E tmerrshme me te vertete![]()
E tmerrshme me te vertete![]()
Trimi Mire Me Shoqe Shume
Vdesin dhe duke hequr nje dhemb por gjithmon per fajin e mjekut(jo se do ta vdes po i nenvleresojn gjerat.he se tonsila jane)
Babai i Matildės: Po nuk veproi shteti, e vendos vetė drejtėsinė
Mjeku Hoxhallari: E kam ndėrgjegjen tė pastėr, nuk kam bėrė gabim
"Mjeku ėshtė vrasėsi i vajzės sime". Kėshtu ėshtė shprehur babai i 17-vjeēares Matilda Petriti, e cila humbi jetėn si pasojė e njė ndėrhyrjeje tė gabuar kirurgjikale nė bajame. Vajza, viktimė e bluzave tė bardha, qė ka shėtitur pėr mė shumė se njė muaj nga njė klinikė te tjetra, pa mundur tė gjejė shpėtim, ėshtė pėrcjellė dje paradite pėr nė banesėn e fundit. Shtėpinė e 17-vjeēares e ka mbuluar zia. Prindėrit vajtojnė pėr humbjen e saj, por edhe pėr faktin se u besuan verbėrisht mjekėve. Babai i Matildės, Besimi, thotė se mjeku ėshtė vrasės qė nuk merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė. Sipas Besimit, vajza e tij vdiq pėr faj tė bluzave tė bardha, qė nuk ditėn ta shpėtojnė. Por pėr mė keq, sipas babait tė vajzės, ai thotė se nuk duhet t‘u besonte mjekėve nė kushtet kur Matilda nuk e kishte shumė tė domosdoshme njė ndėrhyrje me operacion. "Nisur nga pėrvoja e mjekut, ne menduam ta ēojmė vajzėn tek ai, por nė fakt Matilda nuk e kishte tė domosdoshėm operacionin. Ajo kishte problem kur e kapte gripi dhe meqė na e rekomanduan si mjek tė mirė e ēuam atje, por na doli vrasės. Ai ma vrau vajzėn dhe nuk merr pėrsipėr asgjė. Kur ne morėm vesh se vajza kishte vdekur nė spital, ai iku fshehurazi nga pjesa e pasme e spitalit, pasi u hodh nga dritarja dhe nuk erdhi tė na takojė fare, se e dinte qė ishte fajtor. Na mbante me shpresa se vajza do tė bėhet mirė. Por pėr 25 ditė me radhė ajo ka parė tmerr me sy dhe ka hequr plot katėr operacione pas atij qė i bėri doktori nė bajame. Kur do iknim pėr nė Tiranė, pasi e morėm vajzėn me ambulancė nga spitali i Korēės, ai na shoqėroi me makinė, nė vend qė tė qėndronte nė ambulancė. Kam bėrė vetė doktorin dhe infermierin pėr vajzėn, se vetėm unė isha nė ambulancė gjatė transportimit. Ai nuk ka treguar aspak kujdes qė nė momentin kur ne e ēuam nė klinikėn e tij, ku e la dy orė nė krevat dhe pastaj na tha ta largonim qė aty, edhe pse nuk e kontrollonte fare. I kam dhėnė sa para mė kėrkoi, por pas operacionit tė parė nuk i pranonte mė dhe qė kėtu kam dyshuar se nuk kishte garanci pėr jetėn e vajzės sime", tregon mes lotėve babai i 17-vjeēares, e cila gjeti vdekjen nga hemorragjia. Sipas tij, mjeku i ka prerė njė venė dhe kjo ka qenė e pariparueshme, me gjithė ndėrhyrjet e shumta tė mjekėve tė ndryshėm nė Korēė. Por ndėrsa tregon pėr fatin e vajzės qė nuk e ka mė nė shtėpi, Besimi thotė se nė rast se shteti nuk vė para pėrgjegjėsisė duke dėnuar mjekun, ai do tė kalojė nė vetėgjyqėsi. "I kėrkoj shtetit tė verė drejtėsinė nė vend. Mua vajzėn ma vrau mjeku dhe ai duhet dėnuar. Po nuk mori shteti masa, ne do tė kalojmė nė vetėgjyqėsi pėr tė vėnė nė vend drejtėsinė", thotė Besimi. Ndėrsa daja i 17-vjeēares, Luan Adili, konfirmon se prokuroria dhe policia janė angazhuar pėr fillimin e ēėshtjes penale, duke zhvilluar hetime edhe nė Pogradec e Korēė.
Vdekja
Nė njė kartelė, kopje e aktit paraprak tė ekspertizės mjekoligjore, qė e disponojnė edhe tė afėrmit e Matildės, ėshtė shėnuar si shkak i vdekjes shoku hemorragjik
HETIMI
Klinika
Dje nė mėngjes, njė ekip nga prokuroria e kryeqytetit ka bllokuar klinikėn e Xhevahir Hoxhallarit nė Pogradec, ndėrsa ka marrė nė cilėsinė e provės tė gjitha dokumentet dhe kartelat e vajzės
Doktori
Bashkė me grupin hetimor pėr kėtė rast ka qenė edhe vetė mjeku Hoxhallari, qė ka shoqėruar, pėr tė parė dhe inspektuar ambientet e klinikės private dhe pėr tė treguar se si ka rrjedhur ngjarja
Kolegėt
Mjekėt e spitalit tė Korēės thonė se vajza ka mbėrritur nė spital nė gjendje tė rėndė shėndetėsore pėr shkak tė hemorragjisė, ēka i detyroi ta transportojnė 17-vjeēaren drejt kryeqytetit
Tė dhėna
Operacioni
17-vjeēarja ka kryer njė operacion rreth njė muaj mė parė nė klinikėn private tė mjekut Xhevahir Hoxhallari. 4 ditė pas ndėrhyrjes ka pasur hemorragji, qė janė pėrsėritur 3 herė rresht
Vdekja
17-vjeēarja nga qyteti i Korēės ka humbur jetėn rreth orės 20:00, ditėn e diel, nė spitalin "Nėnė Tereza". Prindėrit e tė ndjerės kanė thėnė qė vajza s‘ka marrė ndihmėn e duhur nė kohė
Pėrgjegjėsi
Sipas familjarėve, pėrgjegjėsi ėshtė doktori qė e operoi. Mjeku thotė qė e ka ndėrgjegjen e pastėr. Rezultati pėrfundimtar, nėse ka qenė gabim mjekėsor, do tė jepet nga ekspertiza e Mjekėsisė Ligjore
Gjakderdhja
Hemorragjia qė i ka marrė jetėn vajzės ėshtė pėrsėritur pėr herė tė tretė brenda njė muaji. Shkaku i gjakderdhjes qė i ka marrė jetėn adoleshentes nuk ėshtė shpjeguar dot as nga mjeku Hoxhallari
Mjekėsia Ligjore
Pėr tė dhėnė njė pėrgjigje pėrfundimtare, specialistėve tė Mjekėsisė Ligjore u duhet tė pakėn 1 javė. Sipas konstatimeve tė para, 17-vjeēarja ka vdekur nga hemorragjia. Nuk ka ndodhur koagulimi i gjakut
Koagulimi i gjakut
Ėshtė njė mekanizėm natyror i mbrojtjes sė organizmit nga hemorragjia, njė metodė pėr tė parandaluar humbjen e gjakut. Ky mekanizėm nuk funksion te personat me probleme tė gjakut, si hemofilikėt
Rezultatet paraprake tė Mjekėsisė Ligjore tregojnė se vajza ka vdekur nga hemorragjia. "Nuk ėshtė bėrė mpiksja e gjakut"
Mjeku Hoxhallari: E kam ndėrgjegjen tė pastėr, nuk kam bėrė gabim
"Ndėrgjegjja ime ėshtė e pastėr, nuk kam bėrė gabim mjekėsor. Edhe po tė kthehesha nga e para, do tė veproja nė tė njėjtėn mėnyrė", kjo ka qenė deklarata e djeshme e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Ai dha versionin e tij pėr sa u takon akuzave pėr gabim mjekėsor, pėr mosdhėnien e ndihmės nė kohėn e duhur, si dhe pėr kushtet e klinikės aq shumė tė pėrfolura. "Klinika ėshtė licencuar 3 herė nga Ministria e Shėndetėsisė nė bazė tė kushteve tė ofruara. Pacientes i ėshtė dhėnė ndihma e duhur. Nė spital ka pasur mjek, kur ajo ka pasur hemorragji", sqaroi Hoxhallari. Sipas tij, varianti pėrfundimtar i shkakut tė vdekjes do tė jepet nga raporti i ekspertizės mjeko-ligjore. I pyetur nėse ėshtė e vėrtetė qė vajza ka qenė vetėm gjatė kohės kur ka vdekur, ashtu siē kanė deklaruar edhe prindėrit, mjeku theksoi se ka pasur doktorė. "Kur vajza ka pasur hemorragji, unė kam qenė afėr spitalit, jam kthyer menjėherė, por nė spital ka pasur edhe mjekė tė tjerė".
Tė dhėnat pėrfundimtare dhe tė gjitha arsyet e vdekjes sė vajzės do tė jepen pas disa ditėsh nga specialistėt e Institutit tė Mjekėsisė Ligjore. Ekspertiza e kėtij sektori do tė tregojė nėse ėshtė njė rast i gabimit mjekėsor, ku ka ndodhur edhe prerje e gabuar. Megjithatė, sipas tė dhėnave paraprake tė tyre, rezulton se vajza ka vdekur nga njė hemorragji e madhe, si pasojė e mosmpiksjes sė gjakut. Procesi qė nė gjuhėn mjekėsore njihet si koagulimi i gjakut ėshtė njė mekanizėm natyror i mbrojtjes tonė ndaj hemorragjisė, njė metodė pėr tė parandaluar humbjen e gjakut duke mbyllur enėn e dėmtuar. Sipas shefit tė shėrbimit tė ORL-sė, ky ėshtė rasti i dytė i regjistruar qė nė vitet ‘70. Nga ana tjetėr kanė reaguar pėr ngjarjen drejtori i QSUT-sė dhe Ministria e Shėndetėsisė.
"Ėshtė rasti qė Ministria e Shėndetėsisė tė mendojė seriozisht pėr njė strategji apo platformė, qė nė rastet kur tė shėnohet njė gabim mjekėsor, specialisti tė bėjė dėmshpėrblimin e familjarėve", tha drejtori Mati Pepa. Ai sqaroi se edhe pse ndėrhyrja ėshtė kryer nė njė klinikė private, duke qenė se mjeku punon edhe nė spitalin "Nėnė Tereza", drejtoria do tė vendosė nė dispozicion tė gjitha materialet e nevojshme pėr hetimet dhe zbardhjen e ngjarjes. Ministria e Shėndetėsisė, me urdhėr tė ministrit Ndoka, ka ngritur grupin e punės pėr shqyrtimin dhe hetimin e rastit tė vdekjes sė Matilda Petritit, 17-vjeēares nga Korēa. Grupi i punės po verifikon tė gjithė dokumentacionin e mjekut qė ka bėrė ndėrhyrjen, dokumentacionin e klinikės private nė Pogradec, ku ėshtė kryer dhe operacioni dhe njėkohėsisht po shqyrton kartelėn e pacientes.
Shqip
Sui generis
Turp per mjeket shqiptar.
Treguan qe jan shum mbrapa ne fushen e mjeksis.![]()
E kam tė vėshtirė tė gjykoj tė tjerėt , por tė tjerėt e kan tė vėshtirė pėr mos mė gjykuar mua.....
"Vdekja jo per fajin tim, do ngushelloj familjen"
Mjeku otorino-laringolog Xhevahir Hoxhallari ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" tregon te gjithe "historine" e operacionit dhe vdekjen e 17-vjecares nga Maliqi i Korces. Sipas tij, pacientja nuk ka pasur hemorragji deri tri dite pas operacionit, ndersa prerjen e venave, ai e sqaron si nje fenomen te perhershem gjate nderhyrjeve kirurgjikale.
Dy dite me pare, nje nga pacientet tuaja, te cilen e keni operuar ne kliniken tuaj private, ka nderruar jete, a mund te na thoni ate qe ndodhi?
Normalisht, si njeri ndiej nje dhimbje te madhe, per nje vajze qe ka humbur jeten ne moshen me te bukur te saj dhe kjo me vret, me dhemb ne shpirt. Si mjek, sigurisht, me vjen shume keq dhe ndihem i lenduar ne sedren time personale, si nuk arrita te shpetoj nje pacient. Ligjerisht dhe profesionalisht ndihem i qete ne ndergjegjen time, sepse kam bere hap pas hapi, cdo gje qe duhej bere per ndjekjen e pacientes, per operacionin per gjithe mjekimin. Jam i qete gjithashtu ne perballje me ekspertizen ligjore dhe ekspertet, te cilet do te nxjerrin perfundimet se kush eshte shkaku i vertete i vdekjes se vajzes. I pres me qetesi keto perfundime, madje mezi pres te mesoj se kush ishte shkaku i vertete i vdekjes se vajzes.
Familjaret e vajzes kane drejtuar ndaj jush shume akuza, sa te verteta jane ato?
Dua te them se kam degjuar shume akuza keto dite ne media, ndihem shume i lenduar nga nje perbaltje dhe fyerje. I justifikoj familjaret, te cilet kane thene ndoshta edhe plot gjera te paverteta, i justifikoj vertet, sepse kane nje dhimbje te madhe ne shpirt. Edhe une mezi pres qe te qetesohen pak gjerat dhe t'u shpreh ngushellimet e mia direkt familjareve, por nuk mund te pranoj qe eshte faji im.
Kur eshte bere operacioni i vajzes dhe si ka shkuar ai?
Operacioni eshte bere ne kete qe sapo permenda me daten 6 prill, ne kushte shume te mira dhe brenda protokolleve. Po keshtu edhe periudha post-operatore ka qene shume e mire dhe nuk ka pasur asnje nderlikim, asnje dyshim qe vajza mund te kete pasur nje problem. Po keshtu, vajza ka shkuar ne shtepi dhe ka qene shume mire tre-kater ditet e para, dhe diten e katert ka pasur nje hemorragji, e cila nuk ka qene shume e madhe. Normalisht, keto lloj hemorragjish pas dites se katert dhe javes se pare, ne i presim. Keto lloj operacionesh shpeshhere shoqerohen me hemorragji dhe nuk eshte ndonje cudi qe pas operacionit pati gjak. Cudia eshte se si rrodhen gjerat me vone.
Ketu kane filluar edhe problemet e para, si eshte bere kurimi i saj?
Hemorragjia e pare eshte manipuluar ne Korce, ka ndaluar pa probleme eshte rikthyer vajza ne shtepi dhe ka qene shume mire. Para dy ditesh, vajza ka pesuar hemorragjine e fundit ne mengjes heret ku ndihmen e pare mjekesore e ka marre ne spitalin e Korces. Me pas jam lajmeruar nga familjaret, ndersa une vete kam kontaktuar me mjekun e Korces, ku jam interesuar per gjendjen e 17-vjecares. Ata me kane pohuar se ka pasur nje hemorragji jo aq te madh sa ka pasur edhe heret e kaluara dhe nga meraku qe kam pasur kam shkuar per ta pare. Ne kontaktin e pare, kam vene re se gjendja e saj ishte e stabilizuar, por qe duhej ndjekur, sepse hemorragjia mund te perseritej. Duke mos pasur mundesi per ta ndjekur ne Korce pacienten, u kerkova familjareve qe ta trajtoja ne Tirane dhe te gjithe ishin dakord. Me nje autoambulance kam shoqeruar pacienten per ne Tirane dhe e kam shtruar vete, ku kam bere analizat e kam pritur pergjigjen e tyre. Analizat ishin me alternime te lehta qe nuk te linin pershtypjen e nje semundje te rende. Ndersa jam larguar per pak ore nga spitali, pasi pacientja ishte nen kujdesin e mjekut roje, jam rikthyer pas dy oresh dhe kontrolloj perseri vajzen, e cila ishte ne gjendje te stabilizuar. Pasi largohem, duke lene edhe porosite te mjeku i rojes, pas 15 minutash lajmerohem nga mjeku per nje hemorragji shume te vrullshme. Jam rikthyer perseri dhe u futa perseri ne sallen e operacionit per te kryer procedurat e mjekimit, por pacientja nuk mundi te perballonte kete hemorragji.
Si shpjegohet kjo nga ana mjekesore? Nga akuzat te cilat nuk jane te specializuara ne kete fushe eshte pohuar se eshte prere nje vene?
Gjate operacioneve gjithmone priten vena, kjo eshte me se normale. Keto ene gjaku trompozohen, mbyllen dhe plaga sherohet dhe gjithcka shkon mire. Here pas here ditet e para mund te hapet ndonje ene gjaku, e cila mund te mbyllet vete. Ne rastin e vajzes eshte hapur nje ene gjaku dhe padyshim nuk eshte hapur ne operacion, sepse gjate operacionit dhe me pas nuk ka pasur pike gjaku. Sepse te presesh nje vene te rendesishme ne operacion do te thote qe gjaku te mos pushoje qe nga koha e operacionit e ne vazhdim. Nuk eshte aspak e vertete qe doktori i preu nje vene qe e coi vajzen ne vdekje, proceset qe kane ndodhur ne organizem kane qene te tilla qe vazhduan te thellojne demtimin e eneve te gjakut. Cfare ka ndodhur ne te vertete e kam shume te veshtire ta them dhe une po pres me padurim ekspertizen mjeko-ligjore dhe mendimin e specialisteve per te dhene nje konkluzion.
Burimi i Lajmit!
Sui generis
"Mjeket te demshperblejne familjaret per gabimet"
Vetem dy dite pas tragjedise se rende, te ndodhur ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", ku nje 17-vjecare humbi jeten pas kryerjes se nje operacioni ne bajame, drejtori i ketij institucioni ka kerkuar me shume masa nga Ministria e Shendetesise. Sipas tij, duhet qe cdo mjek, i cili ushton profesionin e tij ne rast te nje gabimi te demshperbleje familjaret. "Ketu nuk i referohem rastit ne fjale, pasi fjalen e fundit per kete do ta thone organet kompetente, nese ishte gabim apo jo, por Ministria e Shendetesise duhet te mendoje per fillimin e hartimit te rregullores per sigurimin e pergjegjesise profesionale", ka pohuar drejtori i QSUT-se, Mati Pepa. Sipas tij, eshte shume e rendesishme qe Ministria e Shendetesise te mendoje domosdoshmerish per hartimin e nje strategjie per sigurimin profesional ne ushtrimin e profesionit te mjekut. Kjo, per Pepen, eshte shume e rendesishme dhe do te sjelle nje sherbim me te kualifikuar shendetesor dhe me te sigurt.
Nga ana tjeter, drejtori i QSUT-se u ka garantuar familjareve te 17-vjecares se do te vere ne dispozicion te hetuesve cdo material te mundshem mbi personelin qe ndermori persiper kurimin e Matildes. "Pavaresisht se operacioni eshte kryer ne nje klinike private, por nga nje mjek qe punon ne QSUT, ndjehem i detyruar te ngushelloj familjaret e vajzes dhe t'u siguroj atyre se do te ve ne dispozicion te organeve hetimore cdo dokument qe do te me kerkohet, ne baze ligjit dhe te rregullores se QSUT", u shpreh Pepa. Sipas tij, kontrollet mbi klinikat private duhet te jene shume te rrepta e te shpeshta nga ana e strukturave shteterore dhe kriteret e licencimit te tyre duhet te shqyrtohen me vemendje nga organet kompetente. Kjo per te mos pasur probleme te tilla si rasti i fundit, ku nje 17-vjecare humbi jeten pas nje operacioni te thjeshte.
Urdhri i Mjekut kerkon kontroll klinikave private
Drejtues te Urdhrit te Mjekut kane bere thirrje per Ministrine e Shendetesise qe te marre situaten nen kontroll dhe te verifikoje kushtet, ku punojne klinikat mjekesore private. Sipas tyre, shumica e ketyre klinikave nuk i plotesojne kushtet per te ushtruar aktivitete mjekesore dhe aq me teper per te ushtruar nderhyrje kirurgjikale. Nderkohe qe UMSH ka marre ne dore shqyrtimin e rastit te vajzes nga Maliqi i Korces, ndersa pret edhe pergjigjen e eksperteve ligjore te shendetesise.
K.J
Sui generis
"Vdekja nga bajamet, rasti i dyte pas 1977"
Historia e mjekesise shqiptare ne sherbimin e ORL-se (otorino-laringologjise) ka shenuar vetem dy raste me vdekje pas kryerjes se nderhyrjes kirurgjikale ne bajame. Sipas shefit te ketij sherbimi, Pjerin Radovani, rasti i pare eshte shkaktuar nga pakujdesia e vete pacientit te vitin 1977, ne Durres dhe rasti i dyte eshte ai i 17 vjecares nga Maliqi. "Qe ne vitin 1933, kur eshte ngritur per here te pare sherbimi i ORL-se ne vendin tone jane shenuar vetem keto dy raste. Ndersa per sa i perket llojit te operacionit, ai konsiderohet nga me te thjeshtet dhe i parrezikshem per pacientet", ka pohuar Radovani. Sipas tij, te dhenat tregojne se 1 ne 16 mije paciente ne Amerike mund te humbe jeten nga kjo lloj nderhyrje, kurse ne Evrope kjo eshte me pak e rrezikshme, pasi 1 ne 40 mije paciente nuk mund te mbijetoje pas operacionit te bajameve. Edhe per shefin e sherbimit te ORL-se, pacientja nga Maliqi i Korces ka marre te gjithe mjekimin e duhur, ndersa pohon faktin se gjate cdo operacionit priten enet e gjakut. "Normalisht ne cdo operacion priten enet e gjakut, sepse ai organ ushqehet me gjak. Menjehere pas operacionit merren masat per ndalimin e hemorragjise, dhe kaq eshte problemi i operacionit", ka thene Radovani. Sipas tij, operacionet ne bajame jane plage te hapura, te cilet nuk mund te qepen, ndaj edhe hemorragjite jane gjithmone prezente. Pervec shfaqjes se hemorragjive nje tjeter fakt qe vjen ne dukje nga bluzat e bardha eshte dhe kujdesi qe duhet pasur pas kesaj nderhyrje kirurgjikale, ku ushqimet duhet te jene gjithmone te lengeta dhe jo ushqim i forte, i cili provokon hemorragji. "Per ne, hemorragjite pas operacionit jane normale, kurse rastet e vdekjeve jane anormale", ka pohuar Radovani. Sipas tij, rasti i 17- vjecares shihet si nje nga rastet me te vecante, ndaj edhe eshte insistuar per kryerjen e autopsise.
K.J
Sui generis
Dy pistat per vdekjen e Matilda Petritit
Vdekja e 17-vjecares nga Korca, Matilda Petriti, mbetet peng i mospercaktimit ende te shkakut te ngjarjes se rende. Pergjigjet e sakta te analizave per kete ngjarje te rende do te dalin dy jave me vone, pas perfundimit te te gjitha kontrolleve. Lajmi eshte konfirmuar per "Koha Jone", nga burime Mjekesise Ligjore, policise dhe prokurorise, qe jane duke kryer hetimet. Po dje eshte marre ne pyetje edhe mjeku Xhevahir Hoxhallari, i cili ka pranuar se ka kryer operacionin, por jo se ishte gabimi i tij shkak per vdekjen e vajzes. Policia ka sekuestruar te gjitha kartelat mjekesore ne kliniken e Hoxhallarit ne Pogradec, raportet, regjistrat, rezultatet e analizave te Petritit dhe sende te tjera.
Ekspertet e Mjekesise Ligjore kane hedhur poshte versionin e prerjes gabimisht nga mjeku te arteries kryesore te 17-vjecares nga Korca. Por kjo nuk eshte pergjigjja perfundimtare qe shpall fajtor, ose jo, mjekun Hoxhallari. Analizat tani jane perqendruar ne dy dyshime kryesore. Pista e pare eshte se vdekja e adoleshentes mund te jete shkaktuar nga nje prerje e pakujdesshme e indeve jo ne pozicionin e tyre normal te nje operacioni bajamesh. Pista e dyte eshte ajo e reagimit negativ te organizmit te pacientes pas operacionit. Sipas Mjekesise Ligjore, keto pergjigje do te dalin brenda dy javesh. Ndersa Urdhri i Mjekut kerkon mbylljen e cdo klinike private qe nuk ploteson standardet. Nderkohe policia e Tiranes pohon se ka marre ne pyetje dy mjeke otorinologe qe kane kryer nderhyrjen kirurgjikale dhe kane ndjekur ecurine shendetesore te vajzes.
Prokuroria e Tiranes dhe oficere te Policise Gjyqesore kane bllokuar kliniken "Xhevahir Hoxhallari" ne Pogradec, ne te cilen u operuan bajamet e 17-vjecares nga Maliqi. Jane sekuestruar te gjitha kartelat mjekesore, ku jane te shenuara procedurat e nderhyrjeve kirurgjikale. Burime theksuan se nen hetim per mjekim te pakujdesshem eshte pronari i klinikes private e po ashtu mjek i ORL-se ne Tirane, Xhevahir Hoxhallari. Se bashku me te po hetohet edhe ekipi prej pese mjekesh qe nderhyne se fundmi per te korrigjuar gabimin e kolegut te tyre ne kurimin vajzes. "E kam vizituar vajzen pas operacionit dhe kam vene re se cdo dy dite ajo kishte hemorragji. Pas kontrolleve qe kemi bere ne Spitalin e Korces, ku ishte derguar, e kam sjelle pacienten ne Tirane per ta mbajtur nen kontroll. Por hemorragjia nuk po ndalej dhe ende nuk e dime cila eshte semundja qe e kishte kapur 17-vjecaren", ka deklaruar gjate marrjes ne pyetje mjeku Hoxhallari. Hetuesit po verifikojne te gjitha procedurat qe jane ndjekur, nga operacioni i pare ne fillim te muajit prill dhe deri tek i fundit ne Spitalin Francez, ne Tirane.
ORL pa bllok reanimator
Shtrimi i pacientes ne nje dhome te zakonshme te spitalit te ORL-se sqarohet me faktin se ky sherbim ende sot nuk ka nje bllok reanimator per kurimin e pacienteve pas daljes nga operacioni. Ka qene vete shefi i ketij sherbimi, Pjerin Radovani, i cili ka pohuar faktin se, megjithese kerkesat e tyre kane qene te herepashershme, ato nuk jane marre parasysh. Kjo ka bere qe pacientja te mos kete marre trajtimin ashtu sikurse marrin te gjithe pacientet pas daljes nga operacioni ne pavijonet e reanimacionit. Hetuesit po vleresojne edhe kete fakt.
K.J
Sui generis
Natyrisht qe kudo ne bote ndodhin fenomene te tilla.
Nese flasim per Shqiperine, gabimeve njerezore i shtohen edhe indiferenca e paskrupullt e mjekeve dhe kualifikimi i dobet.
Mungesa e motivacionit dhe e deshires per te ushtruar kete profesion kaq sublim dhe njerezore, i ka kthyer pergjithsisht "njerezit me te bardha" ne individe te pabesueshem dhe te papergjegjshem, ndaj mases se gjere.
»« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«
Vdekja e 17-vjeēares, zbulohet shkaku
Kolegėt e mjekut pėrpiqen ta mbrojnė duke nxjerrė justifikime pėr shkakun e vdekjes sė vajzės
KORĒĖ- Familjarėt e vajzės 17-vjeēare Matilda Petriti qė gjeti vdekjen tre ditė mė parė pas komplikacioneve tė njė operacioni tė thjeshtė pėr heqjen e bajameve, kanė akuzuar sėrish mjekun Hoxhallari. Ditėn e djeshme, nė fshatin e saj tė lindjes, ėshtė zhvilluar ceremonia mortore e vajzės dhe tė afėrmit kanė hedhur akuza se mjeku nuk ka bėrė siē duhet punėn e tij duke lėnė vajzėn qė tė vdiste. Ndėrkohė, kolegėt e doktorit janė pėrpjekur qė ta mbrojnė atė duke thėnė se Xhevahir Hoxhallari nuk mund tė dinte se venat e gjakut tė vajzės nė zonėn e bajameve, ishin shumė delikate. Njė ditė pėrpara vdekjes ajo ka qenė nė spitalin e Korēės dhe mjekėt lokalė pėrpiqen tė mbulojnė gabimet e kolegut tė tyre duke deklaruar se ajo ishte me parametra normalė.
Varrimi
Fshati Libonik nė rrethin e Korēės ėshtė veshur dje me tė zeza teksa tė gjithė banorėt kanė dalė tė pėrshėndesin pėr herė tė fundit 17- vjeēaren Matilda Petriti. E veshur si nuse por nė njė arkivol, vajza ka dalė nga shtėpia e saj pėr herė tė fundit dhe ėshtė drejtuar pėr nė varrezat e fshatit. E gjithė rruga nga shtėpia e familjes Petriti, deri nė varrezat e fshatit ishte mbushur me njerėz, tė cilėt mbanin nė dorė kurorat mortore. Dalė nga dalė kortezhi i shoqėruar nga i gjithė fshati ka pėrshkuar rrugėn pėr nė banesėn e fundit tė 17-vjeēares qė gjeti vdekjen pak ditė pasi kishte kryer njė operacion tė thjeshtė pėr heqjen e bajameve. Gjatė ceremonisė mortore, mes vajit dhe lotėve, familjarėt kanė akuzuar sėrish mjekun se ėshtė njeriu pėrgjegjės pėr vdekjen. Sipas tyre, ai ka bėrė operacionin nė klinikėn private por pa zbatuar asnjė rregull e pėr pasojė solli kėtė tragjedi. Ndėrkohė daja i i vajzės, Luan Adili, ėshtė shprehur se operacioni duhej bėrė patjetėr pasi vajza kishte pėr shkak tė bajameve tė infektuara shqetėsime tė vazhdueshme tė shoqėruara me dhimbje fyti dhe me temperaturė. Kjo gjė e bėnte atė qė tė mungonte nė shkollė dhe tė qėndronte shtrirė me temperaturė tė lartė. "Nė kėto kushte menduam t'i bėnim njė operacion tė thjeshtė pėr heqjen e bajameve por gjithēka shkoi keq",- thotė mes lotėve daja i vajzės.
Mjekėt
Por nė mbrojtje tė kolegut tė tyre janė vėnė dje njė pjesė e madhe e mjekėve tė spitalit tė Korēės. Nėndrejtori i spitalit nė Korēė, mjeku Ilir Koroveshi, ėshtė shprehur se shkaku qė solli vdekjen, ėshtė njė anomali individuale e vajzės qė ka tė bėjė me enėt e gjakut. "Pjesa e enėve tė gjakut tė pacientes ka qenė problematike, pikėrisht nė zonėn qė ėshtė kryer operacioni. Ishte pikėrisht reaksioni i organizmit tė pacientes pas operacionit qė ndikoi nė zonėn anomalike,"- ka pohuar Koroveshi. Sipas tij, para operacionit tė bajameve nuk bėhen analiza tė enėve tė gjakut qė mund tė parandalonin ēarjen e tyre. "Nė kėtė logjikė mjeku qė bėri ndėrhyrjen kirurgjikale as qė mund ta dinte se enėt e gjakut nė fytin e pacientes sė re, pikėrisht tek vendi ku do tė kryhej operacioni ishin tė dobėta",- thotė mjeku nė ndihmė tė kolegut tė tij. Kolegėt e tjerė shpjegojnė se 17- vjeēarja ka shkuar nė spitalin e Korcės pėr herė tė fundit njė ditė para vdekjes sė saj. "Ajo ka qenė e shoqėruar nga mjeku Hoxhallari, ndėrsa ka pasur njė hemorragji tė theksuar dhe i ėshtė bėrė ndėrhyrja e nevojshme pėr ndalimin e gjakut",- pohojnė mjekėt. Sipas shefit tė repartit tė ORL-sė nė spitalin e Korēės, Maksi Lubonja, vajza ėshtė paraqitur me hemorragji, gjė qė pas ndėrhyrjes sė mjekėve nė kėtė spital, ajo ėshtė ndėrprerė. "Madje vajzės i ėshtė dhėnė edhe gjak pėr tė zėvendėsuar humbjen e tij. Pėr mendimin tim shkaku i vdekjes ėshtė shoku hemorragjik",- thotė Lubonja, i cili pohon se vajza ėshtė nisur nga spitali i Korēės drejt Tiranės me parametra normalė.
Shekulli
Sui generis
Krijoni Kontakt