Institucionalizimi me thundrėn
Liliana Hoxha
Prill 2008
Antifashizmi si ideologji demokratike e fituese mbi nazifashizmin do tė mjaftonte menjėherė pas luftės sė dytė botėrore pėr zhvillimin me emėrues tė pėrbashkėt nė botė, drejt politikave tė zhvillimit (deri edhe tė sotme) tė ashtuquajtura globale. Marksizėm leninizmi qė predikonte komunizmin ėndėr utopike, nė tė kundėrt si ideologjia mė revolucionare e viteve 30-40 e ndau botėn mė dysh : Lindje Perėndim. Sistemi komunist nėpėrmjet luftės sė klasave e keqpėrdorur nė praktikė rezultoi totalitarizmi qė pėrfshiu gjysmėn e botės me garanci ushtarake Traktatin e Varshavės. Bashkimi Sovjetik praktikisht komandonte jo vetėm nėpėrmjet autoritetit tė fituesit primar nė luftėn e dytė botėrore por edhe si fuqi e zhvilluar sidomos ushtarake me influencė vendimtare zhvillimi ekonomik e ushtarak nė tė gjithė lindjen.
Njė nė dy superfuqitė e botės, potencialisht kundėrshtare e denjė nė luftėn e ftohtė me kapitalizmin kryesuar nga SH.B.A, Bashkimi Sovjetik ushtronte me tė gjithė gamėn e mundėshme influencėn e superfuqisė mbi vendet aleate.
Pas vdekjes sė Stalinit me reformimin antikult tė tij nė parti prej Hrushovit, u shfaq paralelisht karakteri imperialist i BS ndaj vėndeve tė vetė Traktatit tė Varshavės. Ortodoksia ruse thelloi ortodoksinė nė pėrgjithėsi nė Europė dhe nė Ballkan. Kjo jo nė kuptimin e mirrėfilltė fetar, por shtrirje pushteti nė zonat e mbimbrojtura e pėr pasojė jo vetėm tė influencės por kryesisht tė diktatit brėnda vetė Traktatit tė Varshavės. Po pse jo dhe jashtė tij, nė Europė nėpėrmjet partive komuniste tė Francės e Italisė e sidomos nė Ballkan kryesisht tė Greqisė e pėr pasojė e pėrkėdhelura e BS si zona mė e nxehtė (prej Kosovės) pėrveēse strategjike nė rajon bashkė me Shqipėrinė , Federata Jugosllave.
Ēpėrfillur formalisht politikat e vetėadministrimit edhe pse binin ndesh me marksizėm leninizmin. Ndaj jo vetėm vetėkuptohet por duhet pranuar qė partia komuniste e Shqipėrisė qė nė themelim tė saj me ndėrgjegje ose jo, e detyruar ose jo (pėr Kosovėn dhe jo vetėm kaq por me synimin pėr ta kthyer Shqipėrinė nė republikė tė shtatė tė Jugosllavisė) ishte nėn thundrėn e Jugosllavisė dhe model i saktė strukturor shtetėror nė miniature i BS, sidomos sė brėndėshmi. Sė jashtmi siguria kombėtare nė kuadrin e Traktatit tė Varshavės nuk i mjaftoi kurrė Enver Hoxhės, pėrveēse besimi tek zhvillimi ushtarak i tė gjithė popullit ushtar, paralelisht tė atij ekonomik me forcat e veta.
Thundra jugosllave me shovinizmin e saj e detyron Enver Hoxhėn nė 46 tė distanciohet politikisht nga Jugosllavia pėr shkak tė cėnimit tė pavarėsisė sė vetė Shqipėrisė pa i ndarė kurrė sytė nga Kosova. Ndėrkaq paranoja e E.Hoxhės nga rreziku deri i brėndshėm jugosllav ishte krejtėsisht e bazuar. Rekrutimi prej UDB ishte pėrhapur si bari i keq nė themel tė partisė e tė pushtetit. Madje mbajtja me dorė tė hekurt e pushtetit me eleminim tė shokėve nuk ishte pėr pushtet tė sigurt tė E.Hoxhės siē interpretohet, por pėr kontroll tė pushtetit shqiptar kryesisht nga Beogradi fshehur pas E.Hoxhės, pėrderisa vetė E.Hoxha ishte pengesa. Nderkaq qė synohej pikėrisht ai. Ndaj dyshoj nė sinqeritetin e vullnetin pėr idealin komunist nė gjithė lindjen filluar edhe nga BS tek krerėt e saj. Natyrshėm edhe nė Shqipėri komunizmi si ideal jetoi vetėm tek njerėzit e ndershėm ( tė gėnjyer) qė krenarisht jepnin me profilin dhe moralin e tyre njeriun e ri, ndėrsa nomeklatura karieriste, e korruptuar e nė thelb antikomuniste, ( jo vetėm se kominizmi pėr ta ishte fiktiv) , por kryesisht nė shėrbim tė agjenturave tė huaja tė UDB, KGB e poliagjentė deri tek CIA sė cilės Shqipėria i duhej e pavarur dhe e pa coptuar. Pėr ēka E.Hoxha luftohej si ideali mė i pastėr komunist, por tek pranohej njėkohėsisht si siguria jo vetėm e Shqipėrisė por e tėrė Ballkanit. Nuk mund tė ndahet me thikė momenti kur korrupsioni kap nga brėnda shtetin qė nė diktaturė, por ėshtė e lehtė tė mendohet sė paku pas vitit 74 kur fillon izolimi i E.Hoxhės me alibi ruajtjen e shėndetit tė tij, nė vetvehte kjo, strategji kryekėput sllave e posaēėrisht jugosllave. Ndėrkaq qė ish nomeklatura ishte rekrutuar me kohė nė shkollat e larta tė vėndeve lindore filluar nga BS etj por edhe nė Francė (sidomos pas daljes nga Traktati i Varshavės) pėr vetė konseguencėn e politikės sė saj ndaj Shqipėrisė vjetėrsisht pansllave.
Lidhja me Kinėn u iniciua prej distancimit politik tė Mao Ce Dunit nga Hrushovi. Por prishja me tė nuk ka pasur transparencė publike as nga vetė E.Hoxha. Mjaftuar prej ti arėsyeja ideologjike e vizitės sė presidentit amerikan nė Kinė pa deklaruar kėshtu (diplomatikisht) rolin shoven tė vetė Kinės krahas Jugosllavisė ndaj ekonomisė shqiptare pėrveēse dhe ndaj shėndetit tė tij (kjo tėrėsisht nė obskuritet deri sot nga Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia) . Qėndrimi botėrisht i njohur i E.Hoxhės qė dy Gjermanitė duhet tė jenė njė, krahasuar qėllimisht me rastin tonė e Kosovėn, sollėn Shtrausin me vullnetin e padiskutushėm tė E.Hoxhės qė Shqipėria duhej tė hapej drejt perėndimit pa kushte. Ēka u sabotua poshtėrsisht. Shqipėria u vetėizolua nga perėndimi prej Alisė me alibinė: Pėr faj tė E.Hoxhės e konservatorizmit shqiptar.
* * *
Pas vdekjes sė E.Hoxhės, Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha me vazhdimėsinė nė kongresin e 9 tė PPSH, maskuan qėllimin evident pėr tju rikthyer Lindjes. Prishja me Kinėn u konsiderua hapur si gabim, ndėrsa lidhja me Gorbaēiovin maskohej me pseudokritika tė tipit euforik, pra me efekt tė kundėrt nė Zėrin e Popullit : pėr reformat e doktrinėn e tij si Perestrojka e Gllasnost.
Ndėrsa Alia reformonte ekonominė sipas parimit me forcat tona me ide novatore pėr produkte tė imta e shumė tė imta, qė nuk u morėn vesh kurrė se ēfarė ishin dhe ēfarė efekti ekonomik do sillnin. Pasi fatalisht kishte realizuar tufėzimin kur E.Hoxha ishte akoma ende gjallė. Pas vdekjes sė tij ishte koha kur Shqipėria do tė shkonte gradualisht pėr 5 vjet drejt tallonit. Paralelisht demokratizoi partinė. Nė mbledhjet e saj mund e sidomos duhej tė vinte kushdo. Pra me qėllim tė ngushtonte raportin : partia mbi shtetin, drejt shuarjes sė mirrėfilltė tė saj. Kjo ishte pas rėnies sė murit tė Berlinit kur Alia duhej ta kishte shumė tė vėshtirė tė mbante situatėn nėn kontroll. Ēka e mbajti admirueshėm nėn programimin antidemokratik ala shqiptar tė Katovicės. Ishte gjithēka e pregatitur si skenar mbulesė, me gjoja rezistencė tė regjimit tė vjetėr nė rėnie, kundrejt regjimit demokratik qė ngadhėnjeu nė tė gjithė botėn.Pėrēka realisht pati tendenca rezistence vetėm nė mbrojtje tė profilit tė E.Hoxhės si shqiptar i madh dhe absolutisht jo nė ruajtje tė sistemit komunist. I gjithė populli pa pėrjashtim ishte i interesuar pėr liri e demokraci
Por sidomos nė Shqipėri fal rjetit agjenturor qė kishte kapur partinė e pushtetin, ky mbeti nė po ato duar, me po atė mentalitet diktatorial konservimi pushteti. Po tė jetė nevoja do ta mbrojme pushtetin pluralist me hekur dhe me gjak R.Alia nė mbledhjen e Byrosė Politike tė besnikėve tė tij ne verėn e 1989.
Diktati pėr ambjentimin me kėtė status
Drejtori i institutit pėr hulumtimin e krimeve tė regjimit komunist rumun Marius Opreas, e quan pluralizmin : privatizim tė komunizmit nga ish nomeklatura, ose monopluralizėm, ēka unė e kam quajtur qė nė vitin 200 PluRamizem.
Privatizimi i komunizmit nuk ėshtė shprehje figurative nė raport me idealin, por njė goditje shumė e rėndė qė i bėhėt demokracisė e ekonomisė vėndase nėpėrmjet privatizimit real tė resurseve tė vendit. Nisur nga baza ekonomike, burimet njerėzore e intelektuale njėlloj tė kontrolluara nė emertim tė ri dhe me ekonominė e tregut. Pėr 18 vjetėt qė pasuan, shqiptarėt duhej tė mos dinin tė jetonin ndryshe, pra sė egzistuari e jo mė sė vetėqeverisuri. Nėse Gorbaēovi i delegoi pushtetin ish kastės sė vendeve tė Lindjes, ish kasta kėtu tek ne nuk ishte shqiptare qė nė diktaturė, por pro madje e rekrutuar ndaj interesave sllavo serbo greke. Fitorja mė e madhe e pluRamizmit nuk duhej tė ishte demokracia, por tė shpėrbėrit thelbėsor tė shqiptarit sė pari nė moral (profili Nano) e pėr pasojė nė vetė egzistencėn e tij tragjike (profili Berisha) .
Monstruoziteti Rama
Rreziku i qilizmės agjenturore nė gjirin e shqiptarėve ėshtė afatgjatė nė kapjen e pushtetit. Cka nuk mbaron as me kohėn fizike tė Alias, tė cilit i urojmė jetė tė gjatė. Sepse si merimanga plakė e UDB, njė ditė do tė fosilizohet. Por rrjeti i merimangės gjallon frikshėm i thurur e i kuruar imėt me proēesin nepotik e tribal, kur interesat antishqiptare mbeten po ato. Sepse fijet e rrjetit tė merimangės nuk janė fije inerte, por gjallesa monstruoze nė qėllim e aktivitet, deri edhe me profesionalizėm mafioz. Suksesi i futjes apo prania NATO ndėrkaq, pėrveēse garanci e sigurimi rajonal nuk mund tė eksportojė politika tė brėndėshme zhvillimi. Personalisht erėn e re mirrfilltazi shqiptare unė e kam ndjerė e deklaruar me zgjedhjen e presidentit Topi, pavarėsisht nga amoraliteti Nano-Rama-Berisha pėr farsėn e zgjedhjes. Qėndrimi qė mban presidenti i ri pėr zgjedhjen e presidentit nga populli e pėrgjithėsisht ndaj kushtetutės, ėshtė provė nė vazhdim. Ndėrkaq kjo provė mbėshtetet fuqishėm nga Meta, qė pėrbėn nje revolucionarizim premtues tė LSI, tashmė distanciuar nga bashkėpunimi Berisha e Rama nė pėrgjithėsi e ndaj secilit nė veēanti. Kėta tė dy zėvėndėsojnė dipolin e radhės sė rrezikut ndaj demokracisė (dikur Nano-Berisha). Tė ndalem mė shumė nga sa jam ndalur deri mė sot pėr profilin e Ramės, do tė thotė tė kem shumė pak respekt pėr veten time, ndaj ripėrsėris si Kasandra kam thirrur me kohė qė Rama ėshtė rreziku i ri terroristo mafioz pėr Shqipėrinė. Shumė mė regresiv nga Berisha e Nano pėr vetė energjitė e ambicjes maniakale pėr pushtet, demostruar qoftė si puntor i palodhur, qoftė si orator sharlatanizmi tė pamatė i politikave tė reja .
Synuar me obsesion vetėm e vetėm pushtetin, degraduar nė jetė personale tė degjeneruar e korruptive, oratoria e tij e vjetėr pa bosht as majtas e as djathtas stėrhollon metodollogjitė mė klasike e mė moderne tė strategjisė pa moral drejt pushtetit. Politika e re sot ėshtė alibi e bashkėpunimit tė heshtur me Berishėn. Politika vėrtet e re ėshtė ajo qė mund tė kontrollohet lehtėsisht nga populli. Kėtė duket sikur sot e ofron qartazi Meta.
Ripozicionuar sėrish si nė momentin e parė tė distancimit principal nga Berisha e Nano ( nga autokracia e korrupsioni), qėndrimi i Metės e bėn LSI tė vetmen forcė tė fuqishme tė majtė, qė na pėrfaqėson denjėsisht si popull, kundrejt partive satelite tė majta anemike dhe pothuajse inegzistente. Pushteti sduhet tė jetė pėr LSI qėllim nė vetvehte. Nė krizėn e besimit politik qė ka pėsuar populli shqiptar, LSI duhet tė punojė pėr ta fituar kėtė besim. Mė pas pushteti vjen vetė dhe ndershmėrisht. Kėshtu Meta distanciohet nga pluRamizmi dhe i jep horizont tė pastėr popullit tonė nė tė ardhmen e ēlirim nga rrjeti i merimangaės antishqiptare.
Krijoni Kontakt