Shkatërrimi, nga vendet me indeksin më të ulët të kriminalitetit
Gjatë turit të vizitave në jug të vendit, kryeministri Sali Berisha e ka tërhequr vëmendjen tek shkatërrimi i bandave famëkëqija që qeverisnin Shqipërinë gjatë epokës socialiste, duke e shndërruar atë në një vend që tregohej me gisht. Tashmë vendi klasifikohej në listën e destinacioneve të sigurta, duke u paraqitur si adresë e njërit nga vendet anëtare të NATO-s
Kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar dje nga qyteti i Delvinës, vendosmërinë e qeverisë që drejton për të vazhduar progresin e reformave, në mënyrë që Shqipëria të meritojë vendin e saj përkrah vendeve të zhvilluara të Evropës së Bashkuar. Duke theksuar se në sajë të përmbushjes së detyrimeve madhore, reformat në sektorët më jetikë të vendit, lufta me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit galopant që kishte mbirë para disa viteve në Shqipëri, bënë të munduar që Shqipëria të marrë ftesën e anëtarësimit për në NATO dhe tashmë shpreson në marrjen e statusit si kandidat për në Evropën e Bashkuar. Kryeministri tha se “Shqipëria nuk mund të shkonte drejt NATO-s, të cilën në veriun e Tiranës e qeveriste Nehat Kulla, në Myzeqe e qeveriste Aldo Bare, në Durrës e qeveriste Lul Berisha dhe banda të tjera, me radhë. Ne ia dolëm të marrim ftesën për anëtarësim në NATO, si ne ia dolëm, që nga një vend, i cili dy vite më parë, realisht çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dëgjonim vetëm kritika e qortime ndaj nesh dhe po këta përfaqësues të vendeve të mëdha, sot shprehen se Shqipëria në progresin e saj është shembull frymëzimi për vendet e rajonit, po këta shtete mbështeten fuqimisht ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Arsyet janë të qarta. Nuk mund të ecte drejt NATO-s Shqipëria e dominuar nga bandat e krimit. Nuk mund të shkonte drejt NATO-s, Shqipëria të cilën në veriun e Tiranës e qeveriste Nehat Kulla, Në Myzeqe e qeverisë Aldo Bare, në Durrës e qeveriste Lul Berisha dhe banda të tjera, me rradhë. Të tjetër kishin të drejtë kur drejt nesh lëshonin qortime dhe kritike. Ndaj dhe qeveria ime për të bërë realitet ëndrrën tuaj, ëndrrën e shqiptareve, për ta bërë vendin serioz dhe të besueshëm, për ti thëne botës dhe të tjerëve se ne jemi një shoqëri me një kod moral shumë të qartë, se nuk jemi as shoqëri bandash dhe as banditësh, se nuk është ai morali, e kundërta është e vërtetë, që ne kemi virtyte të arrira, por krimi është një fatkeqësi e përkohshme të cilin do të vendosim me shpejtësi përpara ligjit. Dhe do ta vendosim me zero tolerancë”, deklaroi berisha. Sipas tij, bandiotët dhe bosët e tyre, mbi 900 janë përballur me drejtësinë, mbi 200 prej tyre janë ekstraduar nga vendet e Evropës, mbi 206 organizata kriminale u shkatërruan. “Shqipëria është sot vendi me indekset e kriminalitetit ndër më të ultat në Evropë. Shqiptarët nuk janë një shoqëri që pajtohet me krimin e organizuar. Kam lexuar këto ditë, bnjë libër, ku na përshkruanin sic ishim, në atë kohë, por një gjë theksonte se gruaja shqiptare , si asnjëra prej shoqeve të tjera të rajonit apo kontinentit , ecën e sigurtë dhe e patrazuar në rrugët e fshatrave dhe vendbanimeve të saj. Ne jemi një popull që e duam rregullin dhe rendin dhe i dhamë përgjigjen më të merituar krimit. Dua tu them këtu se në udhëtimet e mija në fillim, më shtronin pyetjen është e rikthyeshme apo e parikthyeshme kjo goditje që po i bënim krimit. Unë i garantoja bashkëbiseduesit e mi se kjo goditje është e parikthyeshme. Krimi në Shqipëri nuk ka të ardhme dhe kjo mori për mirë në të gjithë botën. Ne ishim një vend me korrupsion të shndërruar në sistem, ku paratë e taksapaguesve përfundonin në miliardat e kontove të të korruptuarve, ku ministrat ndërtonin monopolet e tyre”, tha më tej kreu i qeverisë. I ndodhur në Delvinë në kuadër të një turi takimesh gjatë të cilave do t'u raportohet qytetarëve mbi përpjekjet dhe projektet e qeverisë shqiptare” , z. Berisha nënvizoi se “së bashku, do të hartojmë projekte e reja të një Shqipërie që ecën e sigurtë në procesin e integrimit, në procesin e prosperitetit, në konsolidimin e lirive të qytetarëve të saj”. Duke u ndalur në zhvillimet më kryesore në vend, kreu i qeverisë u shpreh se “ky ka qenë viti i mbarësive më të mëdha në historinë tonë kombëtare, që nga pavarësia, pasi shqiptarët janë më të lirë se kurrë, në të tëra kohërat”. Jam plotësisht i vendosur të vazhdojmë reformën në këtë drejtim. Ishin reformat dhe serioziteti i reformave ato që bënë të mundur nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocimit-Stabilizimit ndërmjet Bashkimit Evropian me Shqipërisë, e cila po ratifikohet nga të gjitha vendet me radhë. Ishin reformat dhe suksesi i tyre që bënë të mundur vizitën e Presidentit amerikan Xhorxh Ë Bush në Shqipëri. Ishin reformat dhe suksesi i tyre, ato që bënë që ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, vetëm tre ditë para se të merrnim ftesën për anëtarësim në NATO, të shpallnin Shqipërinë si një vend frymëzues për vendet e tjera të rajonit. “Ne kemi marrë ftesën për anëtarësim në NATO, ngjarja më madhore në historinë e lirisë dhe sigurisë së shqiptarëve. NATO-ja është aleanca më e madhe e lirisë që koha ka njohur në historinë e njerëzimit. Por NATO-ja për kombe si i yni, që vuajti më shumë se tërë të tjerët, paudhësitë e historisë, trysnitë e saj, pasiguritë e saj, është pa asnjë mëdyshje, parajsa e sigurisë së vërtetë të shqiptarëve”, tha Kryeministri Berisha. Duke u ndalur te rezultatet e luftës kundër korrupsionit, Kryeministri Berisha u shpreh se “edhe pse ende ka korrupsion, është mëse e vërtetë se nuk ka më ministra me monopole, dhe janë reduktuar ndjeshëm shpenzimet administrative duke kursyer në një vit, 110 milion euro”. “Ne ndërmorëm një luftë të madhe kundër kontrabandës, kundër informalitetit, kundër evazionit. Që të gjitha këto e kanë bazën në korrupsion. Sot ne mbledhim 1.2 milion dollarë më shumë nga të ardhurat, tatimet dhe kjo, duke ulur taksat më shumë se çdo vend tjetër në Evropë. Këto para vijnë duke luftuar kontrabandën, korrupsionin, informalitetin, evazionin”, vijoi më tej Kryeministri Berisha. Duke theksuar se “këto janë vetëm fillimet e mëdha, të një Shqipërie tërësisht transparente”, Kreu i qeverisë u shpreh se “efekti i tyre është trefishimi i besimit monetar të botës ndaj nesh”. Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu edhe në reformat e thella ekonomike, duke nënvizuar se “do të jetë shumë e shpejtë dita kur Shqipëria, që është ngjitur në çatinë e botës për lirinë fiskale, do të ngjitet në çatinë e botës për klimën e favorshme të biznesit”. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u ndal edhe në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, duke garantuar se “qeveria do të kompensojë qindarkë për qindarkë rritjen e çmimeve”. “Do të llogaritet e gjithë rritja e çmimeve të ushqimeve dhe e gjitha do të kompensohet. Por ne nuk mund të ngrihemi kundër tendencave të tregut, sepse ato vetëm sa dëmtojnë në pamje të parë një grup të shoqërisë, por dëmtojnë deri në palcë rreth 40-50 përqind të shoqërisë shqiptare që është e vendosur në fshat. Ndaj dhe ne do të do të bëjmë kompensimin”, theksoi ndër të tjera Kryeministri Berisha. Ndërkaq, ai shtoi se ishin reformat dhe lufta kundër korrupsionit, ajo që bëri të mundur që vetëm në zonën Sarandë dhe Delvinë të ndërtohen dhe prokurohen rreth 150 kilometra rrugë, pa përmendur këtu qindra e qindra kilometra të tjerë nga Kukësi në Korçë, Nga Korça në Vlorë e kudo. Ne do t’ia ndërrojmë faqen Shqipërisë. Ne ia kemi ndërruar imazhin asaj, e kemi bërë një vend të besueshëm dhe të respektuar. Ne bëmë që flamuri ynë të valëvitet së shpejti krahas flamujve të vendeve të lira dhe të fuqishme të botës. Ne do të ndryshojmë rrënjësisht infrastrukturën në Shqipërisë dhe do të bëjmë që shqiptarët të ecin në rrugë të mira, në rrugë standardeve evropiane.
Krijoni Kontakt