Krijova databazën shembull_pensionistet.zip si shembull për atë që do të bësh ti. Databaza ka një tabelë me emrat e disa personave, datëlindjen e tyre, si dhe një kolonë po/jo që tregon nëse janë në pension apo jo.
Gjithashtu ke dhe një formular i cili ka procedurat form_current() dhe NePension_AfterUpdate në të cilën kontrollohet nëse një person është mbi moshën 65 vjeç dhe nëse nuk është në pension, shfaq në formular një gabim për të të njoftuar që ai person duhet të jetë në pension. form_current e aktivizon kodin për çdo regjistrim ndërsa NePension_AfterUpdate e aktivizon sa herë që ndryshon statusin e pensionit. Për shembull, nëse një person është mbi 65 vjeç dhe përdoruesi ia heq statusin e pensioni, në formular do shfaqet gabimi:

Shfaqja e etiketës është më mirë se një mesazh (message box) sepse nuk i bezdis përdoruesit që ta mbyllin. Nëse të duhet me patjetër një mesazh, nuk është e vështirë ta ndryshosh kodin:
Kodi:
Private Sub Form_Current()
kontrolloMoshenPerPension
End Sub
Private Sub NePension_AfterUpdate()
kontrolloMoshenPerPension
End Sub
Private Sub kontrolloMoshenPerPension()
' nese ditelindja eshte bosh, mos e shfaq gabimin
If IsNull(Me.Ditelindja) Then
Me.pensioniGabim.Visible = False
Exit Sub
End If
' gjej moshen
Dim mosha As Integer
mosha = DateDiff("yyyy", Me.Ditelindja, Now)
' nje person duhet te jete ne penson nese eshte 65 vjec e lart
Dim duhetTeJeteNePension As Boolean
duhetTeJeteNePension = mosha >= 65
' shfaq gabimin nese personi ka mbushur moshen e pensonit
' dhe nuk eshte ne pension
Me.pensioniGabim.Visible = duhetTeJeteNePension And Not Me.NePension
End Sub
Vër re se kodi nuk nxjerr mesazh nëse mungon ditëlindja. Kjo është për regjistrimet pa ditëlindje, si në rastin kur krijon një regjistrim të ri dhe s'e ke futur ende ditëlindjen.
Zakonisht për nevoja të tilla është më mirë të krijosh një kërkesë (query) ose raport (report) sepse duke përdorur formularin do të duhet të shfletosh qindra ose mijëra regjistrime për të gjetur gabimet. Përveç formularit, në databazën shembull kam krijuar një kërkesë dhe një raport që tregojnë personat që kanë mbushur moshën 65 vjeç dhe nuk janë në pension.
Me pak mundim është e mundur që të filtrosh formularin që shfaq personat që të shfaqë vetëm personat 65+ vjeç që nuk janë në pension.
Access të ofron shumë mënyra për të arritur atë që do. Besoj se s'do e kesh të vështirë ta përshtatësh kodin për databazën tënde.
Krijoni Kontakt