Close
Faqja 11 prej 22 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 213
  1. #101
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    dmth ti beson se Krishterimi mund te kishte mbijetu 2000 vjet edhe pa forcen propagandistike/politike te Vatikanit? vetem si sekt i paperkrahur, pa institucione, pa organizim, pa fuqi politike?

    ti sje papist as protestant, je thjesht anarkist.

  2. #102
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jo mund te kishte mbijetuar, por faktikisht KA MBIJETUAR PER 2000 vjet, jo vetem i paorganizuar, por madje i perndjekur nga Kishat e organizuara.

    Jam shume i sigurt se nqs Krishti do vinte sot ne bote sic erdhi para 2000 vjetesh, Ai do perndiqej pikerisht nga Krishterimi i Organizuar dhe do u dorezohej Autoriteteve Civile per denim me vdekje si anarkist, ose do te eleminohej fshehtazi...

    Po keshtu, ata qe perndiqnin te krishteret e hershem fillimisht ishin judenjte, pastaj paganet, dhe me pas institucionet fetare te krishtera....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #103
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar më parë nga Matrix

    Jam shume i sigurt se nqs Krishti do vinte sot ne bote sic erdhi para 2000 vjetesh, Ai do perndiqej pikerisht nga Krishterimi i Organizuar dhe do u dorezohej Autoriteteve Civile per denim me vdekje si anarkist, ose do te eleminohej fshehtazi...


    ok po i besojm Dostojevskit.

  4. #104
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga hi, ryder
    ok po i besojm Dostojevskit.
    Bukur!

    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Po keshtu, ata qe perndiqnin te krishteret e hershem fillimisht ishin judenjte, pastaj paganet, dhe me pas institucionet fetare te krishtera....
    Pra ti je nje i krishter "i c'organizuar" qe u paske shpetu persekutimeve mijra vjecare te te krishtereve "te organizuar"....

    Ti je ne rregull.... gjithe te tjeret jane gabim...
    ti je i pagabueshmi.... dhe kete e verteton po ti vete....
    keshtuqe nuk ka argument qe mund te hahet me ty....

    me fal.... e kuptoj gjendjen tande..duhej ta kisha kuptu ma pare... humba gjith ket kohe....

  6. #106
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Labeati,

    Si keshtu, po e le betejen pergjysme???
    Nuk i shkon kjo nje katoliku!!!




    Po kush tha mor Labeati se une jam i pagabueshem?
    As ti as, as une, as papa, nuk jemi te pagabueshem.

    Po te mendonim ashtu, do mashtronim veten dhe do ta benim te pavlere Gjakun e Krishtit qe u derdh per ne.

    Pikerisht ky pishtar i deshmise (se ne jemi mekatare dhe Krishti vdiq per ne dhe u ringjall) u mbart ne shekuj nga te krishteret e "c'organizuar"! Dhe per kete deshmi ata u persekutuan, nga ata qe mendonin se ishin te pagabueshem.

    Ndiqe shembullin e vellait tend dhe timit, Karol Vojtiles, dhe pranoji ato gabime qe ka bere KK pergjate shekujve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 12-05-2006 më 13:29
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #107
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Jo mund te kishte mbijetuar, por faktikisht KA MBIJETUAR PER 2000 vjet, jo vetem i paorganizuar, por madje i perndjekur nga Kishat e organizuara.
    Ketu ja ke futur kot. Sikur krishterimi te mos kishte qene i organizuar, ka shume te ngjare qe feja e krishtere te mos egzistonte fare. Ose edhe sikur te egzistonte, do te perbehej nga nje numer fare i vogel besimtaresh, qe do te bridhnin si cifutet neper shkretetire!

    Jam shume i sigurt se nqs Krishti do vinte sot ne bote sic erdhi para 2000 vjetesh, Ai do perndiqej pikerisht nga Krishterimi i Organizuar dhe do u dorezohej Autoriteteve Civile per denim me vdekje si anarkist, ose do te eleminohej fshehtazi...
    Po meqe qenke kaq i sigurte ne keto qe shkruan, atehere perse ti, nje i krishtere, here pas here, e ke mbrojtur kishen orthodokse serbe dhe ate greke, ketu ne forum, sikur te ishe avokati i tyre i drurit? Si mundet nje i krishtere si ti, te mbroje ato kisha te organizuar, per te cilat ti je i sigurte qe do te kryqezonin Krishtin - zotin tend, sikur ky i fundit te vinte ne bote? Cili i krishter do te mbronte vrasesit 'prospektive' te Krishtit? Cfare i krishteri je ti? Nje i krishtere i rreme!

    I krishteri ,

  8. #108
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kishen serbe nuk e kam mbrojtur, por ate greke po, sepse Shqiperia i perket Greqise!!!!

    (Tani ke nje arsye te forte per te akuzuar lol )

    Seriozisht tani, une besoj se ne cdo Kishe, ka Krisht.
    Dmth ka te krishtere qe e duan Krishtin.

    Dhe pikerisht keta te krishtere, perfaqesojne Krishtin qe persekutohet nga po ajo Kishe (dmth pjesa e asaj Kishe qe i perket sistemit boteror).

    Eshte histori pak e ngaterruar, nejse....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 12-05-2006 më 14:10
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Jo mund te kishte mbijetuar, por faktikisht KA MBIJETUAR PER 2000 vjet, jo vetem i paorganizuar, por madje i perndjekur nga Kishat e organizuara.

    Jam shume i sigurt se nqs Krishti do vinte sot ne bote sic erdhi para 2000 vjetesh, Ai do perndiqej pikerisht nga Krishterimi i Organizuar dhe do u dorezohej Autoriteteve Civile per denim me vdekje si anarkist, ose do te eleminohej fshehtazi...

    Po keshtu, ata qe perndiqnin te krishteret e hershem fillimisht ishin judenjte, pastaj paganet, dhe me pas institucionet fetare te krishtera....
    ...vetem nese nuk do te ket asnje musliman ne bote.

  10. #110
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    DUKE DEKODIFIKUAR SEKRETIN E HUMNERES
    SE INJORANCES TE DAN BROWN


    Interviste me P. Gerald O’ Collins, S.I.,
    ('profesor emeritus' i Universitetit Papnor “Gregorianum”)


    PJESA E PARE

    Intervista e mëposhtme është bërë nga ZENIT me datën 10 maj në Romë. I intervistuari është Prof. Gerald O’ Collins. O’ Collins ka qenë professor i Teologjisë Themelore për 32 vite rradhasi në Universitetin Papnor “Gregorianum” – Romë. Jezuiti australian është njëri nder ekspertët më të mëdhenjë të Da Vinci Code.



    ZENIT: Dan Brown dhe shumë editorialistë të të përditshmeve të ndryshme kanë pohuar se Ungjijtë kanë qenë të imponuar nga një grup minoritar të krishterësh dhe se e vërteta gjindet në Ungjijtë gnostikë.

    O’COLLINS: Sipas Dan Brown, ka qenë Konstantini ai që ka imponuar të lihenin vetëm katër Ungjij. Në të vërtetë, në fillimet e shek. IV gjindeshin të paktën 80 (tetëdhjetë!) ungjij e të gjithë të njëjtit nivel. E mirë pra, ky argumentim tregon një humnerë injorance.
    Historia e vërtetë na thotë se në shek. II, pra dy shekuj para Konstantinit, shën Ireneu dhe të tjerë tregojnë në mënyrë të qartë se ekzistonin katër Ungjij. Katër Ungjijtë që ne njohim si kanonikë janë të shkruar para ungjijve gnostikë. Ungjilli i Gjonit, që është i fundit ndër të katër Ungjijtë, qe shkruar mes viteve 90-95, pra disa dhjetëvjecarë para sesa disa autorë të shkruanin ungjijtë sinoptikë.
    Në letrat e Palit dhe në Veprat e Apostujve nuk gjindet asnjë referim ndaj ungjijve gnostikë. Edhe shën Gjoni që jetonte mes Sinagogës dhe Kishës dhe iu desht të përballonte ata që mohonin hyjninë e Krishtit, nuk flet kurrë mbi ungjijtë gnostikë. Ata që i quajmë gnostikë nuk janë Ungjijë, sepse nuk e tregojnë plotësisht historinë e Jezusit e pastaj nuk flasin pë vdekje e ringjallje. Ndërsa UNGJILLI paraqet historinë e Jezusit në tërësi. Së paku, nëse lexohet Ungjilli i Markut, gjindet i shkruar në të pagëzimi, jeta e Krishtit, shërbimi dhe misioni i tij, Mundimet, Vdekja dhe Ringjallja e tij. Ky është Ungjill (Euangelion – Lajm i Mirë). I ashtuquajturi ungjilli gnostik i Tomes, është thjeshtë një listë thënjesh. Ky është abuzim i termit Ungjill me gjithe domethenjen e tij. Asnjë në atë kohë nuk do të kishte folur mbi ungjij gnostikë. Bëhet fjalë për një abuzim I bërë I njohur në kohët moderne sikurse me atë të ashtuquajturin ungjill I Judës.
    Ata që I pëlqejnë gnostikët zgjedhin disa thënnje dhe lënë në harresë pjesët më të zorshme, si për shembull urrejtjen ndaj Besëlidhjes së Vjetër dhe qëndrimin antisemitik. Gnostikët ishin kundër trupit e mbi të gjitha kundër grave. Për shembull fundi I të ashtuquajturit ungjilli I Tomës drejtuar Simon Pjetrit, kërkon që “Maria te largohet nga ne!, sepse femrat nuk janë të denja për Jetën” dhe Jezusi përgjigjet: “Ja, unë do ta udhëheq në mënyrë që ajo të bëhet një mashkull, derisa ajo të bëhet një shpirt I gjallë sikurse ju meshkujt. Sepse secila femër që do të bëhet mashkull do të hyjë në mbretërinë e qiellit”. Si mund të pranohet një gjë e tillë?




    ZENIT: Përse Dan Brown ka pasur një sukse të madh në mbarë publikun?

    O’COLLINS: Sepse ka pasur pakë konkurrencë. Disa vite më parë ishte në famë „Zotëria i unazave“ (The Lord of the rings) dhe pastaj fenomeni i Harry Potter. Ekziston edhe mangësia e shkrimtarëve të mëdhenjë si J.R.R. Tolkien apo C.S. Lewis. Pastaj ekziston një fushatë që don të shpallë se njerëzit janë të zhgënjyer nga Kisha zyrtare, se në USA prifterinjtë janë pedofilë. Këto fakte kanë inkurrajuar dyshimin mbi atë qe Brown përkufizon si sekret I fshehur prej shekujsh, Jezusi I martuar me Marinë Magdalenë. Ndërsa unë do të thoja: Zbuloje sekretin e humneres se injorances të Dan Brown.



    ZENIT: A mund ten a jepni ndonje shembull?

    O'COLLINS: Nuk gjindet asgjë e re në librin e tij, perveç shpjegimi jashtëqendror I “Darkës së Mbrame” të Leonardos. Është fare i qartë edhe fakti se Dan Brown, në disa pjesë të librit, ngatërron Leonardo da Vincin me Michelangelon. Historitë e tjera, si per shembull martesa e Jezusit me Marinë Magdalenë, janë të treguara nga një pafundësi autorësh të mëparshëm. Më kujtohet një libër i gazetarit australian Donovan Joyce që në vitet shtatëdhjetë e botoi me titullin “Jesus Scrolls (Rrotulli i Jezusit – fjala eshte per formen e librave ne kohen e Jezusit). Kush e di sa kanë shkruar mbi histori të njëjta dhe të ngjashme.



    ZENIT: Disa Krerë të Kishës kanë shfaqur shqetësismin e tyre ndaj Da Vinci Code dhe ndaj filmit të frymezuar nga vepra e romancierit të SHBA. Ju cfarë do të bënit?

    O’COLLINS: Më duket interessante aq sa ka bërë Kisha Katolike në Britaninë e Madhe. Ka përgatitur doracakë që shpjegojnë mashtrimin e madh dhe tregojnë realitetin e fakteve. Gjithashtu në Australi, disa dioqeza po përgatisin besimtarët e tyre për të kundërshtuar tezat e Dan Brown nëpërmjet takimeve studimesh dhe kërkimesh shkecore. Unë do të shfrytëzoja rastin për të hapur debatin në mënyrë që t’u hiqen maskat rrenave të Dan Brown dhe do të bëja që katolikët të studionin pak më shumë.

Faqja 11 prej 22 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •