Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Diaspora, nderi dhe shpresa e kombit

    Lajmi i vizites se grekomanit amerikan Nicholas Gage ne Tirane dhe takimet e tij me kreret e shtetit dhe politikes shqiptare, kumboi zhurmshem ne veshet e cdo shqiptari qe degjoi lajmin. Ky lajm shokoi shume shqiptare dhe me shume se kedo, ky lajm shokoi shqiptaret e diaspores, vecanerisht ata ne Amerike, pjese e se ciles jam edhe une qe po shkruaj kete leter. Por teksa ky lajm ishte shokues per ata shqiptare qe jane ne brendi te aktivitetit te Gage, nga mediat dhe pseudo-analistet e Tiranes Gage jo vetem qe iu dha mundesia te propogandonte, por "iu rezervua edhe nje pritje e ngrohte protokollare". Natyrshem, sic pritej, organizatat shqiptare ne SHBA reaguan menjehere dhe ashper dhe kishin cdo te drejte per te bere kete. Nga ana tjeter, ky reagim i ligjshem i diaspores u interpretua ne shtyp me fjale te pahijshme si "diaspora me kullaro te kuqe", "diaspora qe nuk flet shqip", "diaspora larg realitetit" etj etj. Me shume se nje fyerje per diasporen shqiptare, kjo tregon nje mungese mirenjohje dhe respekti per diasporen shqiptare dhe punen e saj. Te tille retorike mund ta presesh vetem nga njerezit me nje kulture te ulet. Me anen e ketij shkrimi, me shume se te mbroj autoritetin e diaspores shqiptare, une dua tu bej te qarte "gazetareve" dhe "analisteve" se cfare perfaqeson ne vetvete diaspora shqiptare.

    Diaspora eshte nderi i vetem qe i ka ngelur ketij kombi

    Teksa ju te dashur politikane, shtetare, analiste e gazetare, jetoni ne realitetin shqiptar dhe arrini deri atje sa te "privatizoni" realitetin qe jetoni, ne shqiptaret e Amerikes jemi larguar nga ai vend vetem se nuk duam te jemi pjese e atij realiteti te felliqur qe ju keni krijuar. Ne dashurine per Shqiperine nuk e lidhim me bizneset e jashteligjshme, korrupsionin, "gjobat", e takimet me anti-shqiptaret e betuar, perkundrazi, ne ndryshe nga ju e fitojme jetesen e mireqenien me djersen e ballit. Teksa ju na falni ne bote imazhin e trafikanteve, qeveritareve te korruptuar, qytetare te botes se trete, ne "shqiptaret e dores se dyte te diaspores", studiojme, punojme e arrijme suksese edhe pse ne vend te huaj, edhe pse e fillojme jeten e re nga zero. Ato mundesi dhe kushte qe nuk na i krijoi vendi yne per fajin tuaj, ne ia krijojme vetes ketu ku jetojme me plot sakrifica dhe mundime. Ne vend qe ne shqiptaret e diaspores tu akuzojme ju ne Shqiperi pasi jeni ju fajtoret per emigrimin tone te detyruar, ju keni sy e faqe te merrni neper goje diasporen shqiptare ! Ju jeni turpi i ketij kombi dhe ne jemi nderi i vetem qe i ka ngelur ketij kombi !

    Ata qe i "qendisin" shkrimet per diasporen jane edhe ata qe nuk kane jetuar ndonjehere jashte "realitetit shqiptar". Ne thelb keto akuza ndaj diaspores fshehin friken ndaj trysnise dhe ndikimit te madh qe diaspora shqiptare ka jo vetem ne rrangjet politik-formuese ne Washington, por edhe ne opinionin publik shqiptar. Politikanet shqiptare, pseudo-analistet qe helmojne e drogojne mendjet e shqiptareve dite per dite ne televizionet dhe gazetat e tyre, nuk duan qe diapora te thote fjalen e saj qe eshte gjithmone nje e vertete sublime. Intelektualet ne diaspore nuk kane asnje lloj perfitimi ne qendrimet e tyre dhe cdo qendrim i tyre burimin e ka nga ndjenja e pastert kombetare shqiptare. Ne ndjejme nje detyrim qe te ndihmojme ne mbrojtjen e interesave shqiptare, ato interesa qe shkelen me kembe me vizitat e Gage ne Tirane, apo vizitat e Metes ne Beograd e Moske.


    Diaspora eshte shpresa e kombit

    Teksa Shqiperia ka 12 vjet qe perpiqet te ndertoje nje shoqeri demokratike, emigrantet shqiptare ne US kane 12 vjet ose me shume qe jetojne ne nje shoqeri demokratike. Teksa shqiptaret e Shqiperise bejne politike duke mbllacitur fjalet e njeri-tjetrit neper gojet e tyre, organizatat shqiptare ne Amerike kane ngritur ceshtjen tone kombetare ne instancat me te larta te shtetit amerikan. Ishte nderhyrja e shtetit amerikan qe mundesoi clirimin e Kosoves, ashtu sic ishte perkushtimi i patundur i lobit shqiptar ne Amerike qe mundesoi prezantimin e interesave tona. Ky lob i perfaqesuar nga disa organizata dhe individe, eshte gjithmone ne zgjerimin e veprimtarise se tij. Ceshtja Came nuk eshte vetem shqetesim i "realitetit shqiptar" dhe atij grek, por edhe i kongresit amerikan. Gage, ate mbeshtetje qe nuk e gjeti ne Washington per ceshtjen came, cuditerisht e gjeti ne Tirane teksa shtrengon duart e krereve te shtetit dhe politikes shqiptare. Te tilla veprime tregojne nje papergjegjshmeri te larte kombetare qe eshte e denueshme jo vetem moralisht por edhe ligjerisht. Por ne nje vend si Shqiperia ku prioritet u jepet maredhenieve me Beogradin dhe Mosken se sa Prishtines, te gjitha mund ti presesh. Pak me pare, shtypi shqiptar na cuditi serrisht me akuzat ndaj presidentit te zgjedhur me vote te lire, Dr. Rugova, i cili akuzohej se nuk kish shkelur ende ne Tirane. Po perse valle nuk i beni pyetje vetes, sa prej perfaqesuese te shtetit am kane vizituar Prishtinen ne keto 3 vjet liri ne Kosove?! Cili ka qene ai zyrtar i shtetit shqiptar qe ka mbeshtetur zerin per pavaresi te autoriteteve te zgjedhura ne Prishtine?! Jo vetem qe nuk e keni bere nje gje te tille, por e keni demtuar ndjeshem pavaresine e Kosoves me politikat pro-sllave te atyre qe kane nje dashamiresi gjenetike te trasheguar karshi Beogradit dhe Moskes.

    Teksa ju te dashur gazetare shqiptare jeni shume te zene per te shkruajtur per flirtet e Nanos, Zoti Joseph DioGuardi ndoqi nga afer fushaten elektorale ne Kosove, prej nga beri edhe disa thirrje te hapura per njohjen e pavaresise se Kosoves. Teksa ju keni 5 vjet qe pretendoni te luftoni korrupsionin edhe pse nuk keni denuar asnje deri me sot me ligj, nje tjeter ze nga diaspora ne Amerike, ekonomisti Gary Kokalari, zbulon vetem majen e ajzberbut te aferave korruptive te njerezve me pushtet. Teksa ju pretendoni te ndertoni nje shoqeri demokratike, shqiptaret e diaspores kane vite qe jetojne, mesojne e punojne ne shoqeri demokratike. Teksa ju kerkoni ndryshim per mire te atij realiteti qe jetoni, nga ana tjeter e pranoni vete qe jeni te pafuqishem te sillni ndryshim per mire. Pse? Sepse nuk mund te pretendosh te ndertosh nje shoqeri demokratike me njerez qe i dine vetem emrin demokracise. Prandaj une e theksoj fort, diaspora dhe kapitali njerezor i shkolluar dhe emancipuar ne Perendim do te jete edhe forca reale qe do te ndertoje nje shoqeri demokratike ne Shqiperi e Kosove.

    Mos u merakosni te dashur bashkeatdhetare se shqiptaret e diaspores as nuk ua lakmojne dhe as nuk do te jene ndonjehere pjese e realitetit qe ju i keni krijuar vetes. Diaspora dhe brezat e rinj te shqiptareve ne Perendim, me kthimin e tyre ne Shqiperi do te sjellin me vete nje realitet ndryshe, ate realitet qe te gjithe ju e keni enderruar por qe te gjithe keni deshtuar te realizoni ne keto 12 vjet. Ne vend qe te krijoni kushte te tilla ne vend qe te joshni brezat e rinj ne diaspore, ju u jepni nje arsye me shume edhe rinise qe ka ngelur ne Shqiperi qe te largohet prej saj. Jeni ju fatkeqesia dhe turpi i ketij kombi dhe aspak shqiptaret ne diaspore. Vizita e Gage vetem sa e nxorri ne pah shkallen e degjenerimit qe ju keni arritur.


    Ilirjan Papa
    8 Dhjetor 2002


    P.S Kjo leter e hapur i eshte derguar disa prej gazetave te perditshmeve ne Tirane per publikim.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vajzė_Mistrece
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Florida, USA
    Postime
    47
    C'nder , C'mrekulli!!!

    Na quajnė "shqiptarė qė s'flasim shqip", "shqiptarė larg realitetit"...etj. Kaq vape ju bejme edhe pertej Paqesorit?!?!?!?!
    Te quash shqiptare qe s'flasin shqip intelektualet qe u hodhen rrugeve, shkrimtaret qe shisnin librat e tyre qosheve te qytetit eshte turpi i atyre qe s'njohin Shqiptarine. Duhet te kesh gjak shqiptari qe te dish c'eshte atdheu, ndryshe nuk rrjedh shqiptarizmi nga ty zoteri i nderuar.
    "NE TE SHKRETE TI SHKRETETIRE"- i eshte drejtuar Shqiperise nje shkrimtar mergimtar ne NY.
    Vete historia tregon se nderi i shqiptarizmit ka qene gjithmone larg atdheut. I vetmi qe qendroi per 50-vjet te jetes se tij ne atdhe ishte i madhi Fishta, jeta dhe vepra e te cilit doemos ra pre e komunizmit.

    Por jo grushti do te bjere
    permbi krye te zuzareve,
    koha eshte e maskarenjve
    por atdheu i shqiptareve.
    (Agim Doci)

    P.S. Eshte teme qe na perket te gjitheve, prandaj jepi popull shkruaj, mos u mjaftoni vetem me leximin e temes.
    Mbahu, Nėno, mos ki frikė,
    se ke djemtė n'Amerikė!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Ballqap
    Postime
    19
    Ashtu eshte moj vajze mistrece.
    Por ata intelektuale ne qoftese flasin shqip le te kthehen ne Shqiperi per te miren e Shqiperise dhe jo te na behen spektatore te ngjarjeve shqiptare.
    A nuk asht kshtu?
    Une kam lan pa marue shkolln e nalt por po ta kisha une do isha ne Shqipni dhe do ta lesha kit "parajsen ktu ku jetoj"
    Ahhhhhh sa kollaj me fol thoshin tvjetnit, por a vshtire me ba.
    Me te lefme nuk bahet shpia e as me tthanme po me tpunume bahet shpia.
    Ja u bani mere Frrok Cupi si u a hodhi ni kuj "BURRAVE" t Shqipnes ne Amerike.
    Let vijn ktu ata burra e tpunojn e jo me lef si me qan profetna.
    Me kuptue filozofine asht met vertet e vshtir por qai si e kupton din qa me ba.
    Albo mos na u hiq burr i mer kur disa prej shokve tuj dhe ti qashtu munoheni me hedh balte nshpen tMirdites zemnes se Shqipnise.
    Veni trunin ne levizje dhe jo mentalitetin e filozofine 500 vjecare qi la pushtuesi turk ne Shqipni.
    E kush ka burrni me i dal llafeve t Frrok Cupit qoft ky i keq qoft ky i mer?
    Besoj askush sepse tan ata qi llapin si grate flasin me korrespondenca prej Ameriks.
    Pe mer ja u ngjofsha zanin
    Per keq kurr mos ju pafsha.

  4. #4
    Mirditor, ata qe u kthyen ne Shqiperi gjate viteve te shkruara e kemi pare se ku kane perfunduar.
    Leri filozofite, por shiko realitetin. Te shkolluarit jashte, gjate 50 viteve vdiqen burgjeve te Enver Hoxhes.

    Te shkolluarit jashte gjate kohes se Turqise ngriten lart ndergjegjen kombetare.

    Nese ne Shqiperi, flamuri kombetar kushton sa nje fanelle e nje skuadre te huaj futbolli, e ku evgjitet e perdorin per te lare makinat e tyre, jashte vendit, shqiptaret flamurin e kane varur ne mur.


    Perderisa Shqiperia sot eshte vendi me i varfer i Europes, (dhe shume te zeza te tjera mund ti shtoj), kjo i ka arsyet e veta dhe qe sigurisht e keqja nuk i ka ardhur nga diaspora, por nga Frrok Cupet dhe monstrat e tjere qe hane buke ne ate vend.

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    dua te di nese ndonjeri i eshte pergjigjur kesaj letre (te hapur) ilir?
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Katana, letra nuk le vend per pergjigje pasi gjithcka qe shkruhet ne ate leter nuk jane hipoteza fantastiko shkencore por disa te verteta qe nuk duheshin thene, por qe jane te verteta. Arsyeja perse e shkruajta ate leter ishte pasi u njoha me shtypin e asaj dite ku nje grup injorantesh i benin "gjyqin" diaspores, dhe pse, sepse pati kurajon te denoncoje pranine e Gage ne Tirane dhe takimet e tij me shtetin shqiptar.

    Artikulli u publikua tek gazeta shekulli, pasi une u irritova ndjeshem nga nje shkrim ne po ate gazete i para 2 ditesh i nje fare "Ilir Paco" qe na tregonte se "diaspores i ka ngelur sahati".

    Diaspora mund te toleroje gjithcka, por jo injorancen e shprehur nga njerez qe edhe pse nuk kane dale ndonjehere nga Shqiperia, pretendojne ta njohin me dhembe e dhemballe diasporen shqiptare ne US.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Rexhep Qosja: Moisiu nderoi tradhtarin Rugova
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-05-2007, 12:50
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Ndarja e popullit Shqiptar nga ai "Kosovar" dhe anasjelltas!?
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 14:17
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •