Edhe pse Kosova është shpallur si shtet i pavarur, një sërë faktesh dëshmojnë që Kosova vazhdon të mbetet e varur, pra, pa sovranitet.
Një fakt që e shpërfaq mungesën e sovranitetit është edhe lejimi i mbajtes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Zgjedhjet e Serbisë do të mbahen më 11 maj. Edhe pse Serbia përveq mosnjohjes, ka edhe pretendime territoriale publike ndaj Kosovës, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës në mënyrën më të turpshme morrën vendim që VETËM TË MOS I NJOHIN KËTO ZGJEDHJE e jo ta ndalojnë mbajtjen e tyre në territorin e Kosovës.
Kjo i bie kështu: p.sh. fqinji juaj fillon ta ndërtojë një shtëpi në oborrin tuaj, dhe ju reagoni duke deklaruar se "unë nuk e njoh këtë ndërtim"!!!
Nëpërmjet këtyre zgjedhjeve, Serbia ndërton institucione paralele në Kosovë, që është parakusht për ndarjen e vendit.
Prandaj, më 9 maj 2008, qytetarët e Kosovës do të demonstrojnë kundër vendimit të UNMIK-ut dhe qeverisë së Kosovës për lejimin e mbajtes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Demonstrata është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Ju lutem, jipni komentet tuaja rreth kësaj çështjeje.
Krijoni Kontakt