė mėsojė fjalėt qė do t`i thuash nė vėshtirėsi - Allahu ėshtė Zoti im dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Tė!" (Shėnon Ebu Davudi (5090), Ahmedi, 5/42, Buhariu nė El-Edebul mufred)

    Imam Ahmedi nė Musned shėnon transmetimin e Ibn Mes`udit se Pejgamberi a.s. ka thėnė:

    "Kur njeriu nė vėshtirėsi thotė kėto fjalė:

    "Allahumme inni abduke vebnu abdike vebnu emetike. Nasijeti bijedike madin fijje hukmuke adlun fijje kadauke, es`eluke bi kul-li ismin huve leke semmejte bihi nefseke eu al-lemtehu ehaden min halkike eu enzeltehu fi Kitabike eu iste`therrte bihi fi ilmil gajbi indeke en texh`alel Kur`ane rabi'a kalbii ve nura sadrii ve xhelae huznii dhe dhehabe hemmii."

    "Zoti ynė, unė jam robi Yt, i biri i robit Tėnd, i biri i robėreshės Sate! Ffati im ėshtė nė Duart Tua, e kaluara ime nė Pronėsinė tėnde, drejtėsia nė mua ėshtė pėrcaktimi Yt. Tė lutem me tėrė Emrat Tu, me tė cilėt e ke quajtur Veten ose ia ke mėsuar dikujt prej krijesave Tua ose i ke shpallur nė Librin Tėnd, apo i ke pronėsuar pėr Vete, tė bėsh Kur`anin pranverė tė zemrės sime, dritė tė gjoksit tim, duke larguar pikėllimin dhe brengėn time" - Allahu do t`ia largojė pikėllimin dhe brengėn duke ia zėvendėsuar me gėzim". (Shėnon Ebu Davudi (1525) dhe Ibn Maxhxheh (3882)

    Njė ditė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. hyri nė xhami. E pa njė ensar me emrin Ebu Umame dhe i tha:

    "Ebu Umame, pėrse tė shoh nė xhami jashtė kohės sė namazit?"

    "Brengat dhe borxhet mė kanė kapluar, o i Dėrguari i Allahut" - tha ai. Pejgamberi a.s. i tha: "A do tė t'i mėsoj disa fjalė tė cilat kur t`i thuash, Allahu do tė mėnjanojė brengėn dhe do ta paguash borxhin tėnd?". "Po, o i Dėrguar i Allahut" - tha ai. Pejgamberi a.s. i tha: "Nė mėngjes dhe nė mbrėmje thuaj: "O Zot, mė mbroj nga brenga dhe pikėllimi, mė mbroj nga pafuqia dhe pėrtacia, mė mbroj nga qyqaria dhe koprracia dhe mė mbroj nga vėshtirėsitė, borxhi dhe anashkalimi i njerėzve". (Shėnon Ahmedi nė musned 1/254 dhe 394)

    Ebu Umame mė vonė tregon: "Kėshtu veprova dhe Allahu ma largoi brengėn dhe mė ndihmoi ta kthej borxhin tim".



    Dr. Ali F. Iljazi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Ekzistojnė shumė lloj frike qė janė ekstreme dhe qė madje mund tė quhen sėmundje. Kėtu nuk po flasim pėr frikėn ndaj Allahut por, reth frikės si ndjenjė dhe emocion, kur ajo bėhet e pakontrollueshme. Nė kėtė artikull do tė pėrqėndrohemi ne dy lloj frikash nevrotike; ndrojtja dhe ankthi. (Frika negative, nga gjėrat dhe nė situata ku s'duhet. sh.p.)


    Ndrojtja


    Ndrojtja ėshtė rezultat i mungesės sė besimit nė vetvete. Ajo shfaqet si ndjenjė konfuzioni dhe gjendje nervoze kur dikush pėrballet me njerėz tė ngritur ose jo tė familjes. Kur njė person vuan nga kjo ndjenjė, atij i mbahet goja dhe gjuha i lidhet. Kur dėshiron tė thotė diēka, ai thotė gjėra tė tjera qė si ka pėr qėllim.

    Dhehebiu, nė veprėn e tij madhėshtore tė titulluar Sijer Ealami en-Nubela (Biografitė e personaliteteve fisnike), pėrmend historinė e famshme tė njė personi qė u takua me njė kryeminstėr. Njė ditė Ibėn Xhasasi shkoi te vizitonte kryeminstrin Ibėn Furat, me vete kishte marrė njė sasi kamfuri. (Lėndė kimike qė nxirret nga njė lloj druri si dafinė, pėrdoret kryesisht nė mjekėsi si nxitės i sistemit nervor. sh.p.)

    Nė momentin qė iu afrua kryeminstrit i erdhi pėr tė pėshtyrė, dhe mendoi qė ti jap atij kamfurin e pastaj tė pėshtyjė nė lumin Tigėr. Por, kur u ndodh pėrballė i pėshtyu atij nė fytyrė ndėrsa kamfurin e hodhi nė lumė. Kryeministri mbeti i befasuar ndėrsa Ibėn Xhasasi shumė i frikėsuar dhe i hutuar tha pa dashje: "Betohem pėr Allahun e Madhėruar se gabova pa dashje. Unė pata pėr qėllim t'ju pėshtyj ju nė fytyrė dhe tė hedh kamfurin nė lumė". Kryeministri iu pėrgjigjė: "Po pikėrisht kėtė bėre, injorant!". Pėr shkak tė ndrojtjes Ibėn Xhasasi u ngatėrua si nė veprimet ashtu dhe nė fjalėt e tij.

    Njė situatė e tillė nuk ndodh shpesh ndoshta por, megjithatė ka shumė probleme tė pėrgjithshme qė mund ti ndodhin ēdokujt pėr shkak tė ndrojtjes. Ndrojtja mund tė jetė shkak qė njė nxėnės mos tė marrė pjesė nė mėsim. Megjithėse e di pėrgjigjen e njė pyetjeje bėrė nga profesori, ai nuk mund tė marrė guximin qė ta thojė atė me zė tė lartė. Kur ky nxėnės ka problem me diēka dhe nuk e kupton, ai nuk arrin ta pyes mėsuesin pėr shakak tė ndrojtjes sė madhe qė ka.

    E njėjta gjė e pengon njė person qė tė flasė nė xhami, tė japė mėsime ose tė drejtoi namazin. Ai shqetėsohet jashtė mase se po tė bėjė njė gjė tė tillė do tė bėjė ndonjė gabim. Kur provon tė kryejė diēka dhe bėnė gabimin mė tė vogėl pėrpara njerzve, ky gabim e vret atė tėrėsisht. Ai kurrė nuk e harron atė dhe sa herė qė duhet tė pėrballet nė publik ai gabim i shfaqet para syve, kėshtu ky gabim i vogėl i varros atij ėndrat dhe talentin e tij.

    Ndrojtja bėhet shkak qė njė person tė mos i kėshillojė dot tė tjerėt ose ti udhėzojė ata. Njė person i ndrojtur mund tė shoh dikė duke bėrė njė gabim pėrpara syve tė tij, por ai nuk ka kurajon qė ti flasė, megjithėse mund ti ketė tė gjitha argumentet e nevojshme pėr tė vėrtetuar se vepra qė ai po kryen ėshtė gabim. Ai nuk mund tė bėjė dobi me dijen qė ka. Mungesa e besimit nė vetvete e bėnė atė shumė tė ndrojtur saqė s'mund tė kėshillojė edhe dikė qė e ka nė moshėn e tij ose ate qė ėshtė mė i vogėl.

    Ndrojtja nuk e lejon njė person qė tė bėjė pazar kur duhet tė blejė ose tė shesė, kėshtu ai s'mund tė arrijė njė ēmim me leverdi.

    Ndrojtja e bėn tė pamundur qė njė prind tė refuzojė ndonjė kėrkesė tė fėmijėve tė tij, edhe nėse ata kėrkojnė diēka qė ai e di se nuk ėshtė e mirė ose ėshtė jo islame. Kėshtu ai ua jep atė, thjesht sepse s'mund tė thojė dot "jo".

    Njerzit mund tė pėrfitojnė nga njė person i ndrojtur dhe ta pėrdorin atė. Mund tė flasin dhe tė veprojnė kundrejt tij ēfarė tė duan pėrderisa ai nuk merr guximin tė kundėrshtojė dhe tė vetmbrohet.

    Njė person i ndrojtur ndjen se e gjithė vėmendja ėshtė pėrqėndruar tek ai dhe se ēdokush po e shikon atė. Kur dikush i buzėqesh ai mendon se po qesh me tė. Kur shikon dy persona duke folur, mendon se ai ėshtė nė qėndėr tė bisedės sė tyre. Ai ėshtė tepėr i ndjeshėm dhe e ka tė pamundur qė tė kryejė diēka tė vėshtirė apo serioze.

    Kėto janė vetėm disa shembuj tė problemeve qė shkakton ndrojtja. Fatmirėsisht gjenden mėnyra me anė tė tė cilave ndrojtja mund tė kapėrcehet;


    1. Praktikimi

    Nėse njė person e vendos veten vazhdimisht nė situata tė ndryshme, ai mund ta kalojė frikėn qė ka tė bėjė me to. P.sh. nėse i frikėsohet fjalimit nė publik ai mund tė mėsohet duke mbajtur njė fjalė tė shkurtėr nė shtėpi. Shumė shpejt ai do tė mund tė mbajė njė ligjėratė tė shkurtėr nė rethin e shokėve tė shkollės, mė pas mund tė jap mėsime nė xhaminė e lagjes. Kėshtu ai do ta humb turpin e tė folurit nė publik.

    Nėse do tė pyesni prezantuesit ose oratorėt mė tė famshėm nė botė, njerėz qė tė tjerėt dynden pėr ti dėgjuar kur flasin, se si kanė filluar, do shikoni se nė mė tė shumtėn e rasteve fillimisht ata kanė pasur shumė turp tė flasin. Megjithatė ata nuk kanė lejuar qė kjo gjendje frike ti ndalojė, por kanė gjetur forcėn qė tė flasin herėn e parė dhe tė dytė. Nuk kanė lejuar qė gabimet e tyre tė vogla tė pengojnė talentin e tyre. Madje disa prej tyre, mė vonė kanė folur rreth frikės qė kanė pasur, kėshtu qė kjo tė jetė njė shembull pozitiv pėr tė tjerėt.


    2. Veprimi nė mėnyrė graduale


    Njeriu duhet ti marrė gjėrat gradualisht. Kur dikush duhet tė flasė nė publik p.sh., si fillim ai mund tė lexojė nga njė libėr. Shumė njerėzve leximi nga libri ua ka larguar komplet frikėn.

    Hapi tjetėr ėshtė qė tė pėrgatisė vet njė ligjėratė dhe ta shkruajė atė komplet. Leximi i njė materiali tė pėrgatitur vet ėshtė njė hap pėrpara nga leximi i fjalėve tė dikujt nga njė libėr.

    Sė shpejti kėtij personi do ti duhet vetėm tė hedhė nė njė letėr idetė kryesore nė disa pika me detaje tė vogla. Kjo do tė jetė e mjaftueshme qė ai tė dalė pėrpara tė tjerėve dhe tė mbajė njė fjalim.

    Pėrfundimisht, ai do tė mund tė qėndrojė pėrpara publikut dhe tė mbajė njė ligjėratė tė tėrė pėrmendėsh, duke ju referuar vetėm memories sė tij.

    Nė tė njėjtėn mėnyre, gradualisht, njė person mund tė risė seriozitetin e temės qė trajton dhe numrin e audiencės.

    3. Mėsimi nga tė tjerėt dhe nga gabimet e tyre


    Shikimi tek tė tjerėt mund ti tregojė njeriut si tė veprojė ai vet. P.sh. njė student vėshtron shokun e tij duke mbajtur njė temė para klasės, shoku i tij bėn njė gabim dhe tė gjithė qeshin me tė. Po edhe ai vet qeshė me tė tjerėt, pastaj ulet nė bankė sikur tė mos kishte ndodhur gjė. Tė nesėrmen ai ėshtė plotėsisht i gatshėm tė flasė pėrsėri.

    Studenti qė e vėshtron kėtė sjellje mund tė pyes veten: Pse tė mos bėj dhe unė si ai?

    Duke parė tė tjerėt dhe gabimet e tyre, njeriu mund tė fitojė vetbesimin qė i duhet pėr tė kaluar vėshtirėsitė.


    4. Lėnia e disa gjėrave nė perspektivė


    Njė person i ndrojtur mendon se tė tjerėt e shohin atė nė njė mėnyrė tė veēantė, kjo mund tė jetė dhe shkaku i ndrojtjes sė tij. Nėse ai ndėrgjegjėsohet se njerzit s'janė aspak tė pėrqėndruar tek ai, kjo do t'ia lehtėsojė atij gjėrat. Kur ai bėnė ndonjė gabim, tė tjerėt pa dyshim, do tė flasin reth tij, megjithatė po aq shpejt ata do ta harrojnė gabimin e tij, kėshtu ēėshtja do tė mbyllet pėrgjithmonė dhe askush s'do tė flasė mė pėr tė. Brenda njė jave ai mund tė ngrihet e tė flasė pėrsėri pa problem.

    Nė shumė raste ndodh qė ligjėruesi mund tė bėjė lapsuse tė vogla gjatė fjalimit ose tė ngatėrohet pak, por ato kalojnė pa u vėnė re nga audienca, dhe ky mund tė jetė njė rast ku shumė prej tyre mendojnė se fjalimi ėshtė mbajtur nė mėnyrė perfekte. Kjo ėshtė diēka mėse e vėrtetė nga ajo qė e ka treguar eksperienca.

    Njerzit nė audience nuk arrijnė tė deportojnė nė mendimet dhe ndjenjat e brendėshme tė folėsit. Jo ēdo here ata mund tė kuptojnė nervozizmin e tij. Megjithatė, nėse folėsi e ndjen se audienca e ka kuptuar qė ai ėshtė nervoz, kjo e nervozon dhe mė shumė dhe si rezultat bėhet folės mė i dobėt.


    Ankthi

    Ankthi ėshtė njė sėmundje qė shfaqet kur frika dhe shqetėsimi i dikujt shndėrohet dhe bėhet tepėr i ekzagjeruar. Ankthi vjen si rezultat i frikės dhe parashikimit se diēka e keqe do tė ndodhė. Ai paraqitet nė shumė mėnyra;


    A. Ankthi prej vdekjes


    Frika prej vdekjes, nė vetvete nuk ėshtė sėmundje, bile nėse ajo e shtyn dikė qė tė shtojė veprat e mira dhe tė nxitojė nė punėt e vlefshme, atėherė ajo mund tė jetė diēka vėrtet e lavdėruar. Megjithatė nėse frika prej vdekjes e pushton njė person gjatė gjithė kohės, kur ėshtė duke ngrėne ose duke pirė, kur punon, kur shkon pėr tė fjetur etj. atėherė ajo kthehet nė sėmundje.

    Ne duhet tė kemi parasysh se frika prej vdekjes, marrė veēantė, nuk ėshtė diēka e lavdėruar.

    Ibėn Kajjimi e pėrmend kėtė pikė nė librin e tij, Zadul Mead (Pėrgatitja pėr Rikthimin):

    I Dėrguari i Allahut, paqa dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, nė predikimet e tij, nuk pėrqendrohej nė faktin se vdekja ėshtė e pashmangėshme, as nė argumentet qė kanė tė bėjnė me tė. Ai nuk nuk ndalej shumė mbi jetėn e trupit nė varr, as nė tema tė ngjashme me tė. Pėrkundrazi, ai pėrqėndrohej nė ēėshtje mė tė mėdha, si inkurajimi pėr tė marrė dije tė vlefshme, kryerja e veprave tė mira, udhėzimi i njerzve dhe mėsimi i fesė sė vėrtetė.

    Mė pas Ibėn Kajjimi e kthen vėmėndjen tek oratorėt dhe predikuesit e kohėve tė mėvonshme, tė cilėt mėsojnė pėrmėndėsh disa formula duke harruar kuptimin e vėrtetė tė tyre. Pėrmend se si shumė prej tyre fillojnė direkt tė flasin pėr vdekjen dhe pėrqendrohen nė ēėshtje tė tilla, si do hanė krimbat trupat tanė pasi tė vdesim. Kjo krijon nė zemrat e dėgjuesve njė frikė tė dėmshme, jo frikė pozitive qė inkurajon virtytet e larta dhe i shtyn njerzit tė bėjnė vepra tė mira.

    Vdekja ėshtė diēka qė besimtari disa here mezi e pret. Pejgamberi, paqa dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Kush dėshiron ta takojė Allahun, Allahu dėshiron ta takojė atė, dhe kush urren ta takojė Allahun, Allahu urren ta takojė atė."


    B. Ankthi prej sėmundjes

    Disa njerėz pikėllohen nga frika e madhe se mos sėmuren. Nėse ata kanė njė dhimbje koke tė lehtė frikėsohen se mos ėshtė hemoragji nė tru. Ata imagjinojnė se ēdo dhimbje barku ėshtė njė lloj dėshtimi. Vazhdimisht ata janė tė shqetėsuar se mos marrin ndonjė sėmundje serioze.

    Njė frikė e tillė prej sėmundjes ėshtė vet sėmundje, dhe nė tė vėrtet mund tė jėtė shumė mė serioze se sėmundjet qė shkaktojnė dhimbje trupore.

    Ka pasur raste kur ėshtė menduar se dikush vdiq prej mortajės por, kur i kanė bėrė autopsinė ėshtė bėrė e qartė se trupi s'ka pasur asnjė lloj infeksioni. Ka qenė frika e fortė prej mortajės qė ka shkaktuar tek ai simptoma tė ngjashme me tė sajat dhe pėrfundimisht vdekjen.


    C. Ankthi prej dėshtimit

    Shumė njerėz nuk janė nė gjėndje tė merren me studime, me tregėti ose biznes, ose tė thėrasin tė tjerėt nė Islam pėr shkak tė frikės nga dėshtimi.

    Njė frikė e lehtė prej dėshtimit mund ta shtyjė dikė qė tė studjojė dhe ta programojė mirė punėn e tij, kėshtu ai mund ti arrijė qėllimet me sukses. Ajo bėn qė njė person tė konsultohet kur ėshtė e nevojshme e mos tė ngutet ku s'duhet.

    Mirėpo, kur kjo frikė rritet deri nė atė shkallė sa qė kalon nė sėmundje, atėherė ajo bėhet pengesė dhe nuk e lė njeriun tė eci pėrpara. Njė frikė e tillė, pa dyshim, ėshtė sėmundje qė duhet kuruar.

    D. Ankthi prej pėrgjegjėsisė

    Ka njerėz qė e urrejnė pėrgjegjėsinė, tė tillėt e vonojnė martesėn pėr shkak se nuk duan tė kenė nė pėrgjegjėsi njė familje. Ata nuk duan tė kenė njė punė tė vazhdueshme, nuk pranojnė tė merren me nxėnės pėr tė cilėt duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi, kėshtu heqin dorė prej mėsimdhėnies. Tė tillė nuk duan tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr askėnd.


    E. Ankthi i tė menduarit vet


    Shumė njerėz kanė frikė tė mendojnė vet rreth ēėshtjeve qė i rrethojnė. Ata kanė frikė ti zgjidhin vet problemet. Gjithmonė i shohin gjėrat vetėm nė sipėrfaqe, pa ju futur ndonjė hulumtimi nė thellėsi. Nėse njė person i tillė lexon njė libėr, ai kurrė nuk logjikon mbi tė, nuk mendon mbi argumentet apo informacionet e paraqitura nė tė. Ky person nuk arrin tė pėrcaktojė nėse pėrfundimet janė tė sakta dhe nėse argumentet e dhėna kanė baza apo jo. Ai nuk preokupohet tė zbulojė se deklarimet e bėra nė tė janė tė vėrteta apo thjesht spekulime, as nuk i kushton rėndėsi faktit se autori e ka trajtuar temėn nė detaje tė mjaftueshme apo jo. Ai kėnaqet duke pranuar nė mėnyrė pasive atė qė lexon.

    Personi i tillė pranon pa bėrė kritikė ē'ka i thotė njė njeri ēfardo, njė pjestar i familjes, njė grup apo shkollė pa e gjykuar vet ēėshtjen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •