Albert Berhani denoncohet në Komisariatin e Krujës nga një familje. Ai akuzohet për përdhunimin e fqinjës e saj nën kërcënimin e armës
Ardian Shpendi
KRUJË – Përdhunon fqinjën e tij të mitur nën kërcënimin e armës dhe më pas zhduket, duke u shpallur person në kërkim nga policia. Burimet zyrtare të komisariatit të Krujës bëjnë të ditur se në adresë të shtetasit Albert Berhani ka mbërritur një denoncim për përdhunim. Ai tashmë është shpallur person në kërkim dhe forcat e policisë kanë kërkuar nga komisariatet e rretheve të tjera që ta ndalojnë. 40-vjeçari i shpallur në kërkim, ka qenë i dënuar për këtë vepër penale edhe më parë. Tashmë, maniaku seksual kërkohet për veprën penale më të fundit, pasi pa përdhunuar fqinjën e tij.
Përdhunimi
Burime zyrtare të policisë së Krujës bëjnë të ditur se përdhunimi i të miturës ndodhi dje, rreth orës 13:20 minuta. Vajza ka qenë duke u kthyer për në banesën e saj, kur është pikasur nga maniaku, i cili e ka ndjekur me makinë nga pas. Kur e mitura ka dalë në një rrugicë që nuk kishte kalimtarë të pranishëm në atë moment, pranë saj ka mbërritur Berhani. Pasi ka nxjerrë pistoletën nga brezi, duke ia vendosur vajzës në kokë, i ka kërkuar asaj që të hipë në makinën e tij. Ai e ka kërcënuar se në rast se nuk do ta bënte një gjë të tillë, do ta vriste. Sipas burimeve të policisë vendore, maniaku seksual ka udhëtuar me vajzën jashtë qytetit të Krujës, ku më pas e ka përdhunuar. Pasi ka kryer marrëdhënie seksuale nën presionin e armës, maniaku i ka kërkuar që të mos e denoncojë në polici, pasi do të hakmerret ndaj saj dhe familjes.
Denoncimi
Menjëherë pas tri orësh, Berhani e ka lënë vajzën në qytetin e Krujës. Me të mbërritur në banesën e saj, e mitura iu ka treguar gjithçka prindërve të saj, të cilët kanë bërë denoncimin në komisariatin e qytetit. Sipas burimeve të policisë, shtetasi Albert Berhani është shpallur në kërkim. Por duket se maniaku ka marrë informacion se është i kërkuar dhe është larguar në drejtim të paditur. Burimet policore bëjnë të ditur se vajza i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Burimet zyrtare të policisë së Krujës bëjnë të ditur se maniaku seksual Albert Berhani ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të përdhunimit.
Burimi i Lajmit!
Krijoni Kontakt